Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRKUJTIMET E TË RËNËVE PËR LIRI, FRYMËZOJNË...
Publikuar më 08 shkurt, 2012 në orën 00:05 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Njëzet e tetë vjet më parë, me 08 shkurt 1984, pa u mbushur as edhe një muaj i plotë nga rënia heroike e Dëshmorëve të Kombit, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, dy rrëfyesve të rrugës të vetme, por të sigurt, të cilën duhej ta ndiqnin shqiptarët deri në realizimin e plotë të aspiratës së tyre shekullore, për t’u çliruar nga thundra e okupuesve, jo vetëm banorët e lagjes në “Kodrën e Trimave” të Prishtinës serish tranden nga të shtënat e armëve.

Çfarë po ndodhë, pyesnin të gjithë?
Serish po luftohej!
Lajmet e dhembjes përhapen më shpejt se ato të gëzimit, nuk vonoj dhe mor vesh. Në përballje me njësitë e specializuara të makinerisë vrastare të Beogradit, kishte ra për të mos vdekur kurrë edhe një Dëshmor i Kombit, djaloshi i kësaj lagjeje, Bajram Hajrush Bahtiri.
Edhe qëndresa heroike e Bajramit, jo vetëm se lakuriqësoi edhe njëherë karakterin vrastar, por ajo ishte edhe një dështim i turpshëm “specialcave” serbomedhenj dhe i mercenarëve të tyre shqipfolës për ta kapur dhe prangosur edhe një të ri shqiptar, për të vetmin “faj” të tij, se e ndiente dhe përjetonte rënkimin nën thundrën okupuesve sllavo-grek të popullit që e lindi dhe, pse ishte betuar para Flamurit të Kombit, se do të jepte çfarë lypet prej tij, për çlirimin e trojeve të okupuara dhe ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm shqiptar!
Bajrami u lind në një familje gallabiote, ekonomikisht të varfër, por e njohur për bujari dhe fisnikëri. Dera e kësaj familje liridashëse priste dhe përcillte vetëm njerëz të besës dhe nderit.
Në formimin e karakterit burrëror dhe liridashës të Bajramit, ndikim të madh kishte pas edukata që kishte marrë nga prindërit, babë Hajrushi dhe nënë Nailja, më vonë edhe nga vëllai më i madh, Rrahmani. Kjo bëri që qysh sa ishte në bankat e shkollës së mesme, të kuptojë drejt dhe mirë, se veprime e organizuara për çlirimin e trojeve nga pushtuesit ishte domosdoshmëri. Kjo domosdoshmëri e shtyri atë që në këtë moshë fare të re, të përcaktohet drejt dhe të radhitet krah për krah me bashkëveprimtarë tjerë në kuadër të Frontit Nacional Çlirimtar të Kosovës (FNÇK).
Ky përcaktim patriotik i Bajramit fillon të konkretizohet gjatë Demonstratave gjithë-popullore, të njohura si Pranvera ’81.
Siç edhe dihet, Bajrami pa u hamendur iu bashkua demonstruesve të mars-prillit 1981, përkrah vëllait të tij më të madh Rrahmanit, ku edhe Ai, ashtu si demonstruesit tjerë, me grushtet e shtrënguar dhe të ngritur lart brohoriste: “Republikë, kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, Trepça punon, Beogradi ndërtohet”, “Trepça është jona”, “Poshtë pushtuesit jugosllav”, “Liri ja Vdekje”...
Aktiviteti i Bajramit në këto demonstrime u vërejt edhe nga policia e okupuesve dhe për pasojë, edhe pse i mitur në moshë, Ai u arrestua dhe u mbajt në izolim 60 ditë.
Pas daljes nga izolimi, Bajrami vazhdoi veprimtarinë patriotike me vendosmëri më të madhe, deri në çastin e përfundimit heroik të jetës së tij, gjatë përballjes me mercenarët e Beogradit.
Është e pamundur të gjesh ndonjërin nga ata që e kanë njohur dhe që kanë bashkëvepruar me Bajramin, që të mos flet me admirim dhe me respekt të thellë për këtë shok të radhëve, të njohur për modesti, për maturi dhe për vendosmëri....
Nëpër shtigjet që hapën Bajrami dhe dëshmorët tjerë, duke shkrirë jetën e tyre të njomë, marshoi krenare Famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Bajrami, së bashku me të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë përpjekjeve shekullore të popullit tonë për të mbijetuar përballë terrorit dhe për t’u çliruar, vetëvendosur dhe ribashkuar, ishin, janë dhe do të mbeten përjetësisht, lavdia dhe krenaria e kombit.
Përkujtimet e të rënëve për liri, frymëzojnë...!
Gjaku i të rënëve për liri është Amanet.
Gjaku i të rënëve për liri obligon!
Ky obligim për ne të vdekshmit për ta përmbushur këtë Amanet, nëse nuk duam që të na mallkojë historia!
Amaneti i Dëshmorëve nuk përmbushet duke shkelur mbi gjakun e tyre, mjerisht, siç edhe po veprohet aktualisht nga disa “hamshorë” të cilët komb dhe atëmemëdhe kanë lekun dhe jetën e shthurur, por duke punuar pa hile, me përkushtim, me vendosmëri dhe vetëmohim, deri në përmbushjen e plotë të tij!

08 shkurt 2012
Prishtinë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,171 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi