Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“KOSOVO I METOHIJA”E KUPTUAR ALLA SHIPTARQE
Publikuar më 28 mars, 2009 në orën 17:56 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këto ditë, në kërkim të ndonjë TV stacioni atraktiv, butonin komandës të resiverit tim digjital kabllor, kuturu e orientova në një kanal televiziv vendor. Aty rastisa me një emision kontaktues që ishte në vijim ku bëhej fjalë për dhjetëvjetorin e bombardimeve të NATOS-s ndaj caqeve serbe, dhe Bllacën si sinonim i një eksodi më të madh masiv të një populli në historisë bashkëkohore gjithë botërore.

Merrni me mënd se, kush ishte si mysafir bashkëbisedues në atë emision? Kush tjetër përpos vetë themeluesit dhe pronarit të atij TV stacioni.
Duke folur para kamerave dhe moderatorit të vetë për Bllacën dhe simbolikën e porosisë metaforike të saj gjeneratave tona të ardhshme, shfryhej ky njeri aty me çfarëdo dokrra dhe epitete, por mbi të gjitha, mua më shumë më ra në vesh kur ky ligjërues i “gjithëdijshmi” dhe inteligjent, gjithë NEVE shqiptarëve pa pikë ngurrimi na bëri popull më frikacak në botë, duke na quajtur me epitetin fyes si “milet i Bllacës”. Këso dhe shumë kësi të “vërteta” të veta origjinale, ky burri i botës, pa kurrfarë dorëza na fliste troç, lakuriq, tejet i sigurt në vete dhe siç thuhet te ne, aty sillej “sikur me konë në shtëpi të vetë apo në bahçe të babës”. E, unë, duke e dëgjuar i befasuar me vëmendje, pa dashas dhe si me gjysmë zëri, me rrodhi me ironi një kundërshtim në vetvete: ” Më duket se ke lënë diçka mangë këtu - jaran! Në këtë përvjetor të rëndësishëm për ne shqiptarët, këtij epiteti tuaj origjinal alegorik vlerësues, duhet t’i shtosh edhe një gjysmë tjetër. Sepse, sipas parimeve të teorisë sate, ne, nuk duhet të jemi vetëm “milet i Bllacës”, por edhe “milet i Morinës?” Apo, ndoshta për ty “Morina” është “bashka davjia”; një pjesë tjetër territoriale e cila i takon Dukagjinit”... ?!

“Përça e sundo!”

More, nuk e di as vetë se pse merresha kotë së koti me këso provokime të parëndësishme që shpesh kohën e fundit mund t’i hasësh nëpër TV-stacionet tona. Në të vërtetë, nuk e kisha unë aq hallin te ky njëri, jo! Sepse, çfarëdo që ai dhe kushdo tjetër të flas, në emër të shprehjes së lirë të mendimit personal, një e drejtë e tillë, iu garantohet të gjithëve edhe me Kushtetutën tonë më demokratike në botë.
Në fakt, mua më brengoste diçka tjetër. Një dukuri që ky visar i ndasive tona të shumta ekzistuese, kohën e fundit po pasurohet edhe me një diferencim të ri që po na instalohet në mentalitetin tonë. Ajo alla, “Kosovë” dhe “Dukagjin”. Apo, shprehur me atë togfjalëshin që mbi 50 vite në nënvetëdijen time, por besoj edhe të tjerëve, ka lënë mbresa të thella – sinonimi “Kosovo i Metohija” për ne.
Po ashtu, këto ditë, në shenjë të kujtimi të hidhur të kësaj tragjedisë të paharrueshme dhe shumë keç-mbresëlënëse kolektive për popullin tonë, Qeveri dhe personalisht kryeministri z. Hashim Thaçi, në zonën neutrale të vendkalimit kufitar Kosovë - Maqedoni në Bllacë, zbuloi një pllakë përkujtimore mermeri. Kjo, pa dyshim se është një potez i mirë i pushtetarëve tanë, por, në këtë ditë jubilare të kësaj tragjedie, z. Thaçi, është dashur ta zbuloj edhe një pllakë të ngjashme përkujtimor në Morinë, vendkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri?!
Sikur e dimë, diçka e tillë nuk ndodhi! Pa dyshim duhet të jetë kjo njëfarë politike, dhe pikërisht aty më shkon gjuha ku edhe më dhembte dhëmbi.
Si aneks i kësaj ngjarje kujtesë, po ashtu, këto ditë, në gjysmën tjetër të Kosovës tonë Republikë, u kremtua dhjetëvjetori i Epopesë së lavdishme të UÇK-së për Rrafshin e Dukagjinit, dhe në këtë jubile, nuk mori pjesë, jo veç presidenti e as kryeministri, por asnjë përfaqësues qeveritar sado i rangut të ultë të jetë.
Diçka e tillë, sikur e dimë, kësaj here fatkeqësisht ndodhi. Edhe kjo është politikë, po se po, dhe mu për këtë, mua më shkoi gjuha, aty edhe ku më dhembte dhëmbi!
Një ditë në bisedë, një mik i imi mu rrëfye në besim:
- “E di ti mirë se unë në bindjet e mija nuk jam i orientuar politikisht për asnjë parti. S’jam, as me Hashimin, e as me Ramushin. Por kur do të mbahen zgjedhjet, me tërë familjen time patjetër se do të votoj për Ramushin.
- Ke sigurisht ndonjë arsye të fortë për këtë vendim?- e pyeta .
- Jo edhe aq – mu përgjigj - Pajë... fundja, Ramushi është i yni...është i anëve tona...është i Dukagjinit.
Haj medet, haj! Çfarë ide të çmendura krahasuese u shfaq në mua: Ramushi i Dukagjinit apo i “Metohisë”, ndërsa Hashimi i Kosovës apo i “Kosovo-s”, si kujtesë e hidhur nga e kaluara, vendkalimi kufitar Bllace në pjesën e “Kosovo-s” apo Kosovës, dhe vendkalimi kufitar Morinë në pjesën e “Metohisë” apo e Dukagjinit...
Ka këtu edhe një ngjashmëri e përgjithshme në mes të këtyre hapësirave gjeostrategjike të ndikimi tonë të brendshëm ndasorë klanor; diçka e rëndësishme që ka të bëjë me speciet tona vendore si krijesa të radha nën mbrojtjen e veçantë të ligjit - s e r b ë t!
Në pjesën e Hashimit Kosovë, si karakteristikë më tepër është prezenca e enklavave të tyre të decentralizuara, kurse në pjesën e Dukagjinit të Ramushit Kosovë, përreth shumë kishave dhe manastireve ortodokse serbe gjenden zonat e veçanta të mbrojtura me qindra dhe mira kilometrave ngastra të tokave “Metohi”
Sa për sqarim atyre që nuk e dinë, në gjuhën sllave fjala “METOHIJA” do të thotë : Tokë, ngastër apo parcela kishtare...
Na rroftë Kosova e pavarur dhe sovrane, e pa ndarë dhe unike, multi-gjuhësore, multi-regjionale dhe muliti-etnike, multi-kulturore, e decentralizuar dhe multi-metohi -territoriale...
Zoti na e bekoftë Kosovën tonë Republikë edhe me një ndasi të re...!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 1,549 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi