Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Komplotet e gjarprit katil të shoqërisë civile dhe gjarprit të UÇK-së kundër Kosovës (II)
Publikuar më 01 maj, 2011 në orën 02:37 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E DYTË)

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA)

Punim Hulumtues për Diskutimin e Politikave Nr. ESP032/11, Prishtinë, prill 2011.



3.3. Thaçizmi dhe gjarpizmi – komplotet kundër Kosovës

Numri i komploteve të Thaçit kundër Kosovës vështirë se mund të përmblidhen në këtë titull. Do të përpiqemi t’i klasifikojmë disa, edhe pse ato janë shumë të ndërthurura ndërmjet vete duke filluar nga ato politike, ekonomike, për interesa klanore, familjare, dhe individuale. Thaçi është në gjendje të bëjë çmos në dëm të Kosovës për llogari të tij. Ai deklaronte se nuk do të kursej asgjë për ndërtimin e autostradës Vermicë – Merdar, pavarësisht se çdo mendje e arsyeshme e kuptonte se t’i hyhet një projekti 3 vjeçar me shpenzime sa 80 për qind e buxhetit vjetor të shtetit, me mjete të brendshme ose shtetit, është një katastrofë ekonomike që asnjë ekonomist nuk do të guxonte ta pranonte. Ky ishte një komplot i përmasave kombëtare dhe përgatitje e varrit për ekonominë kosovare ose gjendjes në të cilën erdhi sot.
Një projekt kaq i madh ka mundur të financohet me kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Mirëpo, komplotet e Thaçit këtu ishin të forta. Ai donte mjete nga FMN-ja për rritjen e pagave të shërbyesve civilë deri në 50 për qind, disa për vete, një pjesë tjetër t’i mbajë nën kontroll shërbyesit civilë që të votojnë, e me pjesën e mbetur të vjedh vota në shkallë industriale. Me asnjë shtet nuk ka pasur marrëdhënie me të këqija BB dhe FMN se me Kosovën, dhe ç’është më e keqja, menjëherë pasi Kosova u anëtarësua në këto dy institucione.
Thaçizmi udhëheq me sektorin joformal të Kosovës. Regjimi i tij vret policët doganorë sikur Luan Ademajn nga Loxha e Pejës nëse zbatojnë ligjin dhe nuk i shërbejnë sektorit të Thaçit. Kosova Petrol është kompani që merret me importin e karburanteve. Atë e ka në pronësi Thaçizmi, ose e ashtuquajtura mafia e naftës që bashkëpunon me trafikantët serbë në Mitrovicë të Veriut, rajonin e Kosovës të cilin Thaçizmi e ka shitur.
Në pjesën hyrëse të këtij hulumtimi u përmend se gjarpri në kulturën indiane identifikohej si simbol i seksualitetit. Po të kthehemi të gjarpri i UÇK-së (Hashim Thaçi), vërejmë se një prej arsyeve kryesore pse e lakmon pushtetin, pos hajnisë dhe rrenave, është shfrytëzimi i buxhetit të shtetit për të vizituar shtëpitë publike në shtetet e huaja. Në një rast ishte zënë me pelë përdore në shtëpi publike në Shkup. Mbeti i pashpjeguar misteri i asaj vizite të fshehtë, në të cilën reporterja e TVA2 nga Shkupi (Aida) thoshte se merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Shipëria, por nuk përmendi ndonjë emër. Disa spekulojnë se ai takim sekret ishte për çështje biznesi, e disa ia atribuojnë asaj vizite shfryrjes së epsheve seksuale të Hashimit. Sipas të gjitha gjasave, duhet të kenë qenë të dyja si qëllim, pra edhe marrëveshjet e fshehta të biznesit (komploti kundër PTK-së që u zbulua më vonë), edhe shfrytëzimi i “shërbimit” në shtëpi publike. Ai video xhirim ka bërë bum nëpër mediet e Maqedonisë dhe në Youtube, është shpërndarë si virus bombastik. Paramendoni ju lutem se si do të reagonin mediet e shteteve tjera për një rast të ngjashëm!
Ja rasti për krahasim: Kryeministri i Norvegjisë shkon në mënyrë klandestine në Suedi në një restorant të dyshimtë. Është rregull standarde për çdo shtet që kur kryeministri i një shteti tjetër viziton vendin e tyre, paraprakisht njoftohet qeveria e shtetit mikpritës, pa marrë parasysh qëllimin e vizitës së kryeministrit të shtetit fqinjë, qoftë ajo vizitë private por edhe vizita nëpër shtëpia publike. Si do të reagonin mediet në Norvegji nëse kryeministri norvegjez shkon si klandestin në shtëpi publike të Suedisë, dhe qeveria e Suedisë nuk di gjë për një vizitë të tillë në një lokal të caktuar siç nuk di as qeveria e Maqedonisë për vizitat e Hashim Thaçit? Shikim të këndshëm të ngjarjes së pakëndshme:
http://www.youtube.com/watch?v=p701alb9GK8
Për më tepër, shih Punimin Hulumtues për Diskutimin e Politikave Nr. ESP031 me titullin: “Strategjia e komploteve ekonomike nëpër ‘pufa’”.
Sikur të ishte kryetari i SHBA-ve, do të dilte në bankë të zezë menjëherë dhe do të shkarkohej. A u kujtohet si e gjykuan Klintonin për veprimtari normale në shtëpinë e vet me Monikën, e mos të flasim po të zihej ilegalisht në ndonjë shtëpi publike të shtetit fqinjë sikur Thaçi, për shembull në Meksikë. E kishin mytë krejt për adalet!
Thaçizmi vetëm për ta mbajtur pozitën lidhi koalicion me mafinë ruso-serbe, por me këtë nuk po pajtohet popullsia. Pjesë e kësaj mafie është edhe kolegji AAB-Riinvest, deputeti i parterit qeveritar të Thaçit, UDB-ashi Muhamet Mustafa, në lokalet e të cilit u rrah aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi, vetëm pse shpërndante pamflete ku shkruhej: “Kjo Qeveri i ka hipur skijave”! Në fakt, kjo Qeveri i ka hipur moti skijave.
Gjarpri është mishngrënës. I tillë është edhe Hashimi, madje gurmazin e ka më të madh edhe se të gjarprit. Nuk është ky ndonjë krahasim figurativ sa ka të bëjë me komplotin e Hashimit për mishin në realitet. Gjarpri në cilësinë e Kryeministrit, në fillim të muajit korrik 2009 personalisht miratoi një Udhëzim Administrativ nr. 07/2009 për importin e mishit. Udhëzimi ishte miratuar në formë gjysmë të fshehtë për publikun dhe bizneset. Askush nga mediet nuk e ka pasur përmbajtjen e plotë dhe autentike të këtij udhëzimi me përjashtim të TV Klan Kosova, prej nga është shpërndarë. Shqetësimi i bizneseve ishte ndaj nenit 7 dhe 8 të udhëzimit që nënkuptonte dhe i jepte dritën e gjelbër Qeverisë të hapë ankand ndërkombëtar për furnizim të Kosovës me produkte të mishit, duke përjashtuar kompanitë vendëse. Ky vendim i pacipë i “Gjarprit”, me të drejtë i irritoj pa masë prodhuesit dhe përpunuesit e mishit, të cilët protestuan me paradë automjetesh duke shkaktuar tollovi në komunikacionin e Prishtinës me moton “Mos na largoni nga puna”. Rreth 4,000 punëtorë janë të inkuadruar në industrinë dhe tregtinë e mishit në Kosovë. “Gjarpri” nuk e bëri pa plan dhe pa paramendim të mirë përpjekjen e monopolizimit të importit të mishit një vit më herët në bashkëpunim me Kostas Bakojanis, djalin e vajzës së shovinistit grek Konstantin Micotakis, ish-ministres greke të punëve të jashtme, Dora Bakojanis – Micotakis. Të gjithë këta dhe miku i tyre kosovar, kanë llogari bankare në Qipron greke, siç kishin edhe Idi Amini, Sllobodan Millosheviqi, Sadam Huseini, e shumë diktatorë e kriminelë të tjerë. Sa për kuriozitet ndërmjet mishit dhe Hashim gjarprit, shikoni edhe këtë përkufizim: Hashim-i m. (ar. Hašīm) – ai që përshesh bukën në lëng mishi. Burimi: Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe, Botimet Toena, Tiranë, 2007, faqe 235.
Komplotet politike të Thaçizmit kundër Kosovës janë të shumta. Ju mund t’i dini disa ose shumicën prej tyre. Mendojmë se më e rëndësishme është të shpalosim komplotet kundër rrethit të tij të ngushtë në PDK që kanë të bëjnë me eliminimin politik, ose drejtimin e tyre për në parti tjera. Komploti më famshëm në këtë drejtim, i cili njihet si ngjarje në publik por nuk publiku nuk e di se është komplot i “Gjarprit”, është kundër ministrit të mbrojtjes gjatë luftës në Kosovë dhe atdhetarit të devotshëm, Azem Syla, i njohur si komandant “Daja” (është daja i Hashim Thaçit). “Gjarpri” organizon komplotin kundër dajës së tij që u bë botërisht i njohur si “rasti Bllaca”. Meqenëse “Gjarpri” është tinëzar dhe nuk mund ta bënte këtë vetë kundër njëriut më të afërt të tij në hierarkinë e lartë të PDK-së, ai angazhon Nazim Bllacën dhe Gani Gecin, i quajtur nga disa si Konti i Llaushës. Këta të dy me urdhër të hundrakut përgatisin një CD ku shfaqet Nazim Bllaca si denoncues. Konti në Kuvend akuzon publikisht partinë e hundrakut dhe vetë “Gjarprin”. Hundraku nuk mërzitej fort për ato akuza, madje në vetvete iu është gëzuar atyre, sepse e dinte se ku duhet të godasë ky komplot i tij. Dhe për çudinë e të gjithëve, dëshmia e Bllacës nuk përmend Hashim gjarprin. Shënjestra numër një është Azem Syla, ku Bllaca paraprakisht i kishte kërkuar (me gjasë me urdhër të hundrakut) 100 000 euro. Zyrtarët tjerë të lartë të PDK-së që i denoncon Bllaca janë Fatmir Xhelili dhe Fatmir Limaj. Vetë fakti se Limaj tani e denoncon hundrakun për tradhti edhe të nivelit kombëtar, është dëshmi e mjaftueshme për publikun kosovar, nëse duan ta kuptojnë, se këto komplote brenda PDK-së dhe atdhetarëve të Drenicës është duke i bërë hundraku me urdhrin e një mafie ndërkombëtare, me emrat e të cilëve do të njihemi më vonë.
Disa muaj pas spektaklit “Bllaca” dhe gjersa aktualiteti i asaj shfaqje vazhdonte, një mik i imi, emrin e të cilit po e kodojmë si “Vajguri” (edhe këtë emër mund ta gjeni lehtë sikur të “Shumarit”) po nxiton te unë që isha pranë kompjuterit dhe po më tregon i befasuar:
- O me dit ti çka kam pa sot!
- Çka ke pa?
- E pashë Gani Gecin kry-um-kry me Gani Thaçin, vllaun e Hashimit në ni kafe!
- Le mos rrej! Hashim gjaprri është në armiqësi me gect e Llaushës! Ani tash masi dul Bllaca!
- O pasha qeta dy sy kry-um-kry ishin kanë t’u bisedu n’kafe!
- Mundet, se ky Bllaca s’po e përmend Hashim gjaprrin.
- Po deee! Po m’doket krejt punë e biznesit dhe mafisë është, e populli s’i din kto sene.
Hundraku më tutje vazhdon komplotin kundër Fatmir Limajt në EULEX, ndërsa Limaj ia kthen topin duke e denoncuar hundrakun si fajtorin kryesor për të këqijat e tanishme që po i shkakton popullit dhe Kosovës. Siç e theksuam më herët, hundraku është gjarpër i ngathët. Vetëm helmin e ka të rrezikshëm për njeriun, sikurse Hashimi që është i ngathët (vetëm dëgjoni anglishten e tij dhe shikoni si e ngatërron sekretaren amerikane të shtetit Ollbrajt me Klinton) dhe të këqijat që i shkakton për shqiptarët e Kosovës. Shtrohet pyetja: Si është e mundur që Hashimi të jetë kaq i shkathtë me dreqni në praktikë kur hundraku është trullan? Përgjigja është kjo:

Gjatë historisë njerëzore, vetëm teknologjia dhe mjetet ndryshojnë. Shfaqja e dukurive dhe ngjarjeve mbesin të njëjta. Njësoj sikur çifutët Mojsiu dhe Aaroni që bënin komplote me gjarpërinj kundër Egjiptit, edhe në Kosovë kemi komplotin e çifutëve me gjarpërinj. Në gjuhën më të thjeshtë dhe të zhveshur, kemi të bëjmë me komplotin e së paku nëntë çifutëve (be shoq, ka pjellë gjaprri, e i ka ba 9 gjaprra) me dy gjarpërinj e një brevë (këta janë gjarpinjtë e gjakut) kundër Kosovës. Këta çifutë janë:
• David Klein, çifut i Izraelit i cili është këshilltar i hundrakut për ekonominë e Kosovës;
• Arie Rabfogel, këshilltar i Qeverisë “Gjarpri” në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave. Ish-Ministrja e kësaj Ministrie, Justina Pula, ka filluar t’i shpaloj, siç thotë ajo, presionet që i ka pasur nga këshilltarët ndërkombëtarë. Hajde Justinë, çelu më shumë dhe tregoj popullit komplotin popullit për komplotin e çifutëve me gjarpërinj!;
• Michael Farbman, ish-drejtor i misionit të USAID-it në Kosovë (ende punon këtu), çifut nga SHBA, ekspert në projektet e energjisë;
• George Soros, çifut nga SHBA me prejardhje nga Hungaria, që financon shoqërinë e “hapur dhe civile” të nepërkës (Luan Shllakut);
• Fondacioni i Vëllezërve Rockfeller nga SHBA, çifutë që financojnë brevën (Jeta Xharrën) dhe emisionet e saj në RTK, duke krijuar monopol në raportime dhe emisionin Jeta në Kosovë si e duan ata dhe kujt duhet t’i lejohet qasja në RTK, dhe kujt duhet t’i ndalohet qasja në të, ani pse RTK shpif se është 100% i Kosovës;
• Joel Simon, drejtor ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, çifuti i cili i drejtonte “Gjarprit” letër në emër të organizatës që përfaqëson duke i bërë thirrje për mbrojtjen e Jeta Xharrës nga kërcënimet që i paskan ardhur kësaj nëpërmjet e-mailave e “junk” mailave. Letrën e tij e boton gazeta e “shoqërisë civile” Koha Ditore, ose gazeta e Sorosit. Sa gazetari është rrahur brutalisht, madje edhe janë vrarë në Kosovë, por Joel Simoni nuk e ka çelur gojën (në mos paç thënë: gazetarët tjerë mbysni krejt – vetëm brevën duhet ta mbroj gjarpri edhe nga e-mailat anonim dhe “junk mailat” se e kanë misionin e përbashkët për komplotistët!);
• Christopher Dell, çifut, ambasador i SHBA-së në Kosovë që i inicion dhe koordinon komplotet në nivelin më të lartë të Kosovë. ky është “snake charmer” i Hashim Thaçit. Si i bie fyellit çifuti, ashtu edhe gjarpri duhet të vallëzoj. Nëse Dell-i thotë: Të gjithë ata që e kundërshtojnë shitjen e PTK-së janë komunistë, nostalgjikë jugosllav, edhe gjarpri duhet duhet t’i poshtërojë shqiptarët me të njëjtat fjalë në Kuvend dhe në medie që i kontrollojnë komplotistët e gjarpinjve. “Ne i emërojmë kryetarët” thotë kapitulli 10 i “Kushtetutës së Dell-it”. Dell-i e nxori emrin e Atifete Jaghjagës nga zarfi dhe i tha hundrakut, krye-komunistit dhe nostalgjikut jugosllav të Kosovës (Isa Mustafa) dhe kalit rus të Trojës (Behgjet Pacolli): Votojeni këtë. Ashtu edhe bënë deputetët e pozitës dhe disa të opozitës (Lëvizja Vetëvendose! braktisi seancën), të cilët besojnë në gjarpinj;
• Nofkën e UÇK-së “Gjarpri” e kanë zbuluar dhe futur në përdorim çifutët, më konkretisht çifutja Madeleine Albright sa ishte Sekretare e Shtetit të SHBA-së, e cila sot ka pjesëmarrje të aksioneve në telefoninë mobile IPKO;
• Joseph Biden, çifut, nënkryetar i SHBA-së e quan “Gjarprin” George Washingtoni i Kosovës, edhe “Garpri” është gjarpër, ndërsa George Washingtoni ishte me prejardhje shqiptare nga rrethi i Pejës. Shih të dhënat e Institutit të Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Gjarpri i dytë i çifutëve në Kosovë është Luan Shllaku, ani pse në publik nuk njihet si i tillë. Gjarpri gjarprin nuk e han, prandaj plani i nepërkës kundër hundrakut (Luan Shllakut kundër Hashim Thaçit) që shpaloset në kapitullin 4 të këtij Punimi, është qesharak dhe i rremë. Nga ky konfrontim i gjarpinjve pësojnë vetëm shqiptarët, pra është e lojë e çifutëve me gjarpinj, që haset kudo në plaçkitjen e pasurisë publike siç ishte rasti me shpëlarjen e afër 6 milionë eurove në emër të reklamave bajate për t’i prezantuar shqiptarët e Kosovës si Evrokopukët e Rinj, ku shfaqeshin disa të rinj çoroda, skilipece, dhe shakllamana. Paratë i mori firma nga Izraeli “Saatchi & Saatchi”. Plus infinit raste tjera të shpëlarjes së parave, krimit të organizuar, erupsionit, etj.

4. Gjarpri i “shoqërisë civile” – Luan Shllaku (Nepërka)

Nepërka, që aq shumë u përmend gjerë më tani dhe e paraqitem në fotografinë 2, është një gjarpër helmues, por jo aq shumë sikurse hundraku. Disa lloje të nepërkës si vipera aspis dhe vipera ursinii, mund të kenë ngjyrë dhe lara të kuqërremtë sikur hundraku. Nepërka vipera berus nga fotografia 2 më herët dhe kjo nga fotografia 6 më poshtë, ka ngjyrë të përhirtë dhe me lara të bardha. Është gjarpër më i zhdërvjelltë se hundraku, dhe për shkak të aftësisë manovruese më të madhe dhe reagimit, populli e quan gjarpër katil. Sa herë dikush u thotë: “E pash një gjarpër katil ton topa-topa”, e kanë fjalën për nepërkën. Ndonëse i quajtur katil, kafshimi i nepërkës nuk është më helmues se i hundraku.


Frizura (shigjeta e kaltër) dhe lëkura (shigjeta e kuqe) e nepërkës dhe Luan Shllakut!















Në Kosovë, gjarpërinjtë, varësisht prej llojeve, kanë ngjyra dhe forma të ndryshme. Më së lehti është t’i dalloni në kokë. Tek koka, gjarpërinjtë më dallues në Kosovë janë hundraku dhe nepërka. I pari e ka kokën pak të gjerë ose me të madhe, dhe e ka një majuc të kthyer përpjetë si brirë. Sa herë doni ta mbani mend se si duket koka e hundrakut, vetëm shikoni frizurën e Hashim Thaçit dhe atë majucin e saj në mes të kthyer përpjetë, pikërisht sikur majuci i hundrakut në mes të kokës i kthyer përpjetë. Edhe nepërkën mund ta dalloni dhe identifikoni shumë lehtë në bazë të kokës. Nepërka e ka pjesën e përparme të kokës ose kablushën (frizurën) disi të ndarë në dy pjesë. Sa herë doni ta identifikoni këtë gjarpër, vetëm shikoni dhe mbani mend kablushën e Luan Shllakut. Mënyrë tjetër për identifikimin dhe dallimin e nepërkës nga hundraku është se nepërka e ka kokën më të vogël. Fakt: Hashim Thaçi e ka kryt ma t’madh se Luan Shllaku.
Nëse edhe këto nuk u mjaftojnë për dallimin e nepërkës dhe hundrakut, atëherë konsultohuni me librat e shenjta si Bibla, dhe profetët çifutë nga Lindja e Mesme si Mojsiu, Isaia, dhe Jezusi. Fakt: Jezusi i referohet në Bibël nepërkës ose gjarprit autokton të Lindjes së Mesme dhe çifutëve, ndërsa hundraku ose gjarpri ilir është gjarpër autokton i shqiptarëve.

4.1. Luan Shllaku si intrigant

Luan Shllaku është drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), një filialë e Institutit për Shoqëri të Hapur (Open Society Institute) me seli në Nju Jork. Luani është nga Gjakova. Gjakovarët njihen si ajka e nepotizmit në Kosovë, ose siç thotë populli: gjakovart janë për t’vetin. Mirëpo, misioni i “shoqërisë së hapur dhe civile” nuk ishte dashur ta duroj nepotizmin gjakovar dhe miqtë e tyre. Intrigat dhe nepotizmi i Luan Shllakut janë të panumërt në emër të “shoqërisë së hapur dhe civile”. Për disa intriga të tij shih punimet: “Komploti kosovar në stilin e mafisë me fondet çifuto-gjermane”, dhe “Strategjia e komploteve ekonomike nëpër pufa”. Tek ky i fundit (punimi nr. ESP031) do të shpalosim konspiracionet dhe keqpërdorimet e Luan Shllakut me projekt propozimet dhe emrat e ekipit të projektit që ju i dërgoni në KFOS, madje edhe pa ia bashkangjitur emrat koncept propozimeve.
Dërguam njëherë në ide ose koncept propozim që e kërkonte me shpallje KFOS-i. Shpallja botohej, ku tjetër pos në gazetën e “shoqërisë civile” Koha Ditore. Luan Shllaku e sheh aty emrin e Bashkim Kastratit, profesor në katedrën e farmacisë, fakulteti i mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ne kishim bërë dhe nënshkruar një kontratë me të për angazhim në projektet e ekonomikës së mjedisit, e cila i duhej për marrjen e vizës për vizitë në Slloveni ku duhej të takoheshim me udhëheqësin e SL Consult nga Lublana për projekte të përbashkëta. Disa ditë para se të udhëtojmë me të për në ambasadën sllovene në Shkup, Bashkimi erdhi në zyrën tonë dhe po na tregon se Luan Shllaku është fjalosur me të shkaku i bashkëpunimit të tij (Bashkimit) me ne, dhe se Luani e kishte njoftuar se koncept propozimi i INEPRA-s nuk vjen në shprehje hiq dhe si i tillë do të hidhet menjëherë. Kaq alergji kishte pasur nepërka kundër INEPRA-s, deri në masën sa që i kishte thënë Bashkimit se kot e kanë atë koncept propozim; s’vjen n’shprehje hiq. Nuk ishte ndalur nepërka me kaq. Ia kishte turrur mikut dhe vendësit të tij, Bashkimit, me shantazhe, pse ai bashkëpunon me neve. Po e pyes Bashkimin:
- Çka ka more ky njeri që kërcen kështu si dreqi?
- Oo ky është intrigant i flliqt. Veç mos mujt, se ky me kurgja tjetër nuk merret pos me intriga. Hiqu tina! Shkojmë nesër ne në Shkup.
Kompletuam dokumentet e nevojshme me bashkimin dhe pas dy ditëve u nisëm unë e ai me veturën e tij për në Shkup për viza. Gjatë rrugës, Bashkimi po m’i tregon pisllëqet e panumërta te Luan Shllakut, prej kohës kur kishte sjellë në KFOS një komunist i quajtur Shkëlzen Maliqi, e deri te kjo intriga e fundit kundër nesh. Pozita e nepërkës si drejtor ekzekutiv në KFOS i shërbente kryesisht biznesit privat të të afërmve të tij me fondet e Sorosit në emër të shoqërisë së “hapur dhe civile”. Nga Bashkimi kuptova se Luan Shllaku është djali i tezës së Agron Rezniqit, pronari i ndërmarrjes private botuese “Grafika Rezniqi”. “A i ke pa gjithë ato libra, broshura, katalogje dhe gjëra tjera të shtypura që gjenden aty në KFOS? Sen mi këtë tokë gja dreqit s’i vyejnë. Krejt ato i ka shtyp Luan Shllaku te tezaku i tij në Grafika Rezniqi sa më shumë që është e mundur veç me i ba biznis tezakut”, thoshte Bashkimi.
- E njoh këtë Agron Rezniqin. Djalë i mirë dhe serioz m’doket. A bash tezak me Luanin qenkan a?
- Po de.
- Bre i kam do publikime të KFOS-it, e tash po më kujtohet “Dizajni dhe shtypja: Grafika Rezniqi”.
- A tash pe din a? Krejt publikimet e KFOS-it Luani i shtyp veç qaty. Kqyr, me n’gu ti mu, e merr ni letër e ja shkrun Sorosit atje ku e ka bazën për këtë intrigant, n’Budapest a ku e ka bazën?
- Në Nju Jork e ka selinë, por në Budapest e ka bazën për Evropë. Ia shkruaj të dyja bazave!
- Eh! Ni letër t’fortë, edhe e kreh [kontrollon dhe korrigjon] nja dy-tri herë mirë. Anglishten e din ti, po?
- Po more, ia qoj edhe pa e kreh hiq se evidenca për intrigat e tij janë të vërtetueshme dhe pakontestueshme. Me shkru s’pritoj, edhe kam arsye shumë t’forta me i shkru Sorosit n’bazë, edhe me iu tregu që ta ndalin këtë shpifarak; çka osht puna e tina? Pse kcen ai si gjarpni me kafshu njerëz e përzihet në punët e huaja?
- Intrigant bre! Veç mos mujt hiq, veç keq kqyr me ba. Po ti ia qon ni letër t’fortë Sorosit, edhe e kreh nja dy-tri herë. N’daq, shkruje n’shqip niher, e ma qon mu t’i jepi edhe unë do sugjerime dhe e rregullojmë mirë, e tani e përkthen dhe ia dërgon Sorosit.
- Po more, s’osht problem. Kryesorja ata e marrin letrën.
- Mos e le kurrqysh pa e qu.
- More meniher masi t’i marrim vizat.

Kaluam në bisedën për ato që po shkonim dhe na duheshin – vizat. Ditën e parë i dorëzuam dokumentet. Na thanë të vijmë nesër. Pyetëm nëse duhet edhe ndonjë dokument, edhe pse i kishim disa plotësuese. Nuk na kërkuan më shumë. Rrugës prapa për në Prishtinë dhe të nesërmen për në Shkup, përsëri bisedat për intrigantin, dhe problemin e vizave. Kjo e fundit na e kaloj më së shumti kohën, se për intrigantin e KFOS-it, nuk ia vlente më të diskutojmë aq shumë. Kuptohej se ai merrej vetëm me intriga në kohën kur ne po bisedonim për të, tani kur unë po shkruaj, dhe kur ju po lexoni.
Bisedonim për gjasat që të na i japin vizat, dhe problemin e tyre për shtetasit e Kosovës. Ishte sidomos në qendër të bisedës problemi me vizat për Slloveni. Bashkimi po më tregonte se si ambasada e Sllovenisë në Shkup i torturonte shqiptarët e Kosovës për viza duke i lënë të presin deri në ora 6 në mbrëmje në dimër, dhe në fund dilte me grumbullin e pasaportave, u a shpërndante të gjithëve pa asnjë vizë. Ata që kishin udhëtuar me autobusë prej Kosove dhe nuk mund të ktheheshin prapa, flinin në stacion të trenit në Shkup. Vazhdoj bisedën gjersa ishin duke pritur pranë ambasadës: “Kjo është tmerr! E sheh, prej këtuhit e deri në fund atje bëhej rendi i kosovarëve. Ishin mbi 200 persona që prisnin. Unë e incizoj me telefon, dhe ja qoj gazetës më të njohur sllovene “Dello” për t’i sensibilizuar sllovenët se çka po na bëjnë.”
Unë po i tregoj një rast kur më duhej viza për një konferencë në Portorozh (nëntor 2006), se mua dhe një numri zyrtarësh qeveritarë dhe tjerë nga Kosova na është dashur të vijmë deri në 4-5 herë. Me asnjë lloj vize nuk më ka ndodhur kështu, e më së paku për konferenca shkencore, të cilat në çdo ambasadë i kam marrë brenda orëve. Por qe, ndodhi ashtu. Bile, Ahmet Shala (atëherë zëvendës drejtor në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit) gjatë konferencës në Portorozh, në bisedë joformale, po u ankohet pjesëmarrësve slloven se me asnjë shtet kurrë nuk ka pasur problem më të madh me vizë se me Slloveni për këtë rast.
Ishim një grup prej afër 15 vetave nga Kosova që duhej të pajiseshim me viza për atë ngjarje, duke filluar kryeministri i atëhershëm Agim Çeku, Ahmet Shala, Agron Dida, Lorik Haxhiu, dhe disa studiues. Iu ankoheshim Universitetit të Lublanës dhe kërkonim të intervenoj në ambasadën sllovene në Shkup të na i lëshoj vizat. Mezi na i dhanë vetëm 2-3 ditë para fillimit të konferencës.
Për rastin e dytë, Bashkimi kishte frikë se atij nuk do t’ia japin vizën shkaku i një lloj skandali të mëhershëm që ia kishte shkaktuar një mik i tij (biznesmeni shqiptar në Slloveni, Hetem Ramadani) kur i kishte kërkuar të intervenoj të intervenoj në të njëjtën ambasadë në Shkup, dhe ku ne ishim duke pritur. Kishte frikës se do ta refuzojnë pasi për të Hetemi kishte intervenuar me telefon duke kërcënuar dhe fyer personelin e ambasadës: “a e dini kush jam unë”, dhe më duket se edhe i kishte sharë. Personeli i ambasadës në shenjë “frike” nga Hetemi kishte vendosur ta lë Bashkimin të presë e të sorollatet për vizë më vonë, dhe për shkak të atij rasti t’i torturojë të gjithë shqiptarët tjerë nga Kosova që drejtoheshin për viza aty. Tani fillova ta kuptoj, por e mbaja në vete, pse u nxeh Ahmet Shala duke iu ankuar profesorëve dhe studiuesve sllovenë pse na mundonin kaq shumë për viza. Sllovenët mbeteshin të heshtur dhe vetëm thonin se kjo është çështje e Ministrisë së Punëve të Jashtme të tyre.
“Po ndoshta më kanë harruar këta [ambasada sllovene në Shkup] prej asaj kohe dhe po shpresoj se nuk na nxjerrin problem”, po më thotë Bashkimi.
- Hajt bre mos u tut. Kam qenë edhe më herët në Slloveni, nuk është hera e parë që marrë vizë sllovene. Qëllimin e vizitës e kemi të qartë. Për punë zyrtare, konferenca, çështje shkencore, secila ambasadë i lëshon vizat më lehtë se është biznes i mirë i gjithanshëm; përfitojnë kompanitë ajrore se bileta kur nxirret për vizitë të shpejtë kushton më shtrenjtë, shkon për dy-tri ditë e kthehesh dhe kështu përfiton edhe ambasada me taksa për viza, e tjera. Ndryshe është kur janë në pyetje vizat turistike, të punës, bashkim familjar, se aty kërkohen shumë dokumente, konfirmime, vonon përpunimi, shprehim dyshim rreth qëllimit të vizës.
- Po, ama s’i dihet ktyne! A t’kallxova qysh u bojke reni ktu deri në 200 vetë, i lejshin me prit deri në ora 6 të mbrëmjes, e në fund u thoshin “ejani nesër”. Kanë flejt shqiptart edhe n’stacion t’trenit ktu. Ja u kam qu unë dosjen Dello-s;
- Jo e di, qashtu na ka pas ndodh edhe neve për Porotozh. Katër-pesë herë m’u ka dasht me ardh prej Prishtine, veç neve na tregonin në ora 3-4, e s’na lejshin deri në ora 6.
- Nëse na i japin, ty kanë me ta dhanë veç për Slloveni (kishim kërkuar Schengen një vjeçar) se e ki pasaportën e Kosovës, e sllovent nuk japin Schengen për herë t’parë në një pasosh të tillë, kurse mua mund të ma japin Schengen se e kam pasaportën e Serbisë.
Nejse, na i dhanë vizat menjëherë ditën e dytë. Mua për një muaj vetëm për Slloveni, ndërsa Bashkimit Schengen për një muaj. Kështu u minimizua ndikimi i skandalit të Bashkimit nëpërmjet Hetemit kur nga frika se do të refuzohet, mori Schengen nga ajo ambasadë për një muaj, ndërsa unë (ndoshta shkaku se e kanë mbajtur mend Bashkimin; se sllovenët bari nuk hanë) ma dhanë vetëm për një muaj meqenëse isha bërë bashkë më të për të njëjtin qëllim. Sidoqoftë, vizat për Slloveni nuk ishin më problem për ne, dhe mund ta merrnim tjetrën njëvjeçare menjëherë pas një muaji. E kuptuan se ambasada nuk ka mundur të na zë besë dhe ka dashur të na testoj për një muaj. Po që se na nevojitej tjera për 1 apo 10 vite, ambasada aty ishte.
Bashkimi planifikonte të arrijë në Lublanë me veturë, ndërsa unë me aeroplan (sepse nuk mund të kaloja nëpër Serbi me pasaportë të Kosovës). Me rendësi ishte se takoheshim në të njëjtin vend në Lublanë për punë zyrtare. Gjatë asaj kohe, ombudsmani i Sorosit po i hetonte intrigat e Luan Shllakut kundër të cilit Bashkimi më kërkonte të shkruaj një letër të fortë dhe ta krehi nja 2-3 herë. Dhe çfarë ndodhi disa pasi i morëm vizat?
Bashkimi nuk erdhi në Lublanë fare dhe e kishte shfrytëzuar vizën për vizita në shtete tjera për qëllime tjera. Më shkruan një letër dhe më akuzon se po ia dëmtoj raportet me, siç e quajti ai tani, mikun e ti të përjetshëm, Luan Shllakun. Letrën ia kopjon edhe nepërkës. Ndërsa para se ta merrnim vizën, më ka shkruar një letër me titullin e madh “INTRIGAT!!!” në të cilën ai me paralajmëron se sa intrigant është Luan Shllaku. Për çdo rast, të dyja letrat e Bashkimit janë të ruajtura; edhe ajo ku ai përpiqet të më bind mua si “kokëfortë” që po kam vështirësi se sa intrigant e i mbrapshtë është Luan Shllaku për të cilin Bashkimi thotë se e njeh që nga fëmijëria, edhe ajo ku ai më tregon se nuk e ka ndërmend të prishet me mikun e tij, dhe se do të më padisë po që e përmendi këtë çështje. Ai po ashtu kishte thënë se s’iu është dashur asgjë viza Schengen që e mori në shpinë të INEPRA-s, edhe pse me atë vizë që s’i duhej sen, shkoj për t’i realizuar punë tjera tjetërkah. Kontrata është ende në fuqi të plotë. Mund ta padisë unë kur të dua Bashkimin. Ekziston vetëm një problem: Kjo mund t’i sjellë dëme shumë të mëdha shqiptarëve të Kosovës kur kërkojnë viza sllovene. Bashkimi ende mendon se sllovenët hanë barë. Ai nuk e di se viza që ia kanë dhe dokumentet që i ka deponuar në ambasadë, janë të ruajtura. Ai po ashtu nuk e di se sllovenët e dinë që ai e ka shfrytëzuar vizën për diçka tjetër dhe tjetërkund. Shumë lehtë kontrollohet kjo punë. Secili që hyn e del në Slloveni nga Kosova, e ka një dëshmi në pasaportë (për shembull vulë), ndërsa autoritetet kufitare të dhënat në kompjuter. Në rastin e Bashkimit kur dihej data e hyrjes dhe daljes, sllovenët nuk i kanë këto gjëra por i ka të gjitha provat ambasada e Sllovenisë në Kosovë. Ky është vetëm njëri prej shkaqeve të shumta që Kosovës jo vetëm që nuk po i liberalizohen vizat, por po ia shtrëngojnë më shumë lirinë e lëvizjeve për shkak të “nepismenave” (analfabetëve) që i ka krijuar Jugosllavia/Serbia në mesin e shqiptarëve edhe në universitete si rastin e Bashkimit. Edhe Bashkimi doli intrigant dhe një lloj gjarpri si Luan Shllaku. Më herët thamë se gjarpri-gjarprin nuk e han, pavarësisht mund të jetë intrigant njëri, e i ndershëm tjetri. Këto lloje të rasteve me viza ishte dashur të zbulohen dhe bëhen publike, ashtu që qytetarët e pafajshëm që mundohen shumë për viza, ta kuptojnë se një prej arsyeve pse nuk u japin viza, janë përvojat e ambasadave me çiftat e Bashkimave dhe “nepismena” tjerë. Kur ambasadat kanë përvojë jo të mirë me gomarllëqet e profesorëve universitarë nga Kosova, atëherë logjikisht krijojnë bindjen se qytetarët me arsimim më të ultë mund të jenë më të zi, çka nuk është e vërtetë, por ata kanë të drejtë të besojnë derisa ne nuk i denoncojmë karakteret e gjarpinjve.
Luan Shllaku më herët kishte punuar në Shqipëri. Thuhet se edhe atje ka bërë të zeza, çka nuk është fare çudi. Në Tiranë flitet shumë për aferat e Hetem Ramadanit në Shqipëri gjatë viteve 1990-ta me femra të mitura së bashku me përfaqësuesin e kompanisë së tij në Tiranë, Luan Shllakun dhe disa të tjerë.
Sa mund të jenë të poshtër sllovenët? Këtë pyetje ia bëja vetes gjatë kohës kur në një rast na mundonin për viza. E lash përgjigjen për më vonë pasi të shoh përvojën në konferencë, ose të marrë konferencën si të ndarë nga ambasada. Konferenca ishte shumë e madhe, afër 500 pjesëmarrës, dhe i kishte në fokus të punimeve tri shtete: Ukrainën, Kazakistanin, dhe Kosovën. Unë kisha përgatitur një punim me dy sllovene nga Universiteti i Lublanës, që u botua para fillimit të konferencës, me titullin “Kosovo na poti v trzno gospodarstvo (Kosova në rrugën për në ekonominë e tregut)”. Isha në panelin për Kosovën ku merrnin pjesë edhe dy sllovenë, dhe për çudi, Vllado Dimovski (moderatori i panelit), pyetjen e parë e drejtoj tek unë: “Cila është strategjia e UNMIK-ut për Kosovën”? Po i tregoj se UNMIK-u kur është vendosur në fillim nuk ka pasur një strategji dalëse nga Kosova, pra e dimë pikën fillestare A, por nuk mund të themi se kur mund të jetë pika përfundimtare B, edhe pse dikur duhet të jetë”. Të tjerët, sidomos Agron Dida dhe Ahmet Shala nuk u pajtuan me këtë dhe thanë se në pranverë (më 2007) çdo gjë merr fund; Kosova bëhet e pavarur dhe UNMIK-u do të shuhet. Një pyetje tjetër ishte për resurset (pasuritë) e Kosovës. Përgjigja që e ofronin shumica e zyrtarëve kosovarë në panel ishte se njerëzit dhe popullsia e re e Kosovës janë pasuria më e madhe. Kërkoj moderatori edhe mendimin tim, sikur nuk donte të pajtohej me përgjigjen që ia dhanë të tjerët paraprakisht. I thashë: “Edhe unë pajtohen se popullsia dhe mosha e re janë pasuria më e madhe e Kosovës, por kjo mund të jetë pengesë për zhvillim nëse nuk bëni diçka për ta”. Merrni këto xhirime nga konferenca prej organizatorit dhe gazetës sllovene “Finance” se nuk bënë publiku kosovarë të mbetet i painformuar, e ai slloven të dijë më mirë nëpërmjet nesh se çka ndodhë në Kosovë.
Në konferencë kishte edhe studentë nga Kosova që studionin në Universitetin e Lublanës dhe shtete tjera. Tek po bisedonim në pauzë të kafes, njëri po më thotë: “Valla sllovenkat ishin racë e mirë; përzierje gjermanë me sllavë”. Kjo u interesonte shumicës së pjesëmarrësve nga Kosova në atë konferencë – sa të bukura ishin sllovenkat aty.
Pas konferencës, vendosa të shkoj për Maribor ta vizitoj vëllaun që punon atje. Një ligjëruese nga Universiteti i Lublanës (sllovenkë e mirë bile!)me të cilën e kisha shkruar artikullin për Kosovën, me të dëgjuar për këtë, më tha se nuk ke nevojë të shkosh me autobus atje. I tha shoferit që na kishte sjellë mua dhe Ahmet Shalën nga Lublana, të më dërgoj deri në Maribor. Tek isha në një kafe me vëllaun dhe po vështroja disa sllovene, m’u kujtua ajo thënie e shqiptarit në konferencë: “sllovenkat ishin racë e mirë – përzierje gjermanë me sllavë”, çka aty nuk më dukeshin. Prisja që në bazë të paragjykimeve të studentëve kosovarë, në Maribor sllovenkat mund të jenë më shumë si racë e përzier më shumë me gjermanë (për shkak të afërsisë me Austrinë), dhe po e pyes vëllaun: More ktu po m’doken sllovenkat pak si bajate; atje n’Portorozh ishin kanë fort t’mira, si me kanë krejt aktore t’Holivudit. “Jo ka edhe ktu t’mira po s’i ke pa. Atje ku je kanë ti i kanë zgedh kapak, se qashtu e kanë kta. E kta tont [qeveritarët] kur vinë ktu e shkojnë n’takime zyrtare nepër Evropë, kqyrin shumë, kanë qef veç me ladru e me shpenzu, e për shtet e popull t’vetin s’ja u nin hiq. E dinë sllovent këtë mentalitet t’shiptarve.”
Disa javë pas konferencës, po më shkruan nga Universiteti i Lublanës një mik i imi, Gazmend Qorraj, aktualisht ligjërues në fakultetin ekonomik të Universitetit të Prishtinës, dhe po m’i përcjellë të falat dhe lavdërimet e dy sllovenkave me të cilat kisha shkruar artikullin, dhe të profesorit Janez Prashnikar. Më tha që s’kam lexuar aq nga ti, por më mjafton vlerësimi ai autorit të mbi 400 punimeve shkencore (Janez Prashnikar është ekonomisti më i njohur në trojet e ish-Jugosllavisë dhe ndër më të fortët në Evropën juglindore).
Në fillim të tetorit 2010 (afër 4 vite pas konferencës e cila u mbajt në mes të nëntorit 2006) takova një nga pjesëmarrësit slloven të konferencës së Portorozhit këtu në Prishtinë. Po i sheh veturat e UNMIK-ut, dhe po më pyet: “Ende qenkan këtu, plus e paskeni sjellë një UNMIK tjetër (EULEX-in)? Nuk qenka shuar gjatë pranverës 2007 siç thuhej në konferencë”. Çfarë t’i thosha? Se politikanët e Kosovës gënjenin, nuk kisha nevojë sepse kjo vetvetiu kuptohej nga koha dhe rrjedha e ngjarjeve. T’i them se pos gënjeshtrave të politikanëve kemi edhe “shoqëri civile” si opozitë dhe gjarpinj që merret me komplote dhe intriga, edhe këtë nuk mund t’ia them, por koha dhe ngjarjet po e sigurojnë përgjigjen. Vetëm i tregova se unë nuk jam duke e udhëhequr politikën kosovare, dhe se në Portorozh isha i qartë kur e tregova pikën A ose kohën kur ka filluar misioni ndërkombëtar, kurse pikën B ose përfundimin e këtij misioni nuk e dhashë. Në fund të po të njëjtit muaj (tetor 2010), E përditshmja sllovene “Delo” del me titullin: Politikanët kosovarë nga opinga në “mercedese”, ku tregon se shumica e politikanëve kosovarë u hodh nga opingat dhe balta e fshatit në kolltuqe dhe në mercedese.

4.2. Shoqëria civile e UBD-ashëve, nepotizmit, shpifjeve dhe konspiracioneve

Asnjë parti politike nuk është më përjashtuese e shoqërisë se e ashtuquajtura shoqëri civile. Pyetja e parë që secili lexues mund ta bëjë dhe është i interesuar ta dijë, është se çka do të thotë kjo, kush është shoqëria civile, si funksionon, çfarë misioni ka, dhe kush po shitet si shoqëri civile, dhe sa e hapur është kjo shoqëri?
Së pari ofrojmë përgjigje përmbledhëse, e në vijim ofrojmë hollësi tjera. Shoqëria e hapur në emër të së cilës thirret KFOS-i dhe atë e etiketon si shoqëri civile, është një grup i vogël i OJQ-ve dhe individëve si shoqëri e mbyllur me veprimtari komplotiste. Kjo shoqëri njihet më së shpeshti nëpërmjet të ashtuquajturit “Forumit 2015”, i themeluar nga Sorosi dhe Instituti Riinvest, me një fjalë OJQ e Luan Shllakut dhe Muhamet Mustafës. Ja edhe anëtarët kyç të këtij Forumi, ose siç quhen zyrtarisht, “Anëtarët e këshillit”: Anton Berishaj (mafiozi i telekomunikacionit), Azem Vllasi (ish-udhëheqës i lartë komunist), Dardan Velija (Zyra e kryeministrit), Isa Mustafa (kryekomunisti i Kosovës dhe kryetar i K.K. të Prishtinës), Muhamet Mustafa, Luan Shllaku (nepërka), Lulzim Peci, Mimoza Kusari, Shkëlzen Maliqi, Ilir Dugolli, Vjosa Dobruna, dhe Venera Hajrullahu. Shoqëria civile në kuptim të ngushtë, siç e reklamon propaganda e shumicës së medieve në Kosovë, identifikohet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Ja bordi i kësaj shoqërie (shikoje edhe në adresën: http://www.kcsfoundation.org/?page=1,12):
Xheraldina Vula / Kryetare - (TV21), Muhamed Mustafa - (Instituti RIINVEST), Luan Shllaku - (KFOS), Nadira Avdic-Vlasi - (RTK, Alem), Anton K.Berisha - (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës), Goran Lazic - (Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit), Nita Luci - (Universiteti i Prishtinës. A nuk janë personat kyç edhe këtu të njëjtit si në Forumin 2015 (Muhameti, Luani, Antoni, dhe Nadira në vend të burrit të saj)? çfarë shoqërie e hapur dhe civile janë këta UDBasho-komunistë dhe mafiozë?! Dhe shiko personelin e kësaj KCSF-së: Venera Hajrullahu – Drejtore Ekzekutive, Suzana Arni – Drejtore e Programeve/Koordinatore e Programit të Granteve...ndalu këtu! Suzana Arni është gruaja e Luan Shllakut. Sa e hapur, dhe sa e zgjeruar është kjo shoqëri civile kur të njëjtit persona gjenden si drejtora dhe udhëheqës në disa organizata, dhe kur po u dukej se janë ngopur me pozita udhëheqëse në disa organizata, duhet t’i fusin edhe gratë e tyre (Luani Suzanën, e Azemi Nadirën)? Kush është ai mëzat, ose ajo lopë në Kosovë që mendon se kjo është shoqëri civile. Po, po. Mëzat ose lopë, se njeri i arsyeshëm nuk mund të jetë po që se mendon se ky grup ka të bëjë diçka me shoqëri civile. Ky është grup mafioz. Ka dëshmi të konsiderueshme për krimin e organizuar, pisllëqet, hajnitë, shpifjet, dhe komplotet e tyre.
Më tutje, kjo “shoqëri civile” del në opinion shpesh si grup, ku përfshihen jo më shumë se 7-8 OJQ (nga mijëra të tjera), ku vazhdimisht përfshihet Klubi për Politikë të Jashtme të cilin e udhëheqin Veton Surroi dhe Ylli Hoxha, pra njerëzit politik, dhe Lëvizja Fol. Detyra parësore e kësaj “shoqërie civile” janë shpifjet, komplotet, dhe shpërlarja e parave. Këto shpifje i bëjnë aty ku munden, sidomos në institucionet e Kosovës. Për shembull, shpifarakja trutharë që e hanë sapunin për djathë, Besa Luzha, nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung, më thoshte se sipas Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ju nuk jeni pjesë e “shoqërisë civile” dhe se ti nuk mund të jesh shoqëri civile. Po e quaj “shpifarake trutharë” sepse të thuash që një institucion politik po u dashka të vendos se kush guxon të jetë shoqëri civile e kush jo, është përtej çdo banaliteti të shoqërisë civile. Sipas Besa Luzhës dhe shpifarakëve nga rrethi i saj, kusht për të qenë pjesë e “shoqërisë civile” është të jesh në grup politik si Klubi për Politikë të Jashtme, të marrësh lejen e politikanëve të caktuar, dhe nëse do pozita udhëheqëse në këtë shoqëri, duhet të jesh nepërkë, UDB-ash, komunist Jugosllav, apo mafioz në ndonjë ndërmarrje publike.
“Shoqëria civile” e Kosovës paraqitet si opozitë e partive politike në pushtet, çka në teori nuk do të duhej të ishte (shoqëritë civile kanë tjetër mision), por në fakt bashkëpunon ngushtë me mafinë e partive politike në pushtet. Shembulli më freskët për opinionin kosovar është rrahja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi, vetëm pse ky e kishte pyetur Kryeministrin (Hashim Gjarprin), nëse “Kjo qeveri u ka hipur skijave" gjatë kohës së hartimit të planit ekonomik në Bansko të Bullgarisë. Ku ndodh kjo rrahje? Në lokalet e UDB-ashit Muhamet Mustafa që mban disa pozita në “shoqërinë civile” dhe është deputet nga radhët e partisë së mafisë ruso-serbe Aleance për Kosovën e Re (AKR). Edhe me këtë rast, qytetari i zakonshëm duhet të jetë mëzat ose lopë nëse mendon se kjo është shoqëri civile. Ky grup mafioz dhe politik është shoqëri e nepërkës, hundrakut, UDB-ashëve, komunistëve të devotshëm të Jugosllavisë dhe antishqiptarëve, dhe nuk ka gjë të përbashkët me shoqëri civile.

5. Çka thotë komploti i nepërkës kundër hundrakut? Luan Shllaku kundër Hashim Thaçit

Në fillim të marsit 2011, “shoqëria civile” (tani po e dini se çka dreqin është kjo në Kosovë), me plan për përmbysjen e qeverisë kosovare. Në arsyetimin që e jep dokumenti i kësaj shoqërie, thuhet: “Përbërja e qeverisë së re, të votuar në të njëjtën seancë, nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës për qeveri me duar të pastra dhe kompetente për të implementuar agjendën e shtet ndërtimit në raport me sfidat që e presin shtetin e ri”.
Koment: As ju nuk i keni duart më të pastra dhe jeni shumë të zhytur në krim të organizuar po aq sa Qeveria. Madje, nëse ka ndonjë grupacion që nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës, i pari dhe më i mbrapshti jeni ju.
“Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile, të tubuara rreth fushatës për integritetin e institucioneve, e kanë vlerësuar si të domosdoshëm shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”.
Koment: Kjo dihet, por mos u mundoni ta fshihni faktin se shumë qytetarë janë më shumë të pakënaqur me juve sepse edhe kjo dihet. Mos deshët ju ta merrni pushtetin? Do të ishte në rregull sikur të mos i vëni aty nepërkat, UDB-ashët, dhe familjarët tuaj të ngushtë, të cilët janë më të zi se kriminelët e tanishëm në pushtet?!
“Veprimet të cilat do të ndërmerren në kuadër të kësaj fushate synojnë korrigjimin e këtyre parregullsive....”
Koment: Së pari korrigjimet e parregullsive të “shoqërisë civle” sepse shumica e tyre i kanë duart e përlyera që nga koha e ish-Jugosllavisë.
Plani jep edhe format e veprimit në faza dhe me data në një tabelë në fund të dokumentit të “shoqërisë civile”. Bartës të fushatës ose planit për rrëzimin e Qeverisë janë gjithsej 7 organizata: KCSF, Lëvizja Fol, Syri i Vizionit nga Peja, Dokufest nga Prizreni, FDI nga Gjakova (nga vjen Luan Shllaku dhe KCSF = nepotizëm) dhe CBM nga Mitrovica. Thuhet se do të marrin pjesë edhe gazetarët, artistët, dhe intelektualët si bartës. A nuk u duket ky plan për atë që diskutuam edhe më herët – nepotizmi gjakovar? Qytetarët mendojnë se kjo është Qeveri e Drenicës. Atëherë, ku janë organizatat për rajonin e Drenicës?
“Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: Protesta ditore, Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe”.
Koment: Po të udhëhiqen këto nga njerëzit ose shoqëria civile e vërtetë, do të mund të sillnin ndryshime pozitive. Nepërkat dhe UBD-ashët e “shoqërisë civile” të cilët në të njëjtën kohë janë në partitë politike të koalicionit qeverisës (Muhametin dhe Mimozën i ke nëpër borde të “shoqërisë cvile” dhe AKR) e bëjnë edhe më zi se hundraku. Përveç kësaj, ishit ju “shoqëria civile” së basku me militantët e hundrakut që e rrahët Frashër Krasniqin kur ai me vetëm një pamflet (shih planin tuaj edhe sa fushata tjera shtesë i donit kundër hundrakut!) pyeti nëse kjo Mimoza Kusari në bordin e shoqërisë tuaj civile ka shkuar në Bullgari për t’i hipur skijave në emër të Qeverisë që ju kinse planifikonit ta rrëzonit. Mendoni një herë se sa materiali duhet shtypur për këto fushata. Plani nuk tregon se ku ishte dashur të shtypen, mirëpo nepërka e kishte planifikuar këtë fare mirë – aty ku i ka shtypur të gjitha më herët – te tezaku i tij në Grafika Rezniqi. Çka po u duket tash ky plan? Plan i nepërkës kundër hundrakut për rrëzimin e Qeverisë, apo plan i nepërkës për ta bërë çirak me biznes tezakun e tij? Përgjigja: Është kjo e dyta, sepse gjarpri-gjarprin nuk e han.

5.1. Heshtja e OSI-t dhe FES-it ndaj keqpërdorimeve dhe kriminalizimit të ndihmave të tyre në Kosovë

Në ankesën e parë kundër nepërkës, për të cilën Bashkim Kastrati insistonte fuqishëm të bëhet dhe krehet mirë nja dy-tri herë, kishte reaguar OSI nga baza por neve nuk na ka treguar. Këtë strategji kamuflimi të hetimeve e zbatojnë shumica e organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Arsyet është vështirë të kuptohen për secilën organizatë veç e veç. Megjithatë, një mendim interesant i një studenti gjerman për rastin e FES-it, na mundëson të kuptojmë shumëçka dhe format që duhet ndjekur për luftimin e mafisë dhe krimit të organizuar në “shoqërinë civile” kosovare.
Po i njëjti Bashkim që u distancua nga ne posa e mori vizën, i tregon “Vajgurit” se OSI e kishte kontaktuar Luan Shllakun në bazë të ankesës së Isës, kishte biseduar nja një orë me të, dhe ia kishte thënë do fjalë koxha t’forta rreth mënyrës së sjelljes. Megjithatë, derisa misioni i nepërkës vazhdon, ato fjalë të forta të OSI-it nuk çojnë peshë dhe nuk patën ndikim.
OSI-t i është dërguar edhe një dëshmi për shpalljet e dyfishta të KFOS-it në Koha Ditore. Më vonë i është dërguar edhe një dëshmi publike për konfliktin e interesit dhe nepotizmin ndërmjet KFOS-it dhe KCSF-së. Kanë mbetur ende të heshtur. E njëjta dosje i është dërguar edhe FES-it ku kemi kërkuar sqarime nëse zyra e FES-it në Prishtinë është filialë e FES-it nga Gjermania, apo filialë e KFOS-it, nepërkës dhe Muhamet Mustafës? Gjersa OSI përgjigjej në dosje, gjermanët heshtnin në tërësi.
Po që kërkonin mendimi e kujtdo që kanë ide për keqpërdorimin e fondeve dhe pozitave në organizatat ndërkombëtare që veprojnë, thuajse secili ua jep këtë përgjigje: “Ato atje në bazë vetë i detyrojnë këta vendorët dhe ndërkombëtarët të merren me gjëra të tilla, shiten kinse ne jemi të thirrur për t’i hetuar këto keqbërje, por kurrë nuk i bëjnë, dhe nëse po, këtë e bëjnë vetëm sa për të krijuar përshtypje në opinion se kemi pak moral, i hetojmë gjërat, dhe kinse po marrim masa ndëshkuese”. Nuk është krejt kështu siç mund t’u thotë gati secili që i njeh praktikat e keqpërdorimit në punën e vendorëve në organizatat ndërkombëtare. Misteri i heshtjes dhe mos ndërmarrjes së masave nga institucionet mbikëqyrëse ose gjykatësit e këtyre organizatave, duket pak më ndryshe. Do t’u sjelli sqarimin e një studenti gjerman.
Një student gjerman që më ka intervistuar rreth çështjes së privatizimit në Kosovë, ditën kur Pacolli u zgjodh kryetar me shantazhe në Kuvend, pra më 22 shkurt, tek po më bënte shumë pyetje dhe kërkonte informata rreth inkuadrimit të faktorit ndërkombëtar në procesin e privatizimit në Kosovë, gradualisht kaluam edhe te diskutimi rreth korrupsionit dhe a ka ndonjë ide se të luftohet ky në Kosovë kur edhe sistemin e drejtësisë e kemi si një organizëm të përfshirë në të. Unë po i them se nuk është problemi këtu vetëm te ndjekja e rasteve individuale ose grupore të korrupsionit nga autoritet e Kosovës apo të Gjermanisë për të huajt që janë dërguar në mision; është edhe një problem tjetër – ai i tolerimit të korrupsionit dhe konspiracioneve nga organizata si tërësi, duke përfshirë edhe të Gjermanisë, e ndaj të cilave organet kompetente të hetimit në Gjermani po mbesin të heshtura. Ia tregova rastin e FES-it dhe KFOS-it të cilin ia kisha dërguar të dy palëve të institucioneve që të sqarohen ndërmjet vete a janë filialat e tyre në Kosovë të ndara sipas strukturës që keni ju, apo janë organizatë e përbashkët vendore joformale me një mision tjetër që po shihet në praktikë. Më kërkoj që t’ia përcjelli atë dokument me dokument (Komploti kosovar në stilin e mafisë me fondet çifuto-gjermane) kur të kthehet në Gjermani. Ia dërgova, dhe pas disa ditëve po më kthen përgjigje. Isha shumë i interesuar se çka kishte për të thënë. Të shohim tash sundimin e ligjit në Gjermani ku edhe kryetari i shtetit (Horst Kohler) largohet për një fjalë goje (rreth prezencës së ushtarëve gjermanë në Afganistan), se për Kosovë dihej – ma pus nuk ka ku shkon.
E kishte lexuar më vëmendje dokumentin, dhe po thotë se arsyeja kryesore pse këta në Gjermani mundohen ta mbajnë të heshtur këtë problem, është shkaku i karrierave që të mos u dëmtohet imazhi bartësve dhe institucioneve. E kishte vërejtur se janë gjëra faktike dhe që vërtetohen, dhe në fund të asaj ankese thuhej: “Na njoftoni nëse doni t’i hetoni këto raste dhe nëse keni nevojë për më shumë evidencë”, që do të thotë se ka edhe shumëçka tjetër pos kësaj e cila edhe ashtu mjaftonte. Nuk është se gjermanët nuk janë shumë të brengosur rreth asaj se çka bëjnë të huajt në vendet tjera nëpër filialat e institucioneve të tyre. Përkundrazi. Për gjëra të ngjashme brenda Gjermanisë, punonjësit gjermanë fluturojnë automatikisht nga ato pozita nëpër institucione, madje edhe në hierarkinë më të lartë të shtetit ku rastet bëhen skandal në nivel kombëtarë. Mirëpo, për rastet në shtetet tjera me institucionet dhe fondacionet e tyre sikur në Kosovë, tregohen të heshtur për shkak të imazhit. Mund të merren me rastet e skandaleve të individëve sikur të Xho Trashler (ani pse ky nuk ishte hetuar për skandalin në Kosovë por falsifikim të diplomës në Gjermani), por me institucione nuk u pëlqen dhe mundohen ta heshtin problemin. Atëherë shtrohet pyetja se si është e mundur të ndalen skandalet kur paskan alergji ndaj hetimeve publike të fondacioneve si të FES-it? Thuajse e njëjta gjë ndodh edhe me OSI-n, i cili është fondacion privat dhe ishte dashur të jetë më i rreptë rreth keqpërdorimit të fondeve të tij – heshtin me qëllim që mos zbulohet misioni kundërthënës në praktikë të cilin ata nuk do të dëshironin të ndodhte por ndodh, dhe e kanë të vështirë të reagojnë publikisht për shkak të imazhit ose zbulimit në publik të të zezave. Kush i vuan tërë këto pasoja nga mungesa e një hallke të transparence. I vuan Kosova.
Vetëm vendorët dhe reagimi i publikut kosovarë është në pozitë t’ua ndaloj skandalet e tyre që duken të padëshirueshme për çifutët dhe gjermanët, por kur ndodhin nuk mund të reagojnë. Përndryshe, të dyja palët, çifutët dhe gjermanët, për shkak të historisë së tyre, kanë alergji ndaj këtyre gjërave që ndodhin me organizatat e tyre në Kosovë që duken si të përbashkëta në skandale, çka ata nuk do të dëshironin të jenë. Me tepër do të dëshironin t’i kenë skandalet e ndara; çifutët të vetat, gjermanët të vetat, se të përbashkëta ose koordinuara, për shkak se këtu problemi bëhet më i ndjeshëm, çka shkakton edhe përpjekjet e të dyjave palëve t’i kamuflojnë dhe heshtin këto aq sa munden për shkak të ndjeshmërisë. Mosreagimi i kosovarëve në këtë aspekt, mund ta konfirmojë poshtërimin e pjesëtarit të EULEX-it Stefan Loren, se ju shqiptarët jeni vërtetë të marrë, dhe se Kosova qenka vend i mirë për ta pshurrur. Kur të reagoni, atëherë e shihni se edhe gjermanët edhe çifutët do të reagojnë ndaj keqpërdorimit të misionit në organizatat e tyre që veprojnë në Kosovë.

6. Përfundim

Gjarpri në kuptimin e përgjithshëm është personifikim i dreqit dhe ferrit. Ai është i pabesë, simbol i tradhtisë, intrigant, mashtrues, komplotist dhe bënë vepra të këqija që nga koha e Adamit dhe Evës, e deri në ditët e sotme. Gjarpri e ka gjuhën e vet të komunikimit me gjarpinj tjerë, e në disa raste edhe me njerëz. Kur bashkëpunon me njerëz, mund të përdoret kundër rreziqeve tjera, por nuk është në gjendje të krijoj diçka të mirë për njerëzit prej fillimit. Më së shumti sjellë vetëm pasoja për njerëzit edhe në rastet kur ndonjëherë e përdorni kundër rrezikut (rasti kur ju e nxirrni atë nga xhepi dhe i thërret të tjerët) ose e merrni për kuriozitet në shtëpi dhe më pas çmendeni kur ai i pjellë të tjerët (rasti i “Shumarit”).
Përpos që mund të komunikoj me njerëzit, gjarpri mund t’i përngjaj shumë njerëzve edhe për nga forma fizike, mendja dhe sjellja. Hashim Thaçi quhet “Gjarpri” për shkak të këtyre tipareve. Është i species hundrak, një gjarpër autokton në mesin e shqiptarëve, duket i hijshëm më katrorë zigzag, dhe është shumë helmues. Kur i merr tiparet njerëzore mund ta helmoj Kosovën dhe të ardhmen e popullsisë së saj, jo vetë se nuk ka inteligjencë dhe është i ngathët, por me direktivat e ekspertëve të huaj të specializuar në përdorimin e gjarpinjve dhe brevave për komplote. Gjarpri mund të jetë edhe i species nepërkë në formë të njeriut. Ky gjarpër tek shqiptarët njihet si katil. I tillë është Luan Shllaku si për kah pamja ashtu edhe intrigat.
Realiteti nga profecia e “Shumarit” be shoq, ka pjellë gjarpri, e i ka ba 9 gjaprra po konkretizohet në rastin e Kosovës. Çifutëve nuk u ka hije të bëjnë këso gjëra kundër shqiptarëve. Publikut shqiptar dhe njerëzimit u mungon një libër që duhet të shkruhet me titullin: “Tragjedia në Kosovë: Njëqind për qind e shqiptarëve për t’u zhdukur nga çifutët” që do të ishte një kundërvlerë ndaj librit të çifutit Harvey Sarner “Shpëtimi në Shqipëri: Njëqind për qind e çifutëve të shpëtuar nga holokausti”. Çifutët kanë më së paku arsye për të vepruar kështu kundër shqiptarëve. Po të vepronin kështu ndaj çdo kombi tjetër në botë, mund të spekulonim për teori konspirative, por kundër shpëtimtarëve të tyre të dikurshëm (shqiptarëve) është diçka që të lë pa koment.
Është e vërtetë se sa më shumë të mbysni gjarpinj, aq më shumë dalin, siç është e vërtetë se ata që i mbysin, rrallëherë ose kurrë janë kafshuar nga gjarpri. Gjarpri kafshon ata që kritikojnë mbytësit e tyre ose pafajshmit, shpesh herë edhe ata që përpiqen ta përkëdhelin gjarprin ose të bëjnë miqësi me gjarpinj, ndërsa mbytësit janë imun ndaj kafshimeve të gjarprit, pavarësisht se sa shumë dalin.
Pse komploti i gjarprit të “shoqërisë civile” (nepërkës) kundër gjarprit të UÇK-së ishte qesharak? Sepse qytetarët duhet ta kuptojnë se gjarpri-gjarprin nuk e hanë. Gjarpinjtë, qoftë ai i shoqërisë civile apo ai i UÇK-së, punojnë kundër Kosovës. Merre njanin, e mshaj tjetrit. Gjarpër ai, e gjarpër ky. Punë dhe komplote gjarpinjsh kundër Kosovës dhe shoqërisë së saj. Kosovës nuk i duhet “lëvizja Fol” ose llap-a-llap dhe shoqëria “e hapur dhe civile dhe UDB-ashëve”. Kosovës i duhet “Lëvizja Vepro” dhe shoqëria “e mbyllur ushtarake dhe e atdhetarëve” e cila duhet të veproj fshehtas për interesat e hapura civile të popullsisë.

© Isa Mulaj, 24 prill 2011, me rastin e ditëlindjes së “Gjarprit”
Ndalohet ribotimi pa lejen e Autorit dhe Botuesit
Ndalohet përkthimi në gjuhët e huaja pa lejen e Autorit.



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 72 vizitorë
Lexuar: 4,014 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi