Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kontributi francez nė ndarjen e veriut tė Kosovės
Publikuar më 21 maj, 2013 nė orėn 00:44 ( ) Salih Mehmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qeveria e Thaēit ndjen njė nevojė kompulsive me e pėrligj inferioritetin e saj nė veri me mėnyrat mė bizare tė mundshme. Kjo bėhet pėrmes pėrsėritjes gebellsiane tė arsyetimit naiv se veriun nuk e ka ēliruar UĒK atėherė kur duhej. Kėsisoj kjo Qeveri rreket qė fajin ta zhvendos thellė e mė thellė nė histori. Por kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė manifestim i inferioritetit mendor, i cili i ėshtė injektuar kujdesshėm nga forcat ndėrkombėtare nė Kosovė. As 14 vite pas pėrfundimit tė luftės sė pėrgjakshme nuk kanė tė ndalur akuzat malicioze ndaj UĒK-sė, tek e cila shkarkohen fajet pėr gjoja ndarjen e pjesės veriore tė Kosovės. Kėto akuza fshikulluese duket se janė tė sajuara vetėm e vetėm sa pėr me krijue njė alibi pėr Francėn, e cila nė prapaskenė krijoi njė gjendje kaq tė pashpresė nė veri.

Njohja qė Franca i bėri pavarėsisė sė Kosovės me 2008 bėri qė shqiptarėt kujtesė-dobėt tė asgjėsonin njė nga njė imazhet e njė shteti francez, i cili ka kontribuar mė shumė se kushdo tjetėr nė spastrimin etnik tė veriut. Vetėm me tolerimin bujar tė Francės nė veri u shfaq ngrehina e shtetit serb, e cila brenda njė kohe tė shkurtė pėrftoi me mijėra zyrtarė policorė e agjentė tė MUP-it. Njė vėzhgim mė i esėllt i gjėrave sjell nė pah faktin se ndarja e veriut zanafillon nė ngurrimin qė u krijua midis aleatėve kryesor tė NATO-s gjatė pėrpjestimit tė sferave tė interesit nė Kosovė, duke pėrvijuar njė model qė i shkėrbente Gjermanisė sė 1945-ės. Ish-kryekomandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark nė librin e tij ‘Tė bėsh luftė moderne’ shprehet se amerikanėt me qėllim i bishtnonin vendosjes nė pjesėn veriore tė Kosovės, e cila kufizohej me Serbinė. Sipas tij:

‘...sektori verior, te Mitrovica, do tė ishte mė i ndjeshmi, pasi qė kufizohej drejtpėrsėdrejti me territorin e Serbisė dhe unė mendova se SHBA-tė do tė mund tė merrnin pėrsipėr kėtė pozicion kritik atje, siē kishim bėrė nė Bėrēko tė Bosnjės. Por, amerikanėt refuzuan sektorin e Mitrovicės. Pentagoni dėshironte vendin mė tė qetė dhe dukej se sektori mė i lehtė ėshtė ai nė juglindje, ku do tė kontrolloheshin rrugėt pėr nė Maqedoni. ‘Nė kėtė mėnyrė’ mė shpjegoi njė oficer yni, ‘ne mund tė tėrhiqemi herėt, duke e lėnė nė duar tė evropianėve’. Kėtė motivacion e kuptuan edhe evropianėt. Nė fund, nė momentin kur amerikanėt ndoqėn rrugėn e tyre, francezėt u paraqitėn vullnetarisht pėr punėn e vėshtirė nė Mitrovicė, ndėrsa italianėt morėn pėrsipėr sektorin veriperėndimor’ (Clark: 200).

Vendosja e kontingjenteve tė KFOR-it francez nė veri tė Kosovės ipso facto bėri qė tė ndalej hovi i dėbimit tė forcave ushtarake dhe atyre policore serbe. Kėto tė fundit tė shpenguara do tė tokėzohen nė veri, atje ku forcat franceze kishin ndėrprerė ēfarėdo veprimi. Po nė kėtė kohė nė mesin e aleatėve kryesor tė NATO-s ngriti krye njė apati e sertė ndaj UĒK-sė. Zyrtarė tė NATO-s, tė molepsur nga propaganda anti-shqiptare e kohės, mė shumė i druheshin pėrhapjes sė kryengritjes shqiptare nė Maqedoni e Kosovė Lindore, sesa forcave paramilitare serbe tė cilat po forcoheshin nė veri dhe nė enklavat e shpėrndara nė jug tė lumit Ibėr. Madje vetė Clark pėrmend sesi KFOR-i bėnte ēmos qė tė parandalonte UĒK-nė nga marrja e legjitimitetit politik nė terren. Ai vė nė pah se:

“UĒK-ja kishte depėrtuar nė vakumin e institucioneve lokale dhe tė policisė, tė cilin e kishin lėnė serbėt prapa pas tėrheqjes dhe KFOR-i bėnte pėrpjekje ta parandalonte qė tė merrte legjimitet politik...” (Clark: 451).

Kjo frikė e tepruar e Perėndimit nga zgjerimi i kryengritjes shqiptare nė Maqedoni dhe Kosovė Lindore la jashtė vėmendjes pėrforcimin e forcave serbe nė veri dhe enklavat e tjera nė brendėsi tė vendit. Vetė ish-kryekomandanti i NATO-s del tė ketė qenė i vetėdijshėm se: “Ekzistonte mundėsia qė Millosheviqi tė kishte lėnė prapa nė Kosovė disa njėsi tė policisė sė tij, me rroba civile, me komunikime dhe armatim tė fshehur, tė gatshėm pėr tė nxitur trazira nė momente tė caktuara” (Clark: 451). Vazhdimi i historisė prej kėtu e tutje ėshtė lehtė tė merret me mend. Robert Perito, autori i librit ‘Where is the Lone Ranger When We Need Him?’ thotė se “ngurrimi i NATO-s pėr tė vendos kontrollin mbi pjesėn veriore tė Mitrovicės rrjedhoi me ndarjen de facto tė kėsaj pjese’ (Perito: 209). Ai vėren se “kur trupat e KFOR-it francez pozicionuan tanket pas telave gjemborė dhe ngritėn njė pikė kontrolli nė urė, Mitrovica u bė njė qytet i ndarė” (Perito: 2009). Edhe William G.O’Neil nė librin e tij “Kosovo: an unfinished peace” ėshtė i mendimit se “veprimet e trupave tė KFOR-it francez nė rrugėn prej Vushtrrisė deri nė Mitrovicė gjatė ditėve tė para tė vendosjes sė NATO-s patėn konsekuenca negative” (2002: 45). Sipas po tė njėjtit autor, shqiptarėt nuk lejoheshin tė kalonin nė Mitrovicėn veriore ose nė veri tė vendit si pasojė e ngritjes sė njė pike kontrolli nė lumin Ibėr. “Si rrjedhim, francezėt ndanė Mitrovicėn, e cila u bė njė qytet i ndarė sikur Mostari nė Bosnjė”, shkruan O’Neill. Nė njė analizė gjithėpėrfshirėse tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr vitin 2001 theksohet se “Ndarja de facto e Mitrovicės dhe veriut tė Kosovės ishte rrjedhojė e vendimeve tė pathėna tė elementėve tė KFOR-it francez pėr tė mos e pėrdorur forcėn pėr ribashkimin e qytetit” (2001: 93). Edhe gazetari i Le Monde, Remy Ourdan thekson se [i]“ushtria franceze vendosi tė toleronte, tė paktėn pėrkohėsisht, ndarjen [e qytetit] tė imponuar nga paramilitarėt serbė”. [/i] (Lukic:151). Por trajtimi mė i mbrehtė i prapaskenave qė u zhvilluan nė veri para 14 viteve bėhet nga gazetari australian me origjinė greke, Mike Karadjis. Nė parantezė do tė duhej tė shtonim se ai mbetet njė nga zėrat e vetmuar tė sė majtės ndėrkombėtare qė merr njė qėndrim pro-shqiptarėve. Poende nė librin e tij ‘Bosnia, Kosova and the West”, Karadjis shtron njė pyetje majeutike “A e ka humbur Serbia Kosovėn apo e ka fituar njė pjesė tė saj duke u shtrirė 50 kilometra nė brendėsi tė kufijve tė Kosovės?”. Duke pėrimtue skenarėt e Millosheviqit pėr ndarjen etnike tė Kosovės, gazetari australian saktėson se Serbia do tė aneksonte 1/6 e territorit tė Kosovės. Sipas tij “derisa serbėt ishin vetėm 1/10 e popullsisė sė Kosovės, marrja e 1/6 sė territorit nuk do tė ishte keq pėr ta gjatė ndarjes”. Por pėr regjimin serb - vazhdon Karadjis - ēėshtja ėshtė te cilėsia dhe jo tek sasia: veriu i pushtuar ėshtė aty ku ndodhet pjesa mė e madhe e pasurisė minerale tė Kosovės. Gjatė ngjarjeve tė dhunshme tė shkurtit tė vitit 2000, pėrgjegjėsia pėr mbajtjen e rendit publik nė Mitrovicė binte krejtėsisht mbi batalionin e kėmbėsorisė sė KFOR-it francez. Robert Perito thotė se gjatė pėrleshjeve “pjesėtarėt e KFOR-it francez nuk i dhanė pėrgjigje kėrkesave tė policisė sė UNMIK-ut pėr mbėshtetje” (Perito: 211). Ai veēon njė rast kur njė oficer amerikan dhe njė detashment i trupave franceze po pėrpiqeshin tė shpėtonin njė grup tė vogėl shqiptarėsh qė ishin rrethuar nga njė turmė e hazdisur serbe. Ushtarėt francezė u tėrhoqėn nė mbrojtje tė mjeteve tė tyre tė blinduara. Vetėm njė kompani e pjesėtarėve tė KFOR-it danez u pėrgjigjen duke i shpėtuar shqiptarėt (Perito: 212). Nė mars tė po tė njėjtit vit, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan njoftonte Kėshillin e Sigurimit mbi pėrkeqėsimin e gjendjes sė sigurisė nė veri tė Mitrovicės. Ai ngriti gishtin e fajėsisė edhe te “dėshtimi i shteteve anėtare pėr tė kontribuar me personele policore”. Nė prill tė vitit 2000 nė Kosovė arriti njė njėsi policore nga Pakistani, e cila u vendos nė Mitrovicė. Gjatė trazirave tė njėpasnjėshme, kontigjenti i KFOR-it francez vazhdonte tė mbėshtetej nė burimet e veta, duke anashkaluar aktivizimin e njėsive pakistaneze. Njė nga incidentet mė eklatante ishte ai i 21 qershorit tė vitit 2000 kur grupe serbėsh nisėn tė sulmonin me gurė ndėrtesat e banuara me shqiptarė nė veri tė urės sė Ibrit. Perito jep njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė kėtij incidenti:
“Policia e UNMIK-ut iu pėrgjigj ankesave tė banorėve, madje arrestoi njėrin nga vandalėt. Njė turmė e ‘Rojave tė Urės’ shpejt e rrethuan policinė pėr tė ndaluar arrestimin e tė dyshuarit. Disa nga zyrtarėt e UNMIK-ut deshėn ta lironin tė dyshuarin, por njė oficer amerikan e arrestoi serbin dhe kėrkoi ndihmėn e njėsive pakistaneze. Pas njė vonese tė konsiderueshme, njėsia pakistaneze arriti nė fundin jugor tė Urės. Gjatė kohės sa qėndronin tė renditur nė formacion, pakistanezėt u goditėn me gurė por u ndaluan nga KFOR-i francez dhe mjetet e tyre tė blinduara pėr tė kaluar urėn e pėr tė dalė nė veri” (Perito: 213).

Sipas Peritos, asnjėherė nuk u dha ndonjė sqarim zyrtar pse trupat franceze nuk lejuan njėsitė pakistaneze nė kontrollimin e turmės sė dhunshme nė veri tė Mitrovicės. Ky autor beson se motivet franceze mund tė rrjedhin mbase edhe nga perceptimi i interesave ekonomike afat-gjatė tė Francės nė Serbi dhe bindjes se stabiliteti i rajonit nė tė ardhmen kėrkonte domosdo njė prani etnike serbe nė Kosovė. Kjo sikur pėrplotėsohet edhe nga gazetari me origjinė greke, Mike Karadjis, i cili sipėrfaqėson njė sėrė rastesh kur KFOR-i francez do tė sprapste mijėra shqiptarė qė pėrēapeshin tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre nė veri. Ai shton se ‘njė pėrpjekje e UĒK-sė pėr tė marrė kontrollin e minierave tė Trepēės do tė pengohej nga trupat franceze me 3 korrik”. Karadjis ėshtė i prirur tė besojė se lidhjet e Francės me Serbinė kanė njė traditė tė gjatė historike. Ai vė nė dukje se “Imperializmi francez kishte njė lidhje tė veēantė me Serbinė. Shumica e udhėheqėsve serbė nė Bosnjė qė kėrkoheshin pėr krime lufte, pėrfshirė edhe Radovan Karagjiqin, jetonin nė sektorin francez tė Bosnjės. Kur majori francez Bunel u arrestua nė tetor tė vitit 1998 pėr pėrcjelljen e tė dhėnave tė NATO-s tek ushtria serbe, oficerėt e ushtrisė franceze protestuan me moton ‘Ushtria me serbėt - Lirojeni Majorin Bunel” (Karadjis: 205). Ėshtė meritė e gazetarit me origjinė greke qė interesimin e veēantė tė francezėve pėr veriun e qėmton tek pasuritė e jashtėzakonshme minerale tė Trepēės. Sė kėndejmi, Karadjis citon disa raporte tė cilat e vlerėsonin kompleksin e Trepēės si “asetin mė tė vlefshėm nė krejt Ballkanin”, vlera e tė cilit pėrllogaritej rreth 5 miliardė dollarė. Vėnia e dorės mbi kėto pasuri minerare, merret vesh, ecte dorė pėr dore me dėbimin sistematik tė mijėra shqiptarėve nga kjo pjesė. Pėrderisa qytetet nė veri si Zveēani e Leposaviqi, qė kishin komplekse tė rėndėsishme tė Trepēės, kishin njė popullsi shumicė serbe, “Mitrovica e veriut sė bashku me pjesėn e Trepēės dhe minierat e Stan Tėrgut, para luftės, nuk ishin serbe” (Karadjis: 204).

Burimet

- Clark, Wesley. Tė Bėsh Luftė Moderne. Prishtinė Zėri, 2003.
- Perito, Robert. Where is the Lone Ranger When We Need Him? America's Search for a Post-Conflict Stability Force. Washington: USIP, 2004.
- O’Neil William. Kosovo: An unfinished Peace. Lodon: Boulder, 2002.
- Lukic, Renéo. L'antiaméricanisme des opposants ą la participation franēaise ą la guerre contre la République fédérale yougoslave (RFY) nė Études Internationales, Québec, Canada, vol. XXXI, n° 1, mars 2000, ff. 135-164
- ICG (International Crsis Group). After Milosevic: A practical Agenda for Lasting Balkans Peace. Brussels: ICG, 2001.
- Karadjis, Mike. Bosnia, Kosova & the West. Sydney: Resistance Books, 2000.


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Salih Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 685 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi