Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VETTING krimit dhe tribalizmit politik
Publikuar më 13 nėntor, 2017 nė orėn 07:20 ( Para 7 ditė e 12 orėve ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
VETTING-u do ta pastrojė politikėn shqiptare nga krimi dhe nga tė kriminalizuarit si dhe duhet ta ēmontojė edhe injorancėn, nepotizmin dhe tribalizmin tė cilat i kanė marrė frymėn shoqėrisė dhe demokracisė si dhe kanė paralizuar politikėn, pushtetin, partitė, mediat, drejtėsinė dhe institucionet e administratėn e shtetit.
Shqipėria ėshtė si gjithnjė, edhe tani, sot, nė fokusin dhe nė vėmėndjen e ndėrkombėtare me atė se ēfarė po ndodh kėtu, ku po rrezikohet tė dėshtojė edhe dekriminalizimi i politikės ,edhe VETTING-u.

Rasti ėshtė ēėshtja e ishministrit tė brėndshėm Tahiri, tė cilin njėra palė politike, opozita PD, e sulmon ashpėr dhe pala tjetėr PS nė pushtet e mbron, pra tė dyja politikat e njėjta gjė,PD e PS kanė marrė rolin edhe tė gjyqtarit, prokurorit dhe tė avokatit , duke e nxjerrė jasht loje drejtėsinė, por qė edhe te kjo farė Drejtėsie e cila ėshtė akoma pronė e PD-sė, dhe tani kerkon ta pronėsojė PS dhe Rama, te kėta prokurorė jo se ka ndokush besim te ata, pasi pothuajse tė gjithė gjyqtaret dhe prokurorėt shqiptarė janė ata tė cilėt i kanė ato poste krejtėsisht si meritė dhe si shėrbėtorė e avokatė tė politikės, tė bandave politike, dhe tė korrupsionit ashtu sikurse eėshtė edhe drejtėsia nė Kosovė.
Kėtė sistem drejtėsie me kėta gjyqtarė dhe prokurorė e ngriti regjimi i PD me Sali Berishėn pėr ta pėrdorur politikisht drejtėsinė nė shėrbim tė pushtetit tė tij.
Shumica e shqiptarėve janė mosbesues ndaj kėsaj drejtėsie, pasi shumė e shumė, dhe pėr tė most thėnė se tė gjitha dosjet e politikanėve dhe e peshkaqenve tė mėdhenj tė krimit janė mbyllur, si ajo e abuzimit me paranė publike, rreth 250 milion euro pėr “Rrugėn sė Kombit”, ajo e Marreveshjes me Greqinė per ujrat territoriale ku ishQeveria shqiptare i dhuroi Greqisė 350 km2 dhe autoret kane marrė pafajėsinė.
Pra kėto dhe shumė e shumė shembuj si kėto kanė krijuar njė opinion tejet negativ, dhe janė bėrė tashmė tė pabesueshėm gjyqtarėt dhe prokurorėt aktualė aq sa me tė drejtė kreu i EURALIUS-it nė Tiranė pati deklaruar se zgjidhja me e mire do tė ishte sikur tė largoheshin nga drejtėsia tė 400 prokurorėt dhe tė 400 gjyqtarėt aktualė tė Shqipėrisė.
Kėtu vlen tė theksohet fakti shembullor i politiko-krimo-tribalizmit edhe nė drejtėsi i Kryeprokurorit Llalla i cili ka mbyllur mbi 20 dosjet mė skandaloze tė ministrave te sotėm por edhe tė dhe ishministrave politikė tė djeshėm, dosje administratorėsh dhe drejtorėsh drejtorish tė rėndėsishme, tė Avokaturės sė Shtetit, tė Guvernatorit tė Bankės etj. Ky fakt e venit dhe e skarcitetizon seriozitetin dhe besueshmėrinė e Prokurorisė sė tij ndaj ishministrit Tahiri, por qė nė asnjė mėnyrė nuk duhet qė tė mos hetohet ai dhe askush tjetėr mė dhe tė mos jenė tė paprekshėm nga ligji, por ketė rast si dhe tė gjithė tė tjerat duhet t’i bėjnė prokurorėt dhe gjyqtarėt e tjerė tė cilėt do tė vijnė pasi t’i kalojė nė sitė dhe t’i seleksionojė VETTING-u.
Duhet tė sjellim nė kujtesė edhe atė se ēfarė deklaroi para ca kohesh nė Shkurt 2017, promotori i Reformės nė Drejtėsi, ambasadori amerikan nė Tiranė Donald Lu pėr Kryeprokurorin aktual Adriatik Llalla se: Pėr mė shumė se 18 muaj ai ka folur me zė tė lartė kundėr Reformės nė Drejtėsi… dhe se Prokurori i Pėrgjithshėm dhunoi Kushtetutėn.
Realisht ky sistem drejtesie i tille ėshtė produkt dhe ka pėr autor Sali Berishėn dhe ishregjimin e tij, i cili qė kur ishte President i Shqipėrisė e organizoi drejtėsinė nė mėnyrė tė tillė qė ta kontrollonte ai, ashtu sikurse edhe ndermori njė nismė personale me referendumin pėr Kushtetutėn nė vitin 1994, referendum tė cilin e humbi, dhe kjo humbje i tha Jo, autokratit dhe diktatorit tė ri Berisha. Drejtėsia qė ngriti Berisha rezultoi gjatė gjith tranzicionit si njė drejtėsi e cila i mbrojti politikanėėt shqiptarė tė cilėt kanė kryer krime tė tmerrshme . Ja se ēfarė deklaron edhe ambasadori amerikan Donald Lu tani nė Tetor 2017:
“Nė kėto 27 vitet e fundit ky vėnd ėshtė pėrballur me problemin e turpshėm tė politikanėve tė fuqishėm, nga e Majta dhe e Djathta, tė cilėt kanė kryer krime tė tmerrshme dhe i kanė shpėtuar drejtėsisė”.
Z. Amasador pse nuk e thoni hapur emrat se cilėt janė kėta politikanė tė fuqishėm qė kanė i kanė kryer kėto “krime tė tmerrshme”. Kur opinioni dėgjon kėtė fakt nga Ju i Nderuari Ambassador, logjika dhe arėsyeja pyet se:a janė apo nuk janė ata edhe Berisha, Meksi e Basha nga e Djathta, dhe Nano, Meta e Rama nga e Majta. Por kėta mė kryesorėt e politikės shqiptare, nėse nuk janė tė tillė atėhere do tė jenė politikanėt dhe qeveritarėt, gjyqtarėt dhe prokurorėt, bashkėpunėtorėt e tyre, apo jo, tė zgjedhurit, tė preferuarit dhe tė mbrojturit prej tyre, gjė pėr tė cilėn logjika pėrsėri konkludon se kėta kryesorėt nuk mund tė jenė tė pėrjashtuar nga pėrgjegjsia kryesore pėr kėtė gjėndje tė rėndė gjatė kėtij tranzicioni. Dhe po nė Kosovė a janė apo nuk janė tė kriminalizuar ata mė kryesorėt, kryetarėt e kryetėparėt e politikės dhe tė pushtetit dhe atje tė cilėt e kanė dominuar politikisht Kosovėn e pas Luftės.
Prandaj, pra edhe miratimi i VETTING-u nė Shqipėri u pengua, dhe prandaj ai edhe vazhdon tė pengohet, dhe po prandaj edhe nė Kosovė nuk ka vullnet politik pėr Lustracion dhe as pėr njė VETTING.


Nė Shqipėri, autori kryesor mbetet Berisha, i cili e kreu Reformėn e famshme nė Drejtėsi me prokurorėt dhe gjyqtarėt e kurseve 6 mujore, me qėllim tė kapjes prej tij tė Drejtėsisė.
Keshtu qė tashmė dihet pra se edhe ky Kryeprokurori aktual dhe prokurorėt e tij, KLD-ja dhe tėrė sistemi i drejtėsisė nė Shqipėri janė, jo vetėm publikisht nga opinioni i brendshėm por edhe ndėrkombėtarisht janė tė pabesueshėm.
Nuk ka besim te prokuroret, sepse ata me tė vėrtetė nuk janė tė motivuar pėr kėtė ēėshtjen e Tahirit ligjerisht por mė shumė politikisht, ndoshta se mund tė jenė edhe pėrkohėsisht aty ku nuk duhet tė ishin, pėrderisa kėrkohet urgjentisht nga SHBA dhe nga BE fillimi punės sė organeve tė VETTING-ut , pra tė pastrimit tė drejtėsisė prej tribalizmit politiko-kriminal.
Kjo perplasje e zhurmė hipokrizie, publike dhe mediatike, politike dhe gjyqėsore tregon se politika shqiptare, e gjitha, duke perfshire edhe pozitėn e “rilindjes” sė E.Ramės i cili edhe ai synon ta kapė ai tashmė Drejtesinė nen maskėn kinse sikur ai ėshtė pėr VETTING-un, por realisht ėshtė kundėr tij. Pra nuk janė tė besueshme as Prokuroria, as opozita dhe as qeveria se me tė vėrtetė e duan VETTING-un.
Bandat dhe grupet kriminale ekzistojnė dhe prova ka, por ato nuk i di publiku shqiptar. Publiku ato i mėson nga media, opinionistėt dhe gazetarėt e guximshėm, profesionistė dhe tė aftė logjikisht dhe me intuitė.
Bandat, grupet kriminale dhe provat i njohin dhe i dinė pushteti, politika, drejtėsia dhe policia shqiptare . I dinė, por heshtin, i fshehin dhe i asgjesojnė ato, sepse ata janė vetė krimi dhe korrupsioni. Tipike kjo si sjellje e politikės dhe e drejtėssė ėshtė edhe nė Kosovė.
Publiku shqiptar mė sė shumti i mėson kur informacionet vijnė nga policia, prokuroria dhe madje edhe nga diplomatėt dhe ambasadorėt e huaj. Kėshtu sot ėshtė edhe rasti “famoz” sipas Prokurorisė i implikimit nė trafikun e drogės tė ishministrit tė brėndshėm tė Shqipėrisė S. Tahiri.
Mafia krimo-korruptive kurrė nuk guxon tė ngrihet dhe tė sfidojė shtetin, ligjin dhe drejtėsinė po qe se ajo nuk ka mbėshtetjen dhe mbrojtjen e politikės dhe tė drejtėsisė, tė bashkėpunojė me to, ose mafia tė jenė vetė ata.
Edhe nėse ka individė me personalitet dhe integritet moral, patriotik dhe profesional nė nivelet e larta shtetėrore, politike, pushteti, drejtėsie dhe nė institucionet e tjera administrative tė cilėt nė Shqipėri dhe Kosovė , ata janė tė paktė, dhe tjetra ėshtė se ata janė edhe “frikacakė” pasi nuk guxojnė tė pėrballen me krimin dhe me kriminelėt e fuqishėm tė pushtetit, sepse mund ta pėsojnė shumė keq prej tyre, dhe as qė mendohet se mund ta mbajnė vėndin e punės po dolėn kundėr rrymės.
Njė tjetėr aspekt i cili ndikon shumė nė mosefikasitetin e konsolidimit tė demokracisė dhe tė shtetit ligjor nė Shqipėri dhe nė Kosovė ėshtė edhe mentaliteti politiko-tribal i shoqėrisė shqiptare.
Shqiptarėt akoma nuk janė shkėputur dhe as nuk janė integruar demokratikisht, civilizisht dhe juridikisht me kulturėn demokratike dhe as me njohjen me ligjet e botės moderne.
Ka 100 vjet shtet Shqipėria e cila sundohet dhe keqqeveriset nga injorantėt dhe nga provincializmat e preferencat krahinore, miqėsore dhe me lidhje krushqie.
Kėshtu ka qenė gjithnjė politika dhe pushteti nė Shqipėri si njė sundim tribalizmi krahinor, kėshtu ka vepruar A.Zogu, E. Hoxha, S.Berisha, Ilir Meta dhe E.Rama. Pra, nuk jemi shkėputur akoma nga mentaliteti kanunor, fisnor, patriarkal, nepotik dhe krahinor.
Pra duhet ndėshkuar pėrfundimisht kjo trashėgimi e vijimėsi e dėmshme politike me pasoja tė rėnda kombėtare. Shqiptarėve u duhen reforma qė tė zgjidhin pothuajse gjithēka, pasi ka vetėm probleme shteti dhe shoqeria dhe i gjithė kombi shqiptar, ku mė kryesori ėshtė problemi kombėtar shqiptar. Armiku mė i madh i kombėtarizmit shqiptar sot janė politika dhe drejtėsia, tė dyja kėto janė realisht krim, korrupsion, padrejiėsi dhe tradhėti.
Lufta pėr pushtet dhe pėr politikė bėhet vetėm pėr tė kapur poste, detyra dhe pėr tė siguruar pushtet, privilegje, para e pasuri qoftė ai president, kryeministėr, deputet, kryetar e sekretar komune, bashkie dhe administrator, gjyqtar, prokuror dhe avokat.
Por jo vetėm kjo, por tė gjithė ata tė cilėt i marrin kėto poste tė larta, ata punėsojnė nė shtet, nė institucionet e tij vetėm fisin , tribunė,tė afėrmit e vet: vėllezėr, motra, dajė, teze, nipa, mbesa, halla, axhallarė, kushėrinj, pra klanin farefisnor tė tij si dhe sejmenet dhe servilėt, paranė, mercenarėt dhe tė korrupuarit. Kėshtu ka ndodhur gjithnjė nė Shqipėri,dhe kėshtu vazhdon edhe sot,tani. Dhe po kjo ndodh edhe nė Kosovė.
Dhe vazhdon qė po kėta pastaj kapin: edhe bizneset, ekonominė dhe ēdo burim tjetėr pasuror prej tė cilėve burojnė para dhe pasuri; kapin kontrabandėn, tenderat, investimet, trafikimin e drogave dhe gjithēka fitimprurėse tė ligjshme dhe tė paligjshme.
Pėr kėtė tip sistemi katrahurė pėr politikėn shqiptare dhe pėr kėtė KRIMOKRACI nuk ka asnjė dallim mes privates me publiken, mes tė ligjshmes dhe tė paligjshmes, pasi tė gjitha ato konsiderohen si tė drejta private tė tyre.Dhe kjo bėn tė mundur instalimin dhe ngritjet e grupeve dhe bandave tė krimit, ashtu sikurse e ka konstatuar edhe vetė ambasadori amerikan se: Shqipėrinė e kanė marrė peng 4 klane dhe 20 familje mafioze. Ky realitet i cili vjen nga ky lloj sistemi e regjimi kriminal e korruptiv nuk ėshtė i interesuar as pėr zhvillimin dhe as pėr mirėqėnien e pėrgjithshme, dhe aspak pėr ēėshtjen kombetare, por perkundrazi e ka dėmtuar rėndė atė.
Kjo ėshtė e vėrteta se pėrse shqiptarėt nuk e bėjnė vetė as demokracinė dhe as shtetin ligjor, sepse nuk i kanė as trashėgimi dhe as si kulturė ato. Prandaj SHBA dhe BE kėmbėngulėn pėr Dekriminalizimin e politikės shqiptare tė kriminalizuar dhe pėr VETTING-un e Sistemit tė Drejtėsisė sė kriminalizuar dhe tė korruptuar. Virtytet mė tė larta pėr njė shoqėri politike dhe pėr njė shtet modern janė: drejtėsia, e vėrteta, morali dhe patriotizmi. Kėto janė deficitet dhe mungesat mė tė mėdha qė i kanė politika, pushteti dhe drejtėsia nė Shqipėri por edhe nė Kosovė sot.

Skėnder S.KAPITI

*Autori ėshtė diplomuar pėr Agronomi, Jurisprudencė dhe nga Akademia Diplomatike “ Pėr Marėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Diplomaci”. Ėshtė studiues i politikės, i filozofisė platonike dhe kantiane, i fesė, i historisė dhe tė drejtės romake, bizantine, osmane, britanike, amerikane dhe franceze. Autor i disa librave ku mė kryesorėt janė: “TRIUMFI I KOMBIT”, “MORALOKRACIA”, “NJERIU FILOZOF, ETIK DHE POLITIK”, “SHQIPTARĖT, GREKĖT, SLLAVĖT,TURQIT DHE BALLKANI”.Ka nė pėrfundim njė libėr voluminoz “ MBI TRANZICIONIN NĖ SHQIPĖRI”. Ka shkruar dhe botuar dhjetra esse politike, filozofike dhe historike. Ai dhe familja e tij shquhen pėr tradita tė mėdha fisnike dhe kombėtare, tė cilėt kanė dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr Ēėshtjen Kombėtare sidomos pėr Ēlirimin e Kosovės. Ėshtė pasardhės i Invalidit tė Luftės, Sadri Kapitit, si dhe Veteran i UĒK-sė.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 125 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
EDHE ĒKA DUHET TĖ BRAKTISIN SHQIPTARĖT, ZONJA...
E hėnė, 20 nėntor 2017 - 20:10
REAGIM Mė 16 nėntor 2017, nė lajmet qendrore tė RTK, u citua Frederica Mogherini, tė ketė thėnė, citojmė: “Tė dyja palėt (Kosova dhe Serbia, vėr. ime, T...
Ndodhi ajo ēfarė ėshtė pritur!
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:56
Shpallja e dėnimit ndaj tė rinjve shqiptarė, Adeas, Frashėrit, Egėzonit dhe Atdheut, edhe njė dėshmi se "gjyqėsori" jugo-kosovar, po i rikthehet praktikės ...
Masakra juridike
E premtė, 17 nėntor 2017 - 19:44
Sot, mė 17 nėntor, nė Prishtinė ndodhi njė masakėr juridike, qė fyen rėndė drejtėsinė, qė fyen rėndė mendjen e shėndoshė, qė fyen rėndė Kosovėn. Viktima t...
Jo dialog me Serbinė, por me Shqipėrinė
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:27
Barometri diplomatik Pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova, patjetėr, duhet tė dialogojė me Shqipėrinė, jo me Serbinė, derisa kjo de f...
Zgjohuni, ta shpėtojmė Shqipėrinė!
E martė, 14 nėntor 2017 - 19:25
Zgjohuni shqiptarė! Nėse nuk vendosni pėr hapin tjetėr, do tė qėndroni gjatė gjithė jetės nė njė kėmbė. Ndėrto Shqipėrinė, mos lejo ta shesin, mos e le tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi