Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Problemi duhet adresuar në Qeveri
Publikuar më 21 janar, 2015 në orën 05:55 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ky vit filloi me furtunë në shumë segmente të jetës. Tamam është krijuar një opozitë e fortë (deklarative) për të zgjidhur problemet që e mundojnë Kosovën, gjatë gjithë viteve të paslufte, madje edhe ato të grumbulluara para lufte, të cilat si paketë erdhën në këtë vit.

Qytetari është në ankth të këtyre problemeve, duke mos ditur se cila do të ketë përparësi në zgjidhje nga qeveritarët, duke u nisur nga kërkesat e opozitës. Do të fillojnë me jetiken qytetare, pagat apo me jetiken kombëtare qeverinë. Dikush përcaktohet me njërin e dikush me tjetrin problemë. Kjo ndodh mu për arsye se politika, qoftë opozitë apo pozitë, nuk e orienton problemin si duhet, por e para po mundohet të shfrytëzojë gjendjen sociale, ndërsa e dyta mbrohet në këtë planë, e që të dyja e harrojnë atë kombëtare, ose shtetërore, siç jemi mësuar ta cilësojmë.
Ky Janar, që edhe na përkujton të rënët në altarin e lirisë, si muajin i flakadanëve, duhet të na shërbej për të ndezur flakadanët dhe të gjejmë me dritën e tyre problemet, për të vënë shënjestrën, se ku dhe si duhet orientuar për zgjidhjen e këtyre. Duke u nisur nga momenti aktual, po veçojmë disa prej tyre.

Kërkesat sindikale

Zhurmë e madhe u bë rreth kërkesave të sindikalistëve. Shumë herë e kam thënë, po e përsërisë, nuk kemi veprim sindikal, sepse kreu i saj ka koketuar me Qeverinë dhe për këtë Qeveria e bënë veshin të shurdhër, duke e ditur se mundët t’i amortizojë këto kërkesa. Ajo (Qeveria) e di se sindikalistët nuk po dinë çfarë të kërkojnë dhe kërkesat e tyre i injoron. Sindikalistët ka qenë dashtë të kërkojë dhe atë pa asnjë kusht:
1. Hyrjen në fuqi të ligjit të pagave;
2. Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive
Në mos zbatimin e tyre të fillojë greva, së pari në institucionet shtetërore: shërbim civil, juridikaturë, gjyqësi e prokurori dhe tek atëherë Qeveria kishte për ta parë seriozitetin e veprimit sindikal. Para këtyre kërkesave nuk kishte pasur mundësi të arsyetohet as para faktorit vendor e as para faktorit ndërkombëtar, janë akte obligative për Qeverinë dhe ajo nuk duhet të dali në mbështetje të punëdhënësve, se në fund të fundit kanë marr pjesë në bisedime dhe nënshkrimi i saj është rezultati i arritur dhe Qeveria ka obligime për të zbatuar Marrëveshjen Kolektive, ndërsa për Ligjin e pagave ka edhe më tepër obligime, se ky është nxjerr përmes Kuvendit dhe qe katër vite nuk po gjen zbatim

Energjia

Kjo kërkesë qytetare është e ligjshme dhe e domosdoshme, mirëpo duhet vepruar deri në at masë, sa të japin përparësi zhvillimeve politike, që janë jetike për gjithë shtetin e kombin. Pse organizatorët po veprojnë në këtë mënyrë, sa tërheqin vëmendjen e medieve të informimit dhe pse nuk e gjejnë vendin e demonstrimit për realizimin e kërkesave? Kjo pyetje po zgjidhet vetvetiu, duke u nisur nga fakti i zhvillimit të ngjarjeve politike, prandaj, kushdo që ka gisht në stërgjatën e saj, duhet t’i vë gishtin kokës dhe të caktojë momentin e ndërprerjes dhe të orientohen nga madhorja.

Dorëheqje


Jabllanoviçi me një deklaratë publike e ka fyer të gjithë kombin, jo vetëm nëna gjakovare. Prandaj edhe organizatorët duhet gjetur adresën e sak të protestës. Ka mundur të arsyetohet demonstrimi i parë në Gjakovë, të tjerat adresë ka qenë dashtë ta kanë Qeverinë e Kosovës, se e keqja ka ardhur prej saj. Nuk është e thënë kush e tha, me rëndësi është se Ai pjesë e kabinetit Qeveritar. Duke orientuar këtë energji, qëllimisht, të shkapërderdhur nëpër qendra komunale e vendbanime ku pësuan qytetarët, ne kemi harrur edhe vizitën e Vuçiçi në Graqanicë, kemi harruar edhe deklaratën e zëvendës kryeministrit (të Isa Mustafës), kur thotë se po e zbulojmë lapidarin e mbretit Millutin këtu në Serbi. Cila ishte fyerje?! Cila ishte nëpërkëmbje e dinjitetit kombëtar?! Cika ishte poshtërim i luftës shekullore?! Pra problemi duhet të kapët në tërësi, e jo veç e veç, se atëherë nuk dimë ne, në radhë të parë, e edhe ndërkombëtarët, me se të merren.

Trepça

Dhe në fund doli edhe qëllimi i Serbisë e fashizmit serb, që kishte krijuar mekanizmat e vet, nga paramilitarët, ose bijtë e tyre, në Veri të Kosovës. Kjo edhe hedh poshtë mendimet e ish garniturës titiste (si përfaqësues më i denjë i saj sot - Azem Vllasi, të cilit po i jepet hapësirë shumë e madhe, për të treguar patriotizmin jugosllav) se Trepça nuk ka asgjë, ajo nuk na leverdisë për ta vitalizuar, ajo nuk mundët as vetën ta mbaj, ajo do të na shti në borxhe që do të jenë të pa përballueshme për ne, sikurse dje, gjatë viteve të tetëdhjeta e nëntëdhjeta, kur thoshin se parulla irredentiste e separatiste “Trepça punon, Beogradi ndërtohet”, nuk përkon me realitetin, se sikur të mos ishte Jugosllavia, ne nuk do të kishim mundësi për të mbuluar humbjet e saja. Sot Trepça zë vend në mediet e Serbisë, madje edhe në kabinetin qeveritar të Vuçiçit, ku një zëvendës Kryeministër e një Ministër, e nuk dihet se sa zëvendës ministra ishin në takim sepse nga në Beograd dhe qëndrimi, se nëse trajtohet Trepça si pronë e Kosovës, ata do të tërhiqen nga Qeveria, do të barikadohen, do të mbyllin akset rrugore, thënë shqip, do ta shpallim të pavarur dhe “Kryeministri” i Kosovës lëviz gurët rezervë, demonstrimin e familjarëve të vrara pas lufte(!?), ndërsa bëhet i shurdhër para qytetarëve, por çdo veprim i sotëm është i vonshëm.

Kulmi i marrisë


Nesër, me datë 20, do të dalin për të protestuar edhe familjarët e të vrarëve pas lufte! Ku i qon kjo logjikë?! A kanë analizuar organizatorët këtë lojë të pistë dhe a do të arrihet kulmi i marrisë?! Po kulm marrie, se kur i gjithë kombi është i ofenduar për akuzat e Qeverisë së Beogradit, nga deputetët e Beogradit të instaluar në Prishtinë si ministra e zëvendëskryeministra, ngritën në këmbë për mbështetje të tyre. Vet koha në të cilën po bëjnë thirrje për një veprim të tillë i nënkupton të gjitha, madje edhe dyshimet se ata dhe pasusit e tyre, tashmë në pushtet kanë tumirë gjithë krimet që ka bërë pushteti i Serbisë në Kosovë. Kjo ndryshe nuk mund të shpjegohet.

Rrumbullakimi

Shkarkimi i Jabllanoviçit nuk do të thotë asgjë, por duhet ndërprerë rrugën të gjithë atyre të cilët mundohen politikën ta bëjnë me dy kuti, me kutin e Beogradit të ndihmuar nga ndërkombëtarët (vet akti i fundit i Zhbogarit jep për të kuptuar këtë) dhe kutin tjetër, duke instaluar Qeverinë e Beogradit në të gjitha vendbanimet serbe, maje edhe në Qeverinë e Kosovës dhe demagogët tanë dalin e thonë se këta janë qytetarë të Kosovës, se këta kanë plotësuar kërkesat tona, se këta kanë dhënë betimin në Kushtetutën tonë(!) dhe të gjithë ata që vizitojnë Kosovën marrin leje nga organet tona shtetërore. Nëse kjo qëndron, pse ato leje nuk na bëhen publike, qoftë kërkesa, e qoftë edhe leja, që ne të mos kemi dilemat, sepse ata (pushtetarët) serb japin për të kuptuar me fudullëkun e vet dhe me fjalimet e vet, se me të vërtetë janë në tokën e tyre. Mu për këtë është një moment bukur seriozë dhe i ndejshëm për artikulimin e këtyre problemeve, por gjithnjë në këndin kombëtar, pa ngjyrime politike. Gjithë këto që po ndodhin duhet zbërthyer me kujdes dhe duhet ditur se kush duhet të jetë në ballë të tyre dhe ku duhet drejtuar shigjetën:
- Për probleme sindikale, përgjegjëse është Qeveria, prandaj me këtë duhet të merret sindikatat;
- Për probleme të ruajtjes së dinjitetit kombëtar e moral, përgjegjëse është Qeveria, prandaj me këtë duhet të merren shoqatat e dala nga lufta, shoqata e të burgosurve politik, shoqatat e të pagjeturve dhe studentët, si promotor të shoqërisë;
- Për probleme të shtrenjtimit të rrymës përgjegjëse është Qeveria dhe me këtë duhet të merren shoqëritë civile.
Të gjitha këto, në radhë të parë ato të karakterit kombëtar, e kanë një vend para së cilës edhe duhet demonstruar dhe kërkuar shkarkimi e Qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike me intelektual të pavarur, të cilët nuk mungojnë në Kosovë dhe njëherë e mirë të pastrohet nga batakçinjtë udhëheqja shtetërore, pse jo edhe udhëheqja politike dhe duhet thënë troç edhe faktorit ndërkombëtar, politikë me dy kuti nuk ka nevojë të bëjnë, Kosova është shtet dhe si i tillë duhet trajtuar nga të gjitha këndet.
.
19. 01. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 959 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi