Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Idetė - KURBANI i politikanėve
Publikuar më 18 nėntor, 2011 nė orėn 23:26 ( ) Dr. Koēo Danaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Eshte e trishtueshme, por eshte e vertete. Ne gjithe hapsiren e kombit shqiptar, mungojne idete e zhvillimit. Ato jane bere KURBAN i politikaneve shqiptare ne Tirane, Prishtine, Shkup etj. I interesave te tyre apo te atyre qe ata i quajne parti, e qe ne thelb jane grupe perkrahesish apo tifozesh.

Prandaj kjo hapsire, sot te ngjan me nje njeri qe ecen por nuk di nga ecen, shkon, por nuk di ku shkon. Ja disa shembuj: Pas nje viti ne Shqiperi do festohet 100 vjetori i pavaresise, thuhet se do krijohet komision me pjesmarres nga gjithe hapsira e kombit shqiptar. Bukur. Po lindin disa pyetje: Pyetja e pare eshte, perse do marrin pjese politikanet dhe akademiket nga Kosova ne kete komision? Ata e kane diten e tyre te pavarsise qe eshte 17 shkurti i vitit 2008. Perse do vijne politikanet dhe akademiket shqiptare nga Maqedonia? Ata pranojne Maqedonine si atdheun e tyre, e cila ka si date pavarsie 9 shtatorin e vitit 1991.

Dhe pyetja e fundit: Po politikanet e Tiranes, perse do ta festojne 28 nentorin? Kjo date eshte data e pavarsise se shqiperise Natyrale. Ndersa data 29 korrik eshte data kur Konferenca e Londres vendosi krijimin e shtetit shqiptar qe eshte sot dhe aktualisht e drejtojne Berisha, Topi dhe Topalli. Ja pra nje ide e madhe qe ka nevoje per diskutim. Neqoftese, politikanet shqiptare e kane seriozisht festimin e 28 Nentorit, ata duhet te shprehen hapur se nuk e njohin Mbledhjen e Londres, nuk i njohin vendimet e saj. Por deri tani nuk ka nje deklarim te tille. Pati para tre vjetesh, nje deklarate nga Berisha ku e konsideroi Londren, nje konference kolonialiste, por pastaj u terhoq. Pati para 4 vjetesh nje deklarim nga Rama ne takim me Jakup Krasniqin se nuk ka asgje te keqe te bashkohen shqiptaret, por pastaj u terhoq. Beri Hashim Thaci ne prag te zgjedhjeve te 12 dhjetorit nje deklarate per bashkimin me Shqiperine, por me vone u terhoq. Disa politikane nga Vilajeti i Prishtines apo i Shkupit pohojne se kjo eshte Feste e Flamurit. Jo, eshte me shume se gabim, eshte fallsifikim i historise. 28 Nentori 1912, nuk eshte Festa e Flamurit, por shpallje pavarsie. Shqiptaret Festen e Flamurit e kane ne 28 Nentor 1444, kur Skenderbeu ngriti Flamurin ne Kruje. Greket Festen e Flamurit e kane ne 25 Mars 1821 kur peshkopi Germanos ngriti Flamurin ne Patra, por pavarsine e shpallen me vone.

Deri tani, kjo ide kaq e madhe eshte KURBAN i politikaneve shqiptare

Ja edhe nje shembull tjeter nga Kongresi i fundit i Partise Socialiste. Ata hodhen idene e shndrrimit t eish-pronareve ne pronare. Ide e bukur. Por…perseri lindin disa pyetje qe askush prej tyre nuk ju ka dhene pergjigje. Cilat jane ato? Pyetja e pare qe del eshte. Pronat e agallareve shqiptare ne fshatrat ku sot jeton minoriteti grek ne Shqiperi. Ne kohen e Zogut, disa nga keto fshatra kishin emra te tille si Hader Aga, Memush Bej, Kalive bej Pasha, Aliko, Caush, Ymer Efendi, Hoxhe. Qe do te thote se minoritaret greke ishin argate dhe cifcinj dhe punonin ne pronat e te tjereve. Regjimi i Enver Hoxhes ne emer te internacionalizmit proletar ua nderroi emrat, si Dritas, Lefter Talo, Livadhja etj. Parlamenti shqiptar I 1992 keto prona nuk ua dha pronareve, por beri pronare argatet. Si do veproje Partia Socialiste me kete ceshtje. A do ti ktheje ajo ish pronaret shqiptare te tokave te minoritetit ne pronare. Me thjesht, A do mundet Edi Rama dhe Gramoz Ruci, tja marrin token Vangjel Dules, Spiro Kseres, Vangjel Tavos, Kosta Brakes dhe tja kthejne nipit apo mbeses se Hader Agait, memush Beut etj etj. Nuk ka pergjigje. Prandaj edhe kjo ide kaq e madhe deri tani eshte KURBAN i politikaneve.

Ja dhe nje shembull tjeter: Ne boten e qyteteruar, pranohet ekonomia e tregut, por nuk pranohet shoqeria e tregut, pasi poltikanet e ketyre vendeve megjithse flasin per globalizem, kultivojne me fanatizem identitetet e shoqerive te tyre. Tregu sa vjen e behet global, por shoqerite sa vijne dhe behen kombetare. Kesisoj dallohet shoqeria franceze nga ajo gjermane, italiane etj etj. Ndersa ne Shqiperi deri me tani, i thuhet po ekonomise se tregut, por mjerisht i thuhet PO edhe shoqerise se tregut. Kushdo qe vizitoi Panairin e Librit ne Tirane dhe pa qoftexjinjte serbe ne hyrje te tij, e kupton fare mire se edhe idete e konsolidimit te shoqerise shqiptare, jane KURBAN i politikaneve.

Ja edhe shmebulli i fundit. Nuk ka shqiptar qe te mos degjoje here pas here politikanet e tij se me cfare pathosi flasin per partite politike, per rolin e tyre si pasuri kombetare etj. Ide e madhe. Por…, perseri ajo eshte deri tani KURBAN i politikaneve. Pse? Ne Shqiperi me shume ka parti kryetaresh, parti grupesh interesi, parti mitingjesh, se sa parti politike. Ku e mbeshtet kete qe po them? Po shikoni se si kalojne deputete nga nje parti ne tjetren, shikoni me te fundin dukuri se si permbysen drejtuesit e qarqeve. Epo ka tradhetare thote dikush. Jo, nuk ka tradhetare, por nuk ka parti, nuk ka ide partish qe dallojne njera nga tjetra. Na i blene thote dikush tjeter. Jo, jane thjesht interesa, kur e krijon partine si grup interesi, do presesh edhe pasojat. Kur shitesh ti qe je deputet apo politikan per nje privilegj tek nje kompani apo nje shtet, tek nje ambasador, ashtu do te beje edhe ai qe eshte poshte. Ja pra se si edhe idete mbi partine politike jane akoma KURBAN I politikaneve.

Por shqiptaret si Komb kane nje aspirate, integrimet ndershqiptare qe do te thote Shqiperi Natyrale dhe ato europiane, qe do te thote antar i BE. Por qe ta realizojne, duhet te prodhojne ide dhe per me shume te mos i lene ato, te behen Kurban i politikaneve.

Autori eshte Kryetar i Listes per Shqiperi Natyrale

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dr. Koēo Danaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 1,608 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi