Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Epo, ku jemi?!
Publikuar më 28 janar, 2015 nė orėn 17:07 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ditėt e shkuara kanė qenė ditė protestash, qė e fundit edhe kaloi karakterin e njė proteste, por ishte njė demonstrim i mirėfilltė, ku u pėrplasėn tė dyja palėt, siē thotė njė fjalė e popullit, me ēka u qėllonte nė dorė.
Pse ndodhi kjo(?), pyetje qė duhet dhėnė pėrgjigjen, pėr tė ardhur deri te zgjidhja e enigmės sė pakėnaqėsisė qytetare dhe frikės tė pushtetarėve sot.

Gjeneza e problemit
Viti 2004 morri rrjedha, qė duhej analizuar mirė politikisht, nga faktori i brendshėm politike dhe ai ndėrkombėtar, kryesisht pesėshja diplomatike, qė sa herė ėshtė “atdheu” nė rrezik, tubohen kokė mė kokė. Pse e mora kėtė vit, e jo vitet e mėparshme, siē ėshtė rasti i Rambuiles, Marrėveshja e Kumanovės, Rezoluta 1244, etj. Aktet qė buruan nga kėto, Kosovėn e lėnė si provincė, ndėrsa pėrmes pozicionimit tė KFOR-it u nda nė feude, pa kurrfarė koordinimi tė veprimit pėrbrenda tyre, pushtetin qė kishte krijuar UNMIK-u e kishte shndėrruar Kosovėn pasuri tė vetme dhe e vuri nė areopak, pra mund tė blejė gjithė kush ēka tė dojė nė Kosovė, por duhet tė ketė veprimtari private tė asaj natyre. Kjo ia ndaloi shqiptarėve tė privatizojnė ndėrmarrje vitale pėr jetėn e qytetarit, pėr mėkėmbjen e Kosovės, pėr mundėsinė e krijimit tė Bankės kombėtare dhe vlerėsimit tė pasurisė, pėr tė pasur valutėn, nė njė moment tė caktuar. Tashmė, me pasurinė e Kosovės pėrkujdesen tė huajt dhe asnjėherė nuk ėshtė kontrolluar, nėse janė pėrmbushur obligimet e privatizimit, pas njė periudhe tė caktuar dhe nėse jo, pse, e tė ndėrmerren masa pėr eliminimin e pasojave, duke ua marrė tė drejtėn privatizuese, me obligim pėr tė kthyer ndėrmarrjen nė gjendjen e mė parme. Kėtė po e ilustrojė me dy shembuj:
“Ballkani” dhe “Vreshtaria e podrumi” nė Therandė, Feronikeli nė Drenas, Fabrika ēimentos nė Han tė Elez etj..
Kjo gjendje e krijoi problemin e veriut tė Kosovės dhe asnjėherė nuk u bė i zėshėm faktori i brendshėm, por ky zė doli nė demonstratėn e vitit 2004. Pas pak kohe, nė Kuvendin e Serbisė, miratohet platforma politike pėr Kosovėn (pėr tė cilėn edhe kam shkruar), qė pėrcakton fatin e Kosovės duke u mbėshtetur nė Rezolutėn 1244. Mungoi zėri i arsyes sė liderėve politik, mungoi zėri i arsyes sė faktorit ndėrkombėtar. Kėtu filloi tatėpjeta politike e institucionale nė Kosovė dhe tash gjendemi para njė realiteti tė ri, qė mė nuk mund tė tolerohet.

Platforma serbe, pėrmes filo serbit- Ahtisar, bartet nė Vjenė
Takimi i Vjenės,ku nga pala shqiptare do tė marrin pjesė “ekspertė” e tė gjitha fushave, qė sot mundohen ta shfajėsojnė vetėn, si: AAK-ja, LDK-ja, si nismėtare tė bashkėbisedimeve, e qė nė kolonė pas pak muajsh do tė rreshtohet edhe PDK-ja dhe pėrfaqėsues qė sot e kanė krijuar Nisma pėr Kosovėn.
Pėrfaqėsuesit shqiptarė nuk kanė dashur, nuk kanė ditur apo janė frikuar, pranojnė tetėdhjetė pėrqind tė Platformės serbe, me imponimin e filo serbit Ahtisari (kam shkruar mė herėt pėr kėtė). Pakoja e Ahtisarit, siē ėshtė e njohur pėr qytetarėt, pėr diplomacinė dhe pėr juridikaturėn tonė, nxjerrė dy kombe tė barabarta, dy gjuhė tė barabarta dhe pakicat si kategori Kushtetuese (tash do t’i kemi edhe malazezėt), gjuhėt zyrtare regjionale. Kjo pako nxjerrė edhe eks territore, qoftė qytetare apo fetare, qė juridikisht i takojnė shtetit, pėrkatėsia e qytetarėve shumicė qė ėshtė atje. Kjo krijon bazėn e krijimit tė komunave etnike, qė nė mėnyrė tė dhunshme i lėvizin vendbanimet nga njė komunė nė tjetrėn pėr tė krijuar mundėsitė e krijimit tė kėtyre komuna.
Eks territoret fetare krijohen duke e nėpėrkėmbur faktorin historik e fetar shqiptarė, por kėto trajtohen si kisha ortodokse serbe dhe ju jepet juridiksion i veēantė edhe nė tė drejtėn e shfrytėzimit, pra u ndalohet ortodoksėve shqiptar qasja nė to, por edhe pronėsor. Nė kontestin pronėsor, “ekspertet” tanė nuk e vranė mendjen dhe tė paktėn ta kishin pyetur Ahtisarin, ku e mbėshtet kėtė logjikė?! Ka qenė dashtė tė bėjnė krahasime nė mes Vatikanit- shtete dhe seli e shenjtė pėr botėn e katolike, selinė e autoqefalisė greke, selinė e pėrfaqėsuesit ortodoks nė Moskė e Beograd dhe asaj nė Stamboll. Kjo njohuri tash del se u ka munguar “ekspertėve” shqiptar, por edhe politikės shqiptare qė na pėrfaqėsoi nė Vjenė. Pra, vetėm kisha e Deēanit ka territor sa gjithė kėto qė u pėrmenden mė lartė.
Se sa ėshtė mbrojtur ēėshtja shqiptare nė Vjenė ne mund tė flasim pėrmes Pakos sė Ahtisarit, qė tė gjithė kuvendarėt e Kosovės e pranuan dhe e zyrtarizuan si tė vetėn. Ne edhe nuk kemi njohuri zyrtare se sa i ka kushtuar ky ekskursion delegacionit tonė nė Vjenė, pėrveē atyre qė ka mundur dikush t’i nxjerr e bėjė publike, dhe se “humanisti” Agim Ēeku pranon t’ia ndėrtojė njė shtėpi njė veterani tė luftės me atė honorar.

Pakoja e Ahtisarit e bartur nė Kushtetutė
Ekspertėt tanė, nė krye me Arsim Bajramin (se kush ėshtė ky nė kėtė shkrim analitik nuk do tė flas, sepse kam folur nė kohėn e duhur) krekosėn pėr hartimin e Kushtetutės, krekosen pėr bashkėbisedim me ekspert e shoqėri tė interesit, qė edhe e quan njė lloj referendumi. Edhe atėherė edhe sot, ky mban tė njėjtin qėndrim, sepse ia ka hėngėr tregu i mediokritetit, i shushunjave, butakėve, dilitantėve nė tė gjitha fushat. Tash pėrmes Kuvendit ne faktorizojmė Platformėn serbe, Pakon e Ahtisarit dhe kemi kurorėzuar gjithė lojėn e ndytė politike e institucionale.
Pėr tė mos qenė i veēuar problemi, kėrkohet qė tė gjithė tė nėnshkruajnė Kushtetutėn, e shumė prej tyre sot qojnė Pluhur kundėr saj. Le tė shėrbehen me memoteknikė pėr tė parė vetėn si nė pasqyrė. Epo, ku dinė ata se ēka ėshtė memoteknika!

Shpallja e pavarėsisė dhe Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė
Kjo Kushtetutė fuqizohet edhe njė herė pėrmes aktit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. dita e pavarėsisė na i solli tre elemente, qė nuk kemi ngjashmėri nė asnjė vend tė botės. Kuvendarėve i prezantohet flamuri, i prezantohet himni dhe nė letrėn e punuar me kujdes nga Shyqėri Nimani, vihen firmat e gjithė kuvendarėve, dhe njė pjesė e kuvendarėve tė atėhershėm kritikojnė kėtė akt, tė paktėn nėnshkrimi i tyre le tė jetė pikė kujtimi pėr tė shfrytėzuar memoteknikėn, se ēfarė ndodhi nė Kuvendin e Kosovės, tė shndėrruar nė teatėr, duke u shtyrė me bėrryla se kush do tė vė nėnshkrimin i pari.
Filluan njohjet. Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė e pranoi lėndėn, tė rekomanduara nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB, pėr tė parė ishte legjitime apo jo shpallja e pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės. U trajtua gjerė e gjatė, nga tė gjitha kėndet. Pėrfundimi, ishte legjitim.
Ky legjitimitet nuk pranohet nga shumė vende tė botės, madje edhe nga ato vende tė cilat e deleguan lėndėn nė kėtė Gjykatė.

Njohja gjysmake e shtetit tė Kosovės
Njohjet e pavarėsisė sė Kosovės nga 208 shtete, janė njohje gjysmake dhe kėtė nuk e thotė asnjė lider politik. Duhet me faktorin ndėrkombėtar, sidomos me shtetet mike, tu thuhet e vėrteta, tė cilėn ata bėhen se nuk e dinė, se nuk mjafton vetėm deklarimi i njohjes dhe lidhjes sė disa marrėveshje sekondare, qė shumė pakė kanė tė bėjnė me problemet tė cilat e kanė kapur me kthetra Shtetin e Kosovės. Ndoshta edhe nuk dinė, por unė dyshoj se u frikohen, sepse ata dalin kreator tė politikės dhe si u thuhet, kėta bėjnė.
Ka ardhur momenti, edhe pse shumė janė vonuar, t’i thuhet pesėshes, se ose duhet njohur pavarėsinė e plotė tė Kosovės, ose tė tėrhiqen njohjet. Ata duhet menduar, donė pėr tė qetėsuar kėtė pjesė tė Ballkanit, apo dėshirojnė luftė tė re. Ne nuk jemi pėr kėtė tė dytėn, por nėse Kosovės i merren territoret pėrmes kishės, i merret territori i Veriut, i merret territori pėrmes eksterritoreve, ēka na mbetėt. Ata duhet kėmbėngulur qė Kosova tė tėrhiqet nga kushtetuta e Serbisė, ata duhet kėmbėngulur qė pėr rregullimin e brendshėm tė Kosovės tė vendosin qytetarėt e Kosovės, sipas kėsaj Kushtetute gjysmake, qė tė fillojmė tė ngrihemi nė kėmbė ekonomikisht, e jo tė na dalin pengesa nga ku nuk i presim.

Komisioni zgjedhor dhe politika dhe politika dyfytyrėshe
Komisioni zgjedhor pranon subjekte politike tė njė shteti tjetėr pėr tė marr pjesė nė fushatė zgjedhore. Ky ėshtė njė gabim i pa falshėm. Ky komision, ndėr tjerash parasheh edhe: sė paku tė japin adresat e veta kreu i partisė, me dokumente tė vendbanimit dhe shtetit ku ėshtė ai vendbanim. Tė gjithė anėtarėt pastaj duhet certifikuar pėr kandidim, po me tė njėjtat dokumente. Komisioni zgjedhor e heshtė kėtė element tė paraqitur nga pretendentėt pėr kuvendar. Politika ka ndėrhyrė dhe me tė dyja putrat e ka shkel Kushtetutėn dhe tė zgjedhurit nė “bazė” tė Ligjit Zgjedhor, qė buron nga Kushtetuta, sigurojnė ulėse nė kuvend dhe pjesėmarrje nė Qeveri. Nė bazė tė akteve tė aprovuara nė Kuvend, kjo kategori nuk ka qenė dashtė tė jetė asnjė kuvendar, e as anėtar tė Qeverisė.
Pėr gjithė kėtė nuk u ngrit askush, pėr tė qartėsuar qytetarėt, pėr shkelje tė akteve ligjore dhe tė vet Kushtetutės. Disa prej tyre vinė nė Kuvendin e Kosovės me dy mandate nė tė njėjtėn kohė, njėrin nė Kuvendin e Kosovės e tjetri nė Kuvendin e Beogradit. Rasti mė i freskėt ėshtė me zgjedhjen e kryetarit tė Graqanicės, ku sė pari duhet tė hiqte dorė nga kuvendari i Serbisė, e tek atėherė tė merrte postin e Kryetarit tė Komunės. A nuk flet mjaftė ky akt kundėr Kushtetues?!

Sot!
Tė gjitha kėto janė grumbulluar nė ditėn e sotme. Ato qė e kanė pėrshpejtuar e shkallėzuar situatėn duhet hulumtuar nė kėto fenomene, qė me bekimin e ndėrkombėtarėve, me heshtjen e vendorėve, me qyqarllėkun e njė elite politikanėsh tė pozitės dhe opozitės, se nuk mund tė falen anbllok tė gjithė ata qė i kanė ngjye gishtat nė kėto fėlliqėsira, qoftė nė Vjenė, qoftė nė nėnshkrim tė Pakos sė Ahtisarit, qoftė nė hartimin dhe miratimin e Kushtetutės dhe sė fundit, heshtjen e Komisioni tė zgjedhjeve.
Po tė analizohen tė gjitha, kėto ēfarė kanė ndodhur e po ndodhin, sot nė Kosovė, qytetari nuk duhet tė fle, por duhet menduar ēfarė tė bėjė pėr atdheun?
Jabllanoviqi fakt tė ishte preteksti, se ky nuk ishte hera e parė qė fyen historinė tonė, qė fyen dinjitetin tonė, qė fyen dėshmorėt tonė, sepse vet ngritja e dy monumenteve, njėri nė Veri e tjetri nė Graqanicė flasin mjaft. I pari i ekzekutuar nga heroina shqiptare- Shotė Galica, nė emėr tė popullit dhe i dyti, si i pari pushtues i kėtyre trojeve tona. Edhe ēfarė duhet bėjė e bėjnė Jablanoviēėt, tė dal nga shkolla e Andriqit e Qosiqit, tė edukuar nė frymėn e Millosheviqit dhe tė edukuar nė ekzekutime nė frymėn e Rankoviqit.
Sot lypse maturi, analizė, sepse nuk duhet menduar pėr njė ditė, nuk duhet menduar pėr njė javė, nuk duhet menduar pėr njė Qeveri kukull nė Prishtinė, por duhet menduar pėr njė siguri kombėtare, pėr tė ndėrprerė aeropagun, pėr tė ndėrprerė lojėrat e ndyta qė luhen e do tė luhen nė kėtė tokė, e cila pėrbrenda ka gjenerata dėshmorėsh. Mu pėr kėtė duhet tė mendojmė mirė dhe kjo nuk guxon t’i takojė njė njeriu, njė grupi njerėzish, njė subjekti, por ky problem i ngritur duhet tė merr pėrmasa kombėtare e ndėrkombėtare. Pėr tė vėrtetėn nuk ėshtė vonė kurrė, edhe pse kemi humbur kohė mjaftė. Dhe mjaft duhet thėnė edhe pushtetarėve tė sotėm, qė nė konferenca pėr shtyp dolėn anemik, pa ujė nė sy, sepse nė momentin kur masa ka filluar tė ulėt, pėrdorja e forcės dhe provokimit ka qenė dashtė tė ndėrpritet, por dikujt i ka konvenuar kjo situatė e krijuar, por me siguri kėtė kredibilitet mundohet ta merr pushteti, Kuvendi, pėr tė treguar patriotizmin me qytetarėt e vet.
Skėnder Hyseni duhet ta pėrdor memoteknikėn, pėr t’u kthyer nė tė kaluarėn e vet tė lavdishme, duke bėrė shantazhe, sikurse sot, pėr UĒK-nė, duke mbrojtur parimin, se kėshtu po na thonė miqtė, si dikur, se rebelimi duhet ndėshkuar me tė gjitha mjetet nė dispozicion, se kėshtu kemi marrė mėsim nga e kaluara, kur jetonin ditėt mė tė mira tė politikės.
Sot, duhet kėrkuar dorėheqjen e Qeverisė, suspendimin e Kuvendit, krijimin e qeverisė teknike apo shpėtimit kombėtar, me njerėz tė dėshmuar pėr pėrkushtim kombėtar e qytetar, duhet hartuar Projektkushtetutėn brenda afati tremujor, tė asaj qeverie dhe kjo tė marri mbėshtetjen me referendum nga qytetarėt, pėrmes sė cilės do tė eliminohen tė gjitha problemet qė ia kanė vėshtirėsuar jetėn qytetarit, problemet tė cilat i ngritė Beogradi pėrmes politikės fashiste, problemet tė cilat na i kanė krijuar edhe ndėrkombėtarėt me puthadorėt tanė.

Prishtinė, 28.01.2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 724 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi