Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A ka njeri apo udhëheqës në botë që nxjerr ligj kundër vetes?!...
Publikuar më 28 dhjetor, 2017 në orën 00:40 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë ka shpërthyer një modë e re, që kërkon të kapërcejmë me shpirt ndër dhëmbë krizën e shtypit të shkruar dhe ç'fuqizimin e Gjykatës Speciale e gjetur gati në fundin e vet për arsyet të gjithë e dimë. Presidenca, parlamenti e Qeveria të sulmuar barbarisht nga të gjitha anët prej ekraneve, shtypit, portaleve, gazetarëve, disa partive e ca deputetëve kërkojnë të tërheqin vemendjen për interesa personale apo grupore me të gjitha mënyrat qofshin ato edhe më vullgarët.

E ajo që më bënë më së shumti përshtypje në këto kohë është agresiviteti i titujve bombastik, analizave pa njohuri të mjaftueshme politike,aludimet e emërave të pabaza juridike për gjoja ngritje të padive për x.y personat e çka jo se.
Në këtë botë, asgjë nuk është e përsosur, absolute dhe e përfunduar qytetar të nderuar.
Ja disa shembuj që për hirë të së vërtetës dëshiroj që t'ia përkujtoi rreth asaj se a është më mirë të vazhdoi punën gjykata speciale apo votimit për ç'fuqizimin e saj. P.sh. Unë e kam ndërtuar njëherë një shtëpi e që pak më vonë më është dashur me e prish pasi nuk është punuar mirë e ashtu si është dashur. Apo,shpesh herë mjeku, detyrohet që pacientin ta bënë operacinin edhe për së dyti, së treti e besa edhe më shumë herë, pasi puna nuk ka shkuar mirë. Ose, gati të gjitha shtetet, përveç SHBA-ve, brenda disa apo çdo viti, duhet të bëjnë ndryshime në ligje, apo në kushtetutë, pasi që janë bërë gabime e lëshime kur janë aprovuar ligje e nene jo të përshtatshme që më shumë bëjnë probleme sesa që ndihmojnë me i zgjedhë ato. Njeriu, nuk duhet me u bërë robë i gabimeve e lëshimeve me qëllim apo pa qëllim apo që bëhen nga mosdija, gjelozia, mëria e inati e dikujt tjetër, nëse mendon mbarë, mirë esi duhet.
Atëherë, nëse është ashtu siç po thuhet e shkruhet se: deputetët e krerët e institucioneve në krye me z. Hashim Thaqin e imponuan krijimin e Gjykatës Speciale, duke i detyruar e duke ia imponuar e deputetëve që të votojnë GJ. Speciale, e që ne po mendojmë që kjo është kundër ushtarëve të UÇK-së, komandantëve të lirisë së Kosovës, atëherë logjikisht na del që s'është e sakt e vërtetë dhe reale, kur dihet që askush nuk krijon apo formon gjykata, ligje e rregulla tjera ligjore,për dënimin e ndëshkimin e vetes.. Kjo nuk ka kurrçfarë logjike!?...
Pasi, gjatë gjithë jetës sime të bujshme e të s'provuar, jam munduar të bazohem vetëm në logjikë dhe vazhdoi edhe më tutje ta ndjek këtë filozofi, pa asnjë dyshim, konkludimi po më del që Gjykata Speciale, nuk është e vullnetshmee dëshiruar nga ndonjë njeri, po është imponuar nga ndërkombëtarët. Pra, këtë që po e shkruaj e që po e them unë, e kanë thënë edhe PDK, VV, Nisma, AAk e LDK, para opinionit emjeteve të informimit. Tërë kjo që trumbetohet vend e pa vend, pavarësisht a është qytetar, deputet, ushtar, parti politike, kryetar komune, shteti apo ndonjë institucioni tjetër që punon apo merr vendime kundër popullit e shtetit të vet, është një hiq njeri, frikacak, analfabet, i padije, i pakulturë, injorant, sadist e shumë e shumë epitete tjera!?...
Derisa isha ende adoloshent e nuk i kuptoja gjërat burrat e odave i dëgjoja shpesh duke thënë: Çka nuk ta merr mendja, as në qitap nuk shkruan.

Avdi Gjata
26. 12. 2017. Prishtinë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 393 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi