Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zhburrënimi i pavarësisë
Publikuar më 22 shkurt, 2015 në orën 19:26 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
A zhburrnohet populli, apo a mund të zhburrënojë i zhburrënuari, kjo elitë e re zhurmaxhinjësh, qe ka gojën përplot vlera me shije të bukës kollomoqe ka mbërthyer edhe gjymtyrët, edhe trupin, edhe mendjen e njerëzve të cilëve u ka humbur fija, kanë vështirësi të këndellen nga mohimi i jetës së tyre, apo nënqmimi i tejskajshëm dhe humbja e identitetit, njeri. Pastaj fillojnë me fabula dhe mbarojnë me to, që nga ulëset në parlament, në TV, në kafene, kudo, ku përveq rrogave marrin edhe mëditje, çka s’ndien njeriu, e kur nuk punojnë ata sërish paguhen dhe çdo gjë ka shijen e vanillës, sepse tërë kohën lëpijnë buzët, herë herë edhe flasin duke mos i kuptuar asnjëri se çka thonë apo duan të thonë asnjëri si kupton, ata vazhdojnë të paguhen!

Çdo "muhabet" që lidhet per liberalizimin e vizave është një fabulë stereotipe, e stërpërsëritur, kanë gjetur mënyrën si të “rrejne” popullin, e çka i ka penguar deri më tash të ndermarrin hapa tjerë bilateral ndërshtetërorë me shtetet qe e kanë njohur Kosovën, kjo nuk i pengon, apo jo! Nëse presin liberalizimin atëhere të rinjeve do t’u bie leshi i mjekrrës... Duhet të përgjigjet dikush në këtë vend pse u rrejtën qytetarët sa e sa vjet se liberalizmi veq sa ska hy në fuqi, në anën tjetër qytetarëve po iu zgjaten veshet, a ka me “rrejt” ashiqare a, qysh mos me iu thanë “rrenacak”, dhe si me iu besua rrenacakeve?

Pse u dashtë të fillojnë bisedimet me Serbinë menjëherë pas opinionit këshillëdhënës te GJND-se. Akoma nuk e kam të qartë se sa materializuan politikisht deri me sot këtë opinion, ai po thuajse u shkri politikisht me fusnotën, dhe me marrëveshje kontraverze, çdo gjë që po thuhet se është ne harmoni me Kushtetutën e Republikës Autonome të Kosovës, e Serbia nuk lëvizi, asnjë pikë, as presje nga preambulla e saj, që Kosovën e konsideron territor të saj, të gjitha këto marrëveshje po ndodhin nën hijen e asaj preambulle, më vonë edhe po të pranojë kosovën nuk ka ndonjë rëndësi, sepse e bënë jo funksionale dhe të paaftë për qeverisje, sepse konstitucionalisht Serbia do të mbetet brenda... Një krahasim në dukje banal me gamën e Republikës së tashme dhe KSAK, perbrenda saj ka pasur ingirenca pakrahuesmërisht më të mëdha "shteterore” sesa ka sot Kosova e Thacit, edhe sistemi ekonomik, ai gjyqësorë, policor, ekzekutiv, pronësorë etj., ka qenë shumë më funksional dhe më i favorshëm konstitucionalisht, ndërsa në raport me botën është më i pranueshëm, edhepse si e pavarur nuk ndonjë ndikim politik, është më i favorshëm, falë shpërbërjes së ish Jugosllavise. Fuqizimi i tashëm i neutarlitetit të saj ka dëshmuar dobësinë konstitucionale në raport me botën, kështu si po shkojnë punët do t'i prehen krahët kësaj "pavarësie", falë gafeve të politikës Thaçiane. Nuk eshte shume e rendesishme fasada sa eshte themeli...! Zoti e di edhe sa kompromise të dhimbshme do të bëhen në favor të Serbisë deri te anëtarësimi i saj në strukturat e BE-së. Kosova është vetëm tampon zonë me të cilën i ngreh spagat BE-ja, jo për ndonjë interesim të shtuar për Kosoven, e cila fatkeqësisht dështoi në të gjitha fushat... Kosova eshte dashur ta kete nje qeveri teknokratësh, jo dështakesh, të kishte në radhët e saj njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe ekspert, jurist të drejtës ndërkombetare, sepse përveq arritjes shkencore duhet edhe eksperienca në këtë fushë, shumë shtete edhe më prestigjioze "blejnë" ekspert me renome me ekspertizë ndërkombëtare......

U mendua se të gjitha problemet që establishmenti po përballet me Serbinë i ka pastruar lufta, nuk është në pyetje ndonjë obligim ndaj Serbise, por të saj ndaj Kosovës, sepse ajo ishte palë humbëse dhe çeshtjet që shtrohen duhet të jenë inciativa të përbashkëta me BE, jo ato që i shtron tinza Serbia dhe i perfillë heshtazi BE-ja, realiteti në terren po tregon sa të dëmshme janë, Kosova vetem po merr përgjegjësi nga ato që po i servohen në tavolinën e bisedimeve. Kosova deri me tash eshte dashur te konsolidohet perbrenda, bile në pjesen ku qytetarët e saj janë lojal, shqiptarët, jo të hyn ne rruge me shumë të panjohura

Çfarë paskan qenë të sukseshme zgjedhjet qendrore, në të cilat fitoi Lista serbe me rekomandimin e BGD, dhe interesat e kujt i zbaton ajo? Lista serbe është deklaruar publikisht që nuk e pranon shtetin e Kosovës, dhe se ndaj Kosovës është neutrale, njejtë si Serbia. Me çfarë valute tregëtohet në veri, cili flamur valon atje dhe në komunat tjera me shumicë serbe, se sistemi i shkollimit të Kosovës mohohet kush i paguan arsimtaret e tyre, kush administron me Brezovicën dhe terenet e skijimit? Me logo të mbuluar, ata janë deklaruar se nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, nuk paguajnë as tatime, as faturat e rrymës, as të ujit, as të telefonit, atje nuk shkel këmba e presidentes, as e kryeministrit, as kryeparlamentarit, as ministrit të brendshëm, policët e të cilit janë vartës të tij, athua pse?

Para tërë kësaj katrahure a duhet intelektuali të mbyllë gojën? Çfarë mekanizmi i ri i shtetit qenka ky? Shteti duhet të shtrihet dhe të vendosë ligjet e veta në çdo cep të vendit, duhet t’i ketë edhe institucionet unike, nëse nuk zbaton komuna duhet t’i vendosë qeveria në nivel qendror. Shihe si është gjendja në Luginën e Presheves dhe në Mal të Zi, shqiptarët edhepse kane në qeverisje komunat janë pa ingirenca, derisa ne Graçanicë u vendos shtatorja e kral Millutinit, kush e bëri inaugurimin? A ka vend në botë, që qytetarët që nuk prajnë shtetin dhe i perdhosin institucionet e shtetit, të jenë të favorizuar nga shteti, përveq se në Kosovë, askund tjetër.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 853 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi