Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ALEKSANDRI I MADH I MAQEDONISĖ - LEKA**)
Publikuar më 24 shtator, 2011 nė orėn 23:06 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
1. Fėmijėria e Lekės sė Madh

Nė vitin 356, nė njė mbrėmje korriku, nė qytetin Pella tė Maqedonisė, u lind njė foshnjė, qė njėzet e dy vjet mė vonė, do tė pushtojė Azinė dhe do tė shkatėrronte shtetin e pafund, tė pasur dhe tė plotfuqishėm tė Persianėve. Kjo foshnjė ishte Aleksandri i Madh.
Kjo datė ka mbetur e fiksuar sepse atė natė u dogj tempulli i njohur i perėndeshės Diana tė Efesianėve. Plutarku shkruante se, tė gjitha falltaret e Efesit, pasi vėshtruan rrėnojat e tempullit, rendėn nėpėr rrugė duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes sė atij qė do tė shkatėrronte tė gjithė Azinė”.

I njohur ndėr Shqiptarėt si Leka i Madh, Aleksandri ka qenė biri i mbretit Filip II i Maqedonisė dhe i gruas sė tij tė katėrt, princeshės epirote – Olimpisė., e cila konsiderohet si njėra ndėr gratė mė tė shquara tė Antikitetit. Nė vitet 331-317, nė kohėn kur erdhi nė fron njė kushėri i saj, Aikidi, Olimpia u bė bashkėsunduese me tė nė fronin e Epirit.

Aleksandri trashėgoi virtytet e tė dy prindėrve. Ishte mesatar nė shtat, me flokė kaēurrel, me sy tė bukur dhe njė fytyrė tė qetė e serioze njėherėsh. Por ajo qė e karakterizonte mė tepėr ishte zgjuarėsia dhe trimėria. Kėto dy virtyte i rrėfeu qė nga mosha shumė e vogėl. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtėr, biond, me njė ēehre tė kuqėrremtė nė fytyrė dhe, sipas historianėve, njėrin sy e kishte tė zi si nata dhe tjetrin tė kaltėr si qielli.
Djal i mbretit Filip II i Maqedonisė dhe priceshės Myrtale (Mietale), qė pas martesės u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit tė Epirit. Nga e ėma, ishte shumė i bukur, ai kishte fituar karakter tė fortė sundimtari, kurse nga Aristoteli, mėsuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturėn mbi qytetėrimet e vjetra. Ai e kaloi edhe njė pjesė tė fėmijėrisė sė tij, te daja nė Epir.

LEKA, Nxėnės




















Aleksandri ishte frut i menjėhershėm i pasionit tė zjarrtė tė dashurisė sė Filipit me Olimpinė, dhe ndoshta i vetmi. Lufta dhe politika e larguan shpejt Filipin nga Olimpia. Aleksandri mbeti nėn kujdesin e nėnės gjatė viteve tė fėmijėrisė dhe tė adoleshencės sė hershme. Ai u mėsua tė kėndonte dhe t'i binte lirės, ēka do tė ishin kėnaqėsi gjatė gjithė jetės sė tij; mėsoi tė gjuante dhe saherė qė do tė ishte i lirė ai do tė gjuante arinj, luaj, zogj e dhelpra; u mėsua dhe u praktikua me ritualet e mikpritjes dhe qė kur ishte djalė dhjetėvjeēar e mė tej ai do tė shquhej pėr sjelljen e mirė, me tė cilėn priste vizitorėt nė oborr; ai natyrisht u mėsua tė kalėronte, kali i tij i famshėm Bukefali, i cili do ta ēonte nėpėr beteja pėr njėzet vjet me radhė, ėshtė njė nga elementet mė tė ēuditshme tė legjendės sė Aleksandrit. Dhe, mė nė fund, pas gjithė kėtyre ai filloi edukimin zyrtar nė debatin filozofik dhe nė poezinė epike.

Aleksandri adhuronte jashtė mase Iliadėn dhe heroin legjendar, Akilin. Gjatė tėrė jetės e ėma e drejtonte nė rrugėn e lavdisė sė pėrjetshme. Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dėnuar nga madhėshtia jote”. Jeta e tij u ndėrlikua kur Filipi, i sapo ndarė nga Olimpia, bėri njė djalė tjetėr me gruan e re, Euridikėn. Atėherė, kur froni pėr tė nuk ishte mė aq i sigurtė, u largua bashkė me tė ėmėn nė pallatin mbretėror tė Epirit ku festoi edhe martesėn e dajės sė tij, mbretit tė Epirit, tė atin e Pirros sė Epirit. Mė pas shkoi nė Iliri pėr tė organizuar njė paraqitje tė armatosur kundėr tė atit, qė kishte ndėr mend t’ia linte pushtetin djalit tė tij tė dytė. Pak kohė pas largimit Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytė ishte ende foshnje.

Aleksandri ishte dymbėdhjetė vjeē, kur njė mik i Filipit, Dimarati nga Korinthi, i fali njė kalė tė fuqishėm, krenar dhe tė pashtruar - Bukefalin. Nė oborrin e pallatit u grumbulluan shumė miq tė mbretit dhe e admironin kalin e mrekullueshėm. Dikush prej tyre donte t'a shalonte. Por Bukefali u egėrsua, tundi kėmbėt e pasme dhe miku i mbretit vrapoi tė largohej pėr tė shpėtuar.
-Pėr Zojsin (Zeusin)! - i thirri atėherė Filipi Dimaratit, - kali qė mė fale ėshtė vėrtetė i shkėlqyer, por ėshtė kaq i egėr sa kam frikė se askush nuk do tė mund t'a zbusė.
Njė nga oficerėt e mbretit shkoi kėmbėngulės drejt Bukefalit, rrėmbeu frerėt dhe u pėrpoq t'i kėrcente nė shpinė. Por kali hingėlliu egėr, u shkund, u ngrit pėrpjetė mbi kėmbėt e pasme dhe oficeri ua mbathi kėmbėve qė tė shpėtonte.
Njėri pas tjetrit provuan pothuaj tė tėrė ta zbutnin Bukefalin. Njė mund i kotė. Nuk do tė gjendej askush qė tė nėnshtronte kalin krenar dhe idhnak. Dhe atėherė panė tė gjithė Aleksandrin e vogėl tė ngrihej nga vendi dhe tė shkonte me guxim drejt kalit krenar.
-Aleksandėr!, - i thirri Filipi, - Mos o bir! Kij mendjen!
Por Aleksandri bėri pėrpara pa ngurrimin mė tė vogėl dhe kapi me kurajė frerėt e Bukefalit. Kishte vėnė re diēka qė askush nuk e kishte parė. Kali trembej duke vėshtruar hijen e vet, prandaj egėrsohej dhe nuk linte askėnd t'i afrohej. Aleksandri ktheu kryet e kalit nga dielli, qė tė mos i binte hija pėrpara dhe me guxim e shkathtėsi i kėrceu nė shpinė. Tė gjithė panė me habi Bukefalin tė rrinte urtė e palėvizur si qengj!
-Tė lumtė! Tė lumtė Aleksandėr!, - shpėrthyen britmat e vetvetishme triumfuese.
Filipi mbushur me krenari pėr tė bėmėn e birit, vrapoi pranė tij, e pėrqafoi i mallėngjyer, e puthi dhe i tha:
- Biri im, pėrpiqu tė gjesh njė mbretėri tė madhe qė tė tė shkojė pėr shtat. Maqedonia ėshtė shumė e vogėl pėr ty! ! Fjalė profetike, qė e ardhmja do t'i vėrtetonte.

2. Edukimi i Aleksandrit

Filipi pajtoi mėsuesit mė tė mirė pėr Lekėn. Ky mėsoi tė fliste, tė shkruante e te lexonte nė greqisht, ashtu siē bėnė edhe shumė shqiptarė tė kulturuar njėzet e dy shekuj mė vonė. Mirėpo, pėr shkak tė antipatisė sė ndėrsjelltė midis Filipit dhe grekėve, pėrgjegjėsit e drejtperdrejtė pėr edukimin e Aleksandrit nuk ishin grekė. Dy prej tyre ishin Leonidha, njė farefis i nėnės sė tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodonės pellazge. Mė vonė, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rreptė e kishte bėrė tė fortė e tė qėndrueshėm, duke e pajisur me dy “kuzhinierė” tė shkėlqyer: njė marshim gjatė natės, pėr tė shijuar mėngjesin dhe njė mėngjes tė pakėt, pėr tė shijuar drekėn.

LEKA, rinor




















Mė nė fund Filipi vendosi qė Aleksandri tė edukohet nga Aristoteli, njė filozof maqedon nga qyteti Stagira, nxėnės i Platonit. Filipi e solli atė nė oborrin mbretėror dhe nėn drejtimin e tij hapi njė shkollė nė Mieza, njė vend i bukur pranė kryeqytetit Pella. Nė atė shkollė Aleksandri dhe njė grup fisnikėsh tė rinj maqedonė studiuan pėr tre vjet.
Aristotelit, filozofit dhe logjicistit mė tė shquar tė kohės sė tij, Filipi i dėrgoi fjalė qė tė vinte e t’i jepte tė birit mėsime nė Moral, Politikė, Mjekėsi dhe Filozofi ose Metafizikė. Ėshtė me interes tė vihet nė dukje se, vetė Aristoteli (384-322 p.e.s.) kishte lindur nė Stagira tė Maqedonisė, nė lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qenė mjek i oborrit tė tė atit tė Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si nė shtėpinė e vet nė oborrin maqedonas, deri nė moshėn 17-vjeēare, kur shkoi nė Athinė dhe u bė student i Platonit.
Nė vitin 342 p.e.s., Aristoteli u kthye nė Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeēar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjatė kėtyre viteve tė formimit dėshmohet nga njė letėr, tė cilėn Aleksandri ia dėrgon mė vonė ish-tutorit tė tij. “Do tė doja mė shumė tė shquhesha nė dituri, sesa nė pushtet e nė sundim”. Megjithatė, Leka i Madh e identifikonte veten me heronjtė e lashtė tė Homerit, i bindur se ishte njė pasardhės i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nėnės.
Poezia epike nėnkuptonte Homerin. Pėrshkrimi i tij pėr tė kaluarėn heroike tė Greqisė nė dy poemat e famshme, Iliadėn dhe Odisenė, do tė ndikonte shumė tek Aleksandri dhe do tė pėrcaktonte drejtimin e jetės sė tij. Mospėrfillja e rrezikut, rendja pas aventurės, sfidat dramatike pėr dyluftim, guximi i ēartuar edhe pėrpara vdekjes - kėto ishin mesazhet e kanunit homerik, qė e pushtuan imagjinatėn e Aleksandrit qysh nė fėmijėri. Veprimi i tij i parė, kur do tė hynte nė Azi, do tė ishin flijimet qė do tė bėnte nė Trojė, nga tempulli i sė cilės do tė merrte parzmoren e shenjtė, qė do ta mbante gjatė gjithė fushatės sė tij nė Lindje. Ndikimi i epikės homerike u ndėrthur me ndikimin e besimeve ekstreme, fetare dhe ekscentrike tė nėnės sė tij.

Aleksandri (majtas) dhe Aristoteli (djathtas)




















Aleksandri i Madh kishte mėsues filozofin e dijetarin e madh me origjinė ilire tė lashtėsisė – Aristotelin, nė shqip: aristokrat Telin, i cili Lekės sė Madh ia mėsoi retorikėn, letėrsinė, mjekėsinė dhe filozofinė. Filipi II-, mbreti i Makedhonisė illire - babai i Lekės sė Madh, e autorizoi dijetarin mė tė madh tė botės antike, filozofin e madh – Aristo Telin, qė tė ia mėsoiė, arsimojė dhe edukojė – Lekėn e ri. Leka i Madh, ishte nxėnėsi i AristoTelit – po nė cilėn gjuhė mėsoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), pėrveēse nė hqkipen skolastike illire. Aristo Teli = Zoti Teli (zotėri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri i tij, si symbolizim linguistiko-filozofik – Tel – mendje tel – mendjehollė –i mėnēuri.

ALEKSANDRI, Student


















Aristoteli ėshtė njė filozof i madh pėr botėn moderne, themelues i shkollės sė empirizmit. Ai shkroi libra mbi organizimin dhe rendet kushtetuese tė njėqind e pesdhjetė shteteve e qytet-shteteve tė ndryshme, botoi jetėshkrimet e fituesve tė lojėrave Pitike, u angazhua nė studimin e muzikės e tė mjekėsisė, tė astronomisė, tė magnetizmit dhe tė optikės, shkroi traktate pėr Homerin, analizoi retorikėn, dha mendime pėr anėn irracionale tė natyrės sė njeriut, vendosi studimine biologjisė nė baza tė shėndosha eksperimentale, u fut me aftėsi nė botėn e ēudtishme tė bletėve dhe studioi embrionologjinė. Dihet se ai nxiti dhe plotėsoi mė tej interesat e mėparshme tė Aleksandrit nė njohjen e epikės homerike, duke shkruar njė libėr tė veēantė pėr "Iliadėn", tė cilėn Aleksandri do ta mbante pėrherė nėn jastėk. Homeri, me siguri, do tė ketė zėnė njė vend tė veēantė nė programin e shkollės sė Miezės. Aristoteli, gjithashtu shkroi pėr nxėnėsit e vet mjaft pamflete pėr qeverisjen e shtetit dhe tė kolonive dhe u dha atyre mėsime nė disiplinat e gjeometrisė, tė retorikės, tė estetikės, si dhe nė artin e argumentimit.
Aleksandri mbyllur pėr katėr vjet tė tėra nė njė pallat preriferik, tok me mjaft moshatarė, bij gjeneralėsh dhe fisnikėsh tė Maqedonisė, mori nga mėsuesi i madh njohuri tė pafundme, qė mė pas i vlenė shumė. Se sa respekt dhe dashuri ndjente Aleksandri pėr Arsitotelin, na e shfaqin fjalėt e mėposhtme, tė cilat mbetėn nė histori:
"Jetėn ia kam borxh tim eti, dhe se si tė jetojė mėsuesit tim"
Nė kėto vite kur edukohej Aleksandri, u zgjuan dhe ambiciet e tij, ėndrra e madhe pėr tė zmadhuar Maqedoninė. Dhe njė ditė, kur mori vesh se i ati kishte fituar dhe njė betejė tjetėr, tha me ankim: "Im atė do tė mund gjithė armiqtė tanė dhe nuk do tė mbetet asnjė qė ta mund unė".

3. Burrėrimi i Aleksandrit

Aleksandri i Madh nė moshėn 20 vjeē bėhet Mbret i Maqedonisė.
Ngutej tė luftonte dhe tė fitonte! Dhe ja ku iu shfaq rasti nė tė gjashtėmbėdhjetė vjetėt e tij. Kishte mbaruar studimet pranė Aristotelit, kur Filipi iku pėr njė fushatė tė madhe nė Propontidė dhe e la pas si mėkėmbės, mbret tė shtetit maqedon. Krerėt e Medėve, njė fisi tė Thrakės, kur morėn vesh se Filipi gjendej larg nga Maqedonia, gjetėn rastin tė ngrinin krye. Aleksandri, nė krye tė ushtrisė qė kishte mbetur nė Pellė, marshoi drejt tyre pėr tė qetėsuar gjendjen, dhe fitoi betejėn.

LEKA, i burrėruar






















Njė rast i dytė i madh iu paraqit Aleksandrit dy vjet mė pas. Athinasit dhe aleatėt e tyre, tebanėt, vendosėn t'u rezistonin planeve tė Filipit pėr tė pushtuar Helladėn dhe nė vitin 338 ushtria e tyre priste ushtrinė maqedone nė Keronė. Atje u bė ndeshja e madhe dhe historike e dy ushtrive. Filipi i besoi djalit tė tij tetėmbėdhjetė vjeēar t'u printe 2000 kalorėsve. Aleksandri luftoi trimėrisht, duke pėrballuar batalionin e tebanėve. Tebanėt qėndruan me ngulm sulmeve tė tėrbuara tė kalorėsisė maqedone tė drejtuar nga Aleksandri, gjersa ranė tė gjithė tė vdekur. Nė atė betejė kishte marrė pjesė edhe athinasi Demosten, oratori mė i madh i Helladės, i cili urrente me fanatizėm maqedonėt. U detyrua tė flakte mburojėn dhe heshtėn dhe t'ua mbathte kėmbėve qė tė shpėtonte.
Fitorja e maqedonėve ishte e madhe dhe historike. Tani asnjė forcė nuk do tė mund t'u kundėrvihej qė tė pushtonin helenėt. Pas betejės, Filipi dha urdhėr tė grumbullonin athinasit e vdekur dhe t'i digjnin.
Kaluan edhe dy vjet prej se Maqedonia vendosi pushtetin mbi Helenėt (Grekėt). Ishte njėzet vjeē Aleksandri, kur njė pasdite mbreti Filip kremtonte dasmėn e sė bijės Kleopatėr nė njė stadium, kur njė maqedon i quajtur Pausania, i paguar nga helenėt, ia afrua Filipit dhe i nguli njė thikė nė zemėr.

LEKA, luftėtar






















Maqedonia humbi njė mbret tė madh. Se Filipi ishte vėrtetė njė mbret i madh, politikan i zgjuar, gjeneral i shkėlqyer, kishte arritur tė pushtonte dhe tė shpartallonte armiqtė helenė dhe pėrgatitej pėr fushatėn kundėr Persisė.
Mbret nė, moshėn njėzet vjeēe, u bė Aleksandri. Pothuaj ende djalė, mori nė duar fatin e Maqedonisė Ilire. Ishte vera e vitit 336 p.e.r. .

Maqedonia fillestare e Lekės sė Madh






















Ishte vetėm 20 vjeē dhe nė zemėr kishte njė lakmi tė pamatė pėr pushtet dhe famė. Aleksandri, i edukuar nga filozofi Aristotel, u ushtrua nė armė dhe politikė tė pėrgjithshme nga i ati, me njė inteligjencė dhe energji tė paparė, krijoi njė Perandori Botėrore. Sapo hip nė fron ai rikonfirmon tė drejtat qė gėzonte mė parė i ati, Komandant Suprem i ushtrisė. Kėshtu qė ai kėrkon tu demonstrojė menjėherė popujve tė nėnshtruar se vdekja e babait tė tij, Filip II, nuk e kishte dobėsuar forcėn e Maqedonisė.
Shtypi pa mėshirė njė rebelim nė Tebė, banorėt e sė cilės i shiti si skllevėr. Pastaj iu desh tė shtypte kryengritjet kalimtare nė Iliri, qė nga Piluri, afėr Korēės, deri nė veri nė Danub. Bashkėpunimi me Molosėt ishte i siguruar nė saje tė lidhjeve amėsore. Mirėpo, me hypjen e tij nė fron, armiku i betuar i tė atit, Demosteni, formoi sėrish njė lidhje rivale dhe, madje, i nxiti PersĖt qė tė hidheshin nė luftė kundėr Aleksandrit, duke e quajtur atė ēilimi dhe torollak.
Prandaj Aleksandri marshoi pėr nė Greqi. Athina e dėshpėruar dėrgoi ambasadorė qė tė hynin nė bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njėri prej tyre, mirėpo, nga frika e zemėrimit tė mbretit, ai i braktisi tė tjerėt dhe u kthye nė Athinė. Sidoqoftė, Aleksandri u paqėsua, kurse nderi i Demostenit zuri tė lėkundej. Pavarėsisht nga pėrdorimi i kufizuar i forcės prej Aleksandrit dhe kushtet bujare tė paqes, shumė nga grekėt dhe veēanėrisht athinasit, mbetėn kundėrshtarė tė betuar tė tij. Mirėpo, Aleksandri kėrkoi dhe siguroi mbėshtetjen besnike tė farefisit tė tij nė pėrgatitjen e fushatės kundėr Persisė.

Aleksandri i Madh – Komandant Suprem






















Ai u nis pėr nė Delfi pėr tu kėshilluar me orakullin e Apollos pėr fatin e fushatės aziatike, por arriti atje nė njė ditė tė ndaluar, e cila konsiderohej e papėrshtatshme pėr orakullin qė tė jepte parashikimin e saj. Mirėpo, kur ajo nuk pranoi qė t’i vinte veshin lajmėtarit tė tij, Aleksandri u fut vetė brenda dhe e tėrhoqi atė zvarrė nė tempull. Rezistenca e saj qe e kotė, mė nė fund ajo thirri: “Biri im, ti je i papėrballueshėm!” Me tė dėgjuar kėto fjalė, ai e lėshoi, duket se kjo ishte pėrgjigja e dėshiruar dhe se nuk kishte mė nevojė pėr kėshilla tė mėtejshme nga perėnditė.

4. Kuptimi i emrit - ALEKSANDĖR

Emri i Aleksandrit tė Madh ka padyshim disa veēori qė duhen vu re. Ky emėr nuk ėshtė pėrdorė nga helenėt para kohės sė Aleksandrit qė do tė thotė se ata e morėn kėtė emėr nga ilirėt. Tre personat e parė qė kanė pėrdorė kėtė emėr janė, Paridi - princ i Trojės, Aleksandri i Epirit, dhe i treti Aleksandri i Madh. Asnjėri nga kėta nuk ishte helen, kėshtuqė sė paku emri e ka zanafillėn tek dardanėt. Dhe sė treti, Paridi dhe Aleksandri i Madh, sipas tė dhėnave para se tė lindnin, nėnat e tyre kishin parė ėndėrra qė profetizonin ardhmėrinė e kėtyre dy heronjve, dhe pjesa e dytė e emrit ngjan mė sė shumti me "įndėrr".
Ky ėshtė njė emėr qė ia "dhuruam" gjithė botės, se edhe sot pėrdoret si nga bota e krishtene edhe ajo islame me modifikime tė ndryshme.
Pėr zbėrthimin e kuptimit tė emrit - Aleksandėr, ka disa varianta, tė cilat tė pėrbashkėt kanė emrin – Andėrr.
Fare e lehtė, po e shqyrtojmė emrin e tij, i cili vjen nga pellazgjishtja e Homerit. Tek Iliada, Homeri thotė se mbreti Priam (Prij + jam, Jam ai qė prij) kishte njė vajzė me emrin Kasandra, e cila parashikonte tė ardhmen dhe kur do tė lindte djali, e ėma pa njė ėndėrr, nė tė cilėn vajza parashikoi qė ai do tė shkatėrronte gjithė botėn n luftėrat. Dhe meqė kjo ishte njė ėndėrr e keqe, djalit ia vunė emrin Aleksandėr. Pra, Aleksandėr - a lig andėr, ėshtė ėndėrr e ligė, e keqe. Pra, emri i tij jep mė qartė qė ai vinte jo vetėm nga familje me prejardhje pellazge (paraardhėsit e Ilirėve), por edhe qė emri i tij shqipėrohet vetėm me Shqipen e sotme dhe me asnjė gjuhė tjetėr nė botė, pavarėsisht varianteve tė ndryshme dhe pavarėsisht se s’dihet se cila prej tyre ėshtė e saktė.
Etimologjikisht emri Aleksandėr rrjedh nga gjuha shqipe qė do tė thotė: : Leka a nė andėr, ose mė ndryshe: Leka ėshtė nė ėndėrr, pėr shkak se ai kishte ėndėrr pushtimin e botės. Lekė ėshtė baza e emrit Aleksandėr, ndėrsa Aleksandėr ėshtė mbiemėr i formuar nga njė tog fjalėsh shqipe. Mė vonė, emri Aleksandėr ėshtė greqizuar. Por, kurrsesi nuk i ėshtė humbur kuptimi qė ka nė gjuhėn shqipe. Vlen tė pėrmendet se nė disa fshatra arbėreshe akoma ekziston toponimi Leksandėr qė i pėrgjigjet mjaft mirė etimologjisė qė pėrshkruam mė sipėr.
Njė tjetėr supozim pėr etimologjinė e emrit Aleksandėr ėshtė: A le si nė andėrr pėr shkak se nėna e tij, Myrtali (Olimbia)) shpeshherė kishte parė nė ėndėrr se do tė sillte nė kėtė botė njė djalė qė do ta ndryshonte epokėn.

*****
Sipas disa studiuesve tė huaj Aleksandri i Madh quhej Meriamun Aleksandri, kėtė mendim studiuesit e mbėshtesin nė njė mbishkrim qė ėshtė gjetur nė Egjypt, ku thuhej nė njė citim “Meryamun setepenra Aleksandros” (Meriamuni i mbiquajtur Aleksandėr). Kjo ėshtė njė dėshmi qė tregon se emri Aleksandėr ėshtė i mėvonshėm. Ose mė mirė tė themi qė ėshtė llagap. Shpesh herė duhet tė na punojė logjika e thjeshtė pėr tė mėsuar shumė tė fshehta tė njerėzve nė kohėn antike.

Mirjamun – Aleksandėr - Lekė

Emri i pagėzimit tė Aleksandrit ishte Meriamun, njė emėr qė zbėrthehet nė gjuhėn shqipe tė dialektit gegė: MER-JAM-UN. Sot, e gjithė popullsia shqiptare e Maqedonisė Veri-Perėndimore thonė: MER JAM UN, qė nė gjuhės standarde ėshtė: MIRĖ JAM UNĖ.
1. Po ta ndajmė emrin ALEKSANDĖR nė tre pjesė do tė lexojmė tre fjalė, A-LEKS-ANDĖR, qė do tė thotė: A ėshtė fjala e sotme shqipe ĖSHTĖ, LEKS ėshtė emri LEK dhe ANDRA ėshtė njė fjalė e vjetėr pellazgje qė e pėrdorin grekėt sot, dhe do tė thotė BURRĖ. Pra, emrin ALEKSANDĖR do tė thotė: LEKA ĖSHTĖ BURRĖ. Dhe me tė vėrtetė Leka ishte burrė i madh qė mbeti nė historinė e botės. Sot shqiptarėt emrin Aleksandėr e kanė nė disa variante si: ALEKS, SANDĖR, LEKSANDĖR, LEKĖ = ALEKSANDĖR.
Shqiptarėt qė njihen ne Itali me emrin Arbėreshė dhe nė Greqi me emrin Arvanitas nė vend tė emrit Aleksandėr ata pėrdorin Leksandėr. Duhet tė dimė qė nė kohėt e lashta njerėzit shpeshherė e humbnin emrin e pagėzimit dhe thirreshin me llagapet e tyre. Mė vonė llagapet u bėnė mbiemrat e familjeve.
2. Njė variant tjetėr mund tė tė jetė pėr zbėrthimin e emrit Aleksandėr dhe A-LEKS-ANDĖR. Mundet qė fjala ANDĖR tė ketė kuptimin e fjalės ĖNDĖRR. Pra, LEKA ĖSHTĖ NĖ ĖNDĖRR.
Ka mundėsi qė ketė Llagap ta ketė marrė nga gjeneralėt e tij kur Aleksandri deklaronte qė do tė pushtonte tė tėrė botėn. Dhe ata ndoshta mėrmėritni se LEKA ĖSHTĖ NĖ ĖNDĖRR. Sot nė Greqi ndodhet njė ishull me emrin ANDRA. Gjatė njė studimi tė bėrė nė vitin 2001 pėr kėtė ishull ėshtė zbuluar se ky ishull banohej qė nė shekullin e XII nga Shqiptarėt. Edhe sot ishulli Andra (ĖNDRRA) banohet nga 90% e popullsisė qė flet nė familje gjuhėn shqipe, pra nga shqiptarė qė njihen me emrin ARVANITĖ. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolės, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janė tė kuptimit tė gjuhės shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDĖR mundet tė rrjedhi nga fjalėt A + LEKA + ANDĖR (A=Asht, pra: ASHT LEKA (NĖ) ANDĖR(R).
3. Varianti i tretė i emrit Aleksandėr ndoshta mund tė zbėrthehet nė kėtė formė:
A = Asht, LE = Lind, KS = Si, ANDER = Andėr, qė ka kuptimin: Asht Le Si Andėr (gėgėrisht) dhe Ėshtė Lindur Si Ėndėrr (toskėrisht), do thotė se, Meriamuni ėshtė i bukur si ėndėrr, a le si andėr e bukur, ėshtė lindur si njė ėndėrr e bukur.
Kėshtu tri variantet e kuptimit tė emrit ALEKSANDĖR na japin tre emra kuptimplotė: 1. A LEKA BURRĖ (ANDRO)=LEKA ĖSHTĖ BURRĖ,
2. A LEKA NĖ ANDER=LEKA ĖSHTĖ NĖ ĖNDĖRR dhe
3. A LE (K)SI ANDER=ĖSHTĖ LINDUR SI ĖNDĖRR.
Cili nga kėto tri variante ėshtė i vėrteti? Apo ekzistojnė dhe variante tjera?
Askush nuk mundet tė thotė me siguri tė plotė, por qė emri Aleksandėr ėshtė me pėrmbajtje pellazgo-ilire dhe si rrjedhim i kėsaj ėshtė emėr shqiptar, kėtė askush nuk mundet ta mohojė, as tė huajtė, dhe as shqiptarėt e luhatshėm e mendjelehtė.

Rrėnjėt gjenetike tė Lekės sė Madh






















5. Origjina ilire e Aleksandrit tė Madh

Mė lartė kemi sjellė origjinat familjare tė Filipit II dhe Olimpisė qė vijnė nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikės, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestėve. Filipi ishte lindur nga njė nėnė ilire dhe Olimpia nėnėn dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencėrisht, Aleksandri i Madh ėshtė Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nėna ėshtė ajo qė pėrcakton babain e fėmijės. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit tė Lynkestėve dhe ilires Olimpia, bijė e fisit ilir tė Epirotėve.
Emri i pagėzimit tė Aleksandrit ishte Meriamun, njė emėr qė zbėrthehet me anė tė dialektit gegė tė gjuhės shqipe:
Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar nė Maqedoni ende thonė: MEJR JAM UN, qė nė gjuhės standarde ėshtė: MIRĖ JAM UNĖ.
Aleksandri ishte mbajtės i Pėrkrenares Dybrirėshe tė Cjapit, qė e kishte traditė dhe trashėgim nga Kryeperėndia e Olimpit tė Pellazgėve - Zeusi. Mė vonė kėtė Pėrkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu.
Gjuha qė u fliste Aleksandri miqve tė tij ishte ilirishtja e dialektit gegė tė Maqedonisė. Aleksandri greqishten e mėsoi nė rini nga Aristoteli.













Leka i Madh nė Monedhėn e Mbretėrisė Shqiptare (1929-1939)

Dijetari i lashtėsisė, Straboni 63 p.e.s. – 19 p.e.s.), nė serinė prej 17 vėllimesh, tė quajtur Geographia, nė vėllimin VII shkruan:
“Shqiptarėt dhe Maqedonėt flasin tė njėjtėn gjuhė, kanė tė njėjtat sjellje nė zakonet e tyre, i presin flokėt njėsoj dhe kanė aq gjėra tė tjera tė pėrbashkėta sa janė tė shumtė ata qė e kuptojnė Maqedoninė deri nė Korfuz”.
Sir William Woodthorpe Tarn
i Akademisė Britanike njihet botėrisht se ka shkruar veprėn madhore mbi Aleksandrin (Lekėn e Madh), tė titulluar: W. W. Tarn, Alexander the Great, Beacon Press, Boston, 1966. Nė hyrjen e kėtij libri shkruhet:
“Aleksandri kishte nga babai (Filipi II) dhe e ėma e tij (Olimpia) gjak Ilir, domethėnė Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshėm Aristotel (384-322 p.e.s.), qė kishte mėsuar mėnyrat e grekėrve, pėr t’i dhėnė dituri birit tė tij, Lekės”.
Lou Giaffo,
shkruan: “Pėr tė qenė tė sigurt, ka pasur njė numėr tė madh shqiptarėsh qė kanė hijeshuar faqet e historisė, antike e moderne, por ata u kanė shėrbyer kryesisht vendeve tė tjera – dhe kėto vende i kanė pėrvetėsuar si tė tyret. Aleksandri i Madh, pėr shembull, ishte shqiptar puro nga ana e nėnės (Olimpia ishte njė princeshė epirote) dhe iu desh ta pushtonte Greqinė disa herė derisa grekėt e pranuan si tė vetin.”
Mary Edith Durham,
shkruan:
“Qė nga fillimi qė dimė, gadishulli ishte i banuar nga thrakėt, maqedonėt dhe ilirėt – popuj tė egėr, jo-grekė: njė masė e fisesh tė egra tė drejtuara nga prijės. Ata duket tė kenė qenė ngushtėsisht tė afėrt nė racė. Forma e tė folursė sė tyre ėshtė e panjohur. “Nėse trakėt” thoshte Herodotus “do tė ishin nėn qeverisjen e njė individi tė vetėm ose tė bashkuar mes tyre, fuqia e tyre, sipas mendimit tim, do t’i bėnte ata tė pathyeshėm, por kjo ėshtė diēka e pamundur.”
Henry Fanshawe Tozer,
shkruan:
“Heronjtė historikė tė Shqipėrisė janė Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skėnderbeu dhe nė kohėrat moderne, nėse ėshtė e lejueshme tė pėrmendim njė qė nė njėfarė mėnyre ka lidhje me kėta emra tė mėdhenj-Ali Pashė Tepelena. E gjitha kjo ėshtė nė mėnyrė intersante nė historinė e vendeve rreth tyre; pjesa tjetėr ėshtė njė seri pushtimesh tė pėrkohshme dhe sulmesh barbare, efektet e tė cilėve ishin kalimtarė dhe nuk kanė influencuar nė mėnyrė tė qėndrueshme as njerėzit vetė e as racat fqinje. Aleksandri ishte i lidhur me Shqipėrinė nėpėrmjet nėnės sė tij Olimpia, e cila ishte njė princeshė epirote...”
George Gordon N. Byron,
pohon se:
Aleksandri i Madh lindi nė Pella tė Maqedonisė, por afėrsia e saj me Shqipėrinė moderne dhe fakti qė nėna e tij Olimpia i pėrkiste derės mbretėrore tė Epirit, janė njė pėrligjje e mjaftueshme pėr pikshikimin poetik ndaj tij si tė kishte lindur nė Shqipėri.
Wadham Peacock,
shkruan:
“Pak mė vonė Aleksandri, mbreti i mollosėve, nė jug tė Shqipėrisė, kreu njė ekspeditė nė Itali dhe nė kėtė mėnyrė e vuri Romėn nė kontakt me brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Tė gjitha kėto mbretėri tė vogla ishin qartėsisht ndarje tė thjeshta tė sė njėjtės racė dhe ishin tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Motra e Aleksandrit, mbretit tė mollosėve, ishte nėna e Aleksandrit tė madh; burrat qė marshuan nė Babiloni, Persi dhe Indi ishin stėrgjyshėrit e shqiptarėve dhe Epiri e Iliria ndanė mes tyre konfuzionin qė pasoi nga vdekja e pushtuesit tė madh, i cili e kishte deklaruar veten si shqiptar, madje me njė drejtėsi tė lartė.
Pirro, mbreti luftėtar i Epirit, ishte padyshim njė shqiptar dhe rreth 60 vjet pas vdekjes sė tij, Agroni u shfaq nga pėshtjellimi si mbret i mbretėrisė sė Bardhylit dhe gjithashtu tė Epirit. Ashtu si kushėriri i tij, Aleksandri i Madh, ai ishte njė luftėtar i klasit tė parė dhe po ashtu si ai, ai vdiq pas njė dehje tė rėndė, duke lėnė njė vejushė, Teutėn, e cila ishte njė grua me forcė tė madhe karakteri.”
George Fred Williams,
shkruan:
“Nuk ėshtė ēudi nė se njerėzit qė kanė studiuar gjuhėn Shqipe tė thonė se kjo ėshtė gjuha origjnale e Homerit dhe qė grekėrit e morėn nga poetėt Pellazgjike tė shumtėn e kėngėve tė trimėrive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do tė hapi thesarin e historisė Pellzagjike! Kėta dhe shumė rrjedhime tė tjera provojnė qė Shqiptarėt sot janė mbi tokėn e tė parėve dhe flasin gjuhėn e stėrgjyshėve tė tyre. Edhe pėrpara se dega helene tė njihej nė malet e Thesalisė, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipėrisė, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretėrisė madhėshtore tė Ilirisė. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit tė Madh qė pushtoi botėn dhe e Pirros sė Epirit, njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj qė pėrmend historia dhe pėrballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.”
Fletcher Pratt,
shkruan:
“...grekėt shpesh i mohuan atij emrėrtimin si grek dhe ai ishte gjithmonė i ndėrgjegjshėm pėr gjakun ilir; tashmė nė interes tė kulturės greke ai kishte pėrmbysur armiqtė e Greqisė dhe fitoi perandorinė e gjithė botės qė njihej. Zeus-Amon ishte zoti i diellit; gjithēka i ishte kushtuar shkėlqimit tė tij dhe Aleksandri e konceptoi si detyrė qė t’ua shpinte tė gjithėve.”
Rebeca West,
shkruan:
“Aleksandri i Madh kishte princeshė ilire pėr gjyshe e pėr nėnė dhe ai e babi i tij luftuan nė beteja tė mėdha kundėr vendit tė tyre. ...Iliria e mbajti kokėn lart ndėrmjet fuqive lindore me tė cilat Roma nuk u barazua kurrė nė finesė dhe shkėlqim; Aleksandri i Madh, krah tė cilit ēdo roman duket njė mediokėr, ishte nė tre tė katėrtat e tij njė ilir; dhe pasi ilirėt u pushtuan, ata prodhuan shumė burra, tė cilėt duke ndėrhyrė nė punėt e Romės, bėnė qė tė duken tė vegjėl tė gjithė bashkėmoshatarėt me vendlindje Italinė.”
Lewis Vance Cummings,
shkruan:
“Legjitimiteti i Aleksandrit u vu nė dyshim nga Filipi dhe atje kishte edhe shumė shovinistė nė atė tokė qė e qesėndisnin si biri i Olimpias, njė gjysėm barabar, duke shpėrfillur se u vinte pėr mbarė, tė thonin se edhe Filipi vetė dhe dy mbretėr para tij ishin gjithashtu bij grashė ilire.”
Konrad Bercovici,
shkruan:
“Ėshtė mė shumė se e mundur se Aleksandri i Maqedonisė ishte me origjinė shqiptare.”
George H Blakeslee dhe G. Stanley Hall,
shkruajnė:
“Shqiptarėt kanė njė histori heroike, por tė pakumtuar (tė pa zbuluar, tė pashpallur). Ata i kanė dhėnė botės Aleksandrin e Madh dhe Krispin, kryeministrin e parė tė Italisė. Tė dy kėta burra janė me origjinė shqiptare. Heroi kombėtar i madh, megjithatė, ėshtė Skėnderbeu, i cili nė shekullin e XV shkatėrroi ushtritė turke tė cilat pushtuan Shqipėrinė. Pėrgjatė kohės qė ai jetoi, Shqipėria ishte e pavarur. Por pas vdekjes sė tij, Turqia ristabilizoi sundimin e saj shtypės dhe me pėrjashtim tė njė Ilirie tė pjesėshme nė Shqipėrinė jugore, siguruar nė shek.XVIII nga Ali Pashė Tepelena, shqiptarėt vazhduan tė ekzistojnė nėn sundimin e sulltanit”.

Edhe pse tė dhėnat pėr Aleksandrin e Maqedonisė janė filtruar prej bizantinėve, megjithatė, nėse Leka i Madh do tė ishte grek, atėhere atij do t’i kishte ngelur emri “Aleksandri i Greqisė”, e jo Aleksandri i Maqedonisė.
--------------------------------

**) - Fragment nga libri: Shefki Ollomani - LEKA I MADH (Aleksandri i Maqedonisė), botoi SHGB "SHKUPI", Shkup - Mars 2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 74 vizitorë
Lexuar: 1,865 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Shqiponja e Bargullasit nėnė Azbije Xhamallat...
E merkurė, 29 tetor 2014 - 12:02
Tė shkruash pak rreshta pėr Azbije Xhamallati duhet tė mendohesh mirė, sepse ajo edhe pse ka vite qė ėshtė larguar nga jeta, ka se ēfare tė na thotė edh...
NJĖ VEPĖR NDRYSHE PĖR KRYETRIMIN SHQIPTAR
E enjtė, 23 tetor 2014 - 15:09
(Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - Kryqtari i fundit, Tiranė, 2012) (Paranteza e fillimit: Ju flet Televizioni Shqiptar i Tiranės! Po...
Bajrush XHEMAILI (nga Kumanova) – njė hero i ...
E hėnė, 20 tetor 2014 - 12:19
(Nė pėrkujtim tė njėvjetorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, i cili vdiq, mė 21 tetor 2013) Njė aktivist i lirisė ...
NJĖ ĒĖSHTJE URGJENTE PĖR SHQIPTARĖT...
E premtė, 17 tetor 2014 - 01:02
Ēėshtja qė na preokupon mė sė shumti nėpėr gazetat e botės dhe gazetat rajonale shqiptare, ėshtė bashkimi i vėrtetė i tokave shqiptare tė Kosovės me Shqipė...
Spiro Kosturi vrau Mitropolitin e Korēės Foti...
E hėnė, 13 tetor 2014 - 19:12
Qyteti i Korēės gjithnjė ka qenė nėn presionet e Greqisė pėr greqizmin e saj me anė tė kishės dhe shkollave greke tė cilat mundohen tė krijoj njė minoritet...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi