Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kërkesë për anullimin e Konferencës së Londrës së vitit 1913
Publikuar më 11 shkurt, 2012 në orën 02:22 ( ) Dr. Koço Danaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Variantin e papërpunuar te materialit, qe i eshte derguar 6 ministrave te jashtem qe organizuan mbledhjen kolonialiste te Londres. Materialin e plote prej 20 faqesh, do tua veme ne dispozicion mbas disa javesh...

Duke studjuar dhe analizuar Konferencën e Londrës së viteve 1912-1913 e cila coptoi në pesë pjesë kombin shqiptar,
Duke studjuar në vazhdimesi diskutimet ne këtë Konferencë që nga 16 dhjetori i vitit 1912 deri ne 29 korrik 1913,
Duke studjuar thelbin e kësaj konference dhe qëllimin për të cilin ajo u mblodh,
Duke studjuar lidhjen e saj me konferencat e e mëvonshme në të cilat dhe për të cilat u fol dhe diskutua për kombin shqiptar,
Duke u bazuar në gjëndjen aktuale të kombit shqiptar,

Paraqesim para jush konkluzionet si më poshtë:

Takimet e ambasadoreve te 5 fuqive te mëdha, Italisë, Francës, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë nën drejtimin e ministrit të jashtëm britanik Eduard Grey, nuk përbëjn bazën e mjaftueshme për të qënë një konferencë. Për më tepër, nuk përbëjnë bazën pëe të qënë një konferencë zyrtare. Cilat janë argumentet që sillen në favor të tezës së lartëpërmëndur:

1. Periudha midis 16 dhjetorit 1912 deri ne 29 korrik 1913 me shume kane qene takime ambasadoresh te gjashte fuqive te medha se sa nje konference zyrtare. Njohesi dhe studjuesi me i mire i saj, profesor Arben Puto, shprehet se: Është për tu theksuar që Konferenca gjatë zhvillimit të punimeve të saj nuk mbajti process verbale, cka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferences. Megjithatë u bë praktikë që ambasadori francez Pol Kambon, të hartonte në gjihën frënge përmbledhjen koncize të diskutimeve të seancave më të rëndësishme dhe ato tu dërgoheshin pëe njoftim kancelerive. (Arben Puto, Shqiperia Politike, faqe 55).

POR KËTË E POHON VETË DREJTUESI I KONFERENCËS ISH-MINISTRI I JASHTËM BRITANIK GREY NË KUJTIMET E TIJ. JA POHIMI I TIJ LIDHUR ME KËTË CËSHTJË: .......NE ISHIM GJASHTË: LICHNOËSKY, MENSDORFF DHE IMPERIALI, RESPEKTIVISHT AMBASADORËT E GJERMANISË, AUSTRISË DHE ITALISË; CAMBON DHE BENCKENDORFF, AMBASADORËT E FRANCËS DHE TË RUSISË, DHE UNË PËR BRITANINË E MADHE. MË TAKOI PËRGJEGJËSIA E DREJTIMIT, POR NE VENDOSËM TI THJESHTOJMË PROCEDURAT DHE TË BËNIM NJË KOMITET MIQSH, ASHTU SIC EDHE ISHIM. NË MBLIDHESHIM PASDITEVE, ZAKONISHT RRETH ORËS 4 DHE DISKUTONIM DERI RRETH ORËS 6 OSE SHTATË ME NJË PUSHIM TË VOGËL ÇAJI. KONFERENCA VAZHDOI DERI MË GUSHT 1913, POR NE MBLIDHESHIM VETËM KUR E KËRKONIN RRETHANAT DHE RAPORTET E MIQËSISË QË NE KISHIM NUK I PENGUAN DEBATET TË VAZHDONIN TË PAPËRCAKTUAR NË MËNYRËN MË TË BEZDISSHME...(EDËARDS GREY, MEMOIRES, FAQE 248, BOTIMET PAYOT, 1927)

2. Mbledhja e ambasadoreve te 6 fuqive te medha ne Londer nuk u thirr per te diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por per te zgjidhur mosmarrveshjet midis 4 fuqive nderluftuese ballkanike, Serbise, Greqise, Malit te Zi , Serbise dhe Turqise, pas Luftes se dyte ballkanike. Nje nga pjesmarresit e kesaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon nje gje te tille. Ai shprehet se: ...Pas nenshkrimit te paqes midis Turqise dhe Italise, marja e vendimeve qe do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqise ju besua trupit diplmatik ne Londer. Ai kishte per detyre hartimin e marrveshjeve midis shteteve te ndryshme nderluftuese te ballkanit. Mbledhja e Londres u hap ne 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grass et, viti 1946).

PO KËTË E POHON VETË DREJTUESI I MBLEDHJES GREY I CILI SHPREHET SE: ........TA MENDOSH MIRË, ROLI IM PERSONAL NË KËTË KONFERENCË DUKEJ PA NGJYRA DHE SHUMË BANAL. INTERESAT BRITANIKE NUK ISHIN TË AFEKTUAR NGA FATI I GJAKOVËS, SHKODRËS APO FSHATRAVE TE TJERA SHQIPTARE, DHE NUK MË TAKONTE TË MERRJA AS INICIATIVA TË NDONJË POLITIKE, AS TA FORMULOJA, POR TË VEPROJA SI NJË MEDIATOR I NEVOJSHËM DHE I DURUESHËM MIDIS RUSISË DHE AUSTRISË, TË ISHA GATI PËR TË GJETUR TERRENIN E KONSENSUSIT DHE TË MBULOJA PIKAT EMOSMARRËVESHJEVE....... (GREY, MEMOIRES, PAYOT, 1927,FAQE 254)

Pra, e ashtuquajtura Konferencë e Londrës, u mblodh 18 ditë pasi ishte shpallur pavarsia e Shqipërisë Natyrale nga Ismail Qemali. Në datën 29 Nëntor 1912, ministritë e jashtme të 6 fuqive të mëdha u njohën me Aktin Juridik të shpalljes së Pavarsisë.

3. Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij se:.... Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackës së luftës..... (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246)

Per te kënaqur Greqine, krahina shqiptare e Camërisë ju aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, në Camëri jetonin 75 mije shqiptarë nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar, të cilët ishin vendosur, ne kazanë e Reshadijes (Igumenicës) 16 mijë shqiptarë, në kazanë e Margëllicit 25 mije shqiptarë, në kazanë e Filatit 20 mijë shqiptarë, në kazanë e Paramithisë, 13 mijë shqiptarë……

Në kazanë e Luros 100 përqind shqiptarë…..(Memorandum I qeverisë së Vlorës, drejtuar Konferenceës së Londrës, firmosur nga Mehmet Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga)

Per te kenaqur Serbine, krahina shqiptare e Kosoves me mbi 90 perqind popullsi shqiptare ju dha Serbise. Vetë Grey e pohon një gjë të tillë duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Ne Kujtimet e tij ai pranon se ....ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, teritori që ju dha Sërbisë përbënte 19 mije kilometra katrore troje shqiptare. Ndersa trojet shqiptare nga Plava deri ne Ulqin ju dhane Malit te Zi.

4. Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha, nuk u moren asnjehere me aktin e shpalljes se pavarsise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912 nga politikanet shqiptare qe nga Kosova deri ne Cameri, qe nga Durresi deri ne Shkup. Kemi te bejme me nje akt juridik i cili i u injorua pergjate cdo takimi.

Qeveria shqiptare që u krijua pas 28 Nëntorit ishte një qeveri e përbërë nga përfaqesues të të gjitha trojeve shqiptare. Për shëmbull, ministër I mbrojtjes ishte Mehmet Pashë Deralla nga Tetova, ministër I bujqësisë ishte Hasan Prishtina nga Prishtina. Kryetar I Asamblesë ishte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe.

5. Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha ne qendrimin ndaj kombit shqiptar mbajten nje qendrim tipik colonialist duke I perdorur teritoret shqiptare si placke tregu per te kenaqur fqinjet e saj dhe duke quajtur Shqiperi, ate qe mbeti dhe te cilen dy vjet me pas po keta ambasadore me Traktatin e fshehtë te Londres vendosen ta coptojne serish duke quajtur Shqiperi vetem nje krahine pergjate lumit Shkumbin dhe duke ja dhene teritoret e tjera Italise dhe Serbise.

6. Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtuar opinioni publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar coptimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane.

Këtë e thotë Grey në fillim të vitit 1914. Ja pohimi I tij: …. Marreveshja ndermjet fuqive lidhur me kufijte veriore te Shqiperise u arrit pas nje perpjekje diplomatike te gjate dhe te veshtire. U vendos qe bregdeti dhe Shkodra ti mbeten shqiperise, ndersa Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shume bisedimesh, Gjakova te lihen jashte Shqiperise. Kjo marrveshje le nje pjese te madhe teritori per tu ndare midis Serbise dhe Malit te Zi si frut i fitores se tyre…Une e di fare mire se kur gjithshka do te behet e njohur, kjo zgjidhje do te jape shkas ne shume pika per kritika te forta nga kushdo qe e njeh vendin...Por ne e bëmë këtë për të ruajtur paqen europiane..(Fjalimi i Greyt ne Dhomen e Komuneve, shkurt 1914)

Por, në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e Komuneve në 1914. Ja pohimi i tij ne Kujtimet e botuara: :.... lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246)

7. Pjesmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre, te ngjan më shumë me një Kazino Politike, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptare. Cilat janë Pohimet:

- Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)

- Pol Kambon, ish pjesmarres ne mbledhjen e Londres… Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur problemet me te renda, kufijte e Shqiperise dhe ishujt e Detit Egje (Pol Kambon, Korespodenca, faqe 51, botimet Grasset viti 1946)

- Grey......Serbia kërkonte fshatin e Gjakovës – Austria pretendonte ti mbetej Shqipërisë. Rusia nuk donte të ndërhynte në mënyrë që Serbia të tërhiqej: Austria qëndronte e palëkundur. Ishim në një situatë të bllokuar. Kjo vazhdoi me ditë e me javë; ishte e pamundur që të rrinim pa bërë gjë por megjithatë e dinim shumë mirë që presioni vazhdonte të rritej, sepse valvula e sigurisë që përfaqësonte Konferenca nuk po funksiononte më. ....
Një mëngjes të bukur mora në shtëpi një mesazh nga Ambasadori Austriak që dëshironte të më takonte me urgjencë: i thashë të vinte menjëherë tek unë. Disa minuta më pas Mensdorff ishte aty. Dhoma në të cilën e prita ishte e vogël, kishte një tavolinë të vogël në mes me vazo të gjata me narcize që vinin nga Fallodon. Mensdorff hyri si era, dhe i merrej pak fryma ngaqë kishte nxituar, i lumtur nga lajmet e mira që sillte, dhe bërtiti: “ Ne heqim dorë nga Gjakova”. .....Më pas u morëm me rehati me Gjakovën. ...(Grey, Memoires, Botimet Payot, 1927, faqe 256).

Çfarë përbën rasti i kombit shqiptar dhe teritoreve të tij në marrdhëniet ndërkombetare?

- Rregullimi i statusit te trojeve shqiptare, pergjate nje shekulli I eshte nenshtruar 7 Marreveshjeve nderkombetare, vendimet e te cilave ose kane qene koloniale ose kane qene arnime pjesore te pjeseve te ndryshme te kombit shqiptar. Ato jane Marreveshja e Londres qe mori vendime tipike koloniale duke e coptuar kombin shqiptar, Marreveshja e Versajes e cila la ne fuqi coptimin colonial te Marrveshjes se Londres, Marrveshja e Jaltes e vitit 1945 e cila e zhduku fare kombin shqiptar nga harta e e Europes, Marrveshja e Rambujese e cila ju kushtua vetem njepjese te teritorit shqiptar sic ishte Kosova, Marreveshja e Konculit e marsit 2001, qe ju kushtua nje pjese te kombit shqiptar sic eshte Lugina e Presheves, marrveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua nje pjese te teritorit shqiptar ne ish republiken jugosllave te Maqedonise. Aktualisht kombi shqiptar jeton ne dy shtete qe jane Shqiperia artificial dhe kosova, ne shqiperine Lindore ne FYROM me status te popullit shtetformues dhe ne dy pakica kombetare ne Mal te Zi dhe ne Serbi.

SOT KUR FLITET PER MARRDHENIE TE REJA NDERKOMBETARE TE MBESHTETURA JO NE TE DREJTEN E FORCES, POR NE FORCEN E SE DREJTES, SHQIPTARET KANE TE DREJTE TE KERKOJNE RIPARIMIN TERESOR DHE JO PJESOR TE PADREJTESIEVE KOLONIALE QE JANE BERE NDAJ TYRE. VETË DREJTUESI I TË ASHTUQUAJTURËS KONFERENCË TË LONDRËS GREY, E PRANON SE ATA VEPRUAN ME ANTË TË FORCËS DHE JO ME ANË TË SË DREJTËS: JA POHIMI I TIJ: ......TRAKTATI I VENDOSUR PAS LUFTES SE DYTE BALLKANIKE ISHTE NJE RREGULLIM ME ANE TE FORCES DHE JO ME ANE TE SE DREJTES..... SERBIA DHE MAL I ZI I KONSIDERONIN DISA RAJONE TE SHQIPERISE, SI PJESE TE TYRE OSE SI PLACKE LUFTE PER SHKAK TE FITORES MBI TURQINE....(GREY, MEMOIRES, 1927, FAQE 246).

TE NDERUAR ZOTERINJ
E drejta e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem bazohet ne disa akte juridike te pranuara nderkombetarisht edhe nga vete fuqite e medha.

Cilat jane ato?
1. Pergjate nje shekulli, shqiptaret festojne 28 nentorin 1912 si date te shpalljes se pavarsise se tyre dhe nuk festojne daten qe vendosi coptimin e tyre dhe krijimin e Shqiperise artificiale qe eshte sot, date qe eshte 29 korriku 1913. Fuqite e medha e njohin nje date te tille si feste kombetare te shqiptareve. Njohja e dates 28 Nentor si feste kombetare e shqiperise, le te hapur edhe nga ana juridike bashkimin e kombit shqiptar ne nje shtet te vetem.

2. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne Preambulen e saj, pranon te drejten e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet si te drejte legjitime. Fuqite e medha qe e kane miratuar kete Kushtetute e kane pranuar kete te drejte, duke mos bere asnje vrejtje per Preambulen e saj.

3. Sot ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptareve qe mund ta realizojne kete me ane te mjeteve paqesore.

4. Bashkimi i shqiptareve ne nje shtet, do te jete procesi pertfundimtar i paqes dhe stabilitetit te rajonit te ballkanit.

5. Ne muajin tetor 2010, nje organizate prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne nje nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 78 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine.

6. Pas viteve 90, si pasoje e ndryshimit te marrdhenieve nderkombetare jane anulluar dy Konferenca te rendesishme nderkombetare

- Eshte anulluar Konferenca e Versajes e citit 1919-1920. Ajo krijoi aso kohe mbreterine serbo-kroato-sllovene, duke anulluar edhe pavarsine e Malit te Zi. Me vone, ne vitin 1927, kjo krijese u quajt Jugosllavi. Sot ky vendim i Konferences se Versajes eshte anulluar ne masen 90 perqind, ne vend te Jugosllavise, jane krijuar 7 shtete te vecanta. Ka mbetur pa u zgjidhur nga kjo Konference bashkimi i Kosoves me Shqiperine.

- Eshtë anulluar tërësisht Konferenca e Jaltës e vitit 1945. Eshte shpërbërë, blloku lindor dhe vetë ish-bashkimi Sovjetik. Ne vënd të tyre kanë lindur me dhjetra shtete te pavarura. Eshtë riparuar edhe coptimi kolonial qe ju bë Gjermanisë në Konferencën e Jaltës. Gjermania Lindore ju bashkua asaj Perëndimore. Ka mbetur pa u riparuar vetëm një pjesë e kësaj konference që ka te beje me kombin shqiptar, i cili akoma nuk është bashkuar.

Ka mbetur pa u anulluar edhe mbledhja koloniale e Londres.

Për të gjitha çfarë u thanë më lartë, Lista për Shqipëri Natyrale kërkon:


1. Anulimin teresor te mbledhjes koloniale dhe gjenocidiste te Londres, e cila nuk ka qene zyrtare dhe duke mos qene e tille nuk ka fuqi juridike mbi kombin shqiptar.

2. Dëmshpërblimin 50 miliard sterlina nga 6 fuqite e medha per shkak te humbjeve qe i kane shkaktuar kombit shqiptar si pasoje e coptimit kolonialist dhe gjenocidist te teritoreve te tij.

3. Lejimin e kombit shqiptar per tu bashkuar në rrugë paqësore në nje shtet te vetem, por jo te paster etnik.

Per Lista per Shqiperi Natyrale
Kryetari,
Koco Danaj



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dr. Koço Danaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 63 vizitorë
Lexuar: 2,148 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi