Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ISH –TITISTËT EDHE SOT VEPROJNË
Publikuar më 30 prill, 2010 në orën 22:56 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
ISH –TITISTËT, KËLYSHËT E TYRE SHQIPFOLËS , SI DHE PJELLA E ISH-TITISTËVE SHQIPFOLES, PO E VAZHDOJNË PUNËN E TYRE EDHE SOT, MË ME PATURPËSI, DITËN PËR DIELL...!!!

.... ÇDO DITË E MË TEPËR, PËR MUA DHE ÇDO ATDHETAR E PATRIOT TË VËRTETË, QË I DJEG PËR KËTË VEND, PO NA MUNDON PYETJA...VALLË A JANË TË VETËDIJSHËM KËTA KRERËT TANË QEVERITARË, NË ATO QË PO BËJNË...ME VEPRIMET E TYRE ANTIKOMBËTARE…??!

Nuk ka gjë më të keqe e më të ligë sesa veprimi i politikanëve tanë, sot e përditë, që po i shërbejnë me” besnikëri” të huajve, të cilët po i urdhërojnë krerët tanë, në çdo drejtim... dhe këta “tanët”, si dele të bindura, të futura në torishtë, po i zbatojnë me përpikmëri udhëzimet dhe kërkesat e tyre!?

Ja se ç’ndodh, “urdhërohet” policia e Kosovës, të shkojë në një pamje, të një atdhetari të shquar të kombit shqiptar, Ali ALIUT, për të arrestuar Albin Kurtin...e tmershme, madje madje tepër e shëmtuar për ne... Ali Aliu, një patriot atdhetar, që nderohet me respekt prej popullit të tij ..dhe Albin Kurti, një i ri i ditëve të sotme,me ide të qarta atdhedashurie!!!

Titua, dikur, iu jepte udbashëve shqipfolës, për t’i kënaqur, çfarë të donin, me kusht e pa kusht, me qëllim që, ata, të hiqnin dorë nga identiteti i tyre! Kështu veproi Titua, kështu më vonë Rankoviqi...Millosheviqi e kështu me radhë viç pas viçi.!? Këta kriminelë i gjetën pra veglat qorre e lakmiqare, veglat e tyre të tradhëtisë, për t’i shërbyer më së miri, në çdo kohë padronëve antishqiptarë!? Çdo gjë, që padronët e mëdhenj programonin kundër shqiptarëve, brenda shtetit serbo-jugosllavë, këlyshët shqipfolës e hanin!!! Këta këlyshë nuk kursenin asgjë për ti zbatuar urdhërat e krerëve shovinistë serbë. Disa nga këta qen bushtra nuk janë më, kanë cofë...por mjerisht i kanë lënë pasardhësit e tyre...të cilët janë integruar kudo në pushtet... nëpër institucionet shtetërore...në vend që, në këto institucione të integrohen njerëzit e ndershëm, djemtë e vajzat, të rinjtë, që kurrë nuk iu ndalën përpjekjeve dhe luftës, për dëbimin e shkjaut nga trojet tona shqiptarë të Kosovës, ata që ju bashkuan UÇK-së, që luftuan me trimëri, derdhën gjakun e sollën lirinë!

....Dhe, duke parë gjendjen e Kosovës sot, rrugën nëpër të cilën ajo po ecën, mënyrën sesi po e udhëheqin sot drejtuesit e saj, më lind mendimi që, së pari këta “trima”, që po duket sesa po ju “dhemb” atdheu dhe populli duhet të kishin deklaruar që herët, se me kë janë?!... A janë me popullin...apo janë me ndërkombëtarët, me botën e hileve!!! Edhe udbashët shqipfolës ishin me – ish- viçët - dhe jo me popullin e vet! Ata ishin në gjendje të bënin çdo gjë, t’i jepnin popullit të shumëvuajtur gjithçka...por ama jo atë më të rëndësishmen –LIRINË- , që këtij populli i ishte rrëmbyer me forcë e dhunë. Madje këtu ishte ajo tradhëti e ulët, që ata,udbashët shqipfolës punonin për të spiunuar, sabotuar e për të penguar me çdo kusht!!!

Armiqtë tanë shekullorë tek këta e gjenin mbështetjen, se në dejet e tyre rridhte gjak i shprishur....gjak blu i shqiptarit të shitur, që mohonte të ishte shqiptar dhe pranonte të ishte serb, jugosllav...majmun, spiun, qen, zagar, m...t!!!

E sot, mjerisht, po këta qen sahanlëpirës, që populli i njeh mjaft mirë, janë në qeveri e kudo nëpër institucionet e Kosovës!!! Po shihet qartë që, këta “atdhetarë”, për të qenë në karrigen e butë e për t’u pasuruar sa të duan me euro, janë në gjendje të bëjnë gjithçka kundër popullit të vet! Mjerë ti o populli im çfarë dite ja ke mbrritur!!!

A nuk e dëshmuan përsëri, për të disatën herë... se janë gjakprishur... janë anti popull... janë anti kombëtarë këta politikanët tanë drejtues?! U vërtetua pra edhe me veprimin e policisë të ish-udbashëve pro serb, në varrimin e të nderuarit ALI ALIU, që qeveritarët tanë kukulla e harruan e as e vlerësuan për së gjalli dhe policia gjetën momentin e ceremonisë mortore të tij, për të arrestuar Albin Kurtin!!! Gjejnë momentin, kur Albini dhe e gjithë Prishtina u mbulua nga dhimbja e madhe se, po ndahej fizikisht nga jeta atdhetari i vërtetë, patrioti i flaktë, mësuesi i këtij populli Ali Aliu, për të cilin ai luftoi tërë jetën. Por jo vetëm Prishtina po kudo në trojet shqiptare, ku e kanë njohur dhe e kanë dëgjuar emrin e të madhit veprimtar për Çështjen Kombëtare, Ali Aliu, Bacës Ali, lajmi për vdekjen e tij u prit me hidhërim të madh! Dhe politikanët tanë heshtin dhe bëjnë sehir si trumcakë të trembur dimri! Sulet policia shqiptare e Kosovës kundër bijve shqiptarë të Kosovës!? Dikur policia serbe sulmonte shqiptarët e Kosovës...e sot sytë po na shohin një tmerr, një shëmtirllëk, që kurrë nuk e kam menduar....polici shqiptar sulmon shqiptarin...dhe më e tmerrshmja sulmohet një njeri i pafajshëm, ALBIN KURTI, vetëm e vetëm se thotë realitetin dhe të vërtetën në sy për popullin dhe kombin e tij!!! ...E shqiptari i vërtetë KURRË nuk mund ta bëjë këtë veprim....kështu vepron vetëm gjakshprishuri, vetëm ish-udbashi! Do të isha shumë dakort që policia të dënonte keqbërësit, mashtruesit, hajdutin, të pandershmit, të kryente rolin e saj sublim, por ama, jo kështu të “urdhërohet” e të “drejtohet” përsëmbrapshti...sepse kështu ju leverdis disave, ju leverdis atyre që e kanë harruar fjalën: NDER, KOMB, ATDHE, POPULL!!!

Po ka burra në kuvend, si Nait Hasani, një njeri patriot dhe i respektuar, një veprimtar i nderuar, i cili e ngriti zërin, që të nxirren në bankën e të akuzuarve, të gjykohen e të përgjigjen para popullit, për të gjitha ato masakra që i kanë bërë gjatë sundimit serbo-fashist, në trojet tona, të gjithë udbashët gjakshprishur shqipfolës!

Dhe ju qeveritarë duhet ta dini mirë, se Naiti, me shumë shokë të tij, që janë po me të njejtin mendim, kanë mbështetjen e shumicës, KRYESORJA kanë mbështetjen e popullit, i cili kurrë nuk mund të harrojë ato që ka hequr e vuajtur në kurrizin e tij!

Historia e kombit tonë është e mbushur me luftë e sakrifica të mëdha, që nga lufta kundra zgjedhës osmane, kundra kralëve të bishës serbe, karagjorgjeviçëve e armiqve të tjerë të betuar, por kurrë nuk u mposht ky popull martir!!!

… E kam shprehur edhe në një shkrimin tim më herët se, qeveritarët tanë kukulla të politikës botërore, kukulla të ndërkombëtarëve duhet ta dinë mirë e kurrë të mos e harrojnë, se zemërimi i popullit është shumë i egër dhe kur shpërthen nuk njeh kufij!!! Prandaj line të lirë Albin Kurtin që të vazhdojë rrugën e tij patriotike drejt të ardhmes që i duhet këtij vendi e këtij populli. Albini i takon popullit të tij dhe askush s’ka të drejtë ta dënojë, përveç popullit të vet! Albini edhe ashtu po e vazhdon veprimtarinë e tij, pa iu pyetur e pa ju marrë “leje” juve, o gjakshprishur e jo shqiptarë...që keni harruar atë madhoren, Çështjen Kombëtare, Bashkimin Mbarëkombëtar!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 65 vizitorë
Lexuar: 2,338 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi