Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PRANVERA E VITIT 1981
Publikuar më 02 prill, 2015 nė orėn 16:01 ( ) Mehmet Bislimi | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pranvera po vjen ngadalė. Si duket nuk mund tė kalojė pa u hetuar “koincidenca” e vlimeve tė furishme nė Kosovė, qė nė vazhdimėsi kanė ndodhur gjatė muajit mars. Qė nga viti 1981 e deri tė rėnia e Komandantit Legjendar Adem Jashari, marsi ishte prehri ku mbėshteti kokėn e tij plot me halle populli ynė liridashės. Edhe mė pas, kur Egzonin me shokė i pėrpiu Ibri i ftohtė e deri tek ditėt e sotme, ngrohtėsia e tokės gjatė muajit mars sikur na forcoi, tamam si Anteun dikur. Marsi, ky muaj i legjendave qė zuri vend nė historinė tonė mė tė re, ky muaj madhėshtor, ky muaj i Komandantit tonė legjendar!

Kėto ditė po priste populli ynė: 11 e 26 marsin, 1, 2 e 3 prillin e vitit 1981, pėr kėtė ditė kishte punuar populli ynė. Kjo pranverė e madhe qė erdhi mė herėt se ajo kalendarike. Erdhi e furishme, me lulėkuqet e atij behari tė rinisė sonė mė tė bukur e tė madhėrishme studentore.
Bijtė mė tė mirė tė popullit tonė kishin punuar gjatė kohė pėr njė ditė si kjo. Hapur e fshehur, ata sollėn 11 marsin (pas demonstratave tė fuqishme e tė pėrgjakshme tė vitit 1968 e shumė mė herėt me pėrpjekjet e shqiptarėve nė vazhdimėsi), duke u pėrballur me vuajtje e persekutime, me varfėri e diskriminim, me shtypje e degradime, me arrestime e arratisje, me vrasje e likuidime, me shpėrngulje e dėbime, deri edhe tė spastrimet etnike e dėbimet masive tė shqiptarėve nga toka e vet, nga shtėpitė e veta nga qielli dhe dielli i vet!...

Kjo rrugė e gjatė, deri ku jemi sot, nuk ishte rrugė e shtruar me lule, por ishte rrugė e rimuar me gjak. Ky gjak dhe kjo aspiratė kėrkon, finalizimin e vet. Nuk ka ēmim tjetėr qė shpaguan sakrificat e shqiptarėve pėr lirinė e vet, veē bėrjes sė shtetit tė Kosovės dhe bashkimit tė tokave tona . Obligim i detyrueshėm kombėtar, morale, material, kulturor, shpirtėror e ligjėsorė, duhet qė domosdoshmėrish tė na pėrcjell brenga jonė e pėrhershme dhe pėrkujdesja jonė sistematike pėr tė gjithė shqiptarėt qė prapė “fati” i la tė ndarė nga trungu i vet!...

Elita politike nė Kosovėn e pėrgjakur tė asaj pranvere, ishte zėnė nė befasi, zgjuar e trembur nga gjumi i rėndė qė po bėnte nė shtratin e butė me pupla tė ish pushtuesit Jugosllav. Ajo, nuk ishte e gatshme qė tė rreshtohej drejt. Nė fakt, as qė priste kush njė rreshtim tė tillė, ngase ishte e palogjikshme qė nga ajo shtresė vasalesh tė presėsh diēka atdhetare. Pushtuesi kishte pėrgatitur kėtė shtresė tė shėmtuar me vite, e kishte avancuar e parfymosur me erėn marramendėse tė pushtetit dhe tė fryteve tė tij, qė nga punėsimi, makinat, banesat, shkollimi e deri tek tė bėrit e ligjit. Njė hafije pėr dy shkronjat “ K. R”, qė do tė thoshte “ Kosova Republikė!” , tė denonconte dhe fare lehtė mund tė dėnoheshe me 2 e 3 e 5 vite burg! Madje, disa gjakprishur shqiptarė tė asaj elite, shkuan aq larg, sa qė pėr ta bindur pushtuesin pėr pėrkushtimin dhe besnikėrinė e tyre, hoqėn dorė edhe nga pėrkatėsia e tyre kombėtare, duke u deklaruar me pėrkatėsi kombėtare jugosllave siē ishin: Sinan Hasani, Ali Shukriu, Kolė Shiroka, Azem Vllasi etj.
Kėtė klasė injorantesh politik e shfrytėzoi maksimalisht pushteti titist, deri sa njė ditė e hodhi pėr tokė si njė leckė tė ndyrė. Ata vazhdimisht i ranė po tė njėjtės melodi, qė nga akuzat kundėr popullit tė vet si: irredentist, ballist, nacionalist, vrimė e miut, diferencime, lėēitje e shkuan aq larg sa qė preken edhe nė simbolin tonė kombėtar! Pra, qėndrimi i kėsaj elite me kohė kishte kaluar edhe nė urrejtje tė papėrmbajtshme dhe tejet hakmarrėse kundėr bijve tė popullit tė vet! Kjo bazė e urrejtjes e mbėshtetur nga yshtjet e politikės sė Beogradit zyrtar, elitėn shqiptare tė asaj kohe e kishte bindur qė tė lehte pa ndėrprerė kundėr interesave tė popullit tė vet. Qentė po lehnin, karvani po ecte!

Nė veten e parė:

- Mė 26 mars, u ngjita shtyllės ndriēuese tė elektrikut tė rrugės (diku pranė radio Prishtinės), dhe hoqa flamurin e Jugosllavisė, duke e pėrbaltur e pėrplasur atė pėr tokė. Sinan Hasani, mė vonė nė njė libėr tė tij, kishte shkruar se: “Njė student me njė shpejtėsi majmuni u ngjit shtyllės sė metaltė pėrpjetė, dhe pėrdhosi flamurin e Jugosllavisė!” ...
Nė fakt, ai kishte tė drejtė ngase mua mė duhej njė shpejtėsi e tillė, pėr tė hequr shumė flamuj tė Jugosllavisė titiste, tė cilėt i kishin vu majmunėt e shumtė si Sinan Hasani me shokė, mu nė zemėr tė Kosovės! Ē’ėshtė e vėrteta, unė e pėrbalta flamurin e pushtuesit jugosllav, atė flamur tė cilin mė vonė e vrau me pushkėt e lirisė, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės- bijtė mė tė mirė tė popullit tanė liridashės.

- Demonstratat e vitit 1981, populli ynė i pėrkrahu fuqishėm e pa u hamendur. Nė mesin e studentėve vėrshuan si lumi; nxėnės, punėtorė, qytetarė, vajza, gra, tė rinj e tė moshuar- qė tė gjithė! Vlen tė ceket, dhe nuk guxon tė anashkalohet: Tė gjitha dyert e qytetarėve atdhedashės tė Prishtinės; qėndruan hapur pėr demonstruesit ditėn dhe natėn! Ata na pritėn me bukė e kripė e zemėr, na strehuan, na i lidhėn plagėt, nga e ngrohėn shpirtin, na dhanė kurajėn dhe mbėshtetjen, prandaj edhe sot i puthi me respekt duart e tė gjitha atyre nėnave qė na dhanė bukėn e ngrohtė e na i lidhėn plagėt e njoma. Ta paēim borxh Prishtinė!

- Punėtorė tė shumtė tė furrave e tė shitoreve, po shpėrndanin bukė, pijė e ushqime tė tjera, pėr demonstruesit. Sot pėr atė kohė, mė lejoni tė ju them: Ju lumtė o bijtė e atdheut, dėshmuat dashurinė dhe pėrkushtimin pėr atdheun dhe pėr bijtė tuaj!

- Punėtorė tė shumtė nga organizata tė shumta punuese si: “Ramiz Sadiku”etj. me helmeta nė kokė u futėn nė gjirin e demonstruesve. Ata sollėn me vete sė bashku me pėrkrahjen morale pėr ne edhe mjete tjera barrikade si: kamionė, ekskavatorė, rrafshues, buldozerė etj. Demonstruesit u bėnė tė pakalueshėm. Kėta punėtorė u solidarizuan me bijtė e vet, duke dashur qė tė vdesin pranė dhe pėrkrah nesh! Mos e harroni kėtė kategori qė sot ėshtė si mos mė keq!

- Punėtorėt e shėndetėsisė, po shpėrndanin fasha, medikamente, vaksina e gjithė ēka ishte nė mundėsinė e tyre pėr shpėtimin dhe aftėsimin e demonstruesve. E madhja Sahadete Mekuli i kishte pritur demonstruesit e plagosur nė spital me fjalėt mė tė bukura, dhe mė tė guximshme si: ME FAT PLAGĖT O TRIMAT E KOSOVĖS ! Mos e harroni kėtė akt atdhetarie, Shėndetėsi e Kosovės, mos shkelni mbi betimin e Hipokrates sonė Sahadete!

- Me 2 prill, mbi fakultetin Ekonomik, ushtria serbe nga tanku i ushtrisė jugosllave, shtiu nė turmėn e demonstruesve. Shtiu armata e quajtur APJ! Nga breshėria e plumbave, u kėput pėr dhe Besa Ahmeti- nxėnėse. Plagėt ia lidhėm me kėmishėn e trupit tė Fejzė Veliut nga Polaci i Drenicės dhe e futėm nė njė makinė “Reno 4”. Mbaj mend se nė momentin kur Besa ishte mes jetės a vdekjes, tek po i thoshte njė shoqes sė vet: “Mos trego nė shtėpi pėr plagosjen time, mos u trego prindėrve, thuaju se Besa ėshtė me demonstruesit!”... dhe vėrtetė emri i Besės ishte kudo me ne, ėshtė edhe sot. Mos harroni gjakun e derdhur pėr liri rrugėve tė Prishtinės, dhe Besėn e Betimin e dhėnė pėr liri tė Kosovės!

- Njė grua qė kishte nė dorė njė litėr qumėsht, tė cilėn e kishte blerė diku nė treg pėr fėmijėt e sajė, na e zgjati atė qumėsht, duke na thėnė: “Merreni, po ua jap kėta qumėsht, ashtu sikur fėmijėve tė mi!” Mos e harroni qumėshtin e nėnave tė cilat na e dhanė pėr kėto ditė, jo pėr tė shkelur mbi gjakun e derdhur rrėke pėr liri, se pastaj detyrohen e na thonė : “ Haram ju qoftė gjiri i nėnės!”

... - Nė demonstratėn e prillit ishte vra edhe i riu Xhelal Maliqi, punėtor i Televizionit tė Prishtinės. Edhe njė lule e kėputur nė mesin e shumė luleve- Dėshmor tė Kombit. Me disa shokė shkuam atje qė tė pėrkuleshim pėr tė fundit herė para trupit tė tij. Si sot... nė njė oborr tė vogėl... nėn njė pemė tė madhe qė kishte qenė aty, njė djalė i ri si njė lis, shtrirė nė njė arkivol tė vjetėr, shtrirė e me sy tė hapur!... Ata sy, edhe sot tė hapur qėndrojnė?! Qindra Dėshmorė tė Kosovės nuk po i mbyllin dot sytė. Mos harroni, ata sy duan qė Kosovėn ta shohin tė lirė e tė bashkuar, dhe vetėm tė lirė e tė bashkuar!

- Me dy prill, nga shtėpia e Dalibashiqėve (atje afėr mensės sė studentėve), diku rreth orės 11 paradite, ishte shtėnė me armė zjarri. Dalibashiqėt kishin plagosur njė demonstrues pėr vdekje. Nė orėn 4 pasdite, kur policia u ngjit lart nė atė lagje, prapė njėri nga Dalibashiqėt doli me pushkė M 48- tė, nė dorė, dhe diku 10-15 metra mbi shtėpinė e tij, qėlloi njė demonstrues tjetėr i cili atė moment ishte duke manovruar me njė kamion pėr tė bėrė barrikadė nė rrugė. Nga njė largėsi prej 200 metrash mė lartė, mbrapa njė trafo-je tė rrymės, kėtė ngjarje e kemi parė me sytė tanė tre veta: unė - Mehmet Bislimi nga Prekazi, Ismet (Milazim) Kabashi nga Polaci dhe Ilaz Kolovica nga Prishtina!
Nuk kam njohuri, nėse kėta dy demonstrues tė qėlluar me pushkė nga qytetari Dalibashiq, kanė vdekur, apo kanė shpėtuar me plagė tė rėnda nė trup? Atė botė, Dalibashiqėt pėr kėtė krim u dėnuan vetėm me nga 30 ditė burg kundėrvajtės!!! As kjo nuk duhet harruar!...

- Nė Kosovė gjatė demonstratave tė marsit dhe prillit tė vitit 1981, milicia dhe ushtria jugosllave, vrau 11 demonstrues dhe plagosi mbi 300 tė tjerė. Burgosi mbi 2500 tė rinj kryesisht studentė, pėrjashtoi nga shkollat, Universiteti, fabrikat, dhe institucionet tjera, diferencoi, lėēiti me mijėra shqiptarė. Shumė nga tė burgosurit shqiptarė, i mbyten edhe nė burgjet serbe si Fazli Graiqevci, Xhemaili Berishen, Zija Shemsiun, Abedin Balen, Ibrahim Krasniqin, Ibrahim Kastratin e mbi 173 tė tjerė nė burgun e Dubravės. Vizitoni varret e tyre me respekt nė mėnyrė qė tė kujtojmė flijimin e tyre pėr njė Kosovė tė lirė e tė bashkuar!...

- Milicia e Jugosllavisė, nė mesin e tyre edhe shumė milicė shqiptarė, me 26 mars, diku pas orės 16 u vėrsulėn rreth konvikteve tė studentėve, pėrdorėn njė dhunė tė paparė deri nė pėrmasat e njė ēmendurie, shfryer shtazėrisht e mė plotė urrejtje mbi rinin studentore. Nuk mė hiqet nga sytė flamuri nė duart e njė vajzė tė re, tė cilės iu kishin vėrsulur mė shumė se katėr milicė, e nuk po mundnin tė ia hiqnin flamurin nga duart- Shqiponjės trime tė Kosovės! Mos harroni se askund nė botė nuk ndodh, qė simbolet nacionale tė pėrdhosen e pėrshtatėn pėr hir tė minoritarėve qė nė Kosovė pėrbėjnė jo mė shumė se rreth 5 %!

- Shqipėria socialiste e Enver Hoxhės, ishte i vetmi shtet nė rajon dhe Evropė qė demonstratat e vitit 1981 i pėrkrahi moralisht e shpirtėrisht, pa rezervė e fuqishėm, duke i vlerėsuar kėrkesat tona si tė drejta. Shqipėria, njėkohėsisht ishte i vetmi shtet qė dėnoi dhunėn dhe represaliet qė ish aparati shtypės jugosllave i zbatoi kundėr demonstruesve duarthatė shqiptarė tė Kosovės tė cilėt po kėrkonin tė drejtat dhe lirinė e vet- dhe asgjė mė shumė. Kėtė nuk duhet ta harrojmė!

- Nė maj tė po atij viti Tahir e Nebih Meha, si dikur Oso Kuka, u dogjėn nė kullėn e barotit! Ata me kėtė rast i treguan pushtuesit jugosllav se shqiptarėt njė ditė do tė detyrohen tė mbrohen edhe me armė. Tahiri atė vit vrau me pushkėn e lirisė forcat e dhunshme tė pushtuesit, vrau namin e tyre edhe pėr mė keq hodhi pėr tokė “mitin” mbi paprekshmėrinė e njėsiteve speciale tė ish UDB-sė. Mos harroni krismėn e pushkės sė lirisė tė Tahir e Nabih Mehės. Ishte lajmėtarja e parė e pushkėve tė lirisė sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės!

... E tėrė njė histori luftėrash e vuajtjesh pėr liri, sigurisht qė nuk i ka rrėnjėt kaq cekėt. Ato rrėnjė janė tė thella, dhe datojnė qė kur erdhėn pushtuesit nė tokat tona, prandaj rrėnjėt e lirisė nuk dukėn mbi tokė qė t’i shkuli pushtuesi kur tė dojė. Jo, ato bulojnė ēdo pranverė, bulojnė nga shtytja qė i jep fuqi gjaku i derdhur pėr liri. Historia jonė nuk ėshtė histori romantike me tė vėrshuara e me tė shkėputura, kjo ėshtė histori qė i ka futur tmerrin pushtuesit serb. Kjo histori ka kaluar pėr tehun e shpatės sė Gjergj Kastriotit, pėr mes kėshtjellės sė barotit tė Luanit tė Janinės, pėr mes kullės sė Oso Kukė Vraninės, pėr mes litarit tė Idriz Seferit e gjoksit tė Mic Sokolit e shtatit tė Jakup Ferrit, pėr mes diplomacisė sė Abdylit, Hasanit, Nolit, Currit e Qemalit, pėr mes kobures sė Boletinit, pėr mes sė tehut tė sėpatės sė Ahmet Prekazit e mitralozit tė Adem Jasharit. Kjo ėshtė njė histori e tėrė, qė nuk e zhbėri as Sulltani i Turqisė, as Krajli i Serbisė, as Cari i Mosokovit e as shpifjet e Perandorit!
Brezi i demonstrueseve tė vitit ’68 dhe’81, pėrfundimisht shembi themelet e ish Jugosllavisė pushtuese. Pushkėt e lirisė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, mbėshtetur fuqishėm nga populli ynė liridashės, bėnė gėrmadhė kalanė gjakatare tė quajtur Serbi.
- Mos tė harrojmė edhe kėtė: Ēmimin e lirisė deri sot, populli shqiptarė e ka paguar shumėfish!

Prill, 2015


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 597 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi