Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRVJETORË QË NUK HARROHEN KURRË!
Publikuar më 28 mars, 2009 në orën 18:34 ( ) Fadil Shyti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E PARË

Bajram Curri (1862- 1925)

…Thonë u shtri e thonë u vra,
por ti s´vdiqe or baba,
as në shpellë të Dragobisë,
as në zemrat e djalërisë! (Noli)
- Sot, është data, 29 mars 2009, sot është përvjetori i 83 i rënies heroike të tribunit popullor, Plakut të Maleve, atje në shpellën e Dragobisë, duke luftuar përballë forcave tradhtare, të udhëhequra në rrugën pakrye nga kryetradhtarët si Ahmet Zogu dhe Cana beg Kryeziu, ky i fundit në bashkëpunim me kryexhandarin e Krumës, ish-bashkëpunëtorin e Drazha Mihajloviqit, xhelatin, Muharrem Bajraktari e organizojnë rrethimin e shpellës ku ishte strehuar me shokët më besnikë, vigani lirisë dhe mbrojtësi i madh i Shqipërisë nga të gjithë armiqtë e shqiptarëve, për një jetë të tërë, Bajram Curri.

Kur isha në Shqipëri në shtatorin e vitit 2008, pikërisht, në atë muaj “të lavdishëm”, përkujtohej 80 vjetori i mbretërisë zogolliste, ishin mbledhur në një konferencë, përkrahës djathtistë, të cilët shprehnin mallëngjimin për ato vite të “përparimit” të Shqipërisë, nën udhëheqjen e satrapit, Zog.
E kujtonin të parin e tyre me pompozitet, duke harruar që, atëbotë kur sundonte zogolli, Shqipëria po vuante si mos më keq nga malarja; kur ushunjëzat ua thithnin gjakun shqiptarëve brigjeve detare, kurse, po në kryeqytet, në male dhe përtej brigjeve të Adriatikut e Jonit, binin duke luftuar e duke rënë në altarin e lirisë, me forcat mercenare pro-turke, pre-serbe, pro-italiane, e të tjera agjenturave të huaja; udhëheqës popullorë si Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina e shumë të tjerë.
Derisa, po bisedoja me një mik nga Kavaja, se ç´ po debatohej në Tiranë, nga pasardhësit politikë të sojit të zogollit, Ay, më propozoi të lexoj një libër me shumë burime të forta historike që i kishte përjetuar në ato vite njëri nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të A. Zogut, Çartin Saraçi.
- Ky libër historik, ndonëse jo i plotë, për faktin se disa pjesë të këtij libri kishin humbur gjatë vorbullave jetësore të autorit, megjithatë, përmbante një mori argumentesh të pathyeshme për veprimtarinë atdhetare të kundërshtarëve të Zogut, dhe njëkohësisht, kishte dhe shumë dëshmi të pathyeshme për veprimtarinë e tij anti-kombëtare, të “mbretit të të gjithë shqiptarëve”!
Libri, titullohet: “Zogu i shqiptarëve” (Një histori e jetuar).
I përkthyer nga dorëshkrimi anglisht, Virgjil Muçi. Tiranë, 2006.
- Është me rëndësi që t´i njoftoj lexuesit, që ky libër fillon me akuzën më të ashpër që i bëhet nga Çatin Saraçi, ish- mbretit, A. Zogu:
“UNË ÇARTIN SARAÇI, TË AKUZOJ TY AHMET ZOGU SI TRADHTAR TË ATDHEUT TËND, SI VRASËS DHE HAJDUT!”
- Nuk është këtu vendi të zgjatem shumë në biografinë e autorit të librit, por, megjithatë, kujtoj se iu mbetem borxh lexuesve të këtij shkrimi, nëse nuk i shkruaj për të, bile ca rreshta.
- Çatin Paskal Saraçi (1902-1974), ishte bir i një familjeje në zë tregtare borgjeze të Shkodrës. I rritur qysh 10 vjeçar në Europë, ndërsa, atdheu i tij, qe ende “pjesë e Turqisë”, me marrjen e pushtetit në Shqipëri nga Ahmet Zogu, ai bëri pjesë për një ndërkohë të mirë në administratën e lartë të tij, si funksionar diplomatik jo vetëm për shkak të miqësisë së tij “të ngushtë” me Zogun, por edhe për meritë të formimit të tij në shkolla në zë austriake të asaj kohe.

Bashkëkohësit, si zëmadhi Paul Getty, e kanë kujtuar figurën origjinale të këtij diplomati shqiptaro-evropian, në Legatën Shqiptare në Vjenë. Ashtu, sikurse e kanë përshkruar të huaj të befasuar prej njohjeve me të nëpër sallonet londineze, të pritjeve diplomatike në kohën kur përfaqësonte Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar: kryelartë, e paksa të hutuar, gjithë good manners, veshur në tweed skocez ngjyrë gri të mbyllët – qepur me siguri prej ndonjë rrobaqepësi të Vjenës.
…Me siguri, që pak syresh e kanë ditur që brenda asaj “figure” mondane, gjallonte një fuqi shpirtërore e pazakontë, ndërsa, prapa syve të tij bënte punën e vet dhuntia e aftësisë për të depërtuar edhe në skutat më të errëta të shpirtit njerëzor fjala vjen: deri në ferrin e një pushtetari…

Suedi, më 29 Mars 2009

VIJON
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 13 vizitorë
Lexuar: 1,316 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi