Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nuk u kuptua arroganca diplomatike
Publikuar më 08 nntor, 2014 në orën 18:34 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Të këqijat mos i lëvdo, se bëhesh mik me to”
Sami Frashëri

Intervista e Ambasadores së SHBA-së dje i qiti shumë gjëra në shesh, sa ndoshta qytetarët nuk do të kishin pasur mundësi t’i kuptojnë.
Në katër kanale televizive u mundova të kapi thelbin e “analistëve” rreth kësaj interviste dhe sheshit doli se të gjithë, pa pardon, nuk ishin në gjendje për ta zbërthyer atë që e tha, sepse vet ishin ata që kishin orientuar liderthit politik të merrnin kahen e drejtimit të gondolave, për të depërtuar nën Urën e Psherëtimave. Po të njëjtit njerëz, që për pesë muaj, nuk na lenin rehat me “zbërthimet” politike dhe mburreshin se po e drejtonin drejtë rrjedhës së lumit gondolën me rrema, për të kaluar nga porta në portë dhe dërguar mesazhin, që më në fund edhe u doli tragjik. Tragjike sepse kishin investuar mund e “dituri” për të yshtur akëcilin për thirrje të luftës qytetare.

Këta oborrtar, madje, edhe shkuan aq larg, sa hamendshin se e ka thënë me apo pa vetëdije Ambasadorja mendimin filozofik popullor? Këta oborrtar mundoheshin Ambasadoren ta vënin në lojë, se ajo nuk e kupton filozofinë popullore tonën dhe se nuk ishte me vend mendimi përmbyllës në gjuhën shqipe!
Ambasadorja edhe përmendi kategoritë e keqbërësve, të cilën e gjeti te secili subjekt e liderth politik. Përmendi korrupsionin, dosjet dhe haraçin. Nuk la pa e përmendur edhe mbështetësit ordiner të dy kategorive: dosjeve dhe haraçit. Tragjikja më e madhe është se fjala haraç u fshi nga lajmet e më vonshme dhe nga “analistët”, për të nxjerr përmes oxhakut AAK-në. Kjo të dërgon edhe në një sinjal më kobzezë, i cili edhe doli zyrtarisht, se përveç PDK-së, të tjerat e kanë në dorë propagandën, do të thotë armën më të fortë në shtrirjen e mendimit politik tek qytetari.
Mirëpo, Ambasadorja e kishte kuptuar lajthitjen e drejtuesve të gondolave dhe doli, siç do të dilte çdo intelektual i ndershëm, e parimor, të cilët nuk kanë munguar këto pesë muaj dhe të qonin mesazh te qytetarët, se si bërësi edhe mbështetësi ndajnë përgjegjësinë. Për këtë më së miri na mëson mendimi i mendimtarit Sami Frashëri, i cili thotë: “Të këqijat mos i lëvdo, se bëhesh mik me to”.

Ambasadorja ua përkujtoi edhe protestat. E kam thënë edhe herëve të tjera, se protestat nuk do të jenë ato me të cilat është mësuar Vetëvendosja t’i organizojë. Këtu do të kenë edhe kundërpërgjigje qytetare, e më pak institucionale dhe besojë se shqiptarët nuk kanë krijuar komoditet për luftë qytetare. Edhe unë jam për ndërrim të strukturës politike në territoret shqiptare dhe për këtë e dinë të gjithë, se mendimet i kam bërë publike, për të ardhur në shprehje të merituarit, prandaj edhe iu kam drejtuar dy herë me letra publike, para tri vjetësh, veteranëve të rezistencës kombëtare. Mendojë se kjo kategori ka edhe krediblitetin e marrjes së situatës në dorë, për të qenë edhe një herë parzmore e atdheut, i cili është tepër në rrezik. Rreziku i saj nuk hiqet me njerëz pakurrizor, e të pa moralshëm, se morali i tyre është vetëm paraja dhe pozita në hierarki shtetërore.
Blloku duke menduar se do të ndodhte me Republikën ajo që ndodhi me Prishtinë, i shtrinë dorën e besës njëri tjetrit, pa shikuar ndarësit dhe prapësitë, pa shikuar oponentët dhe mendimin “përparimtarë” për një të ardhme kombëtare, pa shikuar bëmat dhe fliqësitë e bëra në çdo hap të jetës dhe për më tepër se dy apo më shumë dhjetëvjetësha, me një moto, vetëm unë. Por, harruan se për ngrënie nuk është e njëjtë lëkura e buallit me lëkurën e pulës, pra nuk ishte sikur marrja e pushtetit të Prishtinës me atë të Republikës, sepse rregullat e lojës ndryshojnë.
“Analistët” sugjeronin, madje edhe në një formë i bënin presion Presidentes, se ajo nuk ka mandat të shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë murrën guximin nga intervista e Ambasadores, e cila sikur u bëri thirrje për të mos shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, por të gjejnë një gjuhë të përbashkët në tavolinë. Shkuarja deri te tavolina ka një barrikadë të madhe, të cilin vështirë e kanë ta shembin, sepse dy aktorët: Isa dhe Ramushin, njëri duhet të ta mund tjetrin, për të shembur barrikadën, sepse që të dy nuk mundën të ulën në tavolinë, se nuk ka më shumë se një karrige për pozitën e Kryeministrit.
Prandaj, e vetmja zgjidhje ka mbetur të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe shumë punë e vogël është, se do të dalin të gjitha subjektet politike në zgjedhje apo jo.
Ambasadorja nuk e kishte fjalën vetëm për liderthit politik, por edhe bërsitë e politikës, e në radhë të parë për “analistët oborrtar” pararendës të veprimit politik, sepse përmes tyre bëhen edhe matja e pulsit politike te qytetari dhe forcës së medies, që këta e shtrijnë në opinion.
Kjo kategori, madje, edhe nuk e njeh arrogancën diplomatike, që për botën e qytetëruar është mjaftë e fuqishme dhe në mmente të caktuara e përdorin burrështetas e le më një aambasador. Ambasadorja me këtë lloj diplomacie dha për të kuptuar, se Amerika më e interesuar është për të ruajtur investimin e vet, politik, ushtarak e financiar dhe me shprehjen “e keni dhi krejt”, mendim i njohur edhe në filozofinë popullore tonën, është shprehje kur nuk përfill asgjë të mirë që të është bërë. Kjo kishte edhe mesazhin tjetër, se në fund të fundit, ata janë për mbrojtje të investimeve, e jo për figura politike, siç filloi të përflitej, se këtë apo atë e mbështet ky apo ai shtet dhe këtë apo atë nuk e mbështet ky apo ai shtet. Për herë të parë u dërgua një mesazh bukur i qartë dhe i fuqishëm, e jo siç doli, se nuk është dhënë nga Ambasada, se ne jemi për rrugëtim të përbashkët, por me politik parimore, me njerëz parimor, me qëndrime parimore dhe me politik parimore dhe jo me eskivime e folklorizëm politik.
Ky është edhe një mesazh i fortë politik për liderthit, se nëse donë për të bërë politik, nëse donë për të qenë lider, nëse donë për të siguruar ardhmëri politike për vetën dhe kombin, duhet t’i shmangën bërjes së politikës nëpër kuluare, t’i shmangën mbështetjes së pseudoanalistëve, pseudodemokratëve, pseudokombëtarëve, por të dëgjojnë zërin e atdheut që buron nga thellësia e tokës, nga thellësia historike, nga rrëketë e gjakut, nga...

Prishtinë, 07. 11. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 860 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi