Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kur paralajmėron gjenerali me fletarrest ndėrkombėtar pėr krime lufte
Publikuar më 19 qershor, 2015 nė orėn 15:30 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kėto ditė nga Beogradi zyrtar u dha alarmi mediatik pėr sulmet qė do tė ndodhkan nė Kosovė dhe nė Kosovėn Lindore gjatė kėsaj vere. Parashikimet pėr “sulme terroriste nė Kosovė” fillimisht u bėnė nėpėrmjet medieve serbe, tė cilat i plasuan masivisht “copy/paste” edhe mediet shqiptare. Sipas kėtyre paralajmėrimeve pompoze vetėm ndėrmjet datave 25-28 qershor, qenkan planifikuar tė kryhen “tri aksione terroriste” nga shqiptarėt!

Ėshtė interesant fakti se kėtė informacion e bėn publik hiq mė pak se kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Kontrollin e Shėrbimeve tė Sigurisė nė Parlamentin e Serbisė, gjenerali Momir Stojanoviq, njėherėsh deputet nga radhėt e Partisė Progresive tė Serbisė (SNS) tė kryeministrit serb Aleksandar Vuēiq. Stojanoviq shkon edhe mė larg nė elaborimin e informacioneve pėr sulmet e paralajmėruara, duke thėnė se “kreatorėt e kėtyre sulmeve janė tė vetėdijshėm se kjo nuk do tė komplikojė situatėn e sigurisė. Qėllimi i tyre ėshtė para sė gjithash qė tė eliminohen disa persona qė mund tė jenė dėshmitarė kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, para gjykatės pėr krime lufte, qė pritet tė formohet nė Kosovė. Duke qenė se formimi i kėsaj gjykate ėshtė paralajmėruar pėr shtator, terroristėt kanė pėr detyrė qė deri atėherė tė eliminojnė tė gjithė dėshmitarėt e palakmueshėm”! Informacionet e tilla, tė cilat ua ka dhėnė medieve, Stojanoviq ka thėnė se i ka marrė nga burime tė mirinformuara qė nuk mund t’i zbulojė, ndėrkaq i pyetur nėse ka leje qė t’i transmetojė nė opinion, ai ka thėnė se nuk i duhet leja pėr publikimin e tyre dhe se pėr kėtė nuk ka nevojė tė kėrkojė leje prej askujt!
Kur kemi tė bėjmė me paralajmėrime tė tilla, qė natyrisht nuk janė as tė parat as tė rastit, pa mėdyshje se ndėr pyetjet e para qė na vije ndėrmend ėshtė: Kush ėshtė kryetari i Komisionit pėr Kontrollin e Shėrbimeve tė Sigurisė nė Parlamentin e Serbisė Momir Stojanoviq?
Nė politikė zyrtarisht u kyē nė vitin 2007 nė radhėt e Partisė Radikale Serbe (SRS) tė Sheshelit, pėr t’u pozicionuar njė vit mė pas nė Partinė Progresive tė Serbisė (SNS) tė Tomislav Nikoliqit (tė cilėn tash e kryeson Vuēiq). Fillimisht u zgjodh deputet nė Parlamentin e Serbisė nė vitin 2012, dhe gjatė legjislaturės sė kaluar i kryesoi Komisionin Parlamentar tė Mbrojtjes dhe Punėve tė Brendshme tė Serbisė dhe Komisionin Parlamentar pėr “Kosovė e Metohi”. Ndonėse tani pėrfaqėson rajonin e Nishit, vendin e lindjes e ka nė Kosovė – Gjakovėn. Por, para angazhimit nė politikė, Stojanoviqi mė herėt ka pasur njė varg pozitash tė rėndėsishme ushtarake. Nė vitin 2003, gjenerali Stojanoviq e pasoi mentorin e tij Aca Tomiq nė krye tė Agjencisė sė Sigurisė Ushtarake tė SMZ-sė (Unionit Serbi-Mal i Zi) pėrgjegjėse pėr zbulim dhe kundėrzbulim ushtarak. Kjo agjenci (serbisht: VBA – Vojno Bezbednosne Agencije) mė herėt ėshtė njohur si “KOS”-i ushtarak serb, dhe vetėm pėrmendja e emrit tė kėtij formacioni ka ngjallur tmerr tek popullata shqiptare, madje jo vetėm tek ajo. Stojanoviqi qėndroi nė krye tė VBA-sė, deri pas deklarimeve qė i bėri nė janar e shkurt tė vitit 2004, kur deklaroi publikisht se gjatė vitit qė po e lėmė pas VBA-ja e ka rivendosur rrjetin e agjentėve nė Kosovė, duke pėrmendur edhe shifra prej disa mijėra agjentėsh tė tillė, qė ishte njė deklaratė e pazakontė pėr kreun numėr njė tė inteligjencės ushtarake tė njė shteti.
Qė nė vitet ’90-ta tė shekullit tė kaluar veprimtarinė e tij e ka zhvilluar nė Kosovė nė kuadėr tė KOS-it ushtarak serb. Gjatė viteve 1993-1996 ishte zėvendėsshef i KOS-it ushtarak, ndėrkaq gjatė katėr viteve nė vijim (1996-1999), pra edhe gjatė luftės frontale nė Kosovė ishte kryesues i KOS-it ushtarak serb pėr Kosovėn.
Nga ajo qė dihet botėrisht, sė pari, po tė bėheshin vetėm pak pėrpjekje pėr tė vėnė drejtėsinė nė vend, Momir Stojanoviqi, nuk do tė duhej tė ishte nė krye tė njėrit prej mekanizmave mė tė rėndėsishėm tė sigurisė sė Serbisė, por do tė duhej tė ishte vėnė para drejtėsisė pėr urdhėrdhėnie dhe pjesėmarrje nė kryerjen e krimeve tė luftės, gjenocidit kundėr njerėzimit dhe spastrimit etnik gjatė luftės nė Kosovė, me theks tė veēantė si njėri ndėr pėrgjegjėsit kryesorė pėr Masakrėn e 27 prillit 1999 nė Mejė e Korenicė tė Gjakovės, ku Stojanoviq kishte rol aktiv. Madje, dėshmitarėt okularė, dėshmitė e tė cilėve i posedon Instituti pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės (IHKL) - Prishtinė, e kanė vėnė theksin te urdhrat e tij pėr djegiet, shkatėrrimet dhe spastrimin etnik tė rajonit tė Rekės sė Keqe nga popullsia shqiptare (tė cilėve paraprakisht ua konfiskuan e shkatėrruan tė gjithė dokumentacionin personal) si dhe ekzekutimin e qindra banorėve tė kėsaj ane. Brenda njė dite forcat ushtarako-policore serbe i ekzekutuan nė masė 377 civilė shqiptarė, tė besimit islam e katolik, nė mesin e tyre edhe fėmijė. Kufomat e tyre mė pas i transportuan, i dogjėn dhe i fshehėn pėr t’i zhdukur pa gjurmė nė varrezat masive nėn asfaltin e poligoneve tė stėrvitjes sė Njėsive pėr Operacione Speciale (JSO) tė Sigurimit Shtetėror (DB) tė Serbisė nė Batajnicė, nė afėrsi tė Beogradit. Eshtrat e 237 tė ekzekutuarve nė masakrėn e Mejės, u gjetėn nė varrezėn masive “Batajnica 2”, u identifikuan, u kthyen nė Kosovė pas disa vitesh dhe janė varrosur nė varrezat e pėrbashkėta nė Mejė, por askush nuk ėshtė pėrgjigjur pėr tė ekzekutuarit pa gjyq nė kėtė masakėr, qė shėnon masakrėn me numrin mė tė madh tė tė vrarėve gjatė luftės nė Kosovė.
Pėr masakrėn e kryer nė Mejė e Korenicė tė Gjakovės mė 27 prill 1999, nė shkurt tė kėtij viti Interpoli nxori njė urdhėrarrest ndėrkombėtar pėr shtatėmbėdhjetė ish-drejtues tė forcave ushtarake e policore serbe pėrgjegjės pėr masakrėn e Mejės e Korenicės. Ndonėse lista e personave pėrgjegjės pėr kėtė masakėr nuk ėshtė e plotė, lista e tė kėrkuarve nga Interpoli kryesohet pikėrisht nga gjenerali Momir Stojanoviq.
Por, qė nga ajo ditė, edhe pse me urdhėrarrest aktiv ndėrkombėtar tė lėshuar nga Interpoli, Stojanoviqin nuk e ka shqetėsuar askush dhe asgjė, sepse shteti serb qėndron pas tij dhe tė tjerėve si ai, ose thėnė mė mirė ata janė vet shteti, duke filluar qė nga presidenti i Serbisė, kryeministri, shefi i Shtatmadhorisė sė Ushtrisė e shumė e shumė tė tjerė, qė e pėrbėjnė listėn e personave tė dyshuar pėr pjesėmarrje nė krimet e luftės nė Kosovė.
Stojanoviqi vepron i patrazuar nga organet e drejtėsisė, vetėm pse tė ekzekutuarit e rastit nė trajtim nė Mejė e Korenicė janė shqiptarė dhe askujt nuk i bėhet vonė pėr t’i nxjerrė pėrgjegjėsit para drejtėsisė. Ai edhe mė tutje vazhdon t’i ketė fiksim Kosovėn dhe Sanxhakun, shqetėsohet pėr rrezikun qė po i vika prej kėndej, shqetėsohet edhe pėr “Shqipėrinė e Madhe” edhe pėr “ekstremizmin islamik” tė shqiptarėve, por s’i ka shkuar mendja tė sqarojė pak rastin e dhjetorit tė vitit tė kaluar, tė Sllobodan Gavriqit, i cili vazhdon tė mbahet nė paraburgim, por qė rastin e tij ēuditėrisht po vazhdon ta pėrcjellė heshtja mediale e politike.
Sikur tė ndodhte, qė inspektori i lartė aktiv i njėrės nga ministritė e Serbisė fqinje, Sllobodan Gavriq, tė mos kapej me eksploziv e tė arrinte tė finalizonte aktin terrorist ndaj Katedrales “Nėnė Tereza” nė Prishtinė, me hiq mė pak se 12 kilogramė eksploziv plastik ushtarak, dhe atė nė ditėn e dytė tė Krishtlindjeve, nuk ka fare dyshim se Serbia automatikisht do t’i fajėsonte shqiptarėt, sikurse ka bėrė edhe nė shumė raste tė tjera. Do t’i akuzonte shqiptarėt si “fundamentalistė islamikė”, dhe pėrmasat e mėpastajme tė fushatės antishqiptare sikurse edhe rezultatet e saj nuk ėshtė vėshtirė tė dihen. Serbia vet e kreu aktin terrorist tė vrasjes sė tė rinjve serbė nė kafenenė “Panda” nė Pejė (dhjetor ’98) pėr ēka pėr pesėmbėdhjetė vjet me radhė i fajėsuan shqiptarėt, por mė nė fund e pranuan autorėsinė e kėtij akti terrorist ndonėse ende askėnd nuk e kanė vėnė para drejtėsisė pėr tė. Ngjashėm veproi edhe nė rastin e vrasjes sė serbėve nė fshatin Grackė e Vjetėr tė Lipjanit, pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, madje edhe nė rastet e likuidimit tė dėshmitarėve tė pėrpunuar nga shėrbimet sekrete serbe. Edhe nė dhjetėra raste tė tjera jemi dėshmitarė, kur Serbia i viktimizoi minoritarėt serbė nė Kosovė pėr qėllime politike. Edhe aktet e paralajmėruara sė fundi nga gjenerali me fletarrest aktiv ndėrkombėtar pėr krime lufte, duhet parė nė kėtė prizėm dhe duhet marrė seriozisht.

Fetnete Ramosaj

Bashkėpunėtore profesionale nė Institutin pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės (IHKL) – Prishtinė

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 654 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI MĖ MORI NĖ PYETJE UDB-a NĖ TIRANĖ?
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:23
ME SHKAS Ishte dhjetori i ftohtė i vitit 1998. Dhjetori me borė, ngrica dhe acar. Dhjetori mė i rėndė i UĒK-sė. Nė Tiranė mbahej Panairi i Librit, ku, do ...
Marie Shllaku- intelektualja shkodrane qė jet...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 23:20
(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnė kurrė lulet Kosovės t’i sjellė mbi vorrin tim) Heroina Marie Shllaku la gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn dhe mendjen e p...
28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT
E martė, 28 nėntor 2017 - 07:30
Fjala e rastit nė shėnimin e Ditės sė Flamurit dhe 105 vjetorit tė Pavarėsisė se Shqipėr¬isė, mbajtur mė 26 nėntor 2017, nė Qendrėn Kulturore tė Republi...
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi