Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Maradona, lojtari mė i madh i tė gjitha kohėrave
Publikuar më 09 dhjetor, 2006 nė orėn 10:19 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Diego Armando Maradona lindi me 30 tetor tė vitit 1960 nė Villa Fiorito, sot Partido Lomas de Zamora, krahina e Buenos Airesit, Argjentinė. Ishte njė futbollist i famshėm argjentinas. I njohur edhe si El Pibe de Oro (fėmija i artė), ai ėshtė pėrmendur rregullisht si futbollisti mė i madh i tė gjitha kohėrave. Ai ėshtė zgjedhur lojtari mė i mirė i shekullit nga FIFA, gjatė njė votimi ndėrkombėtar nė internet. Maradona ėshtė i martuar dhe ka dy vajza Dalma Nerea e Giannina, tė lindura nga martesa e tij me Claudia Villafanes, si dhe njė djalė tė lindur nga njė lidhje jashtėmartesore Diego Armando Junior.


Karriera profesionale
Maradona e filloi karrierėn e tij futbollistike nė Kampionatin e Argjentinės me klubin Argentinos Juniors nga viti 1976 nė vitin 1981, ku fitoi shumė suksese, ndėr tė cilėt edhe Topin e Artė Argjentinas nė vitin 1978 dhe titullin Kampioni i Botės Juniors nė vitin 1978. Mė pas ai luajti nė Boca Juniors gjatė vitit1981-1982 para se tė blihej nga Klubi i Futbollit tė Barcelonės. Me Blaugrana, ai fitoi njė Kupė Mbreti qė nė vitin e parė tė karrierės sė tij futbollistike nė vitin 1983. Me fanellėn blaugrana, nė atė kohė me president Nunez, ai ka luajtur sy sezone qė nuk realizuan atė qė prisnin tifozėt, sė pari pėr shkak tė njė hepatiti dhe mė pas pėr njė fatkeqėsi tė madhe qė i shkaktoi humbjen e 30 pėr qind tė lėvizjes sė kaviljes. Raportet me Barcelonėn dhe presidentin e saj, Nunez u prishėn tashmė dhe Maradona, pasi e kishte marrė veten nga incidenti e ndjente veten sėrish gati pėr tė luajtur, por tashmė me njė tjetėr ekip. Ai u ble nga Napoli pėr shifrėn e 12 miliardėve e gjysmė lira. Kontrata u firmos nė kohėn kur Napoli nuk i dispononte ende kėto para pėr tė blerė lojtarin, por qė vetėm njė moment mjaftoi dhe kėto para u derdhėn nga Banka e Napolit. Mė 5 korrik tė vitit 1984, Maradona u paraqit nė San Paolo dhe u prit nga shtatė mijė persona. Mjaftoi njė pasim dhe njė gjuajtje drejt portės dhe entuziazmi u shndėrrua nė njė jehonė tė vėrtetė, dukej tashmė njė bast i fituar. Me fanellėn e kaltėr Maradona arriti kulmin e karrierės dhe famės sė tij dhe e ēon Napolin nė radhėt mė tė larta tė futbollit italian dhe atij evropian. Falė njė skuadre tė mrekullueshme dhe drejtimit tė tij, Napoli korr fitoren e parė nė Kampionatin Italian tė vitit 1986-87 (trajner Ottavio Bianchi), sezon qė mbetet nė kujtesė sepse pas 32 vjetėsh Napoli arrin tė mundė sėrish Juventusin nė stadiumin "Comunale" tė Torinos. Nė tė njėjtin vit ai fitoi Kupėn e Italisė, ngjarje historike pėr Napolin. Maradona fitoi Kupėn UEFA nė vitin 1989 dhe njė Superkupė tė Italisė nė vitin 1990. Aventura e tij profesionale nė Itali pėrfundoi mė 17 mars tė vitit 1991 pas njė kontrolli pėr drogė tė kryer nė pėrfundim tė ndeshjes Bari-Napoli, ku ai rezultoi pozitiv ndaj pėrdorimit tė kokainės. Fanella e tij numėr dhjetė u tėrhoq nga Napoli nė nder tė karrierės sė tij tė jashtėzakonshme. Ai e braktisi Napolin dhe karriera e tij vazhdoi mė pas nė mėnyrė tė ndėrprerė nė Seviljen e Boca Juniors, deri nė fund tė kampionatit botėror tė vitit 1994, ku nė fazėn fillestare “El Pibe” u bė protagonist i lojėrave tė luajtura dhe realizoi njė gol tė shkėlqyer kundėr Greqisė, por edhe njė herė pėrdorimi i drogės e ndali karrierėn e tij, Maradona rezultoi sėrish pozitiv ndaj efedrinės, substancė stimuluese e ndaluar. Nė vitin 1995, vit i rikthimit nė tė preferuarin e tij Boca Juniors, i akordohet titulli Topi i Artė i karrierės. Nė fund tė vitit 1999, nė bazė tė tė dhėnave tė njė sondazhi tė ndjekur nga FIFA nė internet, Maradona u zgjodh lojtari mė i mirė i shekullit. Pas tėrheqjes sė tij nga fusha e blertė Maradona filloi tė ketė probleme qė rridhnin si pasojė e pėrdorimit tė kokainės, si dhe shumė shqetėsime tė tjera dhe vetėm aplikimi i njė by-pass gastrik bėri qė ai tė humbasė shumė nė peshė.

Maradona dhe ekipi kombėtar
Nė ekipin Kombėtar tė Argjentinės, ku numėron 91 seleksionime dhe 34 gola, ai fitoi Kupėn e Botės nė vitin 1986 duke fituar kundėr Republikės Federale tė Gjermanisė nė finale me rezultatin 3 me 2. Nė ēerekfinalen kundėr anglezėve, ai realizoi njė ndėr golat mė tė bukur tė historisė sė Kupės sė Botės duke u nisur nga fusha e tij dhe duke i kaluar para syve tė gjithė mbrojtjes angleze para se tė ēonte topin nė rrjetė. Kjo ishte ėndrra e ēdo futbollisti dhe ky gol i papėrsėritshėm qėndroi gjatė nė mendjen e tifozėve. Paraqitja e tij ishte magjike. Piruetet e tij, pasazhet e shkėlqyer dhe shumė magji e bėnė atė njė kampion tė papėrsėritshėm. Ky shpėrthim u shkaktua nga goli i parė i shėnuar nga Maradona gjatė kėsaj ndeshjeje, topi shkoi nė rrjetė falė ndihmės sė dorės «Dorės sė zotit », kėshtu e komentoi Maradona kėtė fakt. Konteksti politik i kėsaj fitoreje, qė u kurorėzua me rezultatin 2 me 1 pėrballė Anglisė, ishte i veēantė pėr shkak tė tensioneve ndėrmjet kėtyre dy vendeve. Maradona drejtoi gjithashtu edhe ekipin e Argjentinės nė finalen e Kupės sė Botės nė vitin 1990 sėrish kundėr Gjermanisė, por kėtė radhė duke pėsuar humbje me rezultatin 1me 0 me anė tė njė penalltie gjatė kohės sė rregullt tė lojės. Nė gjysmėfinale Maradona e ēoi Argjentinėn nė klasifikim pėrballė Italisė, nė stadiumin e Napolit ku ai luajti gjatė sezonit tė rregullt. Pėr shkak tė kėsaj ndeshjeje Italia, vendi mikpritės i kėtij aktiviteti, u bė mbėshtetės i Gjermanisė.

Vitet e artė tė Maradonės
Duke parė fizikun jo shumė tė zhvilluar pėr njė sportist dhe gjatėsinė jo shumė optimale pėr shkak tė shtatit tė shkurtėr, Maradona ka personifikuar esencėn e futbollit, duke fshehur nė atė fizik tė pakėt njė talent tė pazėvendėsueshėm, lidhur me fantazinė e tij, me vizionin e lojės dhe duke bėrė mrekullia shpesh tė paimagjinuara pėr nė fushėn e blertė. Vitet 1984 nė 1991 janė pėr tė gjithė tifozėt e Napolit vitet mė tė paharruar. Nė ato vite Napoli u bė njė skuadėr qė nuk mund tė mundej. Diego Maradona, klasi i tij i lartė, stili i tij i rrallė ishin tė gjithė pėrbėrėsit pėr njė skuadėr tė madhe. Ardhja e Diegos nė Napoli ishte shumė e vėshtirė dhe tratativat me Barcelonėn zgjatėn disa muaj gjatė verės sė vitit 1984. Tė gjithė nė Napoli ndiqnin me shumė vėmendje vėshtirėsitė e hasura nga Napoli pėr tė blerė Diegon. Por mė nė fund Napoli ia doli mbanė ta blinte dhe mė shumė se 60 000 persona shkuan nė stadiumin San Paolo vetėm pėr tė parė prezantimin e asit argjentinas. Dy sezonet e para (1984-85 dhe 1985-86) ishin shumė tė mira, por jo thelbėsore dhe njerėzit nė Napoli prisnin fitoren e kampionatit. Viti pasardhės 1986-87, ishte viti i fitores sė parė. Njė kampionat, nė tė cilin Napoli dominoi nga dita e parė nė tė fundit duke qenė pothuajse gjithmonė nė qendėr tė klasifikimit. Ky ishte njė sezon i paharruar pėr tė gjithė tifozėt napolitanė, nė fakt ata fituan edhe Kupėn e Italisė duke mundur nė finale Atalantėn. Diego Maradona, Bruno Giordano, Salvatore Bagni, Moreno Ferrario, Claudio Garella, Andrea Carnevale janė tė gjithė nė zemėr tė tifozėve tė Napolit. Nė Napoli njerėzit pėlqejnė shumė futbollin dhe bėjnė tifozllėk si pak tė tjerė nė botė, atė ditė ishte njė festė e madhe dhe u festua shumė bukur. Nėpėr rrugė, nėpėr shtėpi tė gjithė netėt dhe ditėt pasardhėse qyteti ishte nė festė. Njė vit mė pas 1987-88, ishte sezoni qė tė gjithė tifozėt e Napolit duan ta harrojnė pasi Napoli shkoi deri nė ditėt e fundit tė kampionatit, por mė pas nė mėnyrė tė pakuptuar dėshtoi, ndoshta pėr shkak tė disa problemeve duke humbur disa vende nė klasifikim nė krahasim me Milanin e Gullit, Van Basten e Rijkaard qė luajtėn njė ndeshje shumė tė bukur nė Napoli duke fituar 3 me 2, dy javė para pėrfundimit tė Kampionatit. Njė kupė e fituar falė Diego Maradonės, Antonio Carecas, sulmuesit tė madh brazilian, Ricardo Alemao. Viti1989-90 ishte njė sezon tjetėr qė nuk harrohet, fitorja e dytė. Napoli fitoi edhe njė herė kampionatin duke fituar gjithsej 33 pikė nga 34 (16 fitore, 1 barazim, 0 faulle) dhe pėrballja kokė me kokė me Milanin deri nė ditėn e fundit ishte e paharruar. Dy ditė para pėrfundimit Napoli dhe Milano kishin tė njėjtėt pikė nė klasifikim dhe Napoli arriti tė fitonte me rezultatin 4 me 2 nė Bologna ditėn nė tė cilėn Milani humbi me rezultatin 1 me 2 kundėr Veronės nė njė ndeshje tė paharruar. Ditėn e fundit Napoli fitoi pa shumė mundim me rezultatin 1 me 0 kundėr Lazios, falė njė goditjeje me kokė tė mbrojtėsit Marco Baroni, qė shėnoi edhe golin e fitores. Por vitet e artė pėrfunduan nė Moskė vitin pasardhės kur u eliminuan gjatė turit tė dytė tė Kupės sė Kampioneve, pasi kishin mundur hungarezėt e Ujpest Dozsa gjatė turnit tė parė (3-0, 2-0).

Maradona, "fėmija i artė "
Nėse ka njė futbollist qė ėshtė simboli i Napolit, ky pa dyshim qė ėshtė Diego Armando Maradona, futbollisti mė i madh i tė gjitha kohėrave. Qė prej ardhjes sė tij te Napoli tė gjithė filluan ta donin dhe ta pėlqenin si tė ishte biri i tyre, pasi ai ishte nė gjendje t’i jepte Napolit njė famė ndėrkombėtare, duke udhėhequr skuadrėn nė elitėn e futbollit botėror. Sezoni i tij i parė, mė saktėsisht nė vitin 1984-85, nuk ishte ashtu si mund tė prisnin tė gjithė, por gjatė sezonit tė dytė tė kampionatit filloi tė tregojė klasin e tij duke realizuar njė performancė tė pabesueshme kundėr Lazio kur Napoli fitoi me rezultatin 4 me 0. Diego shėnoi njė gol nga kėndi dhe njė tjetėr mė njė goditje shumė tė bukur nga larg. Nė sezonin pasardhės, nė vitin 1985-86, Diego shėnoi golin qė i dha Napolit fitoren e parė kundėr Juventusit pas shumė vitesh. Ndėrsa njė vit mė pas 1986-87, Maradona arriti tė ēojė Napolin nė fitore duke i treguar tė gjithėve se ishte numri njė (dy gola tė paharruar janė ata kundėr Sampdoria me njė goditje me kokė dhe njė tjetėr kundėr Milanit kur arriti tė kalojė gjithė mbrojtjen kundėrshtare duke i dhėnė Napolit golin e fitores qė pėrfundoi me rezultatin 2 me 1). Nė atė kohė sapo ishte kthyer nga Kampionati Botėror i Meksikės ku kishte drejtuar vetėm Argjentinėn nė fitore duke shėnuar golin e famshėm me dorė kundėr Anglisė, por edhe nė tė njėjtėn ndeshje golin mė tė bukur tė historisė futbollistike. Diego ēoi Napolin nė fitoren e trofeut tė parė ndėrkombėtar, siē ishte Kupa UEFA nė vitin 1988-89 dhe njė vit mė pas nė 1989-90, falė golave tė tij fantastikė skuadra e Napolit fitoi sėrish. Ai gjithmonė ishte fatsjellės pėr skuadrėn napolitane.

Maradona dhe Napoli
Ėshtė praktikisht e vėshtirė tė shpjegosh me fjalė atė qė Diego ka qenė pėr Napolin, ka qenė simboli i viteve ’80 dhe nėse dikush nuk e ka vizituar qytetin e Napolit nė ato vite nuk do arrijė kurrė ta kuptojė domethėnien qė kishte Diego Maradona pėr tė gjithė napolitanėt. Diego kishte edhe njė rėndėsi sociale: ai u bė idhulli i njerėzve, shumė persona qė jetonin nė ksuhte tė kėqija ekonomike gjenin tek ai njė mėnyrė pėr tė mos menduar gjithmonė pėr realitetin e hidhur nė tė cilin jetonin. Siē ėshtė edhe tipar i napolitanėve, ata janė tė famshėm pėr spontanitetin dhe pėr optimizmin. Nė Napoli njerėzit ēmendeshin pėr Diegon. Nėse nė tė ardhmen njė arkeolog do tė gjejė objekte "antikė" tė Maradonės, ka shumė mundėsi qė tė mendojė qė ka qenė njė specie idhulli, diēka pėr tė cilėn ia vlente tė jetoje dhe vuaje. Maradona ishte i pranishėm pothuajse kudo nė Napoli, nga fotot dhe vizatimet nėpėr rrugėt e qytetit, tek fishekzjarrėt e quajtur "Topi i Maradonės", nga ēdo lloj suveniri pėr torta me Maradonėn, nga poezitė pėr tė e deri tė statujat. Ishte kudo. Asnjė napolitan nuk mund ta urrente, ishte njė hero pėr tė gjithė. Ka shumė njerėz qė kur mendojnė pėr Napoli, mendojnė menjėherė pėr Maradonėn. Edhe sot pas kaq vitesh po t’i thuash dikujt “jam tifoz i Napolit", pėrgjigja e menjėhershme ėshtė "Napoli, Maradona". Tė mundė tė thuash "Unė kam parė Maradonėn duke luajtur" ose "unė isha nė stadium kur ka luajtur ai" ėshtė njė motiv pėr t’u ndjerė krenar pėr kėdo tė apasionuar tė futbollit, tifoz tė Napolit apo dashamirės tė tij. Fakti tė kesh marrė pjesė nė gėzimin qė kanė pėrjetuar banorėt e qytetit tė Napolit ėshtė pėr tė gjithė njė eksperiencė e mrekullueshme.

Pas karrierės
Qė prej pėrfundimit tė karrierės, Maradona has probleme shėndetėsore pėr shkak tė abuzimit me drogėn. Nė prill tė vitit 2004, ai ishte viktimė e njė sėmundje kardiake, e cila e ēoi nė prag tė vdekjes. Mė pas ai vendosi nė kėtė organ njė unazė gastrike qė bėri qė tė humbte 40 kile dhe bėri njė kurė dezintoksikimi. Sėrish nė shėndet tė mirė, Maradona realizon njė emision varietesh, qė mundi tė gjithė rekordet e audiencės nė televizionin argjentinas. Ai drejtonte njė emision televiziv shumė tė ndjekur nė Argjentinė, tė titulluar "La Noche del 10". Mė 4 nėntor tė vitit 2005, pranė presidentit venezuelian Hugo Chavez, ai shpreh publikisht kundėrshtimin e madh ndaj presidentit amerikan George W. Bush me rastin e hapjes sė samitit tė katėrt tė shteteve tė Amerikės. Mė 9 qershor tė vitit 2005, mė rastin e dhėnies sė lamtumirės nga Ciro Ferrara nė Napoli, Maradona, pas katėrmbėdhjetė vjet mungese, u rikthye nė qytetin ku u bė i famshėm dhe publiku i San Paolos, edhe pse kishin kaluar shumė vjet, u tregua shumė i afėrt me Mbretin e tij. Nė nėntor tė vitit 2006, Boca Juniors nderoi Maradonėn me njė statujė tė vendosur nė brendėsi tė stadiumit Bombonera. Gjatė zhvillimit tė Kampionatit tė Futbollit Gjermani 2006, ai kreu detyrėn e komentatorit sportiv pėr stacionin televiziv Espagnole Cuatro (ex-Canal + espagne), pėrveē ditėve tė ndeshjes sė Argjentinės sepse kėrkoi tė mos punonte ditėt kur ndeshej ekipi i tij kombėtar.

Si cilėsohet Maradona
«Kampioni mė i madh qė kam parė tė luajė ėshtė Diego Armando Maradona. Mė beso, biri im, nuk do tė ekzistojė kurrė mė, nė shekuj tė shekujve, njė tjetėr si ai. Ai atė qė kishte mungesė pėrkryerje e ka bėrė tė pėrkryer. I vogėl, i mbushur, por tepėr i shkathėt dhe konciz, viktimė e miqve falsė dhe e vullnetit pėr tė vepruar jashtė ēdo rregulli, Maradona ka transformuar njė top tė thjeshtė lėkure nė njė imazh tė bukurisė.»
(Darėin Pastorin – Letėr pėr tim bir mbi futbollin)

Fishė me ndeshjet dhe golat e Maradonės
692 Ndeshje zyrtare
241 nė Argjentinė (Argentinos Juniors 166, Boca Juniors 70, Neėell's 5)
58 nė Barcelonė (Spanjė)
259 nė Nįpoli (Itali)
29 nė Sevilje (Spanjė)
105 pėr seleksionimin kombėtar tė Argjentinės

353 Gola
116 me Argentinos Juniors
35 me Boca Juniors
38 me Barcelonėn
115 me Napolin
7 me ekipin e Seviljes
8 me seleksionimin e tė rinjve argjentinas
34 me seleksionimin kombetar
8 me Kupėn e Botės

Emri: Diego
Mbiemri: Maradona
Ditėlindja: 30/10/1960
Vendlindja: Buenos Aires, Argjentinė
Gjatėsia: 1.67 cm
Shenja zoodiakale: Shigjetari
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 13 vizitorë
Lexuar: 3,242 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Tė krenohemi me lojtarėt shqiptar
E dielė, 29 qershor 2014 - 00:21
Unė kam lindur afėr atij vendi, ndjej njė lidhje me tė, ndaj dhe dua tė punoj aty ku mund tė lė gjurmėt e mia, do tė deklaronte para disa vitesh trajneri l...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve tė...
E enjtė, 21 nėntor 2013 - 01:45
Menjėherė, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, pėr nė Zvicėr, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falėnderon organizatorėt e meēit tė 1...
Dy binjakėt Ajeti kontratė profesionale me KF...
E shtunė, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati njė viti konsulte, vėllzėrit Ajeti(16)nėnshkruan pėr Bazelin dhe jo pėr Barcelonėn. Po mbushėn gati njė vit qė dy futbollistėt binjakė Albian d...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meēin kundė...
E dielė, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak ēastesh, pėrfundoi njė dramė e madhe e boksit nė Villars Sur Glane Fribourg tė Zvicrės, ku bashkėkombasi ynė Sevdail Sherifi, me plot meritė e rrė...
Njė ditė eksituese pėr sportdashėsit e Kosovė...
E merkurė, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kėrkesa e FFK-sė pėr ndeshje miqėsore nė nivel tė pėrafqėsueseve shtetėrore Lajmi i shumėpritur pėr aprovimin e kėrkesės sė FFK-sė pė...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi