Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
JO GJYKATË SPECIALE POR GJYKATË VENDORE
Publikuar më 28 qershor, 2015 në orën 02:31 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(edhe tek ne me Kushtetutë dënohen të gjitha këto krime për të cilat kërkojnë Gjykatë speciale)

Gjatë ditëve të fundit kemi qenë dëshmitar të një seriali apo telenovele qeveri-opozitë sa interesante po aq edhe të rrezikshme ,për krijimin e një Gjykate speciale që nga vet emri po tregon se diqka nuk është në rregull me ne.Po të fillonim ne si shoqëri në fillim e pastaj si shtet më vonë me procese gjyqësore të paanshme,me argumente e fakte,me dëshmitar të mbrojtur por të sinqertë ,pa dromca e qe besa edhe shpesh kanë qenë të ngarkuara nga politika me siguri se sot nuk do të flisnim fare për një Gjykatë të këtillë,por do të flisnim për problemet reale që i kemi.

Presioni ndërkombëtar për krijimin e gjykatës me sponsor kryesor mu vet ata ,me pa as më të voglin ndryshim nga projekti i propozuar nga ata përveq që nga qeveria është tërhequr vetëm termi ‘gjenocid’, që shikuar realishtë nuk ka të bëjë fare me UÇK-në sepse faktet në terren flasin ndryshe,përkundrazi ky insistim nga disa qarqe ndërkombëtare ka ndodhur me qëllim që të tentohet të fshihet gjenocidi serb ndaj shqiptarëve si komb i ndarë.Poashtu vet puna e gjykatës ,dhomat e saj,stafi i saj,rastet,vendi i gjykimit,vendi i ndalimit të personave të dyshuar, pastaj numri i tyre i supozuar afërsishtë 15-20 veta që do të gjykohen sipas disa analizave,por jo me fakte aq të sigurta me një mbështetje financiare prej 200 e deri 400 milion euro,na dërgon tek një fakt interesant athua BE nuk ka ku i dërgon parat e taksapaguesve të vet përveq me këtë lloj pazari politik të ndikuar për një çështje që mund të dështojë totalishtë .Po të ishte diçka serioze dhe me të vërtetë e arsyeshme lind një pyetje e shkurtë dhe e qartë: Ku ishin ndërkombëtarët që 16 vite ,kur edhe ashtu ishin në Kosovë dhe kishin në dorë tërë sistemin dhe gati se asnjëherë nuk na kanë pyetur për asgjë ?
Pra, kur logjika dominon edhe mbi arsyen shpesh po pse, e kjo është mëse e thjeshtë pra qe mbi 16 vite e tërë bota ,pra OKB,Unmiku,Nato,OSBE,BE,Eulex-i te gjitha keto organizata të fuqishme dhe me ndikim ishin dhe janë këtu ,pse paska nevojë për një Gjykatë Speciale,pse nëse vet kanë pasur sistemin në dorë e nuk ka funksionuar kush ka faj këtu.Me siguri se politikanët të ishin më të sinqertë,jo servil sot ne do të flisnim me fakte për filan ministër,filan politikani,filan biznesmeni të burgosur me akuza për korrupsion ,keqpërdorim detyre,për krim të organizuar etj,por jo gjendja është jashtë rrjedhave normale.Kemi një aparat shtetëror që ngjan më shumë në një shtet monist, sesa me demokraci të mirëfilltë,me një gjyqësi të korruptuar,me politikanë që mirren edhe me intriga e fyerje edhe personale,me një sistem të tërë të korruptuar sa të nevojitet intervenim për vete për punë,për fëmijët në kopshte,në shkollë,në universitet,në pothuajse çdo institucion vlen parimi kryej punë për punë.
Nëse kjo është realitet siq është atëherë kemi shumë drojë se jo kjo Gjykatë por asnjë gjykatë me kësisoj imponimesh nuk do të kenë aspak sukses.Nëse tërë ato organizata ndrëkombëtare dështuan sidomos në drejtësi ku mund të gjeni arsyen ti thoni po kësaj Gjykate të re.Poashtu nëse dominon logjika e shëndoshë pse të na gjykojë dikush kur ne duhet të jemi ata që ti gjykojmë të gjithë ata që kanë bërë krime në Kosovë pa dallim.Po pse ne të mos e kemi shembullin e Kroacisë,Serbisë,B e Hercegovinës me tribunalet e tyre,gjykatat sikurse ata por për ne patjetër duhet Gjykatë Speciale sepse ne jemi të veqantë për gjithçka.Paradoksi më i madhë për mua dhe shumë të tillë si unë është se si mundet OKB-ja të themelojë një gjykatë të tillë me bindje të plotë se një pjesë e popullatës shqiptare (UÇK)kanë bërë krime kur ende nëpër Serbi gjinden varreza masive me eshtra të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga regjimi fashist serb ,kur ende në Serbi qëndron në pushtet gogoli dhe politika e Milosheviqit,kur ende Serbia nuk pranon Kosovën e shqiptarët si komb ,nuk pranon asgjë të saj,si mundet OKB-ja të kërkojë një gjykatë të tillë kur akoma ka varreza të zbrazura pa kufoma në Kosovë sepse janë të zhdukur,kur akoma ka raste të pazgjidhura të masakrave anë e kënd Kosove dhe nuk kemi dënime për kryesit.Pra, Gjykatë special jo por të kemi një gjykatë vendore ku mund të akuzohen e dënohen të gjithë ata për krimet që kanë kryer dhe për çdo kë që ka fakte, e jo fabrikime si rasti i Dik Martit i cili ka bërë që mosbesimi ndaj një Gjykatë të tillë të jetë shumë i madhë.
Si mundemi të besojmë ne që Rusia të propozojë një Gjykatë të tillë në OKB,kur vet ajo është përgjegjëse direkte apo indirekte për luftën në Ukrainë,për luftën e tmershme ndaj një populli në Çeçeni,kjo është paradoksale e nderuara Ambasadore Tracey Jacobson.Kur ju kërkoni diçka së paku na jepni shembullin e mirë sepse kur kërkon Rusia apo Kina diçka lind pyetja a kanë të drejtë së paku morale për këtë.Ndërsa Serbia nuk ka të drejtë fare të kërkojë këtë sepse vet është e akuzuar për gjenocid dhe krime ndaj njerëzimit,krime që kanë kaluar me disa raste edhe Holokaustin gjatë Luftës së Dytë Botërore ,e për këtë ka aq shumë dëshmi sa nuk ka nevojë për koment.
Ne do të ishim për Gjykatë Speciale kur partnerët tanë do të ishin të sinqertë me ne,kur ne do të ishim të lumtur me realitetin e krijuar ,por jo me këtë realitet kur politika nuk vepron pa vrapuar nëpër korrridoret e ambasadave për të marrë aminin,jo kur dikush përpiqet të të bëjë fajtor për diçka që dihet botërishtë kush e ka fajin dhe poashtu jo gjykatë për tu pastruar,nga kush ,për çfarë,hipokrizia nuk ka brirë.
Sa për deputetët ata kanë kryer vetëm një pjesë të vogël të obligimeve kushtetuese, morale,shtetërore dhe besa kombëtare kurse tash kanë detyrën më të vështirë të kërkojnë drejtësi por drejtësi për të gjithë dhe para saj të jemi të barabartë të gjithë,të kërkojnë përgjegjësi për të gjitha organizmat dhe organizatat që kanë qenë përgjegjëse për drejtësi që nga paslufta sepse vetëm ashtu zbulohet realiteti dhe drejtësia mund të fitojë…..

Altin (Qerim) Pllana

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 558 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi