Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUR VENDI DREJTOHET NGA NJERËZ TË PAPËRGJEGJSHËM...!?
Publikuar më 01 prill, 2010 në orën 23:40 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
...DHE ATA JANË KUDO, NË QEVERI, PARLAMET...NË INSTITUCIONET QEVERISËSE TË KOSOVËS!!!...

Nuk e besoj të ketë shqiptarë të vërtetë, bashkëkombas të mi atdhedashës, kudo që janë, edhe ashtu të shpërndarë, në gjashtë pjesët e copëtuar të trungut të SHQIPËRISË MËMË, që të mos t’i lëndohet zemra e t’i helmohet shpirti për këtë gjendje ku ndodhet kombi shqiptar!!? Ndaj kemi luftuar e do të luftojnë deri në Bashkimin përfundimtar të trojeve tona në një Shqipëri Natyrale!!! Këte e do apo s’ e do apo s’e dëshiron dikush, nuk ka fare rëndësi, sepse atë BASHKIM e do kombi shqiptar dhe pa dyshim, që do ta arrijë një ditë...

Dhe ne, atdhetarët e vërtetë, që na dhëmb më shumë se kushdo tjetër, Çështja Kombëtare, për të cilën u betuam dhe luftuan që në rininë tonë të hershme, do të vazhdojmë të luftojnë e të kontribuojmë deri në finalizimin e saj!

Por si mund të arrihet kjo me këta qeveritarët tanë, me këto “lojrat” e tyre politike??? Megjithatë ata duhet ta dinë mirë se, ne i respektojmë qeveritarët tanë, por kjo s’do të thotë t’i tolerojmë në ato lojrat e papërgjegjëshme politike, që po luajnë deri më sot, fare haptazi, në sy e në kurriz të këtij populli të stërmunduar!? KURRË nuk mund të lejojmë që kontributi e mundi ynë të shkelet si të doni ju “të nderuar” zotërinj, të shkelet e të përdhoset, se ashtu i është tekur Thaçit e Jakupit, apo atyre të tjerëve, të cilët kurrë nuk kanë bërë asgjë për këtë vend e për këtë popull!.

Jemi larg atdheut të dashur, në mërgim prej dekadash, por sytë e mendjen atje e kemi, prandaj nuk ka ditë që mos të na trondisin shpirtin e helmuar lajmet, për të “zezat” nga vendi dhe trojet tona etnike, të cilat i shohim nëpër mes TV, shtypit dhe mediave të ndryshme.

Shohim se ç’po ndodh me kombin shqiptar, duke u nisur që nga shteti amë, ku atje e kanë zanafillën e po kalojnë e po shtrihen edhe në Kosovë, Iliridë, Mal të Zi, Kosovën Lindore, apo siç e kanë mësuar t’i thonë vetë, duke u nisur nga krerët e të gjitha këtyre copëzave, Lugina e Preshevës. Prandaj, vetë ne, i minimizojmë pandërgjegjëshmërisht gjërat e mëdha dhe me shumë rëndësi. Problemet nisin nga pika e parë! Fillimisht, siç dihet nga të gjithë, armiku së pari të ndan, të copëton, të përçan...sepse kështu të sundon me lehtësi... Dhe ne realisht jemi të ndarë e të copëtuar.... ndaj dhe fqinjët tanë bëjnë me ne, ashtu si iu konvenon dhe si dëshirojnë ata! Kështu që ata, fqinjët, që të gjitha “ëndërrat” e tyre, qëllimet e tyre të mbrapshta, po i realizojnë në kurriz të popullit tonë, falë gabimeve e verbimit tuaj, falë pavendosmërisë suaj, falë punës suaj të pandërgjegjëshme e të papërgjegjëshme o krerët tanë politikanë!!!

Ju, krerët tanë politikanë, jeni mësuar që t’i gëzoheni të pakës, të voglës!? Ju çuditërisht gënjeheni si fëmijët e vegjël...me një karamel, me një bombon… Ju flini gjumë me syhapur dhe për shumicën vendosin të tjerët... të huajt! Shtëpia e kombit shqiptar nuk ka një zot, por disa zota, të huaj, që komandojnë si ju do kokrra e qejfit, si ju do atyre e “bardha” zemer!!! Shihni kufijtë tanë! Ata janë bërë lojë e fqinjëve!!!...Herë i lëviz serbi, herë maqedonasi, herë malazezi, lëre më në Himarë, a ka më turp për shtetin amë... herë greku “noton” në ujrat tona detare...luan me kufijtë detarë e tokësore... U mbrojtën me shekuj kufijtë dhe tokat shqiptare, sa gjaku u derdh për to...e sot tradhëtia fare sheshit, pa ju dridhur syri i “shet” ditën për diell! Po cilët politikanë do e mbrojnë atdheun, kombin, cilët...këta të papërgjegjshmit??? O popull t’i morrën votat, hypën në fron dhe të harruan TY DHE VENDIN, TY DHE ATDHEUN, TY DHE KOMBIN...dhe po ju shesin tek të huajt me çmim të lirë, me çmimin e tradhëtisë!!!

.....Po ato britma të çmendurisë (ushtrisë) greke...që jo vetëm një herë por të persëritura shumë herë... me një mllef të paparë për popullin shqiptar...dhe ku... gjatë marshimit të paradës greke...gjatë festës kombëtare të Greqisë!?… Dhe krerët e shqiptarisë, të cilët mundohen të tregohen sa më të “kulturuar”, aty ku nuk duhet...heshtin dhe buzëqeshin, në vend të protestojnë fuqishëm, të reagojnë...por kush do të reagojë, indiferentët, të papëgjegjshmit...VETËM Ti o popull, që e ke provuar në palcë shovinizmin grek mund të reagosh ashpër, ashtu si reagon e të qan zemra për Çamërinë, që e dogji dhe e shkretoi greku e i dëboi çamët shqiptarë nga trojet e tyre!...

Në Kosovë ligjëbërësit e hartojnë ligjin sipas minoriteteve. Ka ditë që po flitet për heqjen e emblemës së Shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (e vendosur në këtë kuvend), sipas kërkesës së minoritetit turk dhe atij boshnjak... se gjoja këta na paskan mbet pa hise!?.Kështu krerët tanë, në qytetin e lashtë të Prizrenit, harrojnë popullatën, madje e dëmtojnë atë, vetëm e vetëm t’i bëjnë qejfin një grushti minoritetesh! Në Shqipëri, tash e sa kohë Sali Berisha mashtron me liberalizimin e vizave... iu thotë shqiptarëve.. prisni se, vetëm edhe pak dhe do të dilni jashtë pa viza, pa asnjë detyrim dhe... sa të mundeni ikni, ikni se atje iu pret parajsa, atje do të gjeni jetë, atje do të jetoni si njeri (unë po them si qentë)!!!

Në Kosovë, po ashtu, ju ka mbetur e vetmja rrugë mashtrimi krerëve tanë,... se do të ju paisim me pasaporta biometrike duroni ore dhe pak...dhe ne do t’ju nxjerrim jashtë vendit... se këtu nuk ka perspektivë...po ore vëlla, le të vinë këtu serbët dhe të tjerë minoritarë e të ulen këmbëkryq në shtëpitë tuaja e ju merreni botën në sy...ashtu si e thotë populli një fjalë të urtë:...”nga sytë këmbët”.. e kurrë mos u kthefshi!!!…Dhe fatkeqësisht kjo po ndodh sot e për ditë!!! E TMERRSHME!!!

Shqiptarët e Kosovës, si para e gjatë luftës, hoqën të zitë e ullirit... po vallë çfarë t’i thuash këtyre ngjarjeve e si t’i quash, ngjarje, që po zhvillohen tani, kaq vite pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB, dhe asaj UÇK Kombëtare. Sepse, të gjitha këto të këqija, po ndodhin në kohën kur krerët tanë i kanë marrë frerët e vendit në duart e veta dhe po qeverisin... Por, me dashje a pa dashje këta zotërinj, gjoja bij të këtij kombi, janë bërë tolerantë të fqinjëve tanë grabitqarë, të cilët nuk kanë të ngopur me qëllimet e tyre çfarosëse të kombit tonë. Nga të katër anët janë lëshuar si bisha egërsirash për gllabërimin e tokave shqiptare si dhe shfarosjen e shqiptarëve!? Turp i madh për krerët tanë, që dikur ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dikur krenaria kombëtare, dikur të dashurit e popullit ...e sot (disa prej tyre, jo të gjithë) janë bërë kundërshtarët më të ligj të popullit!!!

Hashim Thaçi, kryeministër, dikur drejtues i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, madje ky i fundit, gjatë luftës në Kosovë, bënte thirrje për të ju bashkangjitur UÇK-së...sot bën thirrje për ndihma materiale dhe investime...kjo shumë mirë... por ama, ky thotë edhe këtë, se më nuk ka nevojë Kosova për patriotë e patriotizëm…!?! Apo komandant Xhavit Haliti ( me pseud.-daja-), që gjatë kohës së luftës në Kosovë, rrinte nëpër lokalet freskuese të Tiranës... dhe mblidhte markat, dollarët, e valuta të tjera, që i vinin si hutit në gojë, të shuma dhe të gatëshme....

Sot, Thaçi dhe Jakupi, po dhe disa të tjerë, që i kanë siguruar ulset në qeveri e në parlament, as që duan t’ja dinë për luftëtarët dhe sakrificat e tyre, madje presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, kërkojnë që paga e parlamentarëve të rritet, të rritet, sa s’ka asnjë vend në rajon që të ketë paga aq të mëdha!?. Këto, kryeministri ynë, Thaçi, i bënë me qëllime të caktuara, të menduara mirë, ku atyre, që i duan lukset dhe janë të uritur për pasuri të ju a mbyllë gojën me para, që mos të mundin të kundërshtojnë për asgjë, ta dëgjojnë urtë e butë... t’i bëjnë vetëm temena e amin!!!

Si Thaçi, janë dhe disa të tjerë (që nuk janë pak) ish- drejtues të UÇK-së, që janë bërë sot hajdutët e mëdhenj të Kosovës!!! Ata, pak më larg, në trojet etnike shqiptare në Maqedoni, edhe këta kanë qenë drejtues në LPRK, më vonë në LPK dhe gjatë luftës, sot janë bërë servilë të Grujevskit e të shovinistëve maqedonas, antishqiptarë të tërbuar. Madje, për qëllimet e tyre, këta, po e minimizojnë luftën e UÇK-së!? Eh, këta janë ata, që i kanë harruar veteranët, njerëzit më të ndershëm e më të sakrificës, pjesën më të madhe të veprimtarëve, që po e shkelin me dy këmbët, gjakun dhe djersën, mundin e dhënë për liri e pavarësi, këta janë ata “burra të mëdhenj”, që flasin e militojnë në emër të popullit, po që për popull nuk ju a nin fareee!!!

Po pse o “burrat e kombit”, se morrët mundimin e t’i hapnit dosjet, për t’i hapur letrat dhe për t’i gjetur ata, që dikur udbashët e serbi i ndiqte këmba këmbës, që dikur nuk i linte as për të arritur në shtëpi të vet, që nuk i linte së paku as të përshëndetej me familjen e vet, por i lidhte në pranga dhe i tërhiqte si qentë, duke i maltretuar, i torturonte dhe i rraste nëpër burgje!! Ku je o Hashim, o Hashim djali ku je ??! O Hashim “Trimi” ku je or …??! Përse e lejon edhe UNMIKU-n e EULEX-in, që t’ja zbehin vlerat UÇK-së, dhe luftëtarëve të lirisë, bile edhe t’i burgosin e t’i maltretojnë fizikisht po dhe moralisht??! PSE??? PSE???...

A e sheh o populli im martir se, kush janë ata “trima” që po të udhëheqin e po “kujdesen” sot për ty !!!. Bijtë që i nxorre nga gjiri yt, bijtë që i ushqeve me qumështin e ngrohtë të Lokes Kosovë, që i mëkove me trimërinë dhe gjakun e pastër të trojeve tona kreshnike..... që me votën tënde i vure në krye të vendit....sot të kanë harruar e dalngadalë po ta kthejnë shpinën!!! VAJ MEDET, ÇFARË DITE JA KE MBRRITË O POPULLI IM! E KUSH DO MENDOJË PËR BASHKIMIN TËND GJITHËKOMBËTAR??! KUSH DO TË LUFTOJË??? -----TI,VETËM TI VETË!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 1,346 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi