Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
EULEX-i dhe Serbia: Njė dashuri e parrėfyer
Publikuar më 20 janar, 2014 nė orėn 22:56 ( ) Salih Mehmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
EULEX-it mund t’i jenė cingėritur nervat kur e pėrditshmja serbe ‘Kurir’ sipėrfaqi dėshmi tronditėse sesi shteti serb kishte gisht nė vrasjen e 6 tė rinjve serbė me 14 dhjetor tė vitit 1998. Prokurorėt e kėtij misioni qė ngjajnė sikur tė kenė dalė nga faqet e romaneve tė Kafkės, sigurisht se ishin duke shestuar planin pėr ngritjen e ndonjė aktakuze keqdashėse qė shqiptarėt tė dėnoheshin pėr kėtė vrasje tė gjashtėfishtė. Tė dhėnat e qėmtuara nga gazetarėt e sė pėrditshmes ‘Kurir’ kanė nisur tė zhdavaritin mjegullėn qė rrethonte kėtė vrasje tė paramenduar nė njė ditė dhjetori tė vitit 1998.

Vrasja e 6 tė rinjve serbė nė njė kafiteri tė Pejės nuk ishte gjė tjetėr veēse njė ‘kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar’ nėse do tė na lejohej tė huazonim titullin e njė novele tė Gabriel Garcia Marquez. Kjo vrasje, gjithnjė sipas zhbirimeve tė kėsaj gazete, ishte urdhėruar nga vetė ish-ministri i Brendshėm i Serbisė, Radomir Markoviq. Mė pas ky krim perfid do tė kryhej nga Millorad Ulemek, i njohur ndryshe me llagapin ‘Llegija’. Sipas gazetarėve serbė, Beogradi synonte qė pėrmes kėsaj vrasjeje tė ndragte imazhin e UĒK-sė dhe shqiptarėve. Gjithēka sikur pėlqehej me mėtimin e saj tė gėnjeshtėrt se gjoja serbėt lokal tė Kosovės po trazoheshin vijimisht nga shqiptarėt.

Qindra shkrime tė botuara nė shtypin serb e mė pas tė pėrkthyera nė anglisht, mallkojnė edhe sot shqiptarėt sesi paskan vrarė 6 tė rinj tė pafajshėm serbė. Kjo vrasje e mirėmenduar nga instancat mė tė larta tė pushtetit xhingoist tė Millosheviqit, mund tė jetė vetėm maja e njė akullnaje tė frikshme tė njė serie tė gjatė vrasjesh, pas tė cilave qėndron Beogradi. Nuk ka fije dyshimi se Qeveria e Thaēit gjithnjė ka rrezikuar luftėn e UĒK-sė, sepse atė e ka kthyer nė njė lloj rrufe-pritėsi pėr t’i asnjėanėsuar mizdrakat e kritikave qoftė tė jashtme, qoftė tė brendshme. Nė historinė bashkohore tė Evropės vėshtirėsisht gjen njė shembull tė vetėm qė lufta anti-kolonizatore e njė populli tė jetė demonizuar aq shumė siē po bėhet me procesin ēlirimtar tė shqiptarėve. Mbase studiuesja italiane, Anna Di Lellio qėllon nė shenjė kur pikas faktin sesi e majta evropiane ka rėnė pre e propagandės malicioze serbe, sipas tė cilės Serbia e virgjėr u dhunua nga imperializmi amerikan, i cili pėr kėtė qėllim cyti banda tė armatosura shqiptarėsh.

E majta evropiane ka pėrbrendėsuar njė insinuatė tė tillė, meqė ajo gjatė tėrė kohės ėshtė e predispozuar me njė qėndrim tė thekur anti-amerikan. Nė mosbesimin nė rritje ndaj Qeverive evropiane, qarqe tė shumta tė sė majtės afishojnė me qindra shkrime ku shfytyrohet lufta ēlirimtare e shqiptarėve tė Kosovės. Gjithēka mbetet nė kėtė hallakamė propagande ėshtė pak a shumė kjo pėrshtypje: UĒK nuk ishte njė guerilė ēlirimtare, por njė shumėsi grupesh tė ēakėrdisura fshatare pa ndonjė qėllim largvajtės politik. Pėrtej kėtyre orvatjeve nė dukje naive tė qarqeve tė sė majtės evropiane, qėndron njė propagandė e sajuar me kujdes gjer nė imtėsitė e fundit. Nėn kushtrimin e politikės serbe, Prokuroria e Beogradit ka ngritur qindra aktakuza pėr ‘krime lufte’, tė cilat u veshen apriori shqiptarėve.
Nė njė kontekst mė tė zgjeruar, qėllimi pėrfundimtar i Beogradit ėshtė individualizimi i krimeve kolektive tė Serbisė dhe kolektivizimi i krimeve individuale e tė izoluara tė shqiptarėve. Qeveria e Kosovės nė tė gjitha mandatet e saj ėshtė tėrhequr nė mbrojtje pa kėrkuar asnjėherė pėrgjegjėsi pėr krimet serbe nė Kosovė. Jo vetėm qė kjo kėrkesė nuk u parashtrua nga epitoma e negociuesit, Hashim Thaēi, por as institucionet pėrkatėse tė Kosovės nuk kanė pėrgatitur njė dosje tė mirėqenė pėr tė akuzuar Serbinė por edhe pėr t’i sipėrfaqėsuar fijet e krimeve serbe qė vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite. Kjo qyqari vajtuese mund tė vėrehet qoftė edhe me njė kėrkim tė thjeshtė nė internet mbi krimet serbe nė Kosovė dhe rezultatet qė pėrftohen janė befasisht tė pakta. Mund tė numėrohen me gishta shkrimet e mirėdokumentuara tė shqiptarėve qė evidentojnė nė anglisht krimet serbe, pėrderisa rrethet serbe nė internet pėrgatisin tirada tė tėra akuzash pėr gjoja ‘krimet’ qė paskan kryer shqiptarėt, madje duke filluar qysh nga Lufta e Dytė Botėrore.

Qyqaria e Qeverisė sė Thaēit sikur i bėn tė largėta e thuajse tė pamundura rezultatet e shkėlqyera tė inteligjencės izraelite ‘Mosad’, e cila arriti qė brenda njė kohe fort tė shkurtė t’i gjykojė e madje edhe t’i asgjėsojė kriminelėt gjermanė tė luftės. Nė mungesė tė njė shteti tė qėndėrzuar, periudha e pas-luftės nė Kosovė ėshtė shoqėruar me mugullimin e gjithfarė shėrbimesh inteligjente qė nė tė njėjtėn kohė sikur shemėronin njėra me tjetrėn pėr qėllime tė errėta. Krijimi i AKI-sė ka rezultuar tė jetė shtim i institucioneve tė pavlera nė vendin tonė. Dėshtimi mė eklatant i saj mund tė jetė vėrejtur mbase me publikimin e raportit tė senatorit zviceran, Dick Marti. Sigurisht qė ky raport ishte vetėm zyrtarizim i njė pune tė vazhdueshme nė terren tė inteligjencave tė huaja qė kanė sajuar nga hiēi ‘prova tė prekshme’ pėr gjoja trafikim organesh nė Kosovė. Nė zemėr tė raportit tė Dick Martit qėndron pėrpjekja keqdashėse pėr t’i dehumanizuar shqiptarėt, e sidomos luftėtarėt tanė anti-kolonizatorė, duke i ngarkuar ata me gjoja transplantime organesh njerėzore dhe shitjen e tyre nėpėr tregje tė zeza. Ky raport nė kohėn e shpėrfaqjes sė tij u prit veēse me do reagime qė bėheshin pėr hir tė reagimeve e tė cilat me kalimin e kohės u shymėn nė totalitetin e gjithėpushtetshėm tė heshtjes.

Nė kėtė dritė do tė ishte me vend sikur tė pėrmendej rasti i filmit kundėrthėnės ‘Turistas’ (2006) i regjisorit John Stockwell. Nė qendėr tė kėtij filmi horror shpėrfaqet udhėtimi tragjik i njė grupi turistėsh amerikanė teksa vizitojnė plazhet ėndėrrore e ekzotike tė Brazilit. Tė dhėnė pas shfrenimeve rinore, ata bėhen pre e lehtė e njė lėvizje tė armatosur qė vepron nė xhunglat e pashkelura tė Amazonės. Kėta tė rinj tė zėnė rob transportohen nė njė shtėpi ku njohin llahtarinė e heqjes sė organeve tė tyre pėr t’u shitur mė pas. Llahtaria qė ngall trafikimi i organeve njerėzore nuk ėshtė qėllimi i filmit nė fjalė. Nėnteksti i tij duket i qartė: pėrmes tij kriminalizohen lėvizjet nacionaliste tė majta qė vijojnė prej dekadash luftėn e tyre pėr barazi dhe ēlirim shoqėror nė Amerikėn Jugore. Ky film qysh nė premierėn e tij nguci sedrėn e qytetarėve brazialianė, tė cilėt protestuan para konsullatės amerikane nė Sao Paolo. Sipas tyre, filmi i veshte njė imazh tė gėnjeshtėrt Brazilit dhe popullit tij.

Megjithatė, raporti i Dick Martit tejkalon kėtė film pėr nga pėrmasa e akuzave. Kėtij raporti i kishte paraprirė njė punė e vazhdueshme e hetuesve evropianė tė cilėt nė krye me Dick Martin gjakonin tė sajonin ‘prova tė prekshme’ pėr tė vėrtetuar akuzat se shtėpia e familjes Katuēi, nė fshatin Gurrė tė Matit, gjatė kohės sė luftės nė Kosovė, shėrbente si njė vend ku kryheshin transplantime organesh tė serbėve tė zėnė rob. Ky raport i pėrshkuar tejpėrtej nga mungesa kronike e ndonjė indikacioni qoftė edhe tė largėt pėr trafikim organesh njerėzore, ėshtė dematuar fillimisht nga vetė Abdulla Katuēi, pronari i shtėpisė sė apostrofuar nė raportin e senatorit zviceran. Sipas dėshmisė sė tij, nė vitin 2008 Dick Marti sė bashku me ekipin e tij ishin pėrpjekur tė hidhnin eshtra gjatė vizitės qė i kishin bėrė shtėpisė sė tij. Sekretet mund tė jenė tė mira vetėm kur nuk zbulohen - ėshtė porosia e njė thėnie. Por, prapaskenat e Dick Martit do tė fluskonin nė sipėrfaqe nė qershor tė vitit 2009 me rastin e zėnies nė flagrancė tė tre pjesėtarėve tė shėrbimit informativ serb - BIA, tė cilėt pėrmes shumave tė konsiderueshme tė parave pėrpiqeshin tė manipulonin dėshmi tė rrejshme kundėr luftės sė UĒK-sė. Nė bazė tė incizimeve e dėshmive tė tjera tė forta, serbėt Predrag Zheljkoviq, Millutin Radanoviq si dhe Igor Josinac ofronin shuma tė konsiderueshme parash pėr tė inskenuar dėshmi tė rreme qė do tė konfirmonin akuzat pėr trafikim organesh njerėzore. Tre pjesėtarėt e arrestuar tė BIA-s nxitnin familjarė tė serbėve tė zhdukur pėr tė trilluar tregimin pėr gjoja marrjen dhe trafikimin e organeve njerėzore nė Kosovė.

Arrestimi i tre pjesėtarėve tė BIA-s nuk do ta ndalonte aktivitetin e kėtij shėrbimi nė kėtė drejtim, pėrveēse do ta bėnte mė tė stėrholluar. Krejt rastėsisht, nė verėn e vitit 2013 hetuesia e Policisė sė Kosovės nė kuadėr tė zhbirimit tė trafikantėve tė emigrantėve nė Hungari, kishte nuhatur njė grup qytetarėsh nga Rahoveci tė cilėt ishin kontaktuar nga shėrbimi serb pėr tė gjetur dėshmi tė cilat do tė provonin se gjatė luftės sė fundit nė Kosovė ka pasur trafikime tė organeve tė civilėve serbė. Nė bazė tė planit tė shestuar nga inteligjenca serbe, mbetje mortore serbėsh planifikoheshin tė varroseshin nė zonat kufitare me Serbisė. Tė tilla mbetje do tė vendoseshin pikėrisht nė zonat ku hetuesit e Tribunalit tė Hagės do tė nisnin hetime rreth trafikimit tė organeve njerėzore. Shėrbimi informativ serb do t’i paguante 20 mijė euro personave tė cilėt do tė transportonin ilegalisht mbetjet mortore. Bartja e tyre, sipas raportit tė hetuesisė, ishte planifikuar tė bėhej me veturat e ndihmės sė shpejtė tė Spitalit Rajonal tė Mitrovicės veriore, nė mėnyrė qė tė shmangeshin dyshimet e mundshme gjatė kontrollit nė pikėkalimet kufitare.
Kapja e kėtyre trafikantėve shqiptarė tė cilėt instruktoheshin nga shėbimi informativ serb, sigurisht se ėshtė njė meritė e hetuesve tė vyeshėm brenda Policisė sė Kosovės. Por mė shumė sesa sukses, ky rast reflekton mjerim: institucionet vendore tė sigurisė pėr vite me radhė kanė dėshtuar tė zbardhin tė tilla afera qė pėrgatiten nga struktura tė shtetit armik. Ky dėshtim duhet parė mė tepėr si pasojė e natyrshme e Qeverive tė njėpasnjėshme nė Kosovė, tė cilat nuk kanė sėndėrtuar asnjėherė njė strategji tė njėmendėt pėr tė luftuar e parandaluar inkursionet e shėrbimit informativ serb nė Kosovė. Sikur Qeveritė e pasluftės tė merreshin mė pak me pushtetin e mė shumė me shtetin, shumė prej planeve perfide tė Beogradit do tė dekonspiroheshin e pėr rrjedhojė edhe do tė parandaloheshin. Nė anėn tjetėr, EULEX-i, i cili thirret nė sundimin e ligjit, asnjėherė nuk i ka vėnė nė pikėpyetje dėshmitė qė i ofroheshin pėr gjoja krime lufte apo trafikime organesh. Poende, prokurorėt e hetuesit e kėtij misioni cytnin dėshmitarė tė tillė tė pėrpunuar. Pėr tė qenė ironia edhe mė e madhe, i njėjti mision kėrkon qė t’i vazhdohet mandati e tė ketė kompetenca nė rastet e krimeve tė luftės. Ky mision i zhveshur nga ēdo lloj llogaridhėnie ndaj qytetarėve tė Kosovės, do tė vazhdojė edhe mė tutje tė merret me inskenime tė tilla tė ulta nė emėr tė zbardhjes sė ‘krimeve tė luftės’. Nė dosjet e EULEX-it mungojnė krejtėsisht emrat e pjesėtarėve tė shėrbimit serb tė cilėt ndjehen tė lirė nė aktivitetin e tyre pėr tė destabilizuar Kosovėn.

18 janar, 2014

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Salih Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 732 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi