Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mbesa e Liri Berishës, Elvana Hana blen shtëpi 1.2 miliardë lekë
Publikuar më 17 gusht, 2009 në orën 13:00 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, njëkohësisht mbesa e bashkëshortes së Kryeministrit Sali Berisha, ka deklaruar një pasuri të bollshme edhe për vitin 2008.
Në formularin e depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ajo ka shënuar edhe blerjen e një apartamenti me vlerën totale prej 947 200 eurosh. E konvertuar mbi mesataren e kursit të këmbimit valutor, vlera në lekë shkon rreth 1.2 miliardë. Deklarata është depozituar në institucionin përkatës më datën 31 mars 2009. Në faqen e ndryshimeve të interesave private, pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, Hana ka deklaruar shtesë në depozitë në bankën "Credins" me burim pagën e saj, në vlerën 691 616 lekë. Gjithashtu është deklaruar edhe një pakësim në llogarinë e pagës në bankën "Credins" në shumën 25 195 lekë. Në faqen e të ardhurave nga paga si drejtore e përgjithshme e ISKSH-së, për vitin 2008 janë deklaruar 1 473 973 lekë. Të ardhurat si anëtare e Këshillit Administrativ të ISKSH-së, për vitin 2008 janë në shumën 150 464 lekë, ndërsa të ardhurat si anëtare e bordit të ISSH-së për vitin 2008 janë në vlerën 61 462 lekë. Të ardhurat nga paga e bashkëshortit të saj si zëvendësdrejtor i përgjithshëm në bankën "Credins" për vitin 2008 janë 15 903 369 lekë. Të ardhurat në dividenti në "Sicred" sh.a. janë deklaruar në shumën 913 341 lekë. Në fletën e detyrimeve financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë është deklaruar shuma prej 3 023 dollarë shlyerje e një kredie për blerje makine. Shuma totale ishte 10 000 dollarë dhe ishte marrë për një afat 3-vjeçar. Me kaq të dhëna mbarojnë faqet e plotësuara nga Elvana Hana dhe fillojnë deklarimet e bashkëshortit të saj, brenda të njëjtës deklaratë pasurie. Maltin Korkuti ka deklaruar në fletën e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme disa të ardhura për vitin 2008. Konkretisht ai deklaron të ardhura nga shitja e truallit me ndërtesë të deklaruar më parë. Vlera e shitjes 3 075 000 euro, ndërsa pjesa që i takon atij është në masën 25%. Të ardhurat neto pas taksave janë në shumën 745 750 euro, nga të cilat janë arkëtuar 300 000 euro në vitin 2007 dhe 445 750 euro gjatë vitit 2008. Më tej, ai deklaron se ka blerë një apartament në Tiranë, në rrugën "Abdi Kazani" me sipërfaqe 411 metra katrorë dhe garazh 43 metra katrorë, i paregjistruar në hipotekë. Pagesa është me këste, ndërsa vlera totale e blerjes është deklaruar 947 200 euro. Bashkëshorti i Elvana Hanës thotë se nuk e ka filluar ende pagesën e këtyre kësteve të blerjes së apartamentit. Familja e Hanës ka përftuar të ardhura nga shitja e një apartamenti në rrugën "Abdi Kazani" me sipërfaqe 79 metra katrorë, i paregjistruar në hipotekë. Shuma e përftuar, sipas asaj çka deklarohet në formularin e deklarimit të pasurisë së depozituar në ILDKP, është 108 600 euro. Korkuti thotë se me kontratë dhurimi datë 15.12.2008, me kusht nëse realizohet kthimi i pronave, përfiton 1/9 pjesë të sipërfaqes së tokës 64.51 hektarë dhe 1/9 pjesë të kompensimit për 10.99 hektarë tokë e kullota në Ksamil. Korkuti ka deklaruar shtesë aksionesh në "Sicred" sh.a. në shumën 5 666 075 lekë, nga të cilat: 201 652 lekë nga kapitalizimi i fitimit i vitit 2006 dhe 5 464 423 lekë cash me burim nga paga. Në deklaratën e pasurisë, bashkëshorti i Elvana Hanës thotë se ka edhe një shtesë aksionesh te banka "Credins" në shumën 10 753 549 lekë, nga ato që vijnë prej kapitalizimit të fitimit të vitit 2007 dhe 282 486 dollarë shtesë në cash. Gjithashtu janë deklaruar shtesë aksionesh te "Credins" sh.a. me burim kapitalizimin e fitimit për vitin 2007, në vlerën 1 535 035 lekë. Bashkëshorti i Elvana Hanës ka deklaruar edhe pakësim në llogaritë rrjedhëse në bankën "Credins" me 233 320 lekë. Sakaq, gjendja cash e krijuar në vitin 2008 nga të ardhurat vjetore shkon në shumën 12 000 euro. Në kapitullin e detyrimeve financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, bashkëshorti i Elvana Hanës ka shënuar 75 000 euro të shpenzuara për shlyerje kredie të marrë për blerje pasurie të paluajtshme. Sakaq, ai ka deklaruar edhe shumën 18 418 euro si shlyerje kredie të marrë për blerje makine, me vlerë totale prej 44 000 euro dhe për një afat 3-vjeçar. Korkuti ka shlyer edhe 85 582 euro nga një kredi e marrë për blerje apartamenti. Kredia ka pasur si vlerë totale shumën 90 000 euro. Korkuti ka shënuar edhe shumën 157 500 euro si shlyerje huaje personale nga person fizik me afat fillestar një vit dhe me interes 5%, marrë në vitin 2007. Korkuti thotë se ka paguar 14 156 euro për të shlyer kredinë e marrë për blerjen e një vile teksa i kanë mbetur edhe 85 920 euro për të shlyer nga kjo kredi. Ai ka si detyrim të pashlyer ende shumën prej 947 200 euro të apartamentit të blerë në Tiranë. Bashkëshorti i Elvana Hanës mbyll deklarimin e pasurisë me shumën 8600 euro si detyrim i shlyer për blerje apartamenti ndaj një personi fizik.

Gazeta SHQIP

Pasuria për vitin 2008

Elvana Hana
- shtesë në depozitë në shumën 691 616 lekë me burim nga paga
- pakësim në llogarinë e pagës në shumën 25 195 lekë
- të ardhura nga paga në shumën 1 473 973 lekë për një vit
- të ardhura si anëtare e Këshillit Administrativ të ISKSH-së në shumën 150 464 lekë
- të ardhura si anëtare e bordit të ISSH-së në shumën 61 462 lekë
- të ardhura nga paga e bashkëshortit si zv/drejtor i "Credins" në shumën 15 903 369 lekë
- të ardhura nga dividenti i "Sicred" sh.a. në shumën 913 341 lekë
- 3 023 dollarë pagesë, shlyerje kredie për blerje makine

Bashkëshorti i Hanës
- të ardhura nga shitja e truallit me ndërtesë të deklaruar më parë, shuma prej 445 750 euro për vitin 2008
- blerje apartamenti, sipërfaqja 411 metra katrorë dhe garazh 43 metra katrorë me shumën 947 200 euro. Pagesa me këste ende e pabërë
- të ardhura nga shitja e një apartamenti, 79 metra katrorë, shuma 108 600 euro
- me kontratë dhurimi, nëse realizohet kthimi i pronave, përfiton 1/9 e 64.51 hektarë dhe 1/9 pjesë e kompensimit për 10.99 hektarë tokë e kullota në Ksamil
- shtesë aksionesh në "Sicred" sh.a. në shumën 5 666 075 lekë
- shtesë aksionesh te Banka "Credins" në shumën 10 753 549 lekë dhe 282 486 dollarë shtesë në cash
- shtesë aksionesh te "Credins" sh.a. në shumën 1 535 035 lekë
- pakësim llogarie rrjedhëse në shumën 233 320 lekë
- gjendje cash e krijuar nga të ardhurat vjetore, shuma 12 000 euro
- shlyer 75 000 euro për një kredi të marrë për blerje pasurie të paluajtshme
- paguar 18 418 euro për një kredi të marrë për blerje makine
- paguar shuma 85 582 euro për shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e një apartamenti
- shlyer 157 500 euro si hua personale nga person fizik me afat një vit
- paguar shuma 14 156 euro për shlyerje kredie të marrë për blerje vile
- detyrim i pashlyer ende shuma prej 947 200 euro për blerjen e shtëpisë në Tiranë
- paguar 8600 euro si detyrim ndaj një personi fizik, për blerje apartamenti
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 23 vizitorë
Lexuar: 5,786 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi