Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në Kosovë përveq shtetit kanë dështuar edhe institucionet fetare, edhe shoqëria civile
Publikuar më 13 shkurt, 2015 në orën 01:24 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nacionalizmi i mobilizoi shqiptarët kudo, dhe ishte formula e vetme e mbijetesës dhe ekzistencës së tyre në trojet e veta. E gjithe ajo arritje kulminante e bashkëjetesës së përbashkët brenda kufijëve ekzistues dhe jasht tyre në diasporë, u zbehë dalëngadalë pas lirisë së premtuar të pas vitit 1999, multikulturalizmi i dhuruar i pasluftes ishte “culture shock” dhe dalëngadalë bëri impenjim të pazakontë të humbjes së vlerave tradicionale. Idealizmi si element kyç i luftës dhe i përballjes së përditshme kundër kolonizimit sërb, me largimin e dhunshem nga puna nga kolonizatorët serbë, edhe nga objektet shkollore etj., kishte mobilizuar shqiptarët të përmbysin kolonializimin, duke ndërtuar një sistem të solidaritetit të brëndshëm, por paslufta të gjitha këto vlera kulturore i flaki si një fluskë sapuni me uzurpimet dhe plaçkitjet e pashembëllta, dëmtimin ambiental të natyrës, dhe u këthye si bumerang sot, duke rrezikuar edhe shtetin e "dhuruar" nga amerikanët.

Nuk e kuptoj këtë gjeneratë të "intelektualëve" me uniform të larme dhe armë, të cilët u treguan llaskucë të mëdhenjë, të cilët shqiptarëve ua premtuan mollën e kuqe, ndërsa ua dhuruan anarkinë, duke ua shembur ardhmërinë shqiptarëve. Sa më herët që të hiqen nga qafa të tillët do të këtë shpresë, përndryshe do sharrojmë të gjithe në humnerë.

Fjala e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, në KS të OKB-së ishte “fatkeqësi elementare” e mbështetur në raportin e Fondit Humanitar për të Drejtat e Njeriut e udhëhequr nga intelektualja beogradase Natasha Kandiq. Ai këtë e bëri sikur të kishte përgatitur ndonjë raport të KMDLNJ, apo të ndonjë organizate lokale të Kosovës, që po dërgohej ndonjë organizate Ndërkombëtare për të Drejtat dhe liritë e Njeriut, derisa ato po i adresoheshin përfaqësuesëve të KS të OKB në New York si ministër i jashëm i vendit që përfaqëson shtetin më të ri në botë atë të Kosovës.

Opozita mendon se bisedimet janë të pakuptimta me një shtet i cili ka shef të Ushtrisë një kriminel, Dikoviqin, është ky ofendimi më i madhë i mundshëm që mund t'i bëhet shqiptarëve, paramendoni se këtë ta bënte Jordani me ISIS-në, që ia djegu për së gjalli një pilot, apo franqezët që iu vranë satiristët e gazetës “Charle Hebdo”, kjo mund të ndodhë vetëm me shqiptarët, të cilët nuk kanë kujtesë historike, ashtu si truri i pëshkut, bisedimet duhet të kushtëzohen, patjetër, sidomos kur janë hapur tema të ndieshmë si migrimi, në anën tjetër qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë kurrëfarë masash adekuate.

Shumë nga "intelektualët" tanë mësyejnë të citojnë dijetarë perëndimorë, të cilët studimet e tyre i kanë mbështetur në të dhëna statistikore, por edhe në sjelljet e qytetarëve të cilët jetojnë në perëndim, që për nga cilësia e gjykimit dhe kulturës qytetare as që mund të krahasohet me shoqërinë shqiptare, pa traditë, vazhdimisht e kolonizuar nga të huajt, nga sistemet sunduese ku qytetarët shqiptarë, pas Luftes se II Boterore ne kosove 90 % dolën "analfabetë, ndërsa në Shqipëri 80 përqind; shoqëria shqiptare akoma nuk ka flakur zhvillimin shoqërorë tribal-të fiseve, të familjeve të mëdha nën një çati, si mund të bëjmë pra krahasime të shoqërisë shqiptare me ato në perëndim, të cilat me shekuj kanë kultivuar debatin, testamentin dhe ligjin, apo kanë pasur liderë të mirëfilltë që kanë bërë ndryshime, ja vetëm një shembull për t'na u kthjellur kujtesa, kush qeverisë sot me vendin, a janë këta menaxher të dalluar, që kanë dhenë ndonjë rëzultat në karrierën e tyrë, jo!

Gabimi më i madhë i shumë intelektualëve shqiptarë është mu aty, te krahasimi, apo metodat krahasuese, me vendet me të cilat bëhet krahasimi. Nuk ka ndonjë dobi nga shfletimi i historisë për revolucionin borgjez-franqez, tash është kohe e globalizmit dhe teknologjisë së sofistikuar të internetit, ata që shfrytëzojnë, shumica e të rinjëve, edhepse nuk lëvizin, shohin se ç'po ngjet në botë, çeshtja është paksa më delikate, sa janë të disiplinuar qytetarët t'i pranojnë vlerat perëndimore, të bazuara në kultin e punës, jo të individit, jo të politikanit, por në vetinciativen qytetare, atribut i qytetarisë.

Hashim Thaçi një "kryengritës" shqiptarë, ka jetuar në kurriz të shtetit zviceran si azilant, ai është intervistuar nga policia për të huaj “police für auslander”, dhe më vonë është promovuar si drejtor politik i luftës, nga grupi i tij, të cilët kanë jetuar në Zvicer dhe nuk kanë punuar asnjë ditë, kanë jetuar nga ndihmat e shtetit nikoqir, menjëherë pas luftës u kualifikuan në pozita të larta shtetërore, vendet e para të tyre të punës, ishin ministër deri të rangu i kryeministrit; nuk kam gjë kundër, nëse votuesit i kanë promovuar në pozita aq të larta, por çështja është së ata përdorën metoda të rënda nënshtrimi, si kërcnimet, uzurpimin, plaçkitjet, deri të vrasjet, pse pra të shkohet aq larg te Revolucioni Borgjez-Franqez, kur në Kosovë ndodhi kryengritja fshatare, dhe ata medeomos fituan pozitat qëverisëse, duke ngulfatur vlerat qytetare.

Nuk them që ishtë i dëmshëm ky process, në fillim, ngase u vu balansi qytet-fshat, por revolucioni më tepër fitoi përmasa të revolucionit seksual i viteve të 70-ta në perëndim, i munguar, sesa të atij për vendosjen e konturave të shtetit që mbështetet në vlerat qytetare. si ndodhi që kjo valë kaq e madhë e migrimit dhe të mos hartohet një plan aksional i masave për zbutjen e këtij procesi të dëmshem për shtetin, është kjo një katastrofë natyrore, njëjtë si vërshimi i ujit të dalur nga shtrati. Nësë komunat më të goditura janë Vushtrria dhe Ferizaji, atëherë aty kanë dështuar kryetarët e komunave për përfomancën e dobët, dhe ata nuk mund të udhëheqin më...

Çdo shtet në botë ndërmerr masa shtesë kur është në pyetje siguria evendit, dhe dallimi i alarmit është shumë ngjyrësh, i verdhë, i portokallët i gjelbërt, i kuq, dhe varësisht nga ngjyra qeveria duhet të marrë vendime. Psh. çfarë rëndësie ka kur pas gjithë asaj vale të shprënguljes presidentja e vendit del në vendet ku janë të boshatisuara të flas me qytetarët e mbetur, apo ministri "narcisoid" i brendshëm bënë fikullturë politike, për misnistrinë të cilën ai e quan të tij... Aq më keq në sistemin që kritikohet më së shumti si monist, ka pasur këshilla qytetarësh, tubime qytetarësh nëpër bashkësi lokale, ka pasur plan operativ të punës, ka funksionuar mbrojtja civile dhe mbrojtja territoriale e Kosoves e transferuar si FSK në kushte paqe, pra ka pasur angazhim të tërë shoqërisë, ku janë evidentuar sjellje devijante në shoqëri, pastaj kanë funksionuar këshillat banesorë etj., të cilët kanë shkëmbyer informata më pushtetin komunal, sot është anarki e tëjskajshmë, ato forma të organizmit edhepse konsiderohen të tëjkaluara kanë funksionuar, njëjtë si në SHBA, vetëm zgjedhja e tyrë
bëhet përmës votës demokratike. Në SHBA ata që duan të jenë të informuar, mund të kyqën në “sitet” e shtetit dhe të informohen për çdo gje, mund të marrish pjesë në debat të hapur përmes telefonit edhe në takimet e sekretarit të shtetit në zyrën ovale, po flas nga eksperienca ime, mund të japish propozime të ndryshme që pastaj nga grupe ekspertësh studjohen, edhe nëpër ekipt sportive janë shumë të fuqishme këshillat e prindërve, janë një institucion shumë i rëndësishëm përkrah trajnërëve, ata që janë me xhep më të thellë mbulojnë ata më xhep më të cekët, e kështu me radhë. SHBA ka të zhvilluar sistemin e volunterizmit, ku 60 milionë qytetarë janë të kyqur në sistemin volunter për shpërndarjen e ndihmave solidare, duke mos lënë anash as institucionet fetare. Cili është funksioni i xhamive, i kishave nëse nuk është ndihma e qytetarëve, qytetarët nuk mund të joshen me jetën e embël në parajsë, por me mirëqenien dhe jetën e përditshme ekzistenciale. Dmth., në Kosovë përveq shtetit kanë dështuar edhe institucionet fetare, edhe shoqëria civile, çdo gjë është imitim, nuk ka ide, nuk ka projekte menaxheriale për sanimin e gjendjes, ku do të ndaheshin detyrat. As pozita as opozita nuk mund të sillet aq rehatshëm duke goditur njëra tjetrën, për një copë pushtet, pa dhënë ide për tejkalimin e gjendjes, edhe komunat duhet të mbulojnë pushtetin qendror, në rast të mosefikasitetit të thirrën të gjithe ata që dështojnë në përgjegjësi

Është keq që qeveria dhe mediat nuk i qasën më me humanizëm kësaj teme, është krijuar një gjendje paniku, dmth. bëhet rexhistrimi isituatës pa u hulumtuar shkaktarët, është diletantizëm i skajshëm dalja e presidentes nëpër komunat të cilat janë prekur nga ky vërshim i qytëtarëve drejt një jete më dinjitoze, pa u ndërmarrë një sëri masash për zgjidhje adekuatë konform gjendjes, e cila do të këtë pasoja edhe më të mëdha të brëndshme në të gjitha fushat... Nuk i lejohet as ministrit të brëndshëm të politizojë dhe të jetë aq i paqartë dhe konfuz në raport më mediat, 50-60 mije lëshuan vendin, ndërsa asnjë politikuc..kuc...kuc nuk dha dorëheqje, kjo tregon çfarë morali ka kjo kastë politikë.

Mendoj së duhet të jemi më praktik, lufta në Kosove mobilizoje dhe vetëdijesojë shumë të rinj shqiptar, por edhe shumë shqiptarë "të fshehur" më origjinë shqiptarë të cilët filluan të mburren më përkatësinë kombëtare, duke befasuar botën për këthimin e tyre të shpejt, pas luftës, ajo që ndodhi nuk kishte ndodhur ndonjëherë në SHBA, shumica e atyre që kishin statusin e rregulluar u këthyen në atdhe, kjo tregontë edukimin dhe atdhedashurinë e atyre njërëzve, por çfarë ndodhi pastaj dhe tash së voni, fëmijtë e asaj gjenëratë të pathyshmish, por edhe shumë të tjerë u thyen, athua pse? Dëmi që shkaktuan politikucët zyrtarë, të cilët as nuk vizitonin qytetarët në diasporë, përveq ministrit Makolli, duke mos i përfillur ata fare, edhe më keq një pjesë e tyrë përfliteshin për vjedhje të kapitalit popullor, do të pamundësojë në t'ardhmën krijimin e fondit për zhvillim, që do të tubohej nga vullnetmirët nga diaspora. Dëmi nuk do të sanohet pa i gjykuar dhe dënuar keqbërsit, ndryshe nuk bënë! Ja psh., buxheti i Izraelit krijohet nga diaspora, ka ndodhur edhe atëherë kur u ndaluan fluturimet në Tel Aviv, shumë zyrtarë më origjinë hebreje fluturuan atje dukë marrë rrëzikun mbi vete, ky është nacionalizmi dhe idealizmi i tyrë, ajo ka domethënien e patriotizmit shtëtërorë, sa janë të gatshëm lidërët e shqiptarë të bëjnë sakrifica, kur ata vodhën dhe plaçkitën popullin. Çështja është o e duam shtetin, o se duam, dhe pa u larguar kjo kastë e hajnave vendorë, nuk do të ketë zhvillim dhe shteti do të lëkundet...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 615 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi