Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HIPOKRIZIA E OTTO VON BIZMARKUT NDAJ LIDERIT TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT NË KONGRESIN E BERLINIT MË 1878
Publikuar më 31 korrik, 2017 në orën 00:00 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pikërisht para 141 viteve më pare qershor-korrik 1878 Kongresi i Berlinit kishte hyrë në fazën e tij përfundimtare dhe kishte sjellë këto vendime dhe paragrafe ndërkombëtare: “ Në fakt me nenin 35 dhe 39 të Traktatit të Berlinit është formuluar shprehimisht se në rrethet e cederuara*, si myslimat (shqiptarë-vër. aut.), ashtu edhe të krishterët(serbë-vër.aut.), do t’i gëzojnë lirisht pasuritë e tyre të tundshme dhe të patundshme”.

Pavarësisht nga dispozitat e Traktatit të Berlinit e drejta ndërkombëtare publike në fuqi në të gjitha kombet e qytetëruara mbron pronat private dhe në kohë paqe nuk lejon asnjë lloj konfiskimi arbitrar. Për fat të keq, Traktati I Berlinit dhe parimet e së drejtës kombëtare publike qenë të pafuqishme për të na mbrojtur neve popullatën autoktone shqiptare nga sanxhaku i Nishit dhe Kaza e Vrajës… autoritetet serbe bënë atë që as lufta civile dhe as ushtritë ruse nuk e kishin bërë, duke konfiskuar kafshët tona të ngarkesës, kafshët e punës veglat bujqësore, farën, prodhimet, duke pushtuar tokat tona, shtëpitë, depot, me një fjalë u sollën si armiku në vend armik”
Pas Kongresit të Berlinit fati i më tepër se 813 muhaxhirëve dhe pasurive të tyre të patjetërsueshme atëbotë do të kalonin nëpër dyert e fuqive të mëdha evropiane, për t’u shndërruar në golgotën më tragjike në këtë pjesë të Rumelisë Ballkanike nga kontrakdiktat e krijuara politike.
Para Kongresit të Berlinit, pikërisht më 16 dhjetor të vitit 1877, ushtria serbe do ta fillojë fushatën më tragjike që është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare të Nishit dhe të Toplicës! Divizionet serbe të Danubit dhe Moravës ua kishin dhënë flakën 720 katundeve shqiptare dhe 8 vendbanimeve urbane ç’do shtëpi shqiptare digjej dhe shëndrrohej në hi e pluhur! Varre massive ishin hapur gjithkund në Nish, Leskoc, Kurshumli, Vrajë, kurse nëpër lumenjët si Nishava, Vërlla dhe Morava notonin me qindra dhe mijëra kufoma të shqiptarëve të vrarë dhe të hedhura nëpër to. Vetëm se në valën e pare të përgjekjeve të shqiptarëve autokton nga Sanxhaku i Nishit dhe gjer në Rrethinat e Vrajës do të therreshin dhe vriteshin nëpër pasuritë e tyre të patjetërsueshme mase 30 mijë shqiptarë: gra, fëmijë, pleqë dhe të sëmurë të shumtë dhe ate në afat prej tre javësh.
E Otto Von Bizmarku, kacelari hekurt i Gjermanisë së bashkuar me një indiferentizëm të pa shoq do ta neglizhonte ideologun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Abdyl bej Frashërin e Toskërisë që kishte shkuar atje në Berlin për të kërkuar drejtësi për tokat shqiptare që po ndaheshin pamëshirshëm nga fuqitë e mëdha dhe popullatën e saj që po dëbohej padrejtësisht nga pasuritë e tyre të patjetërsueshme stërgjyshore do të pritej nga Bizmarku me këto shprehje idioteske: “Se nuk egzistuaka kombi shqiptarë dhe as Shqipëri si shprehje gjeografike nuk ka”! hej-hej, sa me të padrejtë ligjëroi Kongresi i Berlinit mbi fatin dhe tragjedinë e muhaxhirëve tanë që bridhnin atëbotë rrugëve të pa shresë të kësaj bote që ishte krijuar nga kontrakdiktat e interesave të fuqive të mëdha të vendosjes.
Qeveria serbe mu për këtë parregullsi të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, në të gjitha viset e pushtuara shqiptare do të vendorë diktaturë ushtarake, ç’do shqiptarë që konsiderohej me vlerë do të pushkatohej ose do të therrej nga njësitë ushtarake dhe njësitë tjera të parregullta të komitave serb. Kështu që me 6 janar të vitit 1878 do të pushtohej Vraja qyteti i fundit që kishte mbetur i banuar me etnos shqiptarë gjer më atëherë. Ku me 10 shkurt po të atij viti qeveria serbe në Vrajë do ta vendosë një komision ekspertësh ushtarak prej të cilëve kërkohej që të nxirreshin sa ma shumë përfitime teritoriale dhe ate duke biseduar me officerët e huaj tentonin që këta të fundit t’i bindnin se tokat e pushtuara padrejtësishtbanoheshin më pare nga serbët.
Në këto rrethana, ç’do bashkëbisedues eventual shqiptarë e kishte të ndaluar të shprehej në gjuhën shqipe para të huajve. Nga ana tjetër, në Vrajë menjëherë do të fillojnë bisedimet për caktimin e kufirit të ri në Ristoc, vendbanin ky mes Bujanocit dhe Vrajës.
Marëdhëniet shqiptaro-serbe pas përfundimit të luftës do të hynin në një faze të re dhe mjaft tragjike. Si pasojë e luftës, jo vetëm që shqiptarëve ua grabitën pronat dhe i larguan nga shtëpitë e tyre në tërsi si nga: Kosanica, Dobriqi, Toplica, Pllana e Madhe, Piroti, Kurshumlia, Prokupla, Leskoci, Vraja etj. por edhe u krijua tragjedia e muhaxhirëve. Ajo plagë nuk do të shërohet me asnjë çmim dhe gjithëmonë do të kulloj gjak! Sepse khjo çështje është kontekst i pa zgjidhur i arbitrit ndërkombëtar gjer më tani mes Serbisë dhe populates autoktone shqiptare e dëbuar dhunshëm nga ato 720 katundet shqiptare dhe 8 vendbanimeve urbane që Serbia edhe më tutje po na i mbanë të uzurpura.

Reshat AVDIU

12 korrik, Preshevë 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 710 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi