| Megjithatë, e pashë: me SYTË e Mendjes dhe Zemrës prej së l-a-r-g-u . . . |
| Publikuar më 04 shkurt, 2012 në orën 02:48 ( ) |
Opinion | |
|
|
|
Letër përshëndetëse: për të nderuarin Sheremet PANTINA,
veprimtar Kombëtar dhe Drejtor i Shoqatës “ILIRIA” – në Gjermani.
-----------------------------------------------------------------------------------
Të dashur dhe të nderuar Sheremet e Blertë, babë e bijë!
Së pari iu Përshëndes nga Zemra dhe kërkoj falje për vonesë të përgjigjes në Përshëndetjen Tuaj të ngrohtë Vëllazërore-Kombëtare - NJERËZORE: për-mes asaj Shenje “Rrezja Djellit”… e cila më gëzoj shumë. Por, çfarë të themë? Mërgimi… mosha… dhe… ende nuk jam mësuar të punojë me kompjuter siç duhet… Për t’i shtypur punimet – po, shyqyr Zotit, më në fund, jam mësuar por, për t’i përcjellur ato – që t’ua dërgojë të tjerëve ende jo…! Ato poezi e punime që po i shkruaj në kompjuter – djemtë: Flakroni, Jehoni e Festoni ( e, në veçanti, Jehoni, djali i tretë) po m’i dërgojnë në AlbaniaPress-in e nderuar që është në shërbim të Çështjes sonë të Shenjtë GJITHËKOMBËTARE. Ndërsa Agonin, djalin e dytë që nga mosha 19-vjeçare e kemi në Gjermani; i ikur mu ato ditë që kreu maturën e gjimnazit në Prishtinë; sepse, regjimi satanoserb deshi ta marrë ushtarë, e ai, s’deshi t’i shërbejë armikut. Dhe, dihej asokohe se si vepronte armata serbosllave me ushtarët shqiptatarë… duke i burgosur e vrarë… dhe duke ua sjellur të mbyllur në arkivole familjeve të tyre…!!!... Pra, edhe Agoni ynë, sikurse shumë të rinj të tjerë pa dëshirën e tij mori rrugën e mërgimit…Dhe, meqë s’kishte pasaport, mezi me tentimin e dytë, ilegalisht, pas shumë vuajtjeve e torturave nëpër male… arrinë që ta kalojë kufirin… e të vendoset në miken Gjermani…!)
 E, pra, ku e pata fjalën: Jehoni, po m’i dërgon: në AlbaniaPress.-in: punimet që po i shkruaj… (Për këtë mungesë timën – që ende s’po mund t’i mësoj siç duhet veprimet kompjuterike… është mosnjohja e gjuhës angleze siç duhej… është harresa… momentale… ndoshta, kjo është edhe pasojë nga vuajtjet dhe shqetësimet… çfarë përjetum në jetë deri sot… besa, edhe, çfarë po përjetojmë edhe sot…! Jo vetëm nga hallet dhe mërzia e këtij mërgimi të padëshiruar që mbetëm, kështu… si zogjtë e qyqes… metropoleve të botës…(Oh, jo me dëshirën tonë! Kuptohet. Por, në fillim nga dhuna dhe terrori serbobarbar… Këtë të gjithë e dimë. Por, tashti?! Nga kush se? Nga shqipfolësat tanë hilexhinj… nga një Qeveri Ah-ti-sar(m)çe…! Të pa dinjitet. Siç e quajti me të drejtë, Profesori dhe shkrimtari ynë i mirënjohur Rexhep Hoxha: “Qeveri përulëse ndaj të huajve e mashtruese ndaj të vetëve”!) Andaj, po shqetësohem e po rropatëm me Mendje-Zemër e Shpirt edhe me të gjitha hallet dhe brengat e Popullit tonë Shqiptar, shumëherë i martirizuar… i përvuajtur… i maltretuar… i manipuluar… i mashtruar… Mjerisht, po aq sa nga armiqtë shekullor (fqinjët tanë okupatoro-sllavo-karpationë me “Majkon” e tyre Rusinë në ballë si dhe me ndihmën e hileqares Evropë, medet, si dje – si sot…) po thuajse, aq të shtypur edhe nga shqipfolësat tanë të shitur e hileqarë… që në Emër të Lirisë-Kombit e ATDHEUT fitojnë pozita e pasuri… si dje nën robëri…si sot në gjysmë -liri…Ah-ti-sar(m)çe… Komb e Atdhe copë-copë… e, mjeranët tanë mburren - se, po hyjmë n’Evropë…!!! Gjithashtu, edhe atje në gjysmën e AR(B)DHEUT të shtetëzuar (siç po e quajnë: SHQIPËRIA Londineze) që gjithë Shqiptarët patriotë Rilindës (si dhe Ne përkrahësit e Tyre gjeneratë pas gjenerate: kush u përcaktuam për këtë IDEAL) - gjithmonë e kemi Ëndërruar dhe e ËDËRROJMË Ribashkimin – që ta Ribëjmë Shtetplotë NËNË SHQIPËRINË ETNIKE;
… Por, siç po shihet ( edhe ata udhëheqës në atë gjysmë-Shqipëri Londineze) nuk janë në rregull as atje… Janë kapur për kuti… “Të hapen…!” – “Të mos hapen… !!!” E, jo për Çështje madhore Gjithkombëtare që na takojnë me të gjitha ligjet dhe normat Kombëtare e Ndërkombëtare - sikurse është e Drejta Legjitime: VETËVENDOSJA. Pra, Lëvizja VETËVENDOSJE! me në ballë Albin Kurtin (nëse mund t’i Qëndrojë besnik deri në fund këtij IDEALI të Shenjtë}: është Çelës dhe Shpresë, jo vetëm për LIRI e Sovranitet të plotë të KOSOVËS - por, edhe për Ribashkimin e të gjitha Trojeve Tona të copëtuara e të okupura nga fqinjtë tanë serbosllavogrekograbitçarë dhe nga hileqarja – dhelpëra Evropë… që shumica e shteteve të saj, si dikur, të njëjtën lojë-hile po e luajnë edhe sot…kundër ne shqiptarëve…si Andej – si Këndej…Vetëm maskat po i ndërrojnë…!!! Keni dëgjuar-lexuar e parë ( përmes mjeteve Televizive dhe Shtypit) atë skenë të shëmtuar e të pa parë… të përgjakur… nga policia e Kosovës… (“Shtet Sovran” e i “pavarur”: me Kushtetutë Ah-ti-sar(m)çe!!!), … se si…të ndërsyer nga UNMIK-EULEX-i… se si për turpin e madh para botës… iu sulen-vërsulen si bisha masës së popullit në atë varrim madhështor të Luftëtarit të LNÇ, të Patriotit-Mësuesit-Ideologut në Frymën RILNDSORE të gjitha Lëvizjeve Shqiptare për Ribashkimin e Kosovës-Çamërisë dhe të të gjitha Trojeve Shqiptare me NËNË SHQIPËRINË ETNIKE, e ky ishte Bacë Ali Aliu – KELMENDI nga Presheva heroike: që hije i kishte Fjala-Qëndrimi- Kuvendi…Pra,Baca Ali i takonte asaj gjenerate të Bacë Kadri Halimit – TrimDituritUrtak që i ngjante Ismail Qemalit, si dhe të Ideologut dhe Patriotit të madh Bacë Metush Krasniqit – Dajkoci, që lirisht mund ta quajmë: Hasan Prishtina i dytë për Kosovën dhe të gjitha Trojet tona Shqiptare të okupuara e të copëtuara nga serbosllavomalazezomqedonogrekët grabitçarë për t’ua marrë (atyre grabitçarëve shpirtzi) e për t’ja Ribashkuar Nënë SHQIPËRISË. Pra, këta Tre Bacalokët tanë Poatriotë: (Kadri Halimi, Ali Aliu – Presheva dhe Metush Krasniqi – Dajkoci, me të cilët së pari u njoha (me ta) personalisht në burgun e Nishit, e, që për ta kisha dëgjuar edhe më parë…Atje në atë burg m’u dha rasti të njihem, përveç shumë të tjerëve edhe me dy patriotë djemë të rinj që në ditët e para u bërëm shokë shpirti për mendime dhe idealin që e kishim të ngulitur në zemrat tona, e këta ishin Bedrush Çallaku dhe Shefqet Zymberi ( e, që Shefqeti para disa muajsh, përms një nipi të vet që punon në Televizionin e Kosovës së bashku me Rilind Gërvallën (djalin e vëllait Nexhip, birit të Xhaxhait t(R)im-Ndriturit Mulla Ramë Gërvalla ), pra prej tij - e kishte marrë numrin e telefonit tim,këtu në mërgim… dhe më ka thirrë nga vendlindja e tij, nga Gjilani, e që u gëzova shumë dhe u çmallem duke biseduar e rikujtuar… edhe shokët e tjerë të idealit në atë qytet tonin të Kosovës-(Z)emërjonë: sikur që ishte Rexhep Elmazi (vëllai (Tr)im i idealit, i veprimtarisë ilegale Kombëtare, i bashkëvuajtjeve nëpër burgjet serboJugosllave, pra, poeti i “Frymëmarrjes” së Tokës e Qiellit tonë ARBËROR) si dhe dy vëllezrit e tij Elmazi e Fehmiu, miqtë e tij ( vëllezërit e të nderures Shyhrete, bashkëshortes së Rxhepit), pra, Isa e Rafet Bajrami, shokët Irfan Shaqiri, Hetem Bajrami e të tjerë… (pra, të gjithë këta e, të tjerë që momentalisht s’po më kujtohen me emra, shokë IDEALI dhe të burgosur politikë…veprimtarë për ribërjen ShtetPlotë të NËNË SHQIPËRISË ETNIKE ); por, unë dhe Rexhep Elmazi, kemi pasur më shumë bisedë dhe kujtime me Shefqet Zymberin edhe në ato ditë të rënda të burgut por, krenare… Pra, duke rikujtuar edhe grevën 5-ditëshe që e bërëm ne të burgosurit politikë shqiptarë: që e tranditëm jo vetëm drejtorinë e burgut të Nishit ( i cili burg, thuajse, përkah ndërtimi dhe forma tmerruese që kishte, vetëm për ta parë me sy… sikur… dhe, po… apastafat ishte sajuar për t’i shtypur shqiptarët e burgosur në te… ); pra, ne shqiptarët e burgosur, me grevën dhe qëndrimin tonë unikë e të vendosur, jo vetëm që e tranditëm personelin e drejtorisë së burgut, por e tranditëm edhe Komitetin qëndror komunisto-titistë të Beogradit, ku në atë grevë na u bashkuan edhe një numër tjerë të burgosur shqiptarë, jo politikë, që ishin të dënuar për vepra tjera, por që kishin respekt e dashuri vëllazërore-kombëtare ndaj nesh të burgosurëve politikë… ( Dihet, pra, në burgun e Nishit kishte patriotë shqiptarë nga të gjitha trojet tona etnike, jo vetëm nga pjesët e robëruara shqiptare, por kishte, edhe atdhetarë patriotë edhe nga gjysmë-Shqipëria (Londineze) e Ismail Qemalit dhe e Enver Hoxhës…Sepse, ishin me IDEAL RILINDSOR-njëjtësor me ne: për Ribashkim të Kosovës dhe të Çamërisë me NËNËN SHQIPËRI, e që së bashku gjakonim që ato Troje tona (Kosovë e Çamëri, të aneksuara dhe të robëruara nga serbosllavomalezezomaqedonobullgarogrekomanët mbase njëShekullore) t’i shkëpusim nga ato kthetra gjakatare dhe t’ja Ribashkojmë Nënë SHQIPËRISË Etnike. ( Dhe, po… kuptohet: logjikshëm, që çdo pjesë e çdo Atdheu, pra – edhe e Ar(b)dheut tonë të bukur SHQIPËRI, s’mund të tërhiqen as të zhvendosen, ka dashur ZOTI, janë pasuri e paluajtshme… por, fjalën e kam për kufijtë artificialë që na i vurën armiqtë sllavograbitçarë me ndihmën e hileqares Evropë… Sepse, Ar(b)dheu ynë SHQIPËRI është ATDHEU më kompakt në bOtë; që në tërë bredinë e Tij kufizohet vetëm me Vetveten me Tokë-Det e Qiell… Sepse… Sepse: asnjë shtet të huaj s’e kemi në mes… Pra, vetëm na duhet t’i prishim ata gardhiq-kufij artificialë që aq padrejësisht me terror e dhunë të huajt grabitçarë na i vunë me ndihmën e fuqive të mëdha që mbase njëShekullore…!!! Andaj, vetëm na duhet të jemi UNIKË në Mendime e Veprime sipas parimeve të VETËVENDOSJES; pO, FITORJA ëSHtë e JONA. Ky SHekull XXI ëSHtë i Ribashkimit të të gjithë Shqiptarëve në RRUGË DRITE… demokratike… në gji’ të NËNË SHQIPËRISË ET(N)IKE. Po. Kjo ishte Ëndrra jonë gjeneratë pas gjenerate…)
***
… Po, po… Kjo ishte Ëndrra jonë gjeneratë pas gjenerate…Që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit: frymëzuese e MËSUESE edhe për Ne gjeneratat më të reja…Pra, edhe nga shumë Organizata Patriotike Shqiptare më vonë, e deri - tek ne themeluesit dhe veprimtarët e LRBSH-së (me në ballë Bacë Adem Demaçin – legjendën tonë të gjallë…); pra, duke përfshirë edhe të gjitha Lëvizjet e tjera patriotike e deri të L-n-d-j-a e UÇK-së… e dalja e Saj haptas në Skenë… me armë në dorë… që e kalli flakë e zjarr… E, para botës na nxori me fytyrë e KRENARË… E, që edhe në UÇK, në mundësit e mia, edhe unë isha i inkuadruar - këshilltar politik i Adem Demaçit (i cili ishte Përfaqësues legal i Saj); pra siç më numëronte Baca, që me një rast, nga selia, aty, ku i kishim zyret në Prishtinë, përms komjuterit (me telefon) po i thotë Hetem Ramadanit ( beznismen i njohur në Slloveni): - Këtu, e kam Zeqir Gërvallën, këshilltar politik i cili po të bën të fala…Ndërsa, mua, më shkoi mendja (ashtu si ma thoshte shpirti) t’i thoshte: - E kam Vëlla Ideali dhe këshilltar poetik me daSHuri Shpirti e DRITE ( besimtar në ZOT) gjithnjë i angazhuar: për Ribashkim me Nënë SHqipërinë Etnike, por nuk ndërhyra… Sepse, këtë Baca e dinte: që nga dita e parë që ishim takuar në këtë jetë të trazuar… e, që edhe vetë këtë e kishte në Shpirt… e që me disa të tjerë bënte poltikë… Kurse, me mua dhe me Selman Elez Berishën ishte i hapur dhe flisnim siç na e donte zemra… Pra, unë e Selmani, që të dy, edhe foramalisht ishim vëllazëruar ( me nga një pikë gjaku në guri të bardhë sheqeri…) gjatë grevës pesëdishte që e bërëm në burgun e Nishit; pra, aty, në atë burg… ( si edhe më vonë kur u liruam nga ai burg i vogël e erdhëm: në burgun e madh të quajtur KOSOVË, siç i thoshte Baci Adem; pra , Selmanin dhe mua Baca Adem, shpesherë na quante: “kokëcimentë”(!!), sepse kshim mbetur BESNIKË të palëkundur dot: në Synim e IDEAL RILINDSOR për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë Etnike… Sepse, asnjëri as tjetri kurrë një fjalë të keqe nuk e thamë për Enver Hoxhën dhe për NËNË SHQIPËRINË, pa marrë parasysh se çfarë “gabimësh” kishte bërë Xhaxhi Enver apo… sa kishte mbetur e varfër SHQIPËRIA; për ne SHQIPËRIA ishte më e pasurua dhe më e bukura e botës; gjithashtu edhe Enver Hoxha ishte më mendjendrituri udhëheqës i shqiptarëve dhe biri më i denjë dhe trim i NËNË SHQIPËRISË,që përveç Skënderbeut dhe Ismail Qemalit askush s’kishte bërë më shumë për Shqiptarët dhe për SHQIPËRINË; këtë gjithë bota e di,vetëm lajkatarët e tij (dikur, përulësa dinakë të mjerë), të cilët ishin shpirtkameleonë e hilegjinj: u përpoqen ta përbalitin e mohojnë, kështu, duke mohuar edhe vetveten… Kombin dhe Atdheun e vet, historinë e tij pesëdhjetëvjeçare…!!! ( Ja, shembullin më të mirë në botë e kemi: AMERIKËN; AMERIKA kurrë asnjë kryetar të vetin nuk e shau as nuk e shanë… Dhe, asnjë periudhë të historisë së vet në përpjekje për DRITË nuk e quan “ERRËSIRË”…!!! Mjerisht, siç veprojnë që mbase 20-vjetë disa shqipfolësa “prijësa” të quajtur: disa “shqiptarë”… e disa “kosovarë”…!!! O Zot, deri kur kështu?! Na bjerë në mend dhe na VETËDIJESO… O ZOT!
Shqiptarët-SHQIPËRIA: duhej të vepronte ( vepronin) për t’u demokratizuar sipas shembullit të Sllovenisë… e jo, sipas reçetave (të hapta, e më shumë të fshehta-dinake-sekrete…) të Ruso-Serbo-Greqisë: që ua impononin disa shqiptarëve… o mendje-lehtë… o mendje-prsishur…!!!)… që deshën t’ua fusnin nën lekurë modelin e përgjakshem të Rumunisë…! E, pastaj, t’i fërkojnë duartë e të thonë: “Ja, se kush janë shqiptarët…!”
Eh, sikur bota… fuqitë e mëdha… të ishin më të drejta… të vepronin me Drejtësi…. Me atë ditë: që Enver Hoxha para 81 partive në Moskvë të Rusisë ia rrahë tavolinën Hrushqovit e i thotë: - Tërhiqe fjalën…! Dhe, pastaj… edhe i tregon se ku ta fus… Pra, e paralizon Hrushqovin… Dhe, trimërisht me qëndresë e guxim iliro-shqiptarë Rusisë i thonë: - Kthejë gishtat nga ke thembrat… ! Ik nga Shqipëria! Ne Shqiptarët: jemi Këtu, Zotër Shtëpie. Pra, jo vetëm që e përzuren , por…madje, ia ndalën edhe gjysmën e nëndetëseve... Andaj, që nga ai veprim i Enver Hoxhës, i asaj Qeverie, i atij Shteti Shqiptar ( të NënëSHQIPËRISË tonë KRENARE ), jo vetëm shqiptarët në tërësi që është dashur ta përkrahin Enver Hoxhën, por është dashur edhe AMERIKA WASHINGTONIANE të ia shtri dorën Enver Hoxhës dhe SHQIPËRISË SKËNDERBEGIANE dhe të na përkrahë sinqerisht ne Shqiptarëve… ( Dhe, jam i bindur, që më shumë është dashur të ndikojë ai qëndrim i tij ( i Enverit ), atëbotë, që të intersohet Amerika: për ne shqiptarët… se sa të gjithë ne të tjerët çfarë kemi bërë më pastaj, e deri më sot…( Për këtë, herët a vonë, koha do ta vërtetojë… Do të flasë… një ditë… edhe vetë AMERIKA; sepse, AMERIKA e themeluar: me besim në ZOT ( madje, edhe Kushtetutën e ka të përpiluar me të Drejtën e ZOTIT: për Pavarësinë e Njeriut… për jetë Dinjitoze e të Lumtur: që të Mendojë e Veprojë për MIRË - me MIRËSI e DREJTËSI… përVete dhe për të Tjerët…Secili njeri…)
Andaj, as unë as Selmani nuk pranuam të hyjmë në asnjë parti, që së pari s’është e themeluar me Besim ZOT, në Drejtësi dhe për RIBASHKIM Kombëtar e Territorial me NËNË SHQIPËRINË Etnike në RRUGË DRITE…; Pra, i mbetëm besnikë Organizatës tonë ( LRBSH-së) – në RRUGË RILINDSORE… që në asnjë moment as situatë nuk jemi tërhequr prej këtij IDEALI, as me mendim, as me veprim…Madje, unë, edhe me poezi… aq sa kam ditur e pasur mundësi: me mendje-zemër e shpirt, gjithnjë, me ndihmën e Zotit-Një: kurrë s’jam larguar nga ky Synim-IDEAL GjithëKombëtar dhe, kurrë s’kam për t’u lraguar derisa të frymojë i gjallë… ( O edhe në atë të amSHueshme JETË: SHpirti im do të rrezatatojë daSHuri-DRITE… për NËNË SHQIPËRINË ETNIKE );
… po, po… përderisa të frymëmojë JETA NJERËZORE në këtë botë… kështu Mendja-Zemra e Shpirti nga thellëstë ma thotë… edhe në një pikë gjak… edhe në një pikë lot… Dhe, për çdo gjë të mirë që kam bërë në jetë, si edhe për çdo të mirë që, në dashtë ZOTI, që mund të bëjë edhe tash e tutje… të gjitha ia dedikoj dhe e falënderoj Krijuesin tim – ZOTIN NJË; Atij i qofshim falë, që na ka falë: (n’) SHQIPËRI, Shqipoi e Shqipe… SHqiptarë e SHqiptare… që nga I pARi Ynë (A+H e A+E) = THOTI… Bardhyli…Triteuta…Agroni…Teuta…Genci… Gjergj Kastrioti-SKËNDERBEU… Ismail Qemali – VLORA… e deri: te Enver Halil Hoxha - SHQIPËRIA… e: në V-a-zh-d-i-m-ë-s-i . . . me Adema e Zahira… Fehmia e Xheva… O: të gjithë… të gjithë…me VVETËVENDOSJEN në bAllë… me plot Ilir(ë)…Ilire…Ilira… RRUGËVE RILINDSORE - për në RRUGË DRITE… për ta (Ri)bërë: ShtetPlotë - me KURORË - Nënë SHQIPËRINË ETNIKE.
…Por, mjerisht, udhëheqësit e sotit: në çdo pikëpamje janë duke na përbaltë… me hile-tradhtare… me korrupcion të lartë…!!! Epo, udhëheqsit e Kosovës, udhëheqsat e mjerë… në vend se Bacës Ali t’i bëjnë NDERIMIN e fundit duke marrë edhe vetë pjesë në atë varrim…( edhe ti Fatmir, edhe ti Hashim, edhe ti Hajredin, edhe ti Jakup… edhe shumë të tjerë…) Hej, Ju me këtë rast u bërët edhe më të mjerë…!!! Kjo tentativë burgosje e Albin Kurtit (Liderit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ishte krah-për-krahë, me në ballë Adem Demaçin – Ideologun e gjallë, në atë varrim madhështor ( në NDERIM të Bacës Ali ); e – Ju, o të gjorë: iu turret masës me të armatosur polici…!!! Turp! O të mjerë! O… Por, unë mendoj, mbase jeni të tillë, me këtë rast: e bërët edhe më të pavdekshëm Bacën Ali. E bërët edhe më të fortë e largpamës Bacën Adem. E bërët edhe më të madh Albin Kurtin. I bërët edhe më të fuqishëm të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! si edhe të gjithë simpatizuesit e tyre – e Lëvizjes… a n e m b a n ë . . . kush ka: Mendje-(Z)emër e Shpirt dhe është Shqiptar e Shqiptare… O, të gjithë ata që e duan sinqerisht (me besim në ZOT): Kombin-Atdheun – (I)LIRINË dhe Ribashkimin e plotë të NËNË SHQIPËRISË ETNIKE. PO. U bërën edhe më të fOrtë.U bëRëm edhe më të Vetëdijshëm dhe të bindur: se, e Drejta është në anën tonë. Sepse, Amerikën dhe Gjermaninë, këta Dy miqë tanë, i kemi në Ndihmë të Vërtetë; në qoftë se edhe Ne Vetë vazhdojmë të jemi të VENDOSUR e të VËRTETË - për FITORE të PLOTË ( qoftë, edhe me një sakrificë edhe më të madhe se atë që e përjetuam deri më sot…); sepse, kjo: E DREJTË e jona legjitime, me VETËVENDOSJE - për Ribashkim me NËNËN tonë SHQIPËRINË: - është edhe në të mirë të strategjisë së këtyre Dy shteteve Mike – për ta pasur plotësisht në dorë Evropën; pra iu duhet: jo Një Shqipëri copa-copa…! E ndarë… e përçarë… Kokë-Komb e Tokë… !!! Por, NJË SHQIPËRI Etnike- Natyrale – Shtetplotë, e FORTË ( me mbase 15-miljonë shqiptarë); Sepse, logjika e Shëndoshë kështu e thotë: Miku i Fortë e i Vërtetë - e DO(N) ta këtë: edhe Mikun të Fortë e të Vërtetë… Dhe, vërtet, këto Dy Shtete më të fqishme në botë, nëse arrijnë të mos bien pre e hileve dinake-përfide- mashtruese të Evropës-dhelpër dhe të RusoSerboSllavizmit gllabërues gjenocidialë të pangopur dot…(!)… e që, këta uzurpuesë të përdalë ( dihet qartë): vetëm FRIKA i ndalë… Andaj, siç i dha Urdhër NATO-s TrimUrti Presidenti CLINTON - që Serbisë t’i thotë: STOP! Dhe… ta bombardojë Serbinë… që ishte njësoj sikur ta bombardonte Rusinë! ( Dhe, këtë e bëri që nga 24 Marsi i ’99-tës, pra 78 ditë e net me radhë… dhe, askush nuk mori guxim e t’i dalë përballë e, t’i kundërvihej… Të gjithë i futi në binarë… Satano-Serbinë e bëri të dështojë me turp e, të ikën… drejt Shumadisë… me bisht ndër shalë…!!! Ja, ky ishte i Nderuri President Bill CLINTONI ( personalitet, ashtu si Babai i Amerikës - Xhorxh WASHINGTONI ): që s’iu tremb syri dot me Besim në ZOT e NJERËZI… që edhe Ne – Populli Shqiptar të gëzojmë Ribashkim Kombëtar e Territorial… të gëzojmë (I)LIRI në Gjirin e NËNËS SHQIPËRI: Shtetplotë, Etnike, në RRUGË DRITE… e, - JO: si KosovO Ah-ti-sar(m)çe-titiste…!!! Por, si KOSOVË ILIRO-SHQIPTARE NË RRUGË DRITE…Prandaj, unë mendoj e besoj: që Amerikë e Gjermani, me përvetësimin e Botës Islamike (në mënyrë Paqësore-Mike… ) si dhe - me Ndihmë të Plotë ndaj Shqiptarëve dhe SHQIPËRISË Etnike (që, edhe - e Meritojmë Një Ndihmë të tillë: me të gjitha Faktët Historike-Gjeografike e Gjithnjerëzore); …megjthatë, sërish, po e themë: se më së shumti: Kjo Fitore Varët prej Nesh – Shqiptarëve, nëse vijmë në mend… e krijojmë QËNDRIM UNIKË, Rregull e Rend… Kuptohet, në dashtë Zoti. Dhe, PO. ZOTI deshti e na ndihmoi e shtoi…O, secilën herë: shumë e më shumë na shtoi… edhe nën robëri…( siç thotë me një poezi poeti Adem Istrefi, përafërsisht kështu: “Ne populli shqiptar jemi si një livadh ku sa më shumë e kanë kositur - aq më shumë ka mbi’ e është rritur…” ) Pra, ZOTI NJË, (Atij i qofshim falë!), se - përmes Nënës Shqiptare: na shtoi e ruajti… dhe, në fund, na e bëri Mike Amerikën e Fortë – Prijëse në b o t ë . . . Andaj,Vëllezër e Motra, a pak ndihmë e madhe është Kjo: nga i Lumi ZOT? Eh, me dashtë Zoti, e sa më parë: për t’ia dërguar mendjen Amerikës dhe Gjermanisë (që sikurse u Ribashkua Ajo Vetë…Gjermania, që e rrënoi Murin – gjarpër të zi… i cili i ndante… Mes-pr-Mes…!!! ), të na ndihmojnë edhe Ne Shqiptarëve t’i rrënojmë kufinjtë gjarpinj të zi… që na përçanë… e na e ndanë copë-copë…Ar(b)dheun tonë të bukur - NËNË SHQIPËRINË! Pra, Amerika dhe Gjermania ( me Dijet-Drejtësitë-Fuqitë dhe Mjeshtritë e Veta ): me ZOR të na RIBASHKOJNË, madje, edhe pa na pyetur FARE… Sepse, edhe para: Një Shekulli… kur na kanë ndarë e copëtuar… Fuqitë e Mëdha…s’na kanë pyetur Fare! Pra, atëbotë: kanë bërë krim e PADREJTËSI të madhe… e, sot - do ta bënin të kundërtën… që është: PAQE dhe DREJTËSI e quar në VEND… Andaj, ky PËRMIRËSIM e kjo DREJTËSI e Vërtetë: jo vetëm në Gadishullin BallkanikILIRIK dhe në Evropë - por edhe në BOTË do ta krijonte Një PAQE të RE dhe Një REND të RI botëror për të MIRËN e gjithë NJERËZIMIT… ( nën këtë QIELL: me Diell, Hënë e Yje… mbi këtë ATËDHEBOTË të përbashkët e të bukur për tërë NJËRËZIMIN… Por, kupthet: secili në Hisen e Vet…) E, nëse ky Ribashkim i Shqiptarëve dhe i Troje Tona (Viseve të Shqipërisë Etnike) s’u pëlqen edhe disa shqipfolësve titistë apo evropianë… së bashku me “sivëllezërit e tyre karpationë të Serbisë gjenocidiale…- lë të strehohen-“freskohen”… në malet e Shumadisë…!!! ( Oh, jo, jo… Unë, këtë për shqiptarët…po e them vetëm nga mllefi e hidhërimi, sepse, mendja-zemra dhe shpirti nuk ma thotë dot: që asnjë shqiptar e shqiptare të ta lëmë në anën e armikut…
O Zot! Kur do ta ribëjmë Shtetplotë Nënë Shqipërinë Etnike: më s’do të këtë shqiptarë kundër shqiptarëve… më s’do të jetë shqiptari armik i shqiptarit… O ZOT! Do t’i mbyllet dera tradhtarit e tradhtisë…! Do t’i lulëzojnë lulefushat tona me lulet më të bukura që nuk vyshkën kurrë (në gjirin e Saj) NëNë SHQIPËRISË; për Ty e në Ty, O NËNË SHQIPËRIJONA, DASHURI mbi çdo DASHURI… që nuk njehë pleqëri…
***
…O, më fal, vëlla Sheremet, se e zgjata tepër… Po, populli thotë: “Ku dhemb dhëmbi – shkon edhe gjuha…” Po këto, or Vëlla, janë dhembjet tona të mëdha… që po na i shkaktojnë edhe shumë dhembje të tjera… që vështirë se mund të numërohen…!!! Por, meqë jam në Amerikën mike ( që na ndihmojë dhe po na ndihmon: që nga Presidenti Vilson, e më se shumti nga Presidenti Cilnton e Bush (që nga i Vjetri - e deri të i Riu ) e, dashtë Zoti, tani edhe nga President Obama: ta kemi ndihmën, ashtu siç vepruan paraardhësit e tij!); andaj, si e theksova më lartë, mu për këtë, këtu – në Amerikë e ndjejë veten pakëz më lehtë…edhe në këtë mërgim të shkretë… që po e përjetojë e përballojë: duke u përpjekur që vazhdimisht të jem i qëndrueshëm, si edhe të jem një xix(ë) d-r-i-t-e më shumë… për KOMB e AR(B)DHE tonin dhe për tërë NJERËZIMIN – NJERËZOR. Pra, kjo IDE (IDEAL) po më mba gjallë dhe po më bën të FORTË: sikurse edhe JUVE, o Vëllezër e Motra të DASHUR, kudo që jeni në TROJET Tona Iliro-Shqiptare, si edhe a-n-e-m-b-a-n-ë n-e-p-ë-r b o t ë . . .
***
… Andaj, vëlla Sheremet dhe ti motërza e vogël Blertë, po iu them haptas dhe shpirtërisht: unë për veten time, sikur të kisha pasur kushte për jetesë në Kosovën-(Z)emërjonë dhe një shtëpi – kulm mbi kokë…Kurrë s’do të rrija në mëgrim… Por, mjerisht, askush nga udhëheqësia aktuale e Kosovës as nuk më thirri, as nuk më afroi punë as kushte për kthim, edhe duke ditur qëndresën dhe idealin tim të pathyer dot -gjithnjë në shërbim të Çështjes së (I)LIRISË së Kosovës dhe të Ribashkimit të Saj me NËNË SHQIPËRINË ETNIKE, ashtu si me qëndrim, si me veprim, si me poezi… duke flijuar jo vetëm vetveten: rininë-pjekurinë-pleqërinë time, por edhe tërë familjen… në kushte të rënda ekonomike- varfërore me një kasolle përdhese-murplasaritur… gati kah rrëzohej e plotë lagështirë… ( unë dhe shoqja, Hana, me katër fëmijë, jo me shëndet të mirë… madje, unë vetë, më shumë i sëmur… nga pasojat e burgut dhe varfërisë… por, gjithnjë duke ia lënë fajin robërisë… Por, sot?! Udhëheqsat e Kosovës… duke filluar nga Fatmir Sejdiu, Jakup krasniqi, Hajredin Kuqi e të tjerë…të cilët i njohë dhe më njohin shumë mirë…( ndërsa, me Hashim Thaçin, nuk më kujtohet se kemi ndejur ndokund me të, vetëm pasi u sfhaq në mjetët e informimit si Komandant i UÇK-së, e sidomos në ekranët telvizive: m’është dukur disi e njohur ajo fytyrë e tij: që nëse nuk më mashtron mbamendja, në një tubim për Çështje Kombëtare në Medresën ALAUDIN të Prishtinës duke u përshëndetur me disa shokë, jam përshëndetur edhe me të e, që më tha: “Hajde Baci Zeqë, ku je? Ti duhet me vdek për Çështje të Kosovës…” Edhe unë, siç i thonë një fjale n’popull - ia ktheva n’këmbë e dorë: - Mirë e ke, por mos iu duhet ende Baca Zeqë, ju të rinjëve, për ndonjë këshillë…? Andaj, ajo fytyrë më ngeli në kujtesë… Ndoshta, mund të këtë qenë ndokush tjetër, por parafytyrimi i mendjes sime më thotë: se ai ishte… Zoti e di…! ) Megjithatë, jo vetëm këta që i përmenda por edhe shumë të tjerë… të gjithë me moshë më të rinj se unë e, që më thërrisnin: - Baci Zeqë, në shenjë nderimi dhe që ma dëgjonin fjalën, mendimin dhe këshillën me shumë respekt si veprimtar, poet e shok ideali për të gjithë atdhetarët patriotë shpirtërorë, të vjetër e të rinj…Po! Përderisa, disa… si këta që hypen… e, si hypen… në pushtet…(!!!...)… e, pastaj… harruan krejtë… Dhe, jo vetëm mua… Bacën Zeqë…( që, siç ishte: Fatmir Sejdiu, jo vetëm që më quante shok ideali, që punuam së bashku me vite në gazetën “Bota e re”, por edhe isha njeri i respektuar i tërë familjes së tij, e në veçanti i babës së tij, Nexhmiut ( bashkëveprimtar i mësuesit dëshmor, i patriotit të mirënjohur Shaban Shala , jo vetëm i Llapit - por i të gjitha Trojeve Etnike Shqiptare, që në vitin 1963, një ditë pa e kryer dënimin, UDB-a serbokarpaione e mbyti me tortura në burgun e Prishtinës; e që një shok i yni, atëbotë, ishte duke punuar në spital infërmjer, pra,ai, Tefik Sahiti – Kahrimani ( antar i LRBSH-së) e kishte dëgjuar trimin, Shaban Shala,të dera e spitalit në “Maricë” duke u bërtit udbashëve kriminelë: “Xhelatë! Egërsira… ju mua mund të më mbytni… po s’mund ta ndalni Kosovën të bashkohet me Shqipëri… O, heeejjj… Kosovë e Çamëri janë SHQIPËRI! Jaaannnnëëëë… SHQIPËËËRIIIIIIIIIIIII…. ( thërriste Shaban Shala, mësuesi patriot i Letancit… i Llapit… i Kosovës… i Çamërisë… i Nënë SHQIPËRISË ETNIKE… për në RRUGË DRITE…) Pra, edhe Nexhmiu, baba i Fatmirit, edhe axhallarët e tij Shefkiu,Fehmiu e Fahriu kishin respekt të madh ndaj meje, si edhe unë për ta…(Madje, Fatmiri, atëbotë, më kishte edhe këshilltar personal – familjarë… Ai e di më së miri këtë…) Gjithashtu, me Hajredin Kuqin më pat njohtuar një Emin Berisha ( një shok i imi dhe bashkëvendas i Hajredinit; Emini e kishte qebaptorën e vet afër Skollës së mesme teknike “19 Nëntori”, në anën e majtë – aty ku ndahej rruga që shkonte kah Gërmia dhe ajo rruga e Proleterit - që shkonte kah Kolovica…) Pra, Hajredini i kishte thënë Eminit – se kam dëshirë të takohem me Zeqirin… Dhe, një ditë Emini, në qebaptorën e vet, na bashkoi dhe na njohëtoi mua dhe Hajredinin. Dhe,Hajredini ( po atë vit ) si student i aftë që ishte - ishte zgjedhur Kryeredaktor i gazetës studentore “Bota e re” (ku edhe unë kisha punuar dikur…) dhe që të dyve na pëlqeu muhabeti… Pra, që nga ajo ditë, atëbotë, u bërëm miq të mirë – shokë ideali… sepse kishim mendime identike të përbashkëta… dhe, duke biseduar për Çështjen dhe situatën aktuale, i pëlqenin shumë mendimet dhe idet e mia…Andaj, i thash: se të gjitha këto që i biseduam i kam të shënuara në një opinion-koment timin, por as gazeta “Bujku”(RILINDJA) ku isha vet gazetar duke punuar në të, zotërinjtë redaktorë (demokratë të moderuar titista nuk po ma botojnë; gjithashtu edhe atyre të “Zërit’ të rinisë ua kam dërguar dhe, nuk ma kanë botuar…! Hajredini me plotë bindje më tha: - Ma sjellë mua, unë ta botojë në “Botën e re”! - Por, me një kusht i thash, - ashtu si është, pa asnjë ndryshim…- Po, - tha – pa asnjë ndryshim; unë i kam lexuar disa punime tuajat, më pëlqejnë shumë; andaj, edhe kisha dëshirë të njihemi dhe të bisedojmë… Pastaj, të nesërmën ia solla punimin, aty – te Emini; - Pas tri ditësh del gazeta, ( të Hënën, në mëngjes do ta kesh të botuar në “Botën e re” këtë punim të mrekullueshëm… Të them të drejtën u gëzova; jo vetëm për botim të punimit, por më shumë që më la përshtypje si djalë i mirë, i ditur, i vendosur dhe me ide kombëtare. Dhe, pa pritur e kujtuar, të dielen pas dreke duke u kthyer nga puna (RILINDJA), doli Emini në derë e më thirri: - Baci Zeqë, kthehu pakëz e rrimë se edhe Hajredinin e kam këtu… U ktheva . U përshëndetëm me respekt, kurse Emini edhe këtë herë na e kishte përgatitur një drekë të mirë, përveç qyfteve që i përgatste shumë mirë, kishe sjellë edhe birra dhe një pulë të pjekur… Por, Hajredinin e vërejta diçka si të brengosur… -Hë…?- i thash, - çfarë ka të re? - Baci Zeqë, - me tha, - po më vjen shumë keq, po gazeta nuk del nesër… Sepse, mbrëmë pak para se ta dorëzojmë në Shtypshkronjë policia serbe (udbashe) na ka hyrë dhunshëm në Redaksi dhe na e ka marrë materialin e gazetës, ashtu komplet… - Hajr e bëftë Zoti! A mos po presim diçka më mirë prej tyre…?- i thash unë. -Më se keqi po më vjen për punimin tënd… se ne.. përsëri do ta përgatisim atë numër të gazetës për javën tjetër… foli Hajredini pakëz i çliruar nga fjalët e mia.- Nëse je i vendosur ta botosh punimin tim, unë e kam kopjen, ta sjell, këtu – te Emini; ( Hajredinit i qeshi fytyra…ndërsa, Eminit si gjithherë i rrezatonte fytyra mirësi…për muhabetin tonë të mirë e vëllazëror; sepse ishte një-burrë trim dhe atdhetar në shpirt, biri Veli Berishs, i një familje patriotike, për të cilin nuk di më asgjë…! Andaj, kam drojën… se… ishte i një fshati me Mendjendriturin dhe Zemërtrimin Mr. Ukshin HOTIN ( Legjendën e LEGJENDAVE, që aq sa ia kishte drojën Sataoserbia – aq edhe e injoruan shqipfolësit hilegjinj-titistë…e, që edhe sot kjo Qeveri “kukullë”e ka lënë në harresë…E, dihet: se çfarë krimi dhe tragjedie bërën okupatorët serbobarbarë në farefisin e tij… në fshatin e tij, në Krushën e Ukshin Hotit, në Kosovën legjendare…( të kësaj: më shumë se gjysmë SHQIPËRIE… ende të pa(Ri)baSHkuar… me Nënë SHQIPËRINË ETNIKE!); por, gjithnjë: në përpjekje mbiShekullore për t’u RibaSHkuar… nga Rilindës Ideologë e Veprimtarë… që nga Vëllezërit Frashëri: Abdyli-Samiu-Naimi e Ymer Prizreni e Sylejman Vokshi…e Hasan Prishtina e Idriz Seferi… Bajram Curri e Azem e Shotë Galica… e deri te Metush Krasniqi – Dajkoci, te Mulla Ramë Govori, te Gjon Sereçi, te Vëllezërit: Kadri e Ramadan Halimi, te Ali Aliu – Presheva, te Marije Shllaku, te vëlla e motër: Xheldin e Hyrie Hana, te Shaban B.Shala,te Adem Demaçi, te Fazli Greiçevci, te Kadri Kusari, te Shefqet Deçani, te Selman E. Berisha, te Rexhep Emazi, te Abdyl Lahu, te Hilmi Rakovica, te Ahmet Haxhiu, te Xhafer Mahmutxhiku, te Abdyl Q.Berisha… te vëllezërit: Ismail e Osman Dumoshi… o te… të gjithë patriotëve e patrioteve... që i kam njohur e s’i kam njohur… kudo që ishin në Trojet tona Shqiptare e nëpër botë…Dhe, pastaj: edhe prej gjeneratës së Vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka… e deri te: Ukshin Hoti, Xhavit Haziri, Shaban e Hamëz e Adem Jashari, Zahir Pojaziti,Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Fehmi e Xhevë Lladrovci… si edhe i të gjithë… Ilirve dhe Ilireve… të kësaj Toke Iliro-SHqiptare THOTIANE… I krijesave të pArA n-j-e-r-ë-z-o-r-e në fytyrë të TOKËS… të krijuara nga ZOTI NJË – Krijuesi i bOtës… dhe i GjithëGjithësisë !!!)
***
… Por, ku e lash rrëfimin, pra, ta vazhdoi shkurtimisht:Hajredini e mbajti fjalën si burrat dhe javën tjetër puninimin tim: “POPULLI KURRË S’I THA: JO SHQIPËRISË” u botua në një faqe të plotë të gazetës tonë të çmuar“Bota e re” – që ishte një Abetare KOMBËTARE për studentët dhe RININË tonë shqiptare, të zgjuar patriotike-krenare…Aty, në atë shkrim timin: “POPULLI KURRË S’I THA: JO SHQIPËRISË”, mes tjerash, i kisha bërë vërejtje Projektrezolutës për KUSHTETUTËN e SHQIPËRISË, që ato ditë ishte botuar edhe në gazetën “BUJKU” (RILINDJA) për diskutim… Dhe, me çka,unë, atëbotë që kisha përcjellë shtypin shqip, askush nuk dha kurrfarë sygjerimësh… as vërejtje… thuajse, s’ka të bëjë fare me Çështjen tonë gjithShqiptare?! Madje, as Akademia e Kosovës… dhe, po, edhe Akademikët e saj nuk shkrujtën as nuk dhanë asfarë propzimi e sygjerimi…!!! Pra, megjithëse, nuk isha kompetent as profesionist për këtë degë shumë me rëndësi gjithëKombëtare, mora guximin me (Z)emër Shqiptari e shkrova vetë duke i kritikuar kompetenët: Përse nuk shkruajnë… e, heshtinë!!!
Por, çka? Për çudi të Çudisë!!! Të gjithë këta…Ja! Qe…ia ndërruan kahjen Çështjes Gjithkombëtare… Pra, edhe Hajredini, i cili që nga fillimi ishte zëvendësKryeminister i Hashim Thaçit! Pra, edhe Hajredini u pajtua me një Kushtetutë Ah-ti-sar-(m)-çe…!!! Dhe…e harroi atë punimin tim që i pëlqeu shumë dhe e botoi në “Botën e re” e, që me atë punim-vështrim: në tetë (8) nenet e para – pika: i bëja vërejtje ProjektKushtetutës së Shqipërisë; e që, unë, e kisha dhënë propozimin: që në Kushtetutën e Shqipërisë të hyjë e Drejta e Ribashkimit Kombëtar e Territorial… si dhe me: një indinjatë shpirtërore i kritikoja intelektualët e lartë profesionistë e, në veçanti: dy Akademit tona (Tiranë-Prishtinë) që heshtnin si mumje të gjalla e nuk e thonin asnjë fjalë…!!! E, më dilte rend mua të merrem me Kushtetutën! Sepse, e ndjeja thellë në shpirt se po mbetej një zbrazëtirë e madhe, e thellë, e pariparuar… e papërmirësuar… Sepse, Gjermania Perëndimore – Gjermanin Lindore (gjysmën e Vetë) njëzetvjetë (20) më përpara se të rrënohej Muri i Berlinit e kishte futur në Kushtetutën e Shtetit të Vetë- të Gjermanisë së plotë! E shqiptarët tonë (Historianë e AKADEMIKË…) HESHTNIN!!! Pra, tashti po hesht edhe Hajredini, i cili, siç po shihet, jo vetëm që më harroi mua, po sigurisht e ka harruar edhe bashkëvendasin e vet, Eminin…! Po, po…më harroi edhe Jakup Krasniqi, i cili kishte një respekt të veçantë ndaj meje: edhe që isha poet i Ribashkimit dhe i burgosur politik para tij, si dhe që isha shoku më i ngushtë dhe i dashur i penës dhe IDEALIT me Fazli Greiçevcin, Poetin e Flamurit dhe të QËNDRESESË Shqiptare, të cilin udbashët satanoserbë e mbyten me tortura në burgun e Prishtnës më 17 gusht 1964; pra Jakupi ngushtohej kur fliste me mua nga respekti… Të parën herë me Jakup Krasniqin jam takuar në Manifestimin e rivarrimit të eshtrave të vëllait tonë të IDEALIT Fazli Greiçevcit, në vendlindjen e tij të dashur – Sankocin e Drencës Kreshnike, në atë tubim madhështor…( Jakupi, kur doli në binë – foltoren ( e improvizuar në atë bregore përballë Shkolle që mbante emrin e këtij Heroi të QËNDRESËS Shqiptare FLAMURTARE, mu si Shaban Shala i Llapit… të cilit: Fazliu, Azem Beqiri dhe unë ia kishim kushtuar nga një poezi për herozmin dhe QËNDRESËN e tij, e që të njëjtin fat, pra e pati edhe vëllai ynë Fazliu, që të mbetët Përmendore KRENARIE në Kujtesën e KOMBIT për JETË të J-e-t-ë-v-e . . .
Dhe, po…! Jo vetëm që më harruan mua në mërgim… por i harruan edhe dëshmorët e vjetër e të rinj.. I harruan edhe familjet e tyre në skamje-mjerim… e harruan edhe popullin që ua dha votën… O, e harruan… e harruan edhe Zotin…!!! Por, s’i harruan familjet e veta… klanet farefisnore… biznesore… Vrapuan me t’madhe për pasurim… Jo, jo… edhe “vëllezërit” e tyre serbë nuk i harruan… I thirren për kthim… iu siguruan punë e kushte për jetesë… Iu ndërtuan shtëpi… madje, edhe lagje… komlplekse… iu falën traktora… dhe me nga dhjetra mijëra Ero…dhurata… Po,po… edhe disave prej atyre me duar ende të përgjakura… nga gjaku ynë shqiptarë…!!! O ZOT! Po kështu… dikund tjetër… në bOtë… a ka ngjarë sikur në Kosovën tone “Shtet Sovran e të Lirë…”!!! Dhe, po…! Filluan edhe emrat e heronjve tonë kombëtarë t’i heqin nga shkollat dhe t’i zëvedësojnë me emra të gjyshërve të vet… të cilët vetë i veshen me merita patriotike dhe i shpallen heronj…!!! Dhe, më në fund, andaj…thash me vete: - O Zot, shyqyr që m’harruan të tillët! Të tillët…që edhe Zotin e harruan! Oh, po…e harruan… e harruan edhe tërë popullin në pritje e në mjerim… E, këndej: në Emër të Zotit e popullit… e të gjakut të shenjtë të Dëshmorëve… flasin para zgjedhjeve… e në çdo tubim-manifestim… sa për mashtrim… O Zot! Bjeri në mend, aminë! )
… Dhe, po…atëbotë, në atë tubim-Manifestim për Vëllain Fazli, Jakup Krasniqi dhe Mehmet Hajrizi, ato ditë vetëm sa ishin liruar nga burgjet serbosllave… dhe kur e morën fjalën në atë manifestim nuk harruan pa më përshëndetur edhe mua, poetin e ribashkimit dhe shokun e penës dhe të idealit të Fazliut – Flamur Qëndrese dhe Krenarie Kombëtare.
***
… Dhe, ç’është edhe më interesant…! Menjëherë pas luftës… në fillimin e vjeshtës së parë të KOSOVËS (Z)emërjonë, që për herë të parë merrte frymë lirisht pa satano Serbinë mbi kokë… në qytetzën Bronx të New Jork-ut (të Amrikës mike) në zyret e “VENDLINDJA THËRRET”, nën udhëheqjen Shefki Mexhuanit, ku tuboheshin patriotët mërgimtar me zemra të zhuritura malli e dhembje për Kosovë e Çamëri… për të gjitha Trojet Shqiptare… për Nënë SHQIPËRINË ETNIKE; pra, aty afër, derë më derë edhe me zyrën e LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT, nën udhëheqjen e Ismet Berishës, një patriot fjalëmatur e qëndrim dinjitar, ku me VENDLINDJA THËRRET ishin në harmoni si një familje, që të dyja e kishin ndihmuar UÇK-në, luftën për LIRI e Ribashkim me SHqipni… kështu unë e di… me sa u informova… në atë mërgim të padëshiruar… me dhembje e mallë…në shpirt… e here-herë…edhe me lot(ë…)… në sy…. Megjithatë, nga ata vëllezër atdhetarë isha shumë i respektuar dhe e ndjeja veten si në një Shqipëri Etnike në miniaturë… me zemra e me fjalë Shqiptare… dhe me KUQ e ZI Flamur… Pra, aty u takova dhe u njoftova me vëllezër e motra nga të gjitha Trojet tona shqiptare: me atdhetarin dhe patriotin e mirënjhohur Ahmet Zherkën, me Shefki Mexhuanin, me Gjeneralin e Ushtrisë Shqiptare Skënder Doçin ( i cili i kishte ushtruar ata trima e trimëresha, shqiptaro-amerikanë, të BATALIONIT ATLNTIKU, që në mënyrë aq madhështore i erdhën në ndihmë UÇK-së në luftë kundër okupatores Serbi… që ia futen tmerrin në gji e në sy… asaj bishe të çartur…(!); e ne popullit shqiptar: na e shtuan shpresën dhe krenarinë… Pra, na shtuanënderim e krenari para gjithë botës…); po… aty u takova: edhe me shumë atdhetarë, njerëz të mirë e patriotë veprimtarë: si me Hysni Sylën ( Komandant I BATALIONIT ATLANTIKU, me vëllezbrit Naim e Qazim Çelaj, me Tom Mrijan, me kolegun Naim Balidemaj, ( djalin e Veprimtarit dhe të Patriotit të devotshëm Rexhep Balidemajt, me të cilin edhe kishim punuar së bashku në Redaksinë “Bota e re” – gazetë studentore në Prishtinë ) si dhe me Isuf Greiçevcin ( kusheririn e vëllait Fazli, baba i Ardianit – Gjyshit, ushtarit të Batalionit ATLANTIKU ), poashtu edhe me Skënder Gashin, kolegun e Isufit dhe timin, karatist I njohur e këtu në Amerikë ( në qytetzën Bronx, afër zyreve “Vendlindja ttërret” e kishte një ëmbëltore “RISHTINA” ku bçte byrek shumë të mire me aromë Kosove, aty tuboheshim ne, këta shokët si dhe me Tomë Palokën, publicist, shkrimtar dhe themelus i revistës “Trojet tona” që botohej në Amerikë; poashtu edhe me atdhetarin, patriotin e devotshëm Mustafë Hencin, për të cilin më pat folur kusheriri im Nazif (Arif) Gërvalla, që ishte shok ideali me Mustafën si dhe me patriotin mendjendritur, të mirënjohurin në mërgatën amerikane dhe në udhëheqësinë e Amerikës, pothuajse sikurse që ishte FanNOLI I i njohur me veprimet e tij diturore-patriotike – poashtu, edhe Luan Gashi, ishte i tillë, më vonë…(Pra, edhe kusheriri, Nazifi, me Mustafën e Luanin, meqë kishin qenë shokë gjimnazi në Prishtinë, kishin qenë edhe shokë ideali të betuar që gjatë tërë jetës: për të vepruar për Shqipërinë Etnike…); po edhe me shumë atdhetarë të tjerë mërgimtarë, që s’mund t’i përfshijë të gjithë me emra…
Pra, po dalë aty ku e pata qëllimin e rrëfimit në këtë çast… po në atë zyre të VENDLINDJA THËRRET: erdhën një ditë për vizitë: edhe Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi dhe Ahmet Shala; Ahmet Shalën nuk e njihja, e shihja për herë të parë. Së pari u përshëndeta me Jakupin e Mehmetin e pastaj edhe me Ahmet Shalën, që rrinte si më serioz dhe si ftohtë… Megjithatë, unë me të tretë, thuajse njësoj u përshëndeta ngrohtë me mallë mërgimtari… Sepse, shifeshim pas gjithë atij tmerri të luftës… e të Ferr Bllacës… që e përjetuam… tmerrësisht…edhe më zi… se në FERR të Dantos… kush e ka lexuar…? E, o ZOT! tjetër ishte me të lexuar… e tjetër me të sprovuar… e përjetuar… fizikisht dhe shpirtrisht…!!!... Hej, vetëm ai…apo, ajo… vetëm ata që e kanë provuar e përjetuar… mund ta dinë… ç’ishte Ferr Bllaca…!!! O ZOT! Kurrë më një Ferr të tillë, jo vetëm populli im, pa asnjë popull i botës…MOS I raftë ta përjetojë…!
Pra, edhe aty, në atë pritje… në “Vendlindja thërret”, kur e morën fjalën Jakupi dhe Mehmeti (dy kolegët e mi të burgosur politikë, e tani udhbheqsa të Kosovës së lire - pa shkije mbi kokë…) mes tjerash, çfarë folën…më përshëndetën edhe mua, me emër e mbiemër, në shenjë respekti dhe folën fjalë të mira duke më quajtur: - poeti ynë… dhe… dhe thanë: “ se da ta marrim me vete në Kosovë…!” ( Eh, - thash me vete: ndihmo I MADHI ZOT! Athua e e kanë megjithë mend? Dhe, ua prita menjëherë, pa u haendur fare: - Veç a jeni asi burrash të fjalës…?... )
Por… ata, të dy, që të mos them të tre… sepse, me Ahmet Shalën: nuk i isha njohur me të kurrë më parë, andaj edhe prej tij s’kisha çfarë të shpresojë… kurse me Jakup Krasniqin dhe me Mehmet Hajrizin e Strofcit njiheshim shumë mirë, madje te Mehmeti kisha qenë edhe në shtëpinë e tij; gjithashtu me axhën e tij, Zenel Hajrizin, që në burg e quanin Zenel Strofci; pra Zeneli ishte një burrë atdhetar dhe patriot i flakët, gjithnjë me një buzëqeshje njerëzore në fytyrë, që më ka ngelur në kujtesë si shëmbulltyrë e njeriut që rrezaton për mirësi… Andaj, edhe e theksova… dhe po e vazhdoj edhe me ca fjalë-kujtime… Pra, Zenel Strofci, Beqë Varoshi dhe Hasan Dumani, këta tre shokë ideali të burgosur politikë, të cilët i takonin Organizatës ilegale të njeriut Mendjendritur e Shpirtbardhë Bacë Kadri Halimit, prijës I asaj organizate patriotike… ( që ishte një Urtak i pashoq dhe një enciklopedi e gjallë; që për çfarë të pyesish: kurrë nuk mbetshe prej tij pa përgjigje, madje edhe ata të pasionuarit e Fjalë-Ktryqeve… kur u koçiteshin për ndonjë fjalë… i thonin njëri-tjetrit: - Pyete Bacin Kadri! E Baca Kadri: ua jepte përgjigje e saktë; gjithashtu, edhe bashkëthemeluesi i Organizatës për Bashkimin e Kosovës me SHQIPËRI, kolegu I tij,Ali Aliu – Kelmendi (Presheva) kishte aftësi e dituri, e në veçanti për ekonomi…Pra, në Organizatën e Bacës Kadri bënin pjesë edhe Enver Tali, Amir Gashi dhe Hyrie Hana ( Xhemilja jonë “algjeriane” – shqiptare ), e cila asokohe ishte duke vuajtur dënimin në Zbellën e Pozharevcit ( në burgun e femrave), në të ashtuquajturën Jugosllavi e Titos, ku Prijësi ynë i ndritur Enver Hoxha, i pari ishte: që e parashikojë zhbërjen dhe shëmbjen e ngrehinës Jugosllavi Titiste-Kalë-Trojanë e më shumë si mashtrues nëpër botë… e më së shumti, për çudi(!)… në vendet arabe…!!! Pra, për Jugosllavinë e Titos, themeluar në themele të padrejtësisë… që kishte nisur të kalbej përbrenda… dhe, që i vinte era kalbësirë…!!!... Pra, Enver Hoxha: më së miri e hetoi dhe e definojë shkatërimin e saj, ashtu me turp e krime të papara…ashtu edhe sikurse i ndodhi në realitet… Jugo(serbo)sllavisë… titiste…!!!... që edhe e gjithë bota e pa atë tmerr… e ferr… e sherr… padrejtësish që ishin akumuluar si në një moçal ujëndyrë që nuk lëviz për mirë për t’u pastruar… andaj, shumë titistë ende nga ai ujë i ndyrë kanë mbetur të infektuar…!!!...
… Epo, si mund ta përmendja Bacën Kadri, që aq shumë i ka dashur të gjithë shokët atdhetarë, e në veçanti na ka dashur e nderuar: mua (Zeqirin), Rexhep Elmazin dhe Hilmi Rakoviën… Pra, ta përmendi atë, e të mos ia përmendi shokët…? E dij, që Bacës tonë të dashur Kadri, do t’mbetej hatri… edhe atje… në Parajsë… ( O ZOT, atij dhe të gjithë të tjerëve Atje… kjo përkujtesë imja…jona… me dritë prej ZOTI Shpirtrat e tyre i gëzoftë dhe I përqafoftë si përshëndetje nga kjo bOtë kalimtare… për në atë BOTË të PËRJETSHME ku, më në fund, të gjithë do të takohemi… një d(R)itë… )
…Ja, pra… gati harrova ta përfundoj rrëfimin e shkurtër për ata të tre… përkatësisht për ata dy shokët e mij Jakup Krasniqin dhe Mehmet Hajrizin, që Mehmeti më pat thënë një herë, në shenjë respekti se… - disa herë nëpër tubime… disa vetë më kanë thirr me emër Zeqir(!), se i përngjajmë njëri-tjetrit… e, unë, i pata thënë: - më e mira është që i përngjajmë me Ideal Kombëtar e Njerëzor… Dhe, po… ditën e fundit, në zyret e “Vendlindja thërret”: kur u përshëndetëm në ndarje… me të dytë, me të tretë…me Jakupin, Mehmetin dhe… Ahmetin, harruan… se çfarë premtuan…! Po.Fjalën e kam për Kupën dhe Mehon… Dhe, jo vetëm atë çast… kur u përshëndetëm… kur u ndamë… që harruan… por, atë ditë e sot… Sepse… Sepse, ata… që atëherë… kishin nisur ta harrojnë atë kryesoren që s’bën të harrohet dot; ndoshta… si kishin mbërri në pushtet… apo, edhe më parë…?! edhe pa Shtet…(!!-!)…tjetër rrugë kishin pas marrë…Po, po… kishin pas vendos të mbetën vetëm: kosovar(Ë)…!!! Po, po…atdhetarët –veprimtarë patriotë… tani: udhëheqësa, zotërij demokratë të moderuar evropianë… kanë harruar: Betim në Lëvzje…Betim në UÇK… Hej, kanë harruar edhe fshatin… edhe bukën e ngjyer në lëng…!!! Andaj, mirë është që m’harruan edhe mua… ( Ka mundësi, nëse unë shkoj para tyre… Atje… kun në fund shkojmë të gjithë… Jo vetëm që do të më kujtojnë… e sërish do të flasin mirë… por, edhe fotografitë e atij takimi do t’i publikojnë… ka të ngjarë…!!!...
Andaj,O ZOT! Tjetër ç’të them? Këthei: në RRUGË të MBARË… për SHQIPËRI e Shqiptarë… Se të gjithë vëllezër jemi… Shqiptarë… njerëz… Motra! Vëllezër! Shqiptar(e)… SHQIPËRI; ( o, aty ku ka DREJTËSI e LIRI… I gjithë njerëzimi… e gjithë bOta… janë Një MIRËSI – janë Një ATDHEBOTË BUKURI.
***
I nderuari Vëlla Sheremet, unë kam një konsideratë të veçantë për Ju, në bazë të fjalëve të mira për Juve që m’ka fol Sami Krasniqi ( nipi i Abdyl Lahut, – i shokut dhe vëllait tim të IDEALIT, siç ishin: Selman Elez Berisha (Bahtiri e Osmani - vëllai dhe kusheri i tij ),Azem Beqiri, Fazli Greiçevci, Rexhep Elmazi, Elmaz Bajrami (vëllai i Rexhepit),Hilmi Rakovica, Dibran Bajraktari,Ahmet Haxhiu, Xhafer Mahmutxhiku, Kadri Kusari, Din Spahiu, Selman Ramadani, Shefqet Deçani, Ramadan Shala e tjerë… që s’po e di plotësisht… kush ka ndërruar jetë e kush janë gjallë…? …edhe tjerë shokë ideali…!... nga ky mërgim i shkretë…djeg’ e përvëluar në mallë…)!
… Andaj, Sami Krasniqin e konsideroj edhe si nip timin;( unë e kam edhe një tjetër Sami mik të mirë, Sami Islamin në Londër, i cili e çmon shumë veprimtarinë time poetike… ka bërë disa reçensione të thella, të gjithanshme… e kam edhe recenzent në librin më të ri : “ME O(R)Ë KOSOVE”; por, me disa gjëra…(në lidhje me gjuhën e unifikuar…) kohëve të fundit… ka ndryshuar…! ( Samiu, për Gjuhën tandarde, të unifikuar, para disa vitesh pat shkruar shumë shumë bukur e qartë, e pat përkrahur plotësisht, por tani…? Andaj, unë, me kohë, vëllazërisht dhe miqësisht ia kam tërhequr vërejtën (se, edhe m’ka pyet…) por, nuk më dëgjoi, duke më thënë: “provoje edhe tit ë shkruash poezi në gegnishte… e sheh dhe e heton se sa bukur tingëllojnë! – Jo, - thash shkurt, se jam mësuar me tingëllimën e gjuhës standarde që e çmoj dhe e vlerësoj si arritjen dhe kushtin e parë që t’na njohi bota KombPlotë: me të Drejtën e VetëVendosjes për t’u (Ri)bashkuar ( kombëtarisht dhe territorialisht) siç na ka falur ZOTI dhe siç na takon si çdo Populli tjetër në botë… Andaj, unë mbeta me timen e ai me të veten…Por, ka mundësi që ai të kthehet në të parën që ishte, edhe pse ishte inatosur me disa gjuhëtarë…toskë…(!)… kur kishte qenë në Tiranë… që i kishin pas thënë: “Ju kosovarët s’dini ta flisni gjuhën shqipe siç duhet, siç flitet letrarçe…!” duke harruar të gjorët: se të gjithë shqiptarët e shqiptaret (toskë e gegë) janë NJË Komb – NJË SHQIPËRI Et(n)ike për: NË RRUGË DRITE…Megjithatë, secili ka të drejtë të mendoj ndryshe… përderisa nuk shkon në dëm të Kombit-Atdheut e njerëzores…Dhe, po, sërish jemi: po ata shokë e miq si më parë, por secili në qëndrimet e veta… Por, mbi të gjitha qëndrimet e secilit prej nesh, më së larti QËNDRON e VËRTETA, e vërtetuar nga ZOTI dhe POPULLI nëpër kOhë e JETË… nëpër Sprova e Kthesa…që janë si Shkëmbinjtë që s’luajnë dot nga asnjë Furtunë e Erë deri në Kataklizmën e fundit… për fund… e Fillim… të Ri… )
***
Ju i nderuri Sheremet,e keni dëshmuar veten edhe në UÇK. Ju po e dëshmoni veten edhe tani - në mërgim me veprimtari të gjithanshme kombëtare e gjithnjerëzore… Edhe emri i Shoqatës që e udhëheqni Ju ( së bashku me vëllezër e motra ideali) po më pëlqen shumë, se RRËNJA e IDEALEVE tona është mu ILLYRIA – (I)LIRIA…që prej nesh e prêt lulëzimin… nga Mendjet e Ndritura dhe Duart e Vyera tonat… O, edhe… edhe të mbarë NJERËZIMIT - që BOTËN e hijeshojnë… ( Vëlla Sheremet, më së shumti m’ka mbetur djeg në shpirt që nuk u gjenda edhe unë fizikisht me armë në dorë në mesin e ushtarëve të UÇK-së, vetëm shkaku që nuk isha mirë me shëndet, e s’doja t’u bëhem barrë luftëtarëve të (I)LIRISË; megjithëse: me Mendje-Zemër e Shpirt isha me ta përherë, madje kam qenë dhe do të jem gjithmonë ku ka dobi Kombi-ATDHEU-Njerëzorja. Po. Isha këshilltar politik edhe i Bacës – Adem Demaçit në Përfaqësinë legale të UÇK-së me zyre të hapur në Prishtinë.Dhe, s’kam dashur asnjëherë të paraqitëm as të lavdërohem por, gjithnjë kam qenë i gatshëm të veprojë aty ku duhet me sa kam ditur e kam mundur kurrë pa u kursyer në asnjë mënyrë dhe kurrë s’kam kërkuar privilegje as shpërblim… Këtë, më se miri e dinë ata me të cilët së bashku - që kemi vepruar… e dinë; por disa…që… po “harrojnë…” madje, edhe Datat dhe Vendet Historike… dhe njerëzit… po i përmendin disa që s’i kanë njohur fare atëbotë, e s’kanë qenë fare aty… e ata, më kryesorët dhe më aktivët s’po i përmendin fare (!),duke harruar se nuk janë të vdekur të gjithë… se dikush është ende gjallë… dhe se, e Vërteta do të dali në SheSh hrët a vonë, dhe do të ngadhënjëjë për gjithmonë. E, përse, o ZOT, kështu… të veprojnë…?! Beso, po më dhimbsen… sepse, kështu… edhe vetveten… edhe Çështjen e zvogëlojnë… Andaj, i theksova disa gjëra… sa për t’u ditur e, jo për t’u lavdëruar… Sepse, në fund të fundit, i gjithë LAVDËRIMI i takon Vetëm ZOTIT NJË – Krijuesit tonë dhe të GjithëGjithësisë… Mjerë ai që shtrembëron të Vërtetën me qëllim, ajo është krim mbi krim!!! )
I nderuari vëlla Sheremet, e dij se e teprova me këto rrëfimet e mia…që dikush mund t’i marri vetëm si lavdata, e këto janë realitete, që është dashur t’i thonë të tjerët e të mos i heshtin…(!); por, Ju – ti dhe Blerta, babë e bijë, me atë letër përshëndetëse shpirtbrore ma çelët zemrën e zhuritur nga malli e dhembja… në këtë megrim… Mirënjohja që m’u nda për librin: “LULËZIMI I RRËNJËS”, me rastin e promovimit prej Jush, atje – në Gjermanin mike, të gjithëve u jam mirënjohës: Ty dhe Blertës, Sami Krasniqit, Halit Berishës,Can Tahirit, Agim Dautit, Kadri Gërvallës (kusheririt) si dhe të gjithëve, që i njohë e s’i njohë por që kemi ideal të përbashkët për Komb-Atdhe-Njerëzi-MIRËSI… E, në Veçanti: më ka nderuar dhe gëzuar shumë dhe, i jam mirënjohës vogëlushes së Juaj, Blertës, - që atë Mirënjohje ( për mua) e pranoi në emrin tim, (dhe, po,m’u duk se po e shohë: ashtu siç ma pat përshkruar me fjalë të bukra Samiu ( nipi ynë i dashur, i Abdylit dhe i imi ), i cili ma bëri këtë përshkrim: Blerta, vajza e Sheremetit, e veshur me rroba kombëtare ( Kuq e Zi – flamurçe, si një Lulëkuqe e Tokës Iliro-Shqiptare, që edhe librit, edhe Manifestimit i dha, me këtë rast, edhe më shumë hijeshi…
Andaj, kjo m’ishte një e veçantë kënaqësi, edhe pse s’e pata fatin ta shohë me sy…!
…Megjithatë, e pashë me SYTË e Mendjes dhe Zemrës prej së l-a-r-g-u-t . . . nga këtu – Amerika mike; po, e pashë Blertën tonë të bukur – vogëlushen Tuaj, një Lulëkuqe Shqiponjë-Shqiptare-Krenare në RRUGË DRITE … një RREZE më shumë për NËNË SHQIPËRINË ETNIKE.(Por, ajo që është e çuditshme, megjithatë, jo aq e çudishme në këtë kohë të çudirave të mëdha , sidomos tek ne populli shqiptarë: që Tradhtarët kanë filluar t’i quajnë – Patriotë! E Patriotët – Tradhtarë!!! (Kuptohet, kështu vepron…ajo pjesa shqipfolëse që është kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR me NËNË SHQIPËRINË ETNIKE!!!) Kjo sot po ndodhë si në kohën e robërisë nën regjimin titisto-rankoviqo-millosheviqian… e, … viqash të tjerë… në vazhdimësi…! Por, tek vetë Shqiptarët, mjerisht… edhe sot…( Shqiptari kundër Shqiptarit…vepron…!); ka filluar të ndodh: me të madhe një hile-tradhti…mes popullit tonë…që nga rrëzimi i Përmendores së Enver Hoxhës ( udhëheqësit dhe Prijësit më të madh të Shqiptarëve të shekullit Njëzet…!) Pse? SePse… hyri hilja e madhe - në Portën e Madhe të Nënë Shqipërisë…( Tashti po del e qartë kur qirrej Shesheli i Serbisë: “Çka u bërë me ato miliona të holla që i dhamë për shkatërrimin e Shqipërisë…?!” Dhe, ja…qe… po shihet: Shtëpinë e bukur e të pastër të quajtur–SHQIPËRI, udhëheqësit e shitur të vetëquajturit “Demokrat të moderuar” e kthyen me kulm teposhtë…!!!... - kinse po e renovojmë e po e bëjmë: të re – demokratike…!!! Po! Politk(u)ajtë Trojano-Titistë të shtirur si “Maja” e Demokracisë… e kthyen Shqipërinë përmbys dhe… e bllokuan… dhe po e bllokojnë Ribërjen e Shqipërisë Etnike! Dhe, çka? E bërën Demo(n)kratiko-titiste…! Andaj, hoqen dorë nga aspiratat e Rilindësve ideologë dhe nga AMANETI i dëshmorëve të vjetër e të rinj…Pra, nuk e kërkuan Ribashkimin e Kosovës dhe të Trojeve tjera të robëruara - që t’i Ribashkohen NËNË SHQIPËRISË Etnike, me të Drejtën legjitime të VETËVENDOSJES…( ashtu sikuse e kërkoi dhe e realizojë (Fitojë) PAVARËSINË Mali i Zi: me VETËVENDOSJE ( me Referendum gjithpopullor ) të pranuar ndërkombëtarisht; mjerisht, edhe me votën e shqiptarëve… ( që, si “shpërblim”, pushteti malazias filloi t’i burgosë shqiptarët…( madje, edhe disa Shqiptaro-Amerikanë të cilët gjideshin për vizitë vendlindjeve të veta… duke i akuzuar për irredentizëm… mu si vëllai i madh i tyre -Serbia… që i diskriminonte shqiptarët e Kosovës…Sikurse po i diskriminon edhe sot Shqiptarët e Preshevës-Medvegjes dhe Bujanovcit…para syve tanë… para syve të botës…! Por, mjerisht, më e rëndë dhe më e dhimbshme po më duket kjo çfarë po ndodhë sot… nga vetë udhëheqsat shqiptarë shqipfolës… Oh! Jo shqiptarë… po kosovar(o)…!!! Të cilët, kjo udhëheqësi (aktuale) kukull-vazale i degradoi shqiptarët edhe për sa shkallë më poshtë: ua hoqi Emrin Shqiptar(e) – i la Ko-so-va-r(o)…I la si l-a -k-u-r-i-q…!!! Pa Himn e Flamur Kombëtar – pa 28 NËNTORIN - FESTËN MBARËKOMBËTARE Q-i-n-d-r-a-V-j-e-ç-a-r-e…!!! (Ndoshta, pra… ndonjë rrem-fije titizmi-serbizmi e shqipfolësash të tillë - shërbëtorë të tyre, edhe në TVSH- Shqiptar, janë filtruar… aty… kur e kanë lajmëruar atë Manifestim në Gjermani për Tre Yjet – Dëshmorët e Kombit tonë: Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, ku në atë
Manifestim u promovua edhe libri im: “Lulëzimi i Rrënjës”; pra – skenën m të bukur, Blertën duke pranuar Mirënjohjen (për mua-në mungesën time, aty, ) me karakter e interes Kombëtar, ata të TVSH-së e shkurtojnë-stopojnë atë skenë të bukur të Blertës…!!! Mua, m’u ka dhimbsur Blerta, sepse, unë jam mësuar me anatemime… ndalime…përcjellje e pengesa… mbase njëzet vjetë i kam pasur të ndalura shkrimet… poezitë… Po, armiku satanoserb, udbashët kriminelë-vrastarë Patriotësh-Shqiptarë… gjetën edhe ca shqipfolësë… që unë s’dua t’i përmend me emra…! Por, unë, kurrë s’ia kam ndaluar vetes veprimtarinë në dobi të Kombit e Atdheut, drejt Ribashkimit Kombëtar e Territorial Rrugës RILINDSORE - sipas Rilindësve tanë për Ribërjen Shtetplotë të Nënë SHQIPËRISË ETNIKE; po edhe më fuqishëm kam shkruar… për Komb e Atdhe timin Shqiptar…për NËNË SHQIPËRINË tonë ETNIKE, për çdo bukuri shqiptare e njerëzore… ) Gjithashtu, nuk mund ta lë pa e theksuar edhe një falënderim për të nderuarin Vëlla Ideali – Halit Berishën, që librit tim: “Lulëzimi i Rrënjës” i kishte bërë një vështrim aq të thuktë e të thellë… Shpirtëror-Kombëtar-Njerëzor-Vëllazër dhe filozofik: si është Vetë-JETA dhe Shpirti i Njeriut me të gjitha ngjyrat YLBERORE - kur Njeriu është NJERI për NJERI - me besim në ZOT e NJERËZI…
Me këtë rast dua të përmend në shenjë FALËNDERIMI edhe disa Shokë-Vëllezër Ideali: që me njërin prej tyre kemi qenë shokë studimesh – studentë të albanologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, e ky është Halit Bogaj, biri i Fetah Bogiqit (i një atdhetari patriot i flakët që kishte vuajtur me vite nëpër burgjet Jugoserbosllsve për Ribërjen e Shqipërisë Etnike); andaj e kemi dashur e çmuar njëri-tjetrin shumë, ashtu sikurse: duan, dinë e çmojnë njerëzit e një IDEALI të Shenjtë, pra edhe familjarisht jemi shkuar te njëri-tjetri… me Halitin; Haliti, pra, nuk më harroi edhe në këtë mëgrim… I frymëzuar nga disa poezi të miat të cilat u publikuan në AlbaniaPress.-in, tonë të çmuar, ai ua bëri një vështrim shpirtëror atyre poezive duke shtuar edhe kujtime të tjera të miqësisë tonë për Ideal Kombëtar e NJERËZOR, duke thënë realitetin: “…se, për ne studentët Zeqiri, jo vetëm që ka qenë shok i mirë, por ka qenë edhe frymëzues për Çështjen Kombëtare… Edhe Jusuf e Idriz Gërvalla e kishin shok dhe frymëzues Zeqirin… Shpeshherë i kam parë së bashhku… Zeqiri e Jusufi disa herë kanë qenë tek unë… Zeqën e donin dhe e çmonin edhe Profesorët… ndër ta më së shumti e donte dhe e çmonte Profesor Latif Berisha, që disa herë na ka folur për Zeqirin, poetin… studentin e Tij, me admirim; sepse, e kishte pasur nxënës edhe në Normale të Mitrovicës… dhe, e dinte se çfarë ka vuajtur… se çfarë maltretimesh ka përjetuar nëpër qelitë e burgjeve…” E unë, tani, po i them hpatas vëllait Halit, se Profesorin dhe Poetin (e “Tufës”) të nderuarin Latif Berisha jo vetëm që e kam pasur professor dhe që kam qenë nxënës dhe student i tij, por e kam dashur e çmuar shumë edhe si patriot urtak, poet e njeri dhe e kam pasur teste në mesin e disa profesorëve( të tjerë, të cilët do t’i përmend në një shkrim tjetër që do të vijë pas tij…), të cilët më donin-çmonin dhe që i doja-çmoja shumë e që kisha biseduar me secilin, veç e veç , për Çështjen Kombëtare të pazgjidhur: që duhet vepruar…( Kuptohet, në ilegalitet të thellë, në formë të veprimit të treshit, sipas veprimtarisë së Lëvizjes… ( LRBSH-së me qendër në Prishtinë, me në ballë Adem Demaçin, që në Shtëpinë e tij, diku nga mesi i Shtatorit 1963, pra themeluesit e Saj (LRBSH-së) ishim këta veprimtarë: Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, Fazli Greiçevci, Azem Beqiri dhe Abdyl Lahu; pra, emrat i radhita siç i ka radhitur Abdyl Lahu, kështqë këta persona ishim themelues të saj, e jo siç është shkruar: nëpër disa forume… gjoja se në Mitrovicë… në Shtëpinë e Hamdi Dacit është themeluar LRBSH-ja !!!...; kjo s’është e vërtetë, sepse Fazli Greiçevci, Rexhep Elmazi dhe Bedrush Çollaku asnjëri s’janë njohur mes vete as me Hysen Dacin, as kurrë s’kanë qenë në shtëpinë e Hamdi Dacit (babës së Hysenit) në Mitrovicë. Dihet, Fazliun UDB-a kriminale serbe e mbyti në burgun e Prishtinës ende pa e qitur në Gjyq, kurse Hysen Daci dhe Adem Demaçi me Rexhep Elmazin dhe Bedrush Çollakun për herë të parë janë takuar në burgun e Nishit. E Vërteta është kjo: sepse, unë, vetë isha themelus dhe udhëheqës i LRBSH-së për Mitrovcë; pra ishim këta anëtarë: Zeqir Gërvalla, Mustafë Venhari, Hysen Daci, Arif Hoxha, Ismet Koshutova, Faik Beshiri dhe Destan Hoti si dhe daja i tij, Ahmet Shyti; ndrsa të tjerë që nuk janë zbuluar, me këtë rast nuk po i përmedi…
***
Pra, edhe disa shokë të tjerë (që pata kontakt me ta dikur e që me disa edhe sot e mbajë atë respekt e miqësi) janë: Agim Vuniqi ( që, me të cilin jam njohur e takuar vetëm një herë në Prishtinë përmes bashkëfshatarit tim të nderuarSami Kikaj, siç ishte edhe Sylejman Pireva, si dhe dy nipërit e tij ( djemtë e vëllait) Samiu dhe Agimi që e kishin barnatoren e njohur, afër Tregut të Gjelbër në Prishtinë e, që të dytë ishin shokë të Sami Kikës, të cilët shpeshherë më ndihmonin me barëra… dhe kishin shumë respect ndaj meje; gjithashtu shok fëmijërie dhe idali e kam pasur edhe Hilmi Kikën… e plotë të tjerë…
Pra, ku e lash gjysmë rrëfimn për Agim Vniqin…me Agimin: jam njohur edhe më mirë, këtu në mëgrim, në Amerikë, përmes shokëve të idealit Zija Ruhanit dhe Ali Maxhunit, ndërsa për më tepër u njohëm vitin e kaluar… në disa ushtrime ushtarake… e, në veçanti me disa shkrime të tij si analist i fortë me ide të mira Kombëtare-Njerrëzore, të qëlluara e të guximshme… që mbron të Drejtën-të Drejtin - të VËRTETËN pa kurrëfarë interesi personal… Andaj, po për këso virtytësh të larta me respekt do t’i përmend edhe këta persona – Vëllezër ideali: Adullah Nishevcvi, Abdyl Kadolli,Rushit Ramabaja,Tafil Duraku, Qemal Aliu,Beqir Elshani, Ramadan Pllana, Mustafë Krasniqi,Xhemil Zeqiri, Afrim Morina,Vera Dushi, Faridin Tafallari, Fadil Shyti, Zeqir Duraku, Dr. Mehdi Hyseni, Mehmet Bislimi, Reshat Avdiu, Sulejman Sulejmani,Faik Smajli, Bedri Tahiri e shumë e shumë të tjerë… ( që përveç Abdullahut, Abdylit, Rushitit, Mehmetit, Afrimit,Tafilit dhe Qemalit,që njihemi e jemi shokë ideali, madje me Abdullahun (Nshevcin) jemi shokë më të vjetër ( dhe e kam dajë të dajës tim të dashur, Sallah Ademit – Menxhiqi, të të njëjtit IDEAL ); me këta të tjerët: nuk njihem as që m’kujtohet se jemi takuar ndonjëherë, por respekti im është vetëm në bazë të shkrimeve të tyre - me qëndrim e orientim të Drejtë e të MIRË Kombëtar e N-j-e-r-ë-z-o-r… Po. Ka edhe shumë të tjerë…dhe, me ndihmën e Zotit po shtohen çdo ditë… në Rrugën e DRITËS për DRITË…për Ribërjen Shtetplotë të NËNË SHQIPËRISË ETNIKE.)
***
I dashuri vëlla Sheremet, tani, po iu pyes se si jeni me shëndet Ju, familja në tërësi: si atje - në Kosovën – Shqipëri, si aty – në miken Gjermani? Blerta si është me mësime…me recitime…? A ka ajo ndonjë vëlla apo motër, më të mëdhenj a më të vegjël… apo, janë rrugës DRITËSORE duke ardhur… ? Çfarë pune punon ti vëlla, për ta mbajtur familjen…? Shoqja, a punon edhe ajo? Me shokë-shoqëri e Shoqatë si po kaloni? Si po u shkojnë punët në përgjithësi? E di, mërgimi kudo që të jesh - nuk është i lehtë…! Unë më së pari kam dashur ta vizitoj tërë AR(B)DHEUN t(R)im pëllembë-për-pëllembë… por, qe…mbeta në këtë mërgim të shkretë…në vetmi…(!)… larg Ar(b)dhuet të Shpirtit: Kosovë – Çamëri - SHQIPËRI ETNIKE. Atje, sa isha në Kosovë, nga regjimi barabar serbokapation dhe nga disa lakej shqipfolës shërbëtor të tij, kurrë s’mu dha pashaporti… Dhe, kurrë s’u mërzita pse s’mund e shëtita botën… po u mërzita që NËNË SHQIPËRINË kurrë s’e pata fatin ta përqafojë, së pakut, barëm njëherë…! Po mendoj: qëndrën – Tiranën, Vlorën, Gjirokastrën, Beratin, Krujën… O atë gjysmë SHQIPËRIE të Shtetëzuar, siç po e quajnë: Londineze! E që me ndihmën e ZOTIT, si dhe me mendim e veprim unikë gjithShqiptarqe do ta ribëjmë SHQIPËRIPLOTË ETNIKE, e jo të mbesim sikur që ishim të robëruar deri dje… në më shumë se gjysmën e Saj…Kosovë e Çamëri… O edhe tej Mollës së Kuqe… Dhe, po…po! Kosovën Katër-Vilajetshe-HasanPrishtinçe-(Z)EMËRJONË-Shpirtjonë-SHQIPËRIJONË do ta Ribëjmë të PLOTË – Lulishten më të bukur në bOtë…
… por, edhe më shumë po mërzitem që s’po bëhemi UNIKË (siç na takon dhe siç e kemi për borxh e AMANET nga Rilindës e Dëshmorë e Dëshmore të KOMBIT, të vjetër e të rinj…) që të Mendojmë e Veprojmë mbi të gjitha intereset e tjera: për Ribashkimin e të gjitha Trojeve Tona me NËNË SHQIPËRINË ETNIKE. ( Eh, kjo po më dhemb më së shumti në Shpirt :që ende s’po mund t’ja Ribashkojmë Kosovën… Çamërinë… Oh! Të gjitha Trojet tona Albano-Iliro-Shqiptare… të gjitha… Viset tona të bukura… me Zogj e me Flutura… Nënë(Z)emërJonës SHQIPËRI ETNIKE – Lul(ë)Drite…për d(R)itë të Reja… që do t’na sjellë Shekulli XXI, Shekulli për Ribashkimin e SHQIPËRISË – SHQIPËRI Etnike – në RRUGË DRITE… )
Oh! Po… Pra, atë gjysmë – SHQIPËRINË tonë të shtetëzuar… që aq shumë shpirtërisht e donim dhe e duam… Dhe…medet! Ende mbetëm pa u parë e përqafuar…O, edhe në këtë gjysmë - (I)LIRIE…! Por? Dashtë ZOTI, e, sa më parë: të Ribashkuar: u Gëzofshim e u Përqafofshim së BASHKU në Sofrën e Madhe të NËNË SHQIPËRISË Etnike - në (I)LIRI të PLOTË - në RRUGË DRITE… si pas shembullit të Gjermanisë MIKE, që e patëm të njëjtin FAT - ndarje-tragjedinë…! Por? Ajo u ribashkua dhe e FITOI RIBASHKIM-LIRINË… E, tashti, pra – Ne jemi në radhë… me në BALLË AMERIKËN - Miken tonë: të FORTË: P-r-i-j-ë-s-e në b o t ë . . .
Që shpresojmë: se edhe Miken Gjermani do ta kemi ndihmaqare të plotë: me Nënën SHQIPËRI; ashtu siç u ribashkua edhe Vetë e Lumja Mike Gjermani…
… E, pra, Vetëm të Gjithë UNIKË ( me Besim në ZOT ) me në Ballë Lëvizjen VETËVENDOSJE! - që ëSHtë ÇelësKryesor: për Zgjidhjen e Çështjes sonë të Drejtë GjithëSHqiptare-Normale ShtetPlotë-E-Sovran SHQIPËRI ETNIKE – Natyrale, siç na ka krijuar e falë ( SHQIPËRI e Shqiptarë ) I Lumi ZOT, që ëSHtë I Vetmi NJË-FUQIPLOTË.
Pra, ZOTI na ndihmoftë dhe na bekoftë në RUGË DRITE:
në SHQIPËRINË (tonë) ETNIKE;
… me dy Miket tona - AMERIKË e GJERMANI në V-a-zh-d-i-m-ë-s-i…
si dhe: me gjithë BOTËN Demokratike: Liridashëse-Paqësore-Mike… për në MIRËSI…
Përshëndetje vëllazërore
nga Zeqir Gërvalla
P.S. Mundësisht, nëse ke ndonjë fotografi të Blertës, ashtu – të veshur me rroba Kombëtare, kur e ka pranuar Mirënjohjen për mua, apo edhe ndonjë tjetër fotografi - të ma dërgoni, kam dëshirë; gjithashtu ma dërgoni edhe numërin e telefonit, se djemtë e kanë rregullur: që bisedat me Gjermani, thuajse s’kushtojnë fare, apo – shumë pak, andaj mund të bisedojmë më gjerësisht…
--------------------------
Nga një shkrim më i gjatë : “LibëRLetëR ARnuAR me kujt(R)ime…”
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 58 vizitorë |
| Lexuar:
2,411 herë
|
|
|
|
|
|
|