Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SI U SHPËRNDA NË BOTË, “ZËRI I KOSOVËS”, ORGAN I LRSHJ-LPRK.
Publikuar më 19 nntor, 2017 në orën 01:51 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NË VITET 1982-84
KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCË (HYRJE)!?..SEPSE, ËSHTË E NJËJTA SITUATË NË KOSOVË...PRA, SI NË ATË KOHË... EDHE SOT!? PA NDONJË PËRMIRËSIM TË SITUATËS AKTUALE!!!
MJERISHT KRERËT TANË PO VAZHDOJNË ME POMPOZITETE, ME TË NJËJTAT FJALË E PREMTIME DHE PA VEPRIME NDRYSHIMI TË GJENDJES AKTUALE TË KOSOVËS!? PO, KA NJË “ARRITJE” SE...SE NA JANË SHTUAR MILIONERËT!? PO VEPROJNË DHE JANË BËRË MILIONERA DUKE E XHVATUR VENDIN DHE POPULLIN...ME VEPRIME DJALLËZORE GJATË 17 VITEVE TË SHKUARA, PA BËRË ASGJË NË TË MIRËN E VENDIT SI NË ASPEKTIN POLITIK DHE NË ATË EKONOMIK..!!!

...SILLEN E MBËSHTILLEN PËR ÇMIMIN E PATATEVE ME VËLLEZËRIT E NJË GJAKU, ME SHQIPTARËT E MATANË DRINIT DHE NUK MERREN VESH, KURSE ME SLLAVËT E JUGUT SILLEN SI ME QENË BASH VËLLEZËR QË, SI BASHKON AS GJUHA E AS GJAKU!??
...DHE POLITIKA NUK IU BËN ASPAK PËRSHTYPJE DHE AS NUK I BRENGOS!? I BRENGOS DIALOGU ME SERBINË!!! JO, NUK BËJNË DIALOG ME SHQIPËRINË AMË SE, SI TË RIBASHKOHEMI, SI NJË KOMB I VETËM, QË JEMI, POR VRASIN MENDJEN SE ÇKA DUHET ME I FALË ENDE SERBISË!!! JO, SHKINËS SERBI DUHET T’I THUHET “KTHEMA BORXHIN” SE SHUMË BORXHE NA KA!!!...
JO. JO MË NUK DO TU JAPIM AS EDHE NJË PËLLËMBË TOKË NGA AJO COPË KOSOVË, QË NA KA MBETUR...ASHTU SI I KANË NËNSHKRUAR FSHEHTAS, TINZISHT, ATO MARREVESHJE ME KRERËT E DY PALËVE SI ME SERBINË, ME SLLAVËT E MAQEDONISË DHE ME ATA TË MALIT TË ZI!!! NË VEND QË, KRERËT TANË T’I KËRKOJNË SERBISË DHE KËTYRE FQINJËVE KTHIMIN E TROJEVE TONA, TË UZURPUARA PREJ KËTYRE ARMIQVE TANË,TË CILËT EDHE SOT E KËSAJ DITE NA URREJNË E I KANË HALË NË SY SHQIPTARËT, DIALOGOJNË PËR FQINJËSI TË MIRË!?
E PËR KËTË DIALOG NË MES SERBISË DHE KOSOVËS NË BRUKSEL, DO TË BISEDOJNË THAÇI E VUÇIÇ!?..E PËR ÇFARË TOLERIMI DO TË BISEDOJNË KËTA DY KRERË SHTETESH, NJËRI FRIKACAK SI LEPUR E TJETRI QEN GRABITQAR!?! ...TOLERANCË ME SERBINË, ME SERBO SLLAVËT!..DERI KUR??! DHE JA ME Ç’POLITIKË MERREN...!? PËR 17 VITE KOHË E HUMBUR, DUKE SHKUAR HERË NË BEOGRAD E HERË NË BRUKSEL!?...DHE PO E NJËJTA SITUATË!...
JO JO NUK KA NDRYSHIME!!! POR VETËM KORRUPSIONI PO LULËZON, POLITIKË E POLITIKANË ME RRENA E ME MASHTRIME! PO MASHTROJNË JO VETËM POPULLIN POR EDHE VETVETEN KËTA POLITIKANË SAHANLËPIRËS, QË, ME SIGURI, NË FUND EDHE VETE KANË PËR TË RËNË NË GREMINËN E HAPUR NGA VETË ATA!!! KËTA, TANËT, QË I KEMI NË KRYE, SHUMICA JANË TRADHËTARË DHE DASHTË ZOTI, IUA THEFTË QAFËN!!!
TASH POPULLI PO E SHEH VETË PËR ÇDO DITË SE, SI PO KACAFYTEN ME NJËRI TJETRIN!? SEPSE PO JU PËRPLASEN NË FYTYRË ATO TË ZEZAT, QË KANË BËRË...! PO I NXJERRIN VETË TË ZEZAT E BËRA, PA JUA KËRKUAR, SEPSE NUK KISHTE KUSH TË UA KËRKONTE MË PARË, POS “VV”!!! E VETMJA PARTI ME NUMRIN MË TË MADH TË PËRFAQËSUESVE NË KUVENDIN E KOSOVËS, “LËVIZJA VETËVENDOSJE”, TË CILËN PO E URREJNË ME TË NJËJTIN EMËR, ME TË NJËJTAT FYERJE E SHARJE… ATA, ISH TITISTËT E MOÇËM EDHE SOT PO VEPROJNË BASH SI VËLLEZËRIT E TYRE SERBO-MAQEDONË DHE GREKO-ORTHODOKSO-FASHISTËT, QË NA URREJNË PËR VDEKJE NE “SEPERATISTËVE”!?...
KA EDHE ZËRA ATY KËTU, NGA DISA PATRIOTË E ATDHETARË TË FLAKTË, QË JU DHIMSET ME TË VËRTETË KOSOVA DHE POPULLI, TË CILËT PO IU THONË:” EIIII ZOTËRI! KAH PO SHKONI?! NDALNI TURRIN SE... KJO TOKË KA ZOT DHE ZOT JEMI NE...NE SHQIPTARËT, NDAJ STOP ME KËTO VEPRIMET TUAJA, EDHE MË FASHISTE SE VETË FASHIZMI, PËR VENDIN E TË PARËVE TANË!!! JO! NUK JU LEJOHET JOOO, KURRËN E KURRËS TË VAZHDONI TË SHKELNI MBI GJAKUN E DERDHUR NË SHEKUJ E ME DEKADA PËR KËTË TOKË, QË NUK PO IU DHIMSET ASPAK, E KENI DËGJUAR FJALËN “NGADALË BEG SE, KA HENDEK”...MOS HARRONI SE, JU VJEN EDHE JUVE DITA E SHPËRBLIMIT!!! E SHIHNI SOT, JA SI JU ERDHI TAMAM SI AJO FJALA, QË E THOTË POPULLI “FAJTORIN MOS E VET, SE TË TREGON VETË”!!!... DHE JA, JU ERDHI KOHA E TURPIT!!! DHE E THËNA TJETËR “MOS E VET, SE TË KALLXON VETË”...DHE KJO PO BËHET! SEPSE, JU KA HUMBUR BESIMI NË MES VETE, NËSE KANË PASUR NDONJËHERË....! VETË PO I TREGOJNË SE, JU ËSHTË MBUSHUR KUPA ME MËKATET, QË I KANË BËRË KËTIJ POPULLI!.. PRANDAJ PO I TREGOJNË POSHTËRSIRAT E NJËRI TJETRIT, SE CILËT ISHIN KËTA HORRA EDHE NË TË KALUARËN!...PO KËTA M...TA, JANË E ASHTU KANË QENË!!! POR E KANË SHFRYTËZUAR KOHËN PËR 17 VITE, DUKE E LËNË POPULLIN NË HARRESË, NË ERRËSIRË, NË MJERIM. E VARFËRI..!!! DHE VETË KANË VRAPUAR,SI QENTË PËR ZORRË, DUKE E THYER QAFËN PAS HAJNISË, KURVNISË...KUSH E KUSH TË MBUSHË KUPËN MË SHUME ME PARA E FEMRA...!?
Këta që i kanë bërë dhe po i bëjnë këto të zeza, nuk kanë qenë luftëtarë të vërtetë !?JO, kurrë!!!...Unë nuk i kam njohur asnjërin nga këta, që po thirren si baballarët e kombit, që po enden nëpër sallat e kuvendit, pra, gjatë gjithë atyre veprimtarive, që janë bërë brenda e jashtë në diasporë në SHBA si dhe në shtetet e Perëndimit... dhe as i kam dëgjuar, po nëpër këto veprimtari, emrat e këtyre, që sot po sillen si gjelat në pleh, pa ia ditur rëndësinë detyrës, që e ka marrë përsipër! Jo këta janë njerëz kapadainj e megallomanë, të paskrupull, që e quajnë veten e tyre si baballarët e kombit, si në parlament dhe në qeveri!?... Por, për ta, kam dëgjuar vetëm atëherë kur vidhnin farmerka në Zvicër a gjetiju...!? Po, kam pasur fatin (duke e kërkuar), për të i gjetur njerëzit e popullit, ata bijtë e Shqiptarisë, ku jam takuar dhe kemi shkëmbyer mendime, ku dhe jemi ndihmuar për raste të veçanta!...E sot, disa nga ata janë heronj e dëshmorë të popullit! Kjo për mua ka qenë nder i madh, ka qenë dhe është KRENARI!!! Unë do t’i përmend vetëm disa nga këta, që rregullisht i kam në mendje dhe në zemër e nuk do t’i harrojë kurrë, siç ishin Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Remzi Ademaj, me të cilët kam bashkëvepruar...Jam takuar me Salih Çekun, me Zahir Pajazitin, hero i popullit dhe me shokët e tij Edmond Hoxhën, Hakifin, Zejnullahun...Kam takuar Fehmi e Xhevë Lladrovci-Krasniqi, po ashtu hero të popullit. Kam takuar edhe disa nga vëllezërit e Xhevës Halimin, Atomin, e të tjerë, si dhe motrën Shqipe të Xhevë Krasniqit, të birtë e Abdyl Krasniqit, me të cilin gjatë kohës të luftës kemi bashkëvepruar, jemi takuar dhe ju kemi trokitur në derë për të iu kërkuar arrnë luftëtarëve të UÇK-së, dhe ndihma të tjera shtetarëve më të lartë të shtetit amë Shipërisë! Kam takuar Remzi Ademaj, komandant Petriti, dëshmor, shok i veprimtarisë së hershme me Jusuf e Bardhosh Gërvallën e të tjerë, që janë shumë emrat e të gjithëve... Kam takuar edhe kam bashkëvepruar në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani, por me Sali Çekun jemi takuar në Shqipëri e Kosovë në gardhin, që na ndante Shqipërinë mëmë me bijën e saj Kosovën kreshnike, jam takuar edhe me Agim Ramadanin, hero i popullit dhe të tjerë, edhe me komandantin e tyre Tahir Zemajn...Kam takuar edhe Azem Sylën dhe Xhavit Halitin, nëpër hotelet dhe hijet e freskëta nëpër Tiranë, në atë vapën e rëndë, duke bërë sefo, pa ju hëngër palla, për luftën e ashpër e të përgjakur, që bëhej në vendin e tyre (këtë të dytin, Halitin, e kam takuar disa herë edhe në Gjermani...)
Prandaj kësaj i thonë turp që, të quhen këta vjedhës luftëtarë a komandantë!?
Ata, luftëtarët e komandantët e vërtetë, u vranë gjatë kohës së luftës, në front, ballë për ballë me armikun, sepse, ata, që i rrokën armët vërtet për të luftuar për komb e lirinë e atdheut, ata, shumica ranë në fushën e nderit. Dhe nga ata, që mbetën të gjallë. shumë bënë vetëvrasje nga se luftëtarët e tyre, shokët e tyre, i lanë anash, i lanë në harresë, ashtu të varfëruar, pa nder e respekt!?...Luftëtarët e lirisë u varfëruan skajshmërisht sa që nuk mund t’i përballonin kushtet më minimale për të jetuar ata vetë dhe familjet e tyre!!!...
Jo, mos të harrojnë të gjithë ata, që shkelën dhe e pordhosën gjakun e lirisë për këto 17 vite gjatë dhe pas luftës! Në veçanti krerët tanë, duke e filluar nga presidenti, presidenca, qeveria, kuvendi i Kosovës martire... mos të harrojnë as ata ministra e zv..ministra dhe deri tek nënpunësit më të vegjël, kurrë të mos harrojnë dhe të mendojnë mirë se, kjo liri u fitua me shumë gjak dhe me sakrifica të mëdha,jo vetëm në lftën e UÇK-së,por me dekada...Mos harroni se, i keni zënë vendet vendet e atyre, që kurrë nuk ju ndanë punës, veprimtarisë e aktivitetit!?... Dhe sot... ku janë sot?!? Jo nuk i njihni, nuk i dini kush dhe cilët ishin, jo jo...!? Ndaj po luani me lirinë, që ua sollën të tjerët dhe nuk po njihni asgjë tjetër pos vjedhjes, hajdutnisë, korrupsionit, kurvnisë, hashashit e drogës, makinave nga më të shtrejtat e më luksozet e parave të pista me bollëk!?..Hahen e grinden si qentë politiqenët tanë dhe... kurrë nuk gjetën kohë që të bisedohet për ato trojet arbërore, të ndara nga të katër anët nëpër shtetet e fqinjeve tanë, ku trojet tona shqiptare i mbajnë të okupuara dhe nën trysninë e egër të armikut të pabesë, i mbajnë të robëruar, ku edhe ata shqiptarë, që i përfaqësojnë këta shqiptarë, nëpër këto republikat sllave, shumica e tyre janë edhe më armiq se armiku i vërtetë!!! Shahen e fyhen para kamerave me nënë e me babë dhe robtë e shtëpisë pa fije turpi, vetëm e vetëm për tu pasuruar e për tu ngjit deri në majat më të larta të shtetit?!
Eh sa shumë u tradhëtuam!?...Sa shumë u zhgënjyem me këta të pa njerzishëm, që shahen e grushtohen, duke u quajtur me njeri tjetrin kriminel, vrasës, spiun udbashë e tjera flliqësira nga më të ultat!?... Çka nuk dëgjon sot e për gjithë ditë nëpër seancat e kuvendit, nëpër ato foltore fare dhe askush nuk mban përgjegjësi për këto!!! Sepse, ta quash tradhëtar një njeri, është fjalë shumë e rëndë jo nuk ka më e rëndë se tradhëtar, dhe, në se nuk je tradhëtar, atëhere, të lutem, përse e duron...ose duhet t’i kërkojë përgjegjësi x nëse nuk është ashtu, sipas akuzave të bëra, ose është ashtu pasi i duron përndyshe akuzuesi, duhet të pëfundojë në burg...përndryshe, ky tjetri të përgjigjet pse e quan tradhëtar “pa qenë”!
Jo vetëm sot, por kurrë nuk më janë hequr nga mendja fjalët e babait tim, atë ditë të ftohtë marsi të vitit 1973, kur më përcolli për në mërgim, fjalët e atij malsori të vuajtur të Struzhës, por bujar e fisnik, fjalët e babës tim, që do t’i mbyllte sytë e do të shkonte nga kjo jetë, pa më parë më ...”BIR, MOS HARRO KURRË, KUDO QË TË JESH, JE SHQIPTAR...E TOKA JOTE, VATANI është i SHENJTË! BIR, vatani është edhe më i shenjtë se shtëpia...sepse së pari vjen Vatani, biri im...!! Pa Vatan nuk ke as shtëpi!”
***
Në të gjithë veprimtarinë patriotike dhe atdhetare, në rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt lirisë dhe Çështjes Kombëtare, një rol të padiskutueshëm dhe vendimtar ka luajtur shtypi ilegal i kohës, duke filluar nga “Bashkimi”, organ i Frontit të Kuq Popullor, botuar nga Ibrahim Kelmendi., si dhe “Lajmëtari i Lirisë” dhe “Zëri i Kosovës”, të botuar nga Jusuf Gërvalla, në Gjermaninë Federale si dhe “Liria”, organ i OMLK, Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës,botuar nga Kadri Zeka në Zvicër. “Zëri i Kosovës”, i botuar nga Jusuf Gërvalla, ishte organ i Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavinë e atëhershme, dhe që nga qershori i vitit 1982, organ i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi,LRSHJ, e më vonë, organ i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, LPRK.
Shpërndarja dhe postimi i ekzemplarëve të ZK, për mërgimtarët, bashkëkombasit tanë kudo nëpër botë, qe një detyrë patriotike tepër e rëndësishme dhe e domosdoshme për ato vite të vështira, që për dikë mund të jetë dukur e thjeshtë, por në realitet ishte një punë e mundimshme dhe shumë e rrezikshme për kohën.
Andaj sot, kur kujtojmë me krenari, demonstratat e fuqishme të PRANVERËS së 1981, dëshiroj të kujtoj dhe të sjell në vemendjen e lexuesit edhe shpërndarjen e këtij organi’, ”Zërit të Kosovës”, të botuar fillimisht nga Jusuf Gërvalla në Gjermaninë Federale, si një veprimtari e kryer me aq vetmohim e përkushtim nga unë dhe nga shumë bashkëkombas të mi mërgimtarë, patriotë e atdhetarë, të cilët kontribuan pa pra në shërbim të atdheut dhe kombit!
Shpërndarja e “Zërit të Kosovës” kudo nëpër botë, u bë me anë të postës. Ashtu sikurse e thashë dhe më lart, edhe pse dukej një detyrë e thjeshtë, ajo ishte me shumë telashe, e komplikuar dhe tepër e lodhëshme. Së pari duhej të shkruheshin adresat, për të cilat duhej kushtuar një vemendje e veçantë, që ato të ishin të sakta, pra pa gabime. Secilës adresë duhej dërguar aq ekzemplarë sa kërkonte. Pesha e paketimit të ekzemplarëve duhej të ishte tepër e saktë, deri në gramin, peshën e lejuar, se përndryshe posta nuk t’i pranonte... dhe të shkonte dëm gjithë ajo punë e mundimshme e paketimeve... Ishte shumë i rëndësishëm ruajtja tepër sekrete e adresave, në mënyrë, që këto adresa marrëse të këtij shtypi, të mos dekonspiroheshin e të binin në sy të fqinjëve të tyre, se përndryshe edhe rrezikonin... dhe jo vetem këta persona rrezikonin por edhe familjen e tyre në vendlindje!? Pra, për të gjitha këto duhet të isha tepër i vemendshëm dhe i kujdesshëm, sepse i kryeja të gjitha veprimet vetë, pa ndihmën e askujt!
Për kujdesin e madh, që duhej treguar, lidhur me ruajtjen e adresave gjatë shpërndarjes së ZK, po citoj pjesërisht dy letra, që më kanë dërguar në atë kohë, dy anëtarë të KP së Lëvizjes. Letra e parë është e dërguar nga Xhema…! “..... I dashur shok, ja këto janë disa nga adresat, që m`u dukën më të rëndësishmet për dërgimin e Z K, Shumë prej këtyre njerëzve ti ndoshta i njeh, prandaj për atë që të kam thënë se, kanë dërguar të holla, në se e sheh të arsyeshme dërgojua Z.K… Këto adresa pos S.( Xhafer Durmishi, shënimi im, F.T.), nuk guxon t’i ketë askush, sepse siç po e sheh, njerëzit po i ndërrojnë edhe 100 fytyra…Pra vetëm ju të dy… Përshëndetje vëllazërore Xhema ( Xhafer Shatri, shënimi im F.T.).
Letra e dytë:”...…adresat nuk t`i dërgova, nga se nuk i kisha kompletuar siç po t`i dërgojë tani…dërgesat duhet të bëhen përmes ‘Flugpost’(Postajrore).Përndryshe nuk shkojnë para muajit…Unë mund të tregoj pastaj kur dhe ku. Sa i përket sasisë, se sa numra duhet dërguar secilit, po i vë anash me laps të thjesht numrin…, siç e shoh unë të arsyeshme…Do të kushtoj ca,..pyet së pari sa është pesha maksimale e ‘Drucksache’ për në SHBA. Si ‘Päkchen’(paketë e vogël), me çmime të lirë, pesha maksimale është një kgr. dhe kushton, në 15.DM....
Sa i përket shpërndarjes këndej,duhet të dimë se, ku i keni dërguar e do t`i dërgoni, që mos mbetet asnjë anë pa to. (mos të dërgohen dy herë)…
Përshëndetje Shoku (Ibrahim Kelmendi, shënimi im F.T.).
Kështu pra, ato adresa më ishin besuar mua, si një detyrë, të cilën duhej ta kryeja me shumë besnikëri dhe në konspiracion të thellë, ku persona të tjerë
nuk duhej t’i dinin aspak, për mos të rënë në gjurmë as armiku e as tradhtarët shqipfolës.
Kjo detyrë e rëndësishme dhe e rrezikshme kryhej vullnetarisht dhe me dëshirën e zjarrtë për rrugën, të cilën e kishim pranuar, ne, si anëtarë të Lëvizjes dhe si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm së Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi...që më vonë u kalua nga LRSHJ në LPRK, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, ku në të nënkuptohej që, brenda kësaj Republike të bashkoheshin edhe të gjitha trojet etnike shqiptare në Republikën e Kosovës!
“Zëri i Kosovës”, shpërndahej në Shtutgart e rrethinë edhe nga aktivistët e Lëvizjes, bëhej shpërndarja dorazi aty ku ishin pranë adhuruesit dhe dashamirët e Lëvizjes, ku edhe ata e ndihmonin shumë proçesin e shpërndarjen së Z K. Ka pasur raste që, nëpër banesat kolektive të Deimler-Bezit (haimeve), ku ka pasë shumë punëtorë, të ardhur nga atdheu ynë, Kosova, nga trojet etnike Shqiptare, si në Sindelfingen, pra kudo, nëpër banesa ku banonin shqiptarë, bashkëvendasit tanë, (heime) ekzemplarët e Z.K , i fusnim edhe nën dyer.... Veprohej kështu, sepse, në atë kohë duke banuar së bashku në një dhomë, 3 - 4 bashkëkombas, ishte shume më i pakët rreziku i dyshimit të tyre mes veti, bile për këtë mënyrë shpërndarje na porosisnin vetë ata bashkëkombas, të cilët dëshironin shumë ta lexonin Z K!
Duhet dhe ja vlen të përmendim se, ka pasur edhe nga bashkëkombasit tanë, të cilët kanë rrezikuar mjaft duke i marrë me vete disa ekzemplarë të Z K, për t’i çuar në vendlindje!? Kështu Z K, u shpërnda tek bashkatdhetarët tanë në shumë vende të Evropës, por edhe në shumë vende të kontinenteve të tjerë, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Argjentinën e largët etj.
Ndaj për t’i rikujtuar emrat e atyre bashkëkombasve (por të më falin, se ndoshta jo të gjithëve, sepse kanë qenë të shpërndarë me mijra ekzemplare të Z K) edhe pse shumicën e tyre nuk i njoh e nuk më njohin vendosa që, në këtë X 30 X vjetor të demonstratave të pranverës 1981, tua shënoj emrat me shumë kënaqësi dhe respekt, të cilët në ato vite i konsideroja jo vetëm si shokë të idealit të madh por edhe si vëllezër e motra. Prandaj po përfitoj nga ky rast t’i përshëndes me dashurinë më të madhe të atdhetarit dhe njëherit edhe si bashkëveprimtar e shok ideali i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, por edhe i shumë dëshmorëve e aktivistëve, veteranëve të luftës dhe veprimtarisë e përpjekjeve tona të përbashkëta, në rrugën drejt lirisë, pavarësisë e Çështjes Kombëtare!
Emrat dhe adresat po i shënoj sipas alfabetit, gjë që mund edhe të kem bërë ndonjë gabim apo edhe ndonjë harresë!?. Ndaj për këtë ju kërkoj falje!
Qëllimi im është që emrat e këtyre bashkëkombasve veprimtarë, të cilët kanë kontribuar, t’i shënoj në shenjë respekti, që të dihen e të mos lihen në harresë
veprimtarët patriotë, ashtu siç ka vepruar rëndom deri më sot qeveria Thaçi!!! Duhet të bëhet diferencimi mes atyre spiunëve shqipfolësa, të cilët, në atë kohë tepër të vështirë për ne, luftëtarët e lirisë, na shikonin si “armiq” të Jugosllavisë, e kush... ata që spiunonin shokët, ata që iknin anash kur ne protestonim, ata që na shikonin nga larg e na ironizonin se, gjoja po jua “prishim” bashkim-vëllazërimin me shkijet, ata që nuk na bashkangjiteshin, ata frikacakë që nuk hynin në rreshtat e gjatë të demonstruesve nëpër qytetet e metropolet evropiane e botërore...!?
... Dhe sot ata gjakshprishurit mburren e rrahin gjoksin për këtë liri e (pa)varësi të zymtë e të cunguar të Kosovës sonë martire, të vuajtur e të stërmunduar... Ata që kurrë se merituan e nuk e meritojnë, krekosen sot për lirinë e (pa)varësinë... se na qenkan ata luftëtarët e”vërtetë” të lirisë, kur deri dje i gëzoheshin Jugosllavisë titiste, duke hyrë e dalë nëpër ambasadat e konsullatat jugosllave, duke bërë spiunime të fëlliqura për shokët tanë....
E sot të këtillë i gjen edhe në qeverinë Thaçi, të kyçur në vende të mira pune... e luftëtarët e vërtetë, ata që sakrifikuan gjithçka enden të papunë, pa përkrahje, në mjerim e varfëri, në harresë totale, ashtu sikurse edhe familjet e dëshmorëve të UÇK – së dhe të rënëve për liri!?
E them me bindje të plotë se, në ato vite të stuhishme të veprimtarisë sonë patriotike e atdhetare, askush nuk ka vepruar duke menduar për ndonjë vend pune e as për ndonjë post, përpos idealit të madh, çlirimit të vendit nga hordhia serbo – sllave! Shumica e atyre veprimtarëve, të cilët kontribuan e sakrifikuan duhet domosdoshmërisht të nderohen e të respektohen... Por sot fatkeqësisht, për ta, po mungon ky nderim e respekt!? Por ajo që është edhe më e keqja, nuk i njeh askush, nuk i ka ftuar asnjë prej pushtetarëve që, së paku ta njohi si një veprimtar, si një atdhetar i vërtetë... Raste të tillë ka mjaft, por unë po përmend vetëm një... Po përshkruaj rastin e kremtimit të 3 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në konsullatën e Republikës së Kosovës, në Shtutgart.. Ftesën e mora nga konsullata.. dhe konfirmova pjesëmarrjen time... Me thënë të vërtetën u befasova shumë, kur e pashë sallën që ishte e mbushur plot e përplot...Nuk kishte vend për tu ulë, por një zonjë, të cilën e falenderoj, më bëri një vend duke ndenjur ajo vetë në këmbë!?... Disa nga ata, që tash e kishin të gatëshme, nuk ngurruan as të dilnin në foltore... dhe me ato fjalë të shprehnin “gëzimin” e Pavarësisë!?... Para se të kryhej, të pranishmëve iu drejtua me pak fjalë përshëndetëse, konsulli ynë Fiket Kajtazi. Pasi përfundoi muzika, ku qe i ftuar këngëtari i mirënjohur Kastriot Tusha, kaluam në sallën ku ishte i shtruar koktej!? Tavolinat ishin të mbushura me shumë lloje te ushqimeve dhe pijeve.... Por ajo që më befasojë dhe më trishtojë shumë ishte se... nuk i pashë shokët, me të cilët kishim vepruar dekada e vite me radhë!!? Kishte edhe nga ata, që ishin të pranishëm, dhe ishin të panjohur për mua...nuk kishte nga shokët e dikurshëm, që shkonim dikur nga një qytet në tjetrin, nga një shtet në tjetrin për të demonstruar, që nuk kursenin as për ndihmat shumë të nevojshme...Ishim aty vetëm dy shokë... dhe unë tre!?!
Më vonë, u informova nga vetë ata, shokë se, nuk i kishte ftuar e as informuar askush!!!...Ata, që edhe natën e bënin ditë, duke vepruar sa në një vend në tjetrin, ata aktivistët më të dalluar... nuk ishin ftuar!!?....Dhe aty... nuk mungonin ata, që në kohën e ish-Jugosllavisë rrinin ditë e natë me konsujt jugosllavë, ata që rrinin gju më gju duke pirë e besa edhe duke u puthur me shkja e shkina sllave... ishin ata që ne, në atë kohë na duhej të ruheshim prej tyre, për të mos rënë në syrin e tyre prej spiuni... ishin ata që na ndiqnin e na spiunonin dhe sot... ata ishin grumbulluar aty, si korba të zinj... duke ngrënë e duke pirë…!?! E tmerrshme!!!...Kishte aty nga ata sojsëzët!!!...
...Ndërsa shokët, bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës nuk i kishin ftuar fare!!! Nuk ishin të ftuar ata, që vepruan, luftuan, protestuan sa e sa herë para dyerve të konsullatës jugosllave për mijëra të burgosur, për mijra të vrarë, për prijësat tanë, TRE YJET E PAVDEKËSISË, JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA E KADRI ZEKA, që dora gjakatare e UDB-së dhe e tradhëtisë i vrau më 17 janarin e kobshëm të vitit 1982, pak më larg nga vëndi ku kremtohej tre vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!!!
... Megjithë dhimbjen që ndjej, përsa u shpreha më lart, them dhe jam i bindur se, populli im vetë, di më së miri t’i vlerësojë, t’i nderojë e t’i respektojë ata që luftuan e kontribuan pa kursyer asgjë për këtë vend, që populli im kurrë nuk mund t’i harrojë ata, atdhetarët e vërtetë, që nuk njohën interesa, por u prinë nga motoja “ATDHEU MBI GJITHÇKA”...Dhe do të vijë një ditë që gjykimi i këtij populli do të bjerë mbi
Thaçin e të gjithë ata, që harruan e që tradhëtuan idealet e shenjta të luftës së tij e të gjakut të derdhur për këtë tokë!!!
ADRESAT E POSTIMEVE TË ZK, GJATË VITEVE 1982 - 1984
1. AbaziAbdylkadri, “Furkan” Marabit Muhaxherin Damaskus SYRIE(5)
2. Adem Kelmendi, T.O. Box.95, Focskray, Virginia, 22150, USA-(5)
3. Agim Osmani, Schmidenstr. 156 7000 Shtutgart (5)
4. Agim Gashi, 1927 Stepher Dr. Montgomery, Ili.60538 U.S.A (5)
3. Ahmet Sadiku,Gineheimer Landstr. 42 1653, 6. Frankfurt, 90(30)exp.
4. Ahmet Krasniqi, Hotel Flaminus, Via Frncinet Nr. 23, Prima porta, Roma Italy(30)
5. Ahmet Muharremaj, 8 Rue du Prebotin Nr. 77160 France (20)
6. Ahmet Zharku, 207 E.Mosholu Pkwy Bronx, N.Y.10467 U.S.A. (30)
7. Ajet + Meni, 1330 S. Central AV.Cicero, Ili. 60650 U.S.A.(15)
8. ALBANSKA KULTUR 4285 Förneningen «Adem Demaçi« BOX 20314 SCHWEDEN
9. AL.Kosovar, Youth in TheFree World 439West46 Street NewYork N.Y.10036USA(5)
11. Aleks Efthim 13330 Nadine St. Huntigton W. Mi 48070 U:S:A: (5)
12. Alivebi Beadini, Motenburgerstr.12 Hamburg 50 (Halit) (10)
13. Avdyl Nuhaj, Drahenfelstr.1/A,D-6700 Ludwigschafen tel.573194(5)
14. A.Zenelaj (për Shaqën)8 Avenue Maurice Thorez 69120 Voulx EN VELIN Lyon Francei(30)
15. Azir Aziri, Chee de Haeht 486 1030 Brukselles Belgien (15)
16. Bashkimi Kombëtar Shoqria « Bajram Curri » P.B. Box Hastings Vic. 3915 Australia (10)
17. Bajram Lata, Kastellstr.11, 7972 lsny Algäau (20)
18. Bajram Shala, Schmiden str.90 D-7000 Shtutgart 49.0711563927(5)
19. BELLA VITA (Restaorante) 1409 York Avenue New Xork, N.Y. U.S.A. (5)
20. Besim Rexha, Heidelstr.4 D-5520 Velbert 1 (5)
21. Brahim Shehu, Kastellstr.11, D-7972 Allgäu (5)
22. Brahim Zeqiri, Av Du LIGNON 21 Geneve SUISSE tel.564011
23. B. Bedzeti Dotmumnderstr.69, 4000 Düseldorf (30)
24. B. Krasniqi, Po Box 1314 Bunbury 6230 W.A. Australia (20)
25. Dem Dinaj, Am Buchagn str.32 D-5963 Venden 1 Krs OLPE (5)
26. Dem Haziraj, Herweg str. 4 D-7306 Dekendorf (5)
27. Dino Egriu 10 Ocean Parkway Brooklyn, N.Y. 11218 U.S.A. (5)
28. Ejup Ahmeti, 18 Rue Acasias Nr.205, CH-1225 Geneve, (5)
29. Emrush Ramniqi, Schutzenstr. 27,6700 Ludwigschafen (5)
30. Enxhëll Kolaneci, Botschaftstrat S.V.AL.Jacquingasse 41, 1030 Wien Austri
31. Enver Avdullahu 3.Rue des Pitons Ch-1205 Geneve te.2952o5
32. Esat Bilalli, 270,6 Th,Palisades NY.06750 N.Y. U.S.A. (5)
33. Familja KALAJ, 40 East Ave. 81 St. NewYork,N.Y.10027 USA. (10)
34. Fadil Rashani 10,rue John-Grasset CH-1205 Geneve.tel.299374 (5)
35. Fadil Hajredini, 1, Chemin desOuches CH-1203 Geneve.tel.968547
36. Faridin Fafallari, Haiterbacherstr.75, 7270 Nagold te. 07452 66108
37. Faik Misini, (19.41)22-684962
38. Faik Hamiti, në Shtutgart tel.(19)49.711.252784 miku.?Frikacak!!!
39. Fehmi Sadiku, Av Du 00Mars 24 CH200 Neuchtal tel.38/246570 (5)
40. FONDI i PERBASHKET SHQIPTAR P.O.Box197 Brooklyn ,N.Y. 11218 Lisle.U.S.A.
41. Gazmend Lleshi, 1330, S.Central Chikago 60650 U.S.A. (5)
42. Gürkan Saraçoglu, Mahmut Pasa cad. No.82, Istanbul (5)
43. Gjergj Kalaj, 125 Goldner Av. Pontiak, Mich., 48054 U.S.A. (20)
44. Gjergj Kalaj 40 E.End Av.81st. Ny.Manhetan U.S.A. 5?
45. Gjeto Sinishtaj, 315 E. 68 St. New Xork, N.Y. 10021 U.S.A. (20)
46. Hajrulla Tërpeza, D-8264 Waldkraiburg, Rangenueg (5)
47. Hamid Krasniqi, Rübinhomle 30 D-7074 Albsdadt 2 (2)
48. Hasim Mjaku, Markgrafenstr. 54, 7750 Konstanz (5)
49. Hasim Sufta, 1145 sok. No.94 Yeniseheir, Izmir-Türkiye (2)
50. Hatixhe Morina,Schubertstr.18,6000 Frankfurt-Main (10)
51. Haqif Demka AROSA (19)41.81/313769?
52. Hysk Halimi, tel. …..315970?
53. Hamz Laqi. 49.52462308………?
54. Hajriz Demiri, C.2.25.D.68 Manhaim 1.tel.49.621.21526
55. Idriz Halimi tel. (19) 41.22/3147713
56. Ilaz Devaja, tel. (19)-22- 320700
57. Iljaz Kamberi, Schödlerstr.30 Wandsbek 20 2.Hamburg (150)
58. Ismajl Hoxha, Helingen str.25, 6630 Saarlouis-Roden (5)
59. Isah Latifi 49 (42.1)655036
60. Ismajl Hyseni, 18 Rue Jean Jaqnet Ch.1201 Geneve-tel.320975
61. Ismail Imeri, P.O.Box 511 Lisle Ilinois 60532 U.S.A. (20)
62. Imer Berisha 1 Walker Court Greinwich, conn.606830 U.S.A. (2)
63. Imer Isufi 1611 Mary An Lan Lockport, Ill., 60441 U.S.A. (5)
64. Imerjah Qamili, Kölnerstr. 313, D-4000 Düseldorf (30)
65. Isa Bulan, Karl-Theodorstr. 4 D-6908 Wiesloch
66. Jahir Prenku, Robertstr.21, 5000 Köln 91 tel.0221857226
67. J. Röhm Kristofstr. 41 Shtutgart-Fellbach (2)(miq gjerman)
68. Kadri Avdullahu, te.923694
69. Kamber Kamberi, tel. (19) 41. 45/ 513358
70. Kolë Paloka, seestr.42, D-7033 Kernen (5)
71. Kolë Gjojcaj, 36762 Waltham, Sterling HTS. Mich. 48077, U.S.A.(20)
72. KPD. Welingoferstr. 103, 4600 Dortmund 30 (2)
73. Klubi „Emin Duraku“ Düseldorf“Graf-Adolfstr.63-65.4.Düseldorf
74. Klubi „Idriz Seferi“, Rue Rubens 41, 1030 Bruksels-Beg. (150)
75. Klubi „Perparimi“ Weststr.150 Zürich, tel.01-352411
76. Latif Qelaj, Alte Landstr. 101, 2072 Bargteheide
77. LIRIA 397/B W.Broadwey S. Boston, Mass. 02127 U.S.A. (10)
78. Lutfi Dauti, 55 Cathrineav Weternbury. Conn 06704 USA.(100)
79. Lekë Syla hasangasse 33,1100 Vienë-Austri
80. Maksut Zulfaj, Vulkan str. 32 D-2820 Bremen 70 (15)
81. Mahmut Kryeziu, Frolihstr. 12, 89 Augsburg (10)
83. Mark Mirdita, 16 Rue De Chaudronees Ch. 1205 Geneve
84. Murat Kryeziu, Nordwestring. 30, 7042 Bernhaussen (10
85. Mejdi Raxha, Hidere Wasse 30/682, 7032 Sindelfingen
86. Muharrem Gjocaj, Klarastr. 9-72, 8000 Münhen 19 (150)
87. Muharrem Ramaj, Pasenstr. 13, 2800 Bremen 44 (5)
88. Musa Xheviti, Militet str. 10 Delroth, 4047 Dormogen 11 D.(2)
89. Mr. Lefter Dema, Monroe, 2146-3-B, 1428Buenos Aires, Argentina(10)
90. M. H. Bilali, 48 Fairviev Av. New York N.Y. 10016 U.S.A. (3)
91. Muhamet Ramiqi, Cite Ouest« G »Ch.1196 Gland (VD)tel. 642957
92. Mulaj.? Jesgostr. 11, 1. Berlin (40)
93. Mustaf Rexha, Rue de Indenerie 5 Geneve-Suisse tel.564011
94. Mursel Nuhaj, tel. 0211-658751
95. Milaim Shabani, Cite Ouest « G » 1196 Gland (VD) Suisse
96. Miftar Avdullahu, B. D. Santei Gorge 44 Geneve Suisse
97. Milaim Hoti, tel. 410233
98. Nami Ramadani, Karlsbaderstr. 12, 7300 Esslingen (15)
99. Namuk Çaliskan, Gökalp Mahlesi 44/2, sok.No.33-D-1, Zeytinburgnu. Istanbul Tyrkie (2)
100. Nezir Neziri, Martin Hemmstr. 81, 8070 Ingolstadt (7)
101. Nezir Nuhaj, tel. 0211-658477
102. NueCamaj+Pjeter B. 510 East 86 Street NewYork, N.Y. 10028 USA
103. Nur Hanim, Cigdem sok. Nr.24/6, Pendik, Istanbul (5)
104. Nijazi Sylqa, Gülvenik Cad. Yaylagül, sok. No.3/19-20, Asagi Ayranci Ankara (10)
105. N. Neziri, Max-Peschelstr. 27, 8858 Neuburg (50)
106. Nikole Shtufi, Hercherstr. 1B Hanover (tel.o511-323372)(5)
107. N. Dibrani, Untenführungstr. 18 4600 Olten. CH (5)
108. Peter d`Albano, 765 Agate st. apt San Diego. Cal 92109 U.S.A.
109. Peter Platzman, Erlbüggerstr. 15a. 4370 Marl. (2)
110. Q. Malaj F. Grem Stationsweg 14. 5210Troisdorf, tel0224,173832(10)
111. Qerim Berisha, 1123 Berndard Drive, Westbury, U.S.A. (10)
112. Q. Kerqova, Co“Red Apple INN”8. stret, Monroe Wis, 53566USA5)
113. Raiz Deva, Zefer Mahlesi, Marangoz Bursa (2)
114. Ramiz Kurtulus, Gazi Osman Pasa cad. No. 16 Aliböjköy, Istanbul(2)
115. Ramazan Ajdini, Il. Kristin Dr. 822Schaumburg. Ill. 50195 USA.(10)
116. Reis Bega, 99 Medison Av. New York N.Y. 10016 USA. (3)
117. Rexhep Gecaj, Lunzernstr. 80-7035 4020 Linz Austria
118. Rexhep Rama, Dorfstr. 54, 4656 Starkihre. CH (2)
119. Rexhep Ibrahimi Königes str. 81 Kaiserslautern (5)
120. R. Tafallari, Karthauserstr. 40, 55o3 Konz
121. Reshat Sahitaj, Rue Masui 116 1100 Bruxseles Begique
122. Rifat Buzuku, Rohrwegg 44, 3470 Hökster (5)
123. R. Sharaj, 21 Kristin Dr. 822 Schaumburg Ill, 60195 USA(5)
124. Rrustem Gashi, Motorstr. 59 Zimmer 205, 8 München 40
125. Shaban Neziri (K. L.) Klingenstr. 23, 7101 Massenbachhauesn (5)
126. Shaban Yldrim, bayerstr. 5, 8000 München (2?)
127. Shaqir Salihu, 7408Laybton Drive Sprinfield Virginia 22150 USA(20)
128. Shaip Hashani, 6137 S. Kolin, Chikago Ill. 60629 USA. (20)
129. Shaip Zeqiri, Herrenbergerstr. 40. Zim, 305, 7400 Tübingen (30)
130. Shemsedin Kryeziu, Hotel Z. Hircshen Sant Julistr 21Salzburg(10)
131. Shote Camaj, 510 East 86 St. New York.,N.Y. 10028 USA.(10)
132. Sadik Zeneli, (Uka) Münzerstr. 12, Bö 7100 Heilbronn (5)
133. Sadri Hajrizi, Löhstr. 3a, 5090 Leverkusen 1. (20)
134. Sami Hashani, 128BD. de Stalingrad bad. lesc.1 ap.3, 94200, Ivry S/Saine Frankrei(10)
135. Sami Xhaferi, 1902 Brandley Dr. 60538 Montgomery Ili., USA (2)
136. Saçir Kastrat, Feridiye cad. No. 93,Taksim Istanbull (2)
137. Selim Koca, Haim Sindelfingen..... (30)
138. Selami Beçiri, Rue du Ruissen N. 92, 75018 Paris (5)
139. Selmani L+Z+N. Dalipi, 11.Rue Dizernes 1205 Geneve Suisse
140. Smajl Ngucati, Kelenstr. 19, 7000 Shtutgart 1 (5)
141. Sitki Belallari, Fa.Wallner Martingasse 16, 2700 Wr. Neuestadt Austri
142. Sokol Gashi, Mindelsheim str. 12, D-8938 Buchloc (1)
143. Sylë Neziri, Mommssengasse 21-14, 1040 Wien Öshtrei (10)
144. Sylë Nuha, Gustav Poesgenstr,-Düseldorf (19)49. 211-382556(150)
145. Sylë Thaçi, Kolskstr. 26, 46. Dortmund 14 (40)
146. Tafil Berisha, Malemsaijmstr. 35, 7253 reningen, W-Germany (5)
147. Tejfar Dervishi, 74 4t4 Ave. Paterson. N. J. 07524 USA.
148. Tefik Saraçoglu, mahmutpasa cad. No. 82, Istanbul
149. Tus Amet, Rue de skater ventes 53, 1080 Bruxelles Molemberk
150. Vedat & Sadrije Saliu, tel. 0711-886727
151. Vebi Mustafi, Oberbilker Allee.6, 4000 düseldorf 1
152. Vebi Bajrami, Günder Schharovskistr.6 (20)
153. Vëllazrit Sela, 824 Ceney IslandAve. Brooklyn, N.Y. 11218 USA (30)
154. Xhafer Basha, Unterbiberger str. 26, 8000 München 83 (20)
155. Xhavit Ramabaja, Auf Dem Felde 23, Gütrsloh 12. (30)
156. Xhavit Kabashi, 316-6-92street, ap.26. New York,city. 10028USA (10)
157. Xhafer Demolli, Kopernikustr. 29, 2800 Bremen
158. Xhafer Rrahmani, tel. 38.75893
157. Xhafer Demolli, Kopernikustr. 29, 2800 Bremen
158. Xhafer Rrahmani, tel. 38.75893
159. Xhavit Fera, tel (19) 41. 297305
160. Xhemajl Duraku, Box 66, 26035 Ödakra-Schveden. (30)
161. Xhemail Musliu, Poststr. 58, 7250 Leonberg (5)
162. Xhevdet Hoxha, 29559 Lamer, Livonia Mi 48152. U.S.A
163. Xhezair Ahmeti, 1830 Brooklyn, N. Y. 11210 U.S.A (5)
159. Xhavit Fera, tel (19) 41. 297305
160. Xhemajl Duraku, Box 66, 26035 Ödakra-Schveden. (30)
161. Xhemail Musliu, Poststr. 58, 7250 Leonberg (5)
162. Xhvdet Hoxha, 29559 Lamer, Livonia Mi 48152.
163. Xhezair Ahmeti, 1830 Brooklyn, N. Y. 11210 U.S.A (5)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 1,281 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi