Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
USHTRIA ĒLIRIMTARE E KOSOVES NUK ĖSHTĖ THEMELUAR NGA NDONJĖ HASHIM POR NGA LĖVIZJA POPULLORE E KOSOVĖS
Publikuar më 29 qershor, 2015 nė orėn 21:32 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nė foltoren e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, nga goja e Hashim Thaēit, shqiptarėt dėgjuan edhe njė “perlė”, njė tė pavėrtetė tė madhe (mahi a mashtrim) publike…! Ai mori pėrsipėr (pėrvetėsoi) hiē mė pak se themelimin e FAMĖMADHES,-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės…!!! Mirėpo, pėr fatin e madh tė Kosovės dhe tė kombit shqiptar, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, nuk ishte vepėr (nuk u themelua) nga ndonjė individ-person (nga ndonjė Hashim…) apo nga ndonjė grup aventurierėsh, por nga njė organizatė politike, kombėtare, dhe ēlirimtare, nga Lėvizja Popullore e Kosovės, e cila ishte vazhdimėsi e pėrpjekjeve, e mundit, e flijimeve dhe e luftrave pėr liri e bashkim tė kombit shqiptar.

Lėvizja Popullore e Kosovės “urdhėrin” pėr themelimin e UĒK-sė e mori nga ndėrgjegjia e kombit, e mori nga ata dhjetra mijėra dėshmorė, atdhetarė, veprimtarė e luftėtarė tė pathyeshėm pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe pėr bashkimin e tyre nė njė shtet, nė njė Shqipėri, e mori nga populli qė e lindi dhe e mbajti nė girin e tij. Kjo ishte dėshira, ky ishte vullneti suprem (i padiskutueshėm) i njė kombi dhe i njė vendi tė copėtuar dhe tė pushtuar nga shtetet fqinje… Kjo ishte edhe dėshira, ky ishte edhe vullneti i shtetit shqiptar (njė e katėrta e Shqipėrisė) dhe e popullit tė tij… Kjo ishte POROSIA (amaneti) e shenjtė e dėshmorėve dhe atdhedashėsve tė tė gjithė brezave shqiptarė. Nga kjo dėshirė dhe nga ky vullnet, i pėrfshirė edhe nė programin e LPK-sė dhe tė UĒK-sė (shih BETIMIN e UĒK-sė), udhėhiqej Lėvizja Popullore e Kosovės. Kjo ishte ideja e madhe e saj, kjo ishte ideologjia, kjo ishte partia, kjo ishte krahina dhe kjo ishte feja (religjioni) i saj…
Hashim Thaēi, nga foltorja e Kuvendit tė Republikės, deklaroi edhe njė tė pavėrtet tjetėr: “UĒK-ja, tha ai, ėshtė krijuar nė vitin 1992” (kuptohet prej tij!). E vėrteta ėshtė se Sektori i Veēantė i LPRK-sė (nga Mbledhja e Katėrt e Pėrgjithshme, LPK), me vendim tė Kryesisė sė LPRK-sė, ėshtė krijuar nė vitin 1991. Qėllimi i kėtij SEKTORI ishte pėrgatitja e organizatės dhe e kombit pėr luftė tė armatosur kundėr Serbisė pushtuese dhe pushtuesve tjerė tė viseve shqiptare tė pushtuara nga Jugosllavia (mė vonė RSFJ). Pėrgjegjės tė kėtij sektori ishin zgjedhur-emruar Xhavit Haliti (jashtė vendit) dhe Xhavit Haziri (Brenda vendit). Por, akoma nuk mund tė flitej pėr UĒK. Shqiptarė qė luftuan dhe ranė me armė nė dorė kundėr forcave tė pushtuesit dhe kolaboracionistėve “jugokosovarė” kishte edhe para kėtij viti, por vendim historik, vendim politik tė njė organizate apo tė ndonjė grupi pėr luftė tė organizuar nuk kishte akoma. Madje, nė OML-k qysh nė vitin 1985 kishte Sekretar pėr ēėshtje ushtarake (ishte Heroi i Kombit, Fehmi Lladroci), ka qenė edhe Partia e Luftės, etj. Xhavit Haziri, Ahmet Haxhia dhe Xhavit Haliti nė vitin 1991 ishin takuar edhe me Kryetarin e shtetit shqiptar, Ramiz Alia, dhe kishin marr mbėshtetje pėr luftė tė armatosur kundėr Serbisė… Lufta e armatosur si mjet dhe formė pėr ēlirimin e Kosovės doli edhe nė Konferencėn Konsultative tė LPRK-sė nė Kėrqovė (Kollare). Por, vendimi historik e politik i pėrmasave kombėtare pėr Luftė tė Armatosur Ēlirimtare u mor nga Mbledhja e IV e Pėrgjithshme e LPRK-sė (mė 28-29 korrik 1993, nė Prishtinė), e cila qė nga kjo Mbledhje do tė quhej LPK. Pra akoma nuk flitej pėr UĒK, edhe pse nė kėtė kohė kishte Kėshilla tė LPK-sė qė qysh nga viti 1991 (kur u krijua Sektori i Veēantė i LPRK-sė) ishin ndarė, sipas porosive dhe vendimeve tė organizatės, nė krah politik dhe nė krah ushtarak… Mė vonė, dihet kush e propozoi dhe kush e miratoi emėrtimin e krahut tė armatosur tė LPK-sė nė Ushtri Ēlirimtare tė Kosovės, kush e propozoi dhe kush e themeloi Fondin “Vendlindja Thėrret”, kush e bėri dizajnin dhe kush e punoi emblemėn e UĒK-sė, kush, kur dhe ku e shkroi Betimin e UĒK-sė, etj. Dihet qė “shefi” i LPK-UĒK-sė nė Kosovė ishte Xhavit Haziri. Pastaj Nait Hasani, pastaj Shtabi Qendror i UĒK-sė, pastaj Shtabi i Pėrgjithshėm, etj. Pra, nuk ishte Hashim Thaēi, por LPK-ja dhe organet e saj. Pak para Konferencės sė Rambujes dhe pak para pėrfundimit tė Luftės u krijua Drejtoria Politike (jo nga LPK-ja dhe organet e saj) pėr ta “zėvendėsuar” dhe “mohuar” LPK-nė. Dihet edhe kjo se si ėshtė bėrė… Nė kėto pėrpjekje tė LPK-UĒK-sė dhe tė popullit shqiptar pėr ēlirimin e Kosovės vend tė merituar, mbase edhe qendror, ka shteti shqiptar dhe populli i asaj pjese tė lirė tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė e vėrteta e vetme historike dhe politike e LPK-UĒK-sė dhe e Luftės Antipushtuese-Ēlirimtare tė kombit shqiptar pėr Kosovėn. Kjo e vėrtetė nuk pėrjashton, nuk mohon dhe nuk nėnvlerėson meritat individuale-personale tė askujt, por ato merita janė tė lidhura ngushtė dhe pėrjetėsisht (tė pandashme) nga emri LPK-UCK-sė. E thash edhe mė lartė se pati persona qė, pas themelimit, organizimit dhe strukturimit tė UĒK-sė, sidomos pasi Ajo fitoi naming dhe pėrkrahjen e mbarė kombit dhe tė botės demokratike, u pėrpoqėn tė iknin nga LPK-ja dhe ta ndanin UĒK-nė nga prej saj, duke falsifikuar “atėsinė” e UĒK-sė…! Janė kėta qė po rrahin gjoks si "themeluesė" privat tė UĒK-sė, janė kėta qė po hiqen edhe si "etėr" tė Pavarėsisė dhe tė lirisė sė Kosovės, duke harruar pėrpjekjet, mundin, luftėn dhe gjakun e dėshmorėve tė tė gjithė brezave, tė LPK-UĒK-sė dhe tė mbarė kombit shqiptar, brenda e jashtė atdheut! Janė kėta qė po hiqen edhe si “pronarė” tė Kosovės, me tė cilėn, sipas tyre, mund tė bėjnė ē'tė duan vetėm e vetėm pėr t'i ruajtur dhe fuqizuar pozitat dhe fitimet (pasuritė) e tyre tė paligjshme…

P.S.
Mė poshtė po sjell pėr lexuesin pjesė nga Deklarata Politike e LPK-sė (Mbledhja e IV e Pėrgjithshme), tė botuara nga gazeta e LPK-sė, “Zėri i Kosovės” (Ribotuar nga Pashtriku.org) Nuk janė botuar ato pjesė qė flasin hapur pėr luftė tė armatosur, por edhe nga ky tekst vendimi i LPK-sė pėr luftė tė armatosur dhe e drejta pėr vetėvendosje ėshtė i qartė…

ZĖRI I KOSOVĖS Nr.14, 1. 09. 1993 - DEKLARATĖ POLITIKE E MBLEDHJES SĖ KATĖRTĖ TĖ PĖRGJITHSHME TĖ LPK-sė. ĒELĖSI I ĒLIRIMIT TONĖ KOMBĖTAR ĖSHTĖ NĖ VEPRIMTARINĖ TONĖ TĖ GUXIMSHME KUNDĖR PUSHTUESIT

(Pjesė nga Deklarata Politike)
LPK, rithekson edhe njė herė se ēelėsi i ēlirimit tonė kombėtar nuk ėshtė as nė Konferencat ndėrkombėtare e as nė rezolutat e panumėrta, po nė duart tona, nė unitetin tonė dhe nė veprimtarinė tonė tė guximshme kundėr pushtuesit.
LPK, afirmon qėndrimin e njohur se, pėrkundėr forcės ushtarake e policore tė pushtuesit serb, fitimtar do tė dalė forca e popullit tė organizuar dhe tė vendosur nė realizimin e vullnetit tė tij pėr ēlirim, jetėsimin e Republikės sė Kosovės dhe bashkimin e viseve tė banuara me shqiptarė.
LPK, do t’i orientojė dhe do t’i vėrė tė gjitha energjitė dhe forcėn tonė nė shėrbim tė realizimit tė kėtij vullneti tė popullit, pa realizimin e tė cilit nuk ka asnjė perspektivė pėr popullin tonė.
LPK fton tė gjitha forcat qė janė tė interesuara sinqerisht pėr ēlirim, tė kontribuojnė pėr krijimin e frontit tė pėrbashkėt ēlirimtar popullor.
LPK, fton komunitetin ndėrkombėtar tė njohė Republikėn e Kosovės dhe tė drejtėn e popullit tė robėruar shqiptar pėr vetėvendosje.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 428 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Me largimin e “misioneve tė huaja, fillon str...
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:09
Baromteri diplomatik *** Mos e kritikoni dhe mos e fajėsoni BE-nė, se mund tė ndodhė ajo mė e keqja, qė disa shtete tė saj ta tėrheqin njohjen ndėrkomb...
EDHE TI O RAMUSH I LĖVIZE FJALĖT?!?
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:05
...O POPULLI IM! PASKE PASUR FATIN E KEQ QĖ, NUK U MĖSOVE DHE AKOMA NUK PO MĖSOHESH ME KĖTO LOJRAT E NDĖRKOMBĖTARĖVE SI DHE ME DREDHITĖ E HILET E KĖTYRE TĖ...
Zoti ambasador, me gjepura nuk hidhet poshtė ...
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:35
Reagim ndaj qėndrimit tė Ambasadorit tė SHBA-ve nė Kosovė, z. Greg Delawie Nė intervistėn ekskluzive pėr emisionin « Rubikon » tė datės 5 dhjetor Ambasa...
Akademiku serb Vasilije Krestiq, ta apelojė S...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:28
Barometri diplomatik Jo, Serbia me liderėt, me akademikėt, me popat e saj, dhe me patriarkun Irinej nė krye, tė kėrkojnė rikthimin e Kosovės nėn “ombre...
ZGEDHJET E JASHTĖZAKONSHME KOMUNALE NĖ PRESHE...
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:25
Jemi nė prag tė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme Komunale nė Preshevė. Deri te ky proces ka ardhur pėr shkak tė dėshtimit tė Koalicionit tė fundit ndėrmjet tė...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi